E enjte, 18.04.2024, 11:53 AM (GMT+1)

Faleminderit

Xhevahir Cirongu & Osman Azizaj: Delvinjoti Xhelal Berberi ’’Mësuesi i Popullit’’, jetën e shkriu mbi pentagramin e gjuhës shqipe

E hene, 17.12.2012, 05:09 PM


Delvinjoti Xhelal Berberi ’’Mësuesi i Popullit’’,  jetën e shkriu mbi pentagramin e gjuhës shqipe

Ekskluzive nga Xhevahir Cirongu,  Osman Azizaj

“U bënë më se dy dekada që s’jam ngjitur në këtë podium e të flas nga kjo foltore që nga janari i vitit 1990. Atëherë organizuam sezionin e fundit shkencor për problemet e smundjeve në zonën e Delvinës.Duke qënë i mbushur me emocione e me mall të pashuar për vendlindjen, them me plotë gojën se vendlindja nuk mund të barazohet e të krahasohet me asnjë vend tjetër në botë.Do të thosha  se është vetë ‘’Parajsa’’.Me këto rreshta e nisi fjalën e vet dr.Osmani atë ditë të datës 19 nëntor 2012 në  një sallë plot komode  ku u prezantua libri i autorit Jasin Berberi,  i cili ia kushtonte’’Mësuesit të Popullit’’ birit të Delvinës, Xhelal Berberi.Dhe vazhdoi ligjëratën e vet duke thënë:’’E kam shumë përzemër Delvinën se këtu u linda dhe u rrita, këtu nisën udhën ëndrrat e mija të rinisë, këtu u bëra pjesë aktive e këtij qyteti ku u ndërtua figura e personaliteti im, si njeri, si qytetar, si mjek dhe si intelektual aktiv.Edhe pse jam larguar nga Delvina dhe jetoj në një qytet tjetër(Durrës), nuk më kanë munguar asnjëherë vendlindja. E kam merrë me vete këtë vend të bekuar nga Zoti! Aroma e dheut të lindjes të frymëzon e të jep jetë.Në këtë audiencë të gjerë të bashkëqytetarëve të mi, ndjej kënaqësi në promovimin e librit të z.Jasin Berberi që flet me ngrohtësi dhe ngreh lart figurën e ndritur të flamurtarit të shqipes të birit saj z. Xhelal Berberi.’’ (  Këto rreshta  i lexoi me lot në sy  dr.Osmani, sepse  i ka shërbyer nga afër  për katër vjet rresht Xhelal Berberit, derisa  ai mbylli  sytë më 19 nëntor të vitit 1985.

Aty u shpalosën vlerat e këtij libri, nga ku u evintetuan edhe një herë kontributi  që ka dhënë Xhelal Berberi që shkriu gjithë jetën e vet pentagramin e dijes për gjuhën shqipe.Nga diskutimet e pjesëmarrësve në atë auditor, u bë edhe një herë e mundur ‘’Noterizimi’’i  vlerave  atdhetare    atij njeriu sa të thjeshtë  e patriot.

Autori i librit ka shkruar me një stil  të lirë e të thjeshtë , por edhe me një rrjedhshmëri .Kjo e bën që lexuesi  ta  lexojë pa vështirësi.Vetvetiu të nxit e të kap’’ magjia’’ për ta lexuar e mbaruar sa më parë faqet  e librit që të ndjekin si dallgët e detit. Ai të ngjason si një kostum i prerë me shije, por me një ndryshim: Në brendësi ka fjalën dhe forcën e mendimit edukativ e atdhetar.Kështu, me këtë libër që i shtohet fondit të  biblotekës sonë, z.Jasin Berberi i bën nder  jo vetëm vetes  e qytetit të Delvinës, por  ai ka ditur të lartësojë me anën e fjalës  këtë figurë  të ndritur atdhetare që i shërbeu gjithë jetës së tij me përkushtim   dijes dhe fjalës së bukur shqipe. Ishte pikërisht Xhelal Berberi që hapi shkollën e parë shqipe më 19 Nëntor të vitit 1916 në qytetin e Delvinës.  Libri i këtij autori është i pari në llojin e vet, e mbi të gjitha nga një vendali autokton Delvinjot që është për t’u admiruar e për t’u patur zili;por edhe për të qënë krenar.Ju bë me të vërtet ky libër sinfonia e jetës, ngriti lartë në peidestal jo vetëm figurën e z.Xhelal Berberit, por edhe të  trevës së Delvinës.Me mjeshtëri ka përshkruar Delvinën, saqë të befason   me historinë e saj, arsimin e kulturën, traditat e atdhedashurinë të shkrira në një të vetme: Atdhe e gjuhë shqipe.Prandaj themi se libri  është një pentagram i tërë  e të futë në labirinthet e kohëve të shkuara, por edhe të tregon rrugën e pashkelur të të nesërmës. Delvina të ngjan sikur ka lindur patriotizmi me rrënjët e saj të shtrira thellë në kodrat e ‘’Hallvat’’ për rreth, siç e ka cituar autori në thellësi të shpirtit Delvinjot. Ai  ka derdhur ‘’Mjaltin’’e fjalëve më të bukura të nxjerra nga goja e Mësuesit të Popullit të z.Xh.Berberi, i cili i drejtohet më 7 Mars të vitit 1982 nxënësve me një homazh: ‘’Ta doni sa më shumë Delvinën, qytetin tuaj të lindjes, ta doni Shqipërinë, ta doni Atdheun!’’.

Duke lexuar me vëmendje librin, aq më shumë të forcohet bindja e të lind të thuash se tek autori është rrënjosur thellë kujtesa historike.S’është e thënë të jesh patjetër historian që të shkruash historinë.Mund të themi me siguri , se z.J.B. duke qënë më shumë se kaq, arrin t’i japë vlerë figurës historike  të z.Xhelal Berberit, mjafton të kesh dije, të kesh njohuri;sepse  z.Jasin ka begraund të lart si një intelektual me dije, por edhe si një figurë me rëndësi drejtuese të elites intelektuale të qytetit.Kështu, ai ka ‘’shtrydhur’’ fakte të shumta historike duke gatuar  me lëngun e tyre brumin e matarialit të derdhur me mjeshtëri nëpër faqet e librit.Kjo është  edhe arsyja pse lexuesi nuk e lëshon dot librin nga dora, por ndihet komod dhe pse vetë autori bëhet i besueshëm në publik.Autori të ngjall nostalgji kur evokon  e  të përmend zakonet e Delvinës e më gjerë.Të sjell në kujtesë pazarin e vjetër tredicional të qytetit,  nga ku ka patur jehonë të madhe në të gjithë trevat e Shqipërisë, e sidomos pjesëmarrjen e gjerë të fshatrave të zones së Finiqit, të Bregdetit, të krahinës së Labërisë. Kundërmonte pazari i Delvinës nga era tërheqëse e magjike pikante e kukurecit, që është bërë si legjendë në vend, përgatitur enkas për tregëtarët e ardhur, por edhe për vendasit , të mjeshtrave Harun Halo, Bajram Halili, apo Gjesho Manja.

E quanin Delvinën  asokohe si vendin e bollëkut, të kulturës e dijes, perlën e jugut të Shqipërisë.Figura e Mësuesit të Popullit Xhelal Berberi është skalitur ashtu siç ka qënë realisht, pa bërë as më të voglin makiazh. Ai ishte një patriot i madh,  i matur e demokrat, diti t’ju  qëndrojë rrebesheve të kohës me  qetësinë e arsyes ngarkesave të ndryshme të kohës , që për këtë moskontesim është vlerësuar  pa  ekuivoke deri sa u nda nga jeta. Prandaj njerëz të tillë nderohen edhe pas vdekjes, sepse kanë dhënë vlera në dobi të të gjithë shoqërisë e atdheut. Si pionier i gjuhës shqipe,  Xhelali punoi me përkushtim  për t’u mësuar brezave të tërë Delvinjotë gjuhën e ëmbë të nënës, gjuhën e bukur shqipe, tapinë e Kombit Shqiptar!    Lexuesi i këtij libri njëherazi njihet jo vetëm me aktivitetin atdhetar e jetësor të z.Xhelal Berberi, por ai   merr  informacion  edhe si rilindasi i fundit  që kontriboi për gjuhën shqipe si dhe për historinë e lashtë të  Delvinës. Autori ka ditur ti përmbahet edhe fjalës së urtë popullore Delvinjote e cila thotë:’’Mos u përpiq ti vësh syze pleshtit.’’

Si një gjerdan i florinjtë zë vend realiteti, gërshetohet e vërteta historike me atë të jetuarën që s’ka nevojë për përkthim.Eshtë kjo cilësi e veçantë e AND-së së autorit në të cilën është shprehur geni i karakterit të fortë i së vërtetës që e shoqëron atë gjatë rrugëtimit të jetës.    Nëpërmjet shkrimeve të tij lexuesi merr një serë mesazhesh duke u njohur me histori të pathëna me vlera historike, shohim dritë në fund të tunelit të padijes.Mëson lëvizjen demografike të popullsisë të qytetit, shtrirjen e saj nëpër vite;merr informacion për ndarjen e popullsisë në klasa, statusin social, për  shkollën, fenë, dhe etninë, ku z.Xhelal Berberi me mësues të tjerë u ngrit me forcën e fjalës mbi dasitë fetare dhe lëshoi me gojën e Vaso Pashës (citon autori) thirrjen:’’Feja e shqiptarit është shqiptaria”.

Në shënimet orgjinale që ka lënë pas z.Xhelal, perceptohet rrugëtimi në memorjen e tij copëza historie, një filtërim i përjetshëm nëpër vite, janë shkrime të shkruara me lotin e mallit dhe gjuhën e së vërtetës.Në të shumtën rreshtave ka mall, ka nerv e ton jetik, ka histori të vërteta, atu s’gjen neveri, mellf apo urrejtje.Aty gjenden edhe figura të tjera historike atdhetare e patriotike si:Namik Delvina, Sulejman Delvina, Nimet Abazi,  e të tjerë,  që nga autori janë vendosur në sitën e arsyes njerëzore si figura të ndritura dhe të respektuara të Kombit tonë.Në fund të librit janë renditur shkrime, kumtesa, vlerësime të intelektualëve të njohur të Delvinës e të Sarandës për z.Xhelal Berberi.Ato janë thesare të ndritshme si gurë diamantesh që i bashkohen gjerdanit të artë të figures së Xh.Berberit . Të tilla figura duhet që ti kujtojmë herë pas here që të mos i mbulojë pluhuri i harresës, sepse kështu do t’i japim Çezarit atë që i takon Çezarit. Më shumë se një libër që i kushtohet jetës e veprimtarisë së’’ Mësuesit të Popullit’’ Xh Berberi, është një përmendore që do t’u flasë brezave të sotëm e të ardhshëm.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora