E hene, 14.10.2019, 04:27 AM (GMT+1)

Kulturë » Lushaj

Zeqir Lushaj: Intervistë me lexuesit

E marte, 18.12.2012, 09:05 PM


INTERVISTË ME LEXUESIT

-Cikël me 10 vjersha…, si 10 pyetje -

Nga: Zeqir Lushaj

1.  A MUND TË NJIHET BOTA?!

 

Miliarda,

Tonelata libra,

Mundohen të spjegojnë Botën,

 

Dhe…,

Flejnë të qeta,

Në bibliotekë.

 

Njeriu,

I ban moral,

Vetvetes.

 

Dhe,

Botën e len,

Siç e ka gjetë!

./.

 

2. FJALË E VJETËR

 

– Sa për muhabet –

 

* * *

Me shekuj,

Burrat e kanë thanë:

 

–Ku çohet,

Një i Krasniqas,

 

Ulen,

Tre t'Gashjanë!

 

* * *

./.

(Krasniq-ja e Gashit, janë fiset themeltare te Malsisë së Gjakovës-Tropojë)

 

3.  LAVDI

Lavdinë më të madhe,

Të kësaj jete,

Unë,

 

E thur,

Per at’ që,

E shpiku fotografinë.

 

…!

Sepse:

-Na e ka përgjysmuar,

..MËRZINË!

./.

 

4. NJË PYETJE

 

– Dialog me lexuesin –

 

Ëndrrat,

Me sy hapur,

I quajmë:

– Jetë!

 

Ëndrrat,

Symbyllur,

I shohim,

– Fjetë!

 

…!

Cila,

Është e vërteta,?

Ëndrra,

Apo Jeta ?!

./.

 

5. NJË VARR MË SHUMË

 

- Epitaf për emigrantët?–

 

Dy herë e dhimshme,

Vdekja e emigrantit.

 

Asgjë,

Nuk mund ta ndali dakikën .

 

Për vendlindjen,

Një Njeri më pak,

 

Një varr më shumë,

Për Amerikën!

./.

 

6. CILA ËSHTË MEZJA E SHOQES?

Përballë,

Filxhanit me kafe,

E me raki gotës,

 

Një pyetje, (intervistë),

Për Ju, lexuesit:

 

-Cila është,

Mezja e shoqes?!

./.

 

7. UNË…, APO BABA?

 

-Fletë ditari, USA, fundmaj, 2010-

 

…!

Diçka, si me frikë,

Ja çova shefit,

Kërkesën me shkrim:

 

-Të lutem, i nderuar Bos,

Më takon një muaj leje,

Do shkoj në vendin tim.

…!

Mu kujtua ,

Të ngjitët e gjasë,  *

Në Dikçuer e Shtyllë të Grisë!

 

Pa qëllim lëviza dorën,

…Përpara syve,

Po trembja, mizat e mërzisë!

…!

Plot, tre muaj,

Në ortigje bore,

E të freskëtet mriza,

 

Pa i lyp leje ,

Hiçkërkujt…, dhe,

Pa e ditë fjalën- viza!

…!

Nuk them, jo,

…Jo, assesi ,

Të kthehemi mbrapa.

 

Amaaa,

Kam të drejtë,

Të drejtë të pyes:

 

-Cili ishim më i lirë?

(Më jepni përgjigje),

-Unë…, apo Baba?

./.

*Fundmaji, fillimqershori, malësorët, ngjiten për në bjeshkë.

 

8. PSE DREQIN KËSHTU?!

Kur të them në anglisht se:

– Je një femër shumë e bukur,

Ti, krejt shkrihesh në gaz,

E lumturuar harlisesh si flutur.

 

Kur të njëjtat fjalë,

T’i them në shqip,

Mrrolesh, si Baba Tomorri,

Dhe ikën me vërtik!

 

Ngelem i çuditur,

(Edhe i fyer deri diku…,)

Pse dreqin, kështu!?

./.

9. SI T’IA NGJESIM EMRIN?

 

-Ju pyes, se nuk e di!-

 

…Shumë shekullore,

kjo fjalë.

 

Qyshkur,

askush, sakt,

Nuk ka për ta ditë!

…!

“Uji, tuj u shterrë…,

Eee…,

Njerëzit, tuj u mbytë…!”

./.

 

10. A JA VLEN, PASH ZOTËN?

-Mendoje, jasht çdo pasioni, me shumë qetësi…!-

 

Një jetë,

Një jetë të tërë,

Rrugëve të Botës,

Pa zanë vend!

 

Rrugëve të Botës,

Pa zanë vend,

Puno si kali,

Jeto si qen!

 

Po- po,

Kali dhe qen!

Ky është emigranti,

Të mos ju vijë çudi,

 

Jeton  me një andërr,

Me një andërr,

Që një ditë ,

Të vdesi si Njeri.

…!

Mendojeni mirë,

Shtrydheni pak kokën:

-A ja vlen ?

…Pash’ Zotën?!

./.

 

(Per ZemraShqiptare, nga NJ, USA, Dhjetor 2012)



(Vota: 43 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT