Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Asllan Dibrani: Vrasja e nënkryetarit të PDK në Suedi

| E hene, 17.12.2012, 07:03 PM |


Vrasja e nënkryetarit të PDK-së, në Suedi pasojë e partive politike në Diasporë!

Nga Asllan Dibrani

Vrasja e  nënkryetarit të  Pdk-së  në Suedi  thanë  u vra  dhe shokoi shumë kenë, po jo krejt shqiptaret  ata qe nuk ishin të Pdk-së nuk ndien dhimbje për të. Lajmi morri dhenë   në mediat shqiptare.   Gazetat të gjitha shkruan lidhur me këtë  vrasje . Isha mësuar te dëgjoj vrasje në  atdheun tonë   në Shqipëri  dhe Kosovë  qe ajo u bë  tani me hit . Me vra një njeri plumb në balle e ik  mbas gardhi,   kush të gjene ma? Me të dëgjuar   qe thanë  nënkryetari i PDK-se  u kuptua se PDK-ja    ka vetëm  një parti, qe  tani e udhëheq vendin në Kosovë . Këso partie nuk ka në Shqipëri, ajo në Shqipëri  është vetëm me dy shkronja PD , për me thjeshtësuar ma shumë PD-ja e Sali Berishës në Shqipëri  , ndërsa kjo  në Kosove edhe kjo, parti demokratike  po e PDK-ja e Hashim Thaqit  për një shkronjë ma e gjatë. Disi me tingëllojë   në vesh keq. Nënkryetari i Pdk-se u vra në Suedi  ! Po  pse mor a  Hajradin Kuqi a ? Po vet, s'ka tjetër, ai është pas Hashimit!   Po qe zezë të paska gjet thashë me vete  moj nënë, qe   çka paska  përjetua  nënëlokja me rrite Hajredinin e me ta vra hallku?.   U vra ,po u vra n fund të dynjasë jashtë atdheut  në Suedi ?. Po çka ishte ma e keqe  thuhet se e vrau dhe iku dorasi  pa gjurmë, paska qenë  dorasi i maskuar. Pikëllim i madh , dhimbje e madhe    po edhe turp i madh si  me ndodhe një vrasje  në njeriun e dyte  pas kryeministrit Hashim Thaqit. Thuhet se Hajredin Kuqi i bënë të gjitha punët e  i mbesin Thaqit si merita .Pas një kronike qe u dha ma vonë, mësuam se ngjarjes ju dha një epilog tjetër.  I vrari qenka jo Hajredin Kuqi  po qenka,  një nënkryetar,  po i te njëjtës parti në Suedi , vërtet edhe ai qenka nen kryetar po i  i quajtur Murtez Xhema, rreth 50-vjeç, nga rajoni i Mitrovicës, pastaj lajmi thotë se edhe ky  u vra  nga një person i maskuar në qytetin Helsingborg të Suedisë.

Kishe njerëzit vriten vetëm në  Kosovë e Shqipëri!

Çudi kishe njerëzit vriten vetëm në  Kosovë e Shqipëri edhe ik  pa gjurmë, po si ka mundësi me ndodhë edhe në një shtet aq te fuqishëm siç është Suedia një shtete demokratik me traditë .Xhema paska qenë  edhe kryetar i shoqatave të bashkuara shqiptare për ketë lavdi se në perëndim  shqiptarët  duhet të jenë të organizuar në( shoqata ,  klube dhe qendra kulturore )  po si   i  hyri  në punë  Murtez Xhemës   me u marre me politikë    vend të huaj  ma se tre mije km larg Kosovës .Çka ju deshët partia atje të ndjerit oh te mjerë ne për te gjorët. A   thua pak parti  ka në Kosovë  me nder  me thanë as urinën nuk po ka, ku me bërë njeriu prej tyre !...Mandej thuhet se  policia rajonale në Suedi ka rrethuar vendin e krimit dhe është duke zhvilluar hetime në lidhje me rastin. Deri tani nuk është raportuar për ndonjë person të arrestuar.  U mundova ta thërras një shok timin Avni Dervishin në Stokholm  qe është edhe  anëtar i "Parlamentit Suedez ",   qe t'u thotë  policisë suedeze  , mos e lypni se nuk mund ta gjeni, se    kryesi i   veprës kriminale  është i shkolluar në Kosovë në shkollën profesionale    edhe atë në shkallën e lartë   për krime  me  vra , asgjësuar, kidnapuar,  terrorizuar    dhe  nuk lenë gjurmë. Këta kriminel janë aktor, janë të pa dukshëm  tinëzar,   janë vetëm hije   sa e sheh sa se sheh ,  të humb para sysh,  kauboj të vret në drite të hënës e të diellit.    Rasti konkret  nuk u frikësuar fare  ora 11.00h të ditës  e ka vra Xhemen !... Derisa e rikujtova  vrasjen e Avi Rrustemit,Hasan Prishtinës , Bajram Currit e Gurakuqit  e shumë të tjerëve   të gjithë u vranë për çështje  politike!!!    . Prapë e cingirrova telefonin e Avniut, por nuk hapet  edhe ky   siç duket është i shokuar qe shkëmbejmë shpesh  shkrime .  Mendova qe ti  përcjell mesazhet e mia dhe tu rekomandoj qe  të keni kujdes  se ju ka ardhë  edhe atje hastallaku i   kësaj sëmundje kronologjike   nga Kosova.

Sikur na e kanë lëne  amanet  dhe trashëgim  armiqtë,  qe në trojet tona mos të ndalet pushka kurrë makar edhe kundër  njeri tjetrit!

Të keni durimin  se na këtë sëmundje  e kemi  historike  dhe po qëndrojmë  me shekuj me këtë barrë!.  Desha tu propozoj qe  të ndërmerrni diç ta hiqni ju se paku nga vendi i juaj se ne shqiptarët   jemi te mësuar, pos qe na kanë  vrarë  të huajt   dhe na kanë pushtuar,  armiqtë me shekuj turq e serb po edhe grek  e maqedonas ,bullgar  e  cincar  po malazez  kombe gjakatare  me histori e pa histori,  po këtë  sikur na e kanë lëne  amanet  dhe trashëgim  qe në trojet tona mos të ndalet pushka kurrë makar edhe kundër  njeri tjetrit siç po ndodh   me në shqiptarët    vrasim njeri tjetrin në  familje  djali e vret babën, nëna e vret të birin   i  biri i  të birit të birit të babës e vret xhaxhajnë.  Komshiu i mikut te mikut  e vret mikun e mikut  tënd  , politikani e vret politikanin  se nuk donë ai me kenë ma i mençur se ai !

Përjashtim ka vetëm të  luftëtaret e lavdishëm të UÇK- së qe i kanë vrarë tradhtarë e vendit  bile  i kamë uruar  qe e kanë vra njëfarë Jakup Hunqin  -Hotin!

Rrugaçi e vret shkrimtarin, hajni e vret biznesmenin , i çmenduri i vret te gjithë  ,  nga këta argatë të  armiqve tanë asnjëherë nuk mbahet mend se kanë shkrep një plumb kundër armikut dhe pushtuesve tanë pos kunder vëllezërve të vet! Ata  bile nuk donë me pas as konkurrent  dhe si mbledhje matematikore i del likuidimi!?...  Përjashtim ka vetëm të  luftëtaret e lavdishëm të UÇK- së qe i kanë vrarë tradhtarë e vendit  bile  i kamë uruar  qe e kanë vra njëfarë Jakup Hunqin  -Hotin ,tip  analfabeti , inspektor  i larte  i udbës jugosllave qe  ne ish te burgosurve politik   na ka rrjep për së gjalli , dajak me format ma çnjerëzore nuk ma ka ndal deri shtat muaj dite deri ne ditën e gjykimit ne "Gjyqin  e Qarkut në Prishtinë" ,  tradhtarit nuk duhet ti falet as  një  minutë. Ky  fenomen,  pos familjes  vrasja kalon me u zgjeruar në fshat, në lagje, në  qytet, në shtet,  po sikur nuk ngopemi akoma  forca  e pushkës del i thenë kornizat e shtetit ,  edhe jashtë  trojeve  tona  me mare  nasihat  prapambeturie   edhe kombet    tjera ?.  Të vritet njeriu  për bindje politike qe mendon ndryshe ,  është ma shumë se  absurditet .Fillimisht  u dashtë tu shprehu ngushëllime  familjes Xhema, po nga revolta mbeti tani radha. Familja Xhema shfrytëzoj  tu  shprehu ngushëllimet ma të sinqerta nga unë  duke e  përcjellur   këtë dhimbje tek  të afërmit e juaj , miqtë dhe farefisi i juaj .

Edhe vrasjet  e anëtarëve  të LDK-së kur janë vrarë,  këta të Pdk-së nuk janë mërzitur  se ishte i partisë tjetër!

Ai ishte një  njeri  i vyeshëm i PDK-ës prandaj i ngushëlloj edhe  ata për këtë vrasje  dhe humbjen  e një njeriu të vyeshëm dhe të ndershëm . Meqenëse vrasja supozohet se është politike del se, vrasësi ka bërë krimin, po nga ky motiv me karakter  politik. Kjo është jo vetëm e papranishme dhe qyqare por edhe e pafalshme,çfarë të themi, ne jemi këta që jemi.  Edhe vrasjet  e anëtarëve  të LDK-së kur janë vrarë,  këta të Pdk-së nuk janë mërzitur  se ishte i partisë tjetër .Për këtë rast partitë tjera nuk po i ngushëlloj se  ato tani janë neutrale  si parti ma të vogla dhe  nuk ju ka dhimbtë askujt?More mos po koritna  edhe me ndonjë,  prej  këtyre partive ndoshta ju ka dhimbtë dikujt  e mos të mbetet   për një llaf goje,   ngushëllime burra të gjithëve    u shprehu  të madh e të vogël për këtë rast vdekje   se shqiptarë ishte  , shqip ka folë , i gjakut tonë është , i fiseve tona është , i kombit tone është ...  Si viktimë   jeni ju i nderuari  Xhema,  qe ratë si pasojë e  themelimit të partive shterpa në  mërgatën tonë . Kjo është  dhuratë e partive politike qe   i kanë themeluar në Diasporën shqiptare kudo!?. LDK-ja  e Isa Mustafes  , PDK-ja e Hashim Thaqit  , LDD-ja e Nexhat Daci , Partia e Aleanca e Re  e Behxhet Pacollit , Vetvendosja e Alnbin Kurtit , e tjera parti janë  aktive     gjithë Evropën  dhe në Amerikë. Asnjëra në letër nuk është e regjistruar , por e gënjen  njëra tjetrën,  se parti politike me regjistruar  në shtete  e Evropës duhet të zhvillohet një politikë  pro shtetit ku veprohet e jetohet  politikisht.

Shqiptarëve u   krijohet  përçarje , dhe mosmarrëveshje me ekzistimin e partive politike ne Diasporë!

Nuk mundesh me dal as në një zgjedhje  parlamentare    këtu.   Shqiptarëve u   krijohet  përçarje , dhe mosmarrëveshje me ekzistimin e tyre .Neve si shqiptarë   me qenë te frytshëm për kombin tonë duhet mos të jenë asnjë parti politike në diasporë dhe nga ky rast  ftoj qeveritë e Shqipërisë dhe  të Kosovës t'i shuajnë me dekretligj .Ne,  shqiptarët mund të jemi në shërbimin e atdheut  për mes një "Lobi Shqiptar"  qe  do te jetë arma ma  fuqishme   për Shqipërinë dhe  Kosovën,  e jo të na vriten njerëzit   ma të mirë  , veprimtarët ma të mirë   në vende të   huaja  si pasoje  e përçarjeve. Ne vazhdimisht kërcënojmë tjetrin përse ai tjetri nuk mendon si ne apo si ti! Ne shajmë, prekim në familje e në moral për të vetmin "faj" të mendimit ndryshe dhe mjerimi  fatkeqësia jonë nuk përfundon me kaq, vazhdojmë t’i akuzojmë të tjerët paturpësisht.

Neve atëherë  na quante  me të njëjtin gjuhë Serbia dhe shtypi serb,  tradhtar kundërrevolucionar   antijugosllav , terrorist , armiq ,  me  etiketime të ndryshme sikurse në qe po akuzojmë, sot njeri tjetrin edhe ne Parlament ,si ne Tiranë ashtu edhe në Kosovë!

Pra, në njërën anë e shajmë tjetrin përse nuk mendon si ne po ndryshe, dhe po të njëjtin e shajmë  dhe i etiketojmë .Mu kujtua kur isha ne burg ne vitet  e 81-ta  qe unë me shokët e mi  kam menduar ndryshe nga Serbia  shoviniste dhe  okupuese  mbi Kosovën  .  Neve atëherë  na quante  me të njëjtin gjuhë Serbia dhe shtypi serb,  tradhtar kundërrevolucionar   antijugosllav , terrorist , armiq ,  me  etiketime të ndryshme sikurse në qe po akuzojmë, sot njeri tjetrin edhe ne Parlament ,si ne Tiranë ashtu edhe në Kosovë, vetëm qe kishim lexuar vepra   në gjuhen shqipe  , vetëm qe kishim lexuar   gazetën e" Zërit i  Kosovës" qe dilte në  Gjermani nga Isuf Gërvalla qe u vra nga udbeja  serbe, pra nga jugosllavët? U dënuam me burg nga vetëm qe kishim shpreh mendimin e lirë për "Republikën e Kosovës" dhe kishim shkruar parullat "Kosova Republikë"  po kishim  demonstruar   me mendim ndryseshe nga Beogradi për çështjen  e Kosovë. Nuk ishte çudi se  ata nuk ishin shqiptarë po serb, shtypi i Beogradit, ishe  i  okupatorit   mbi Kosovën dhe trojet tjera  shqiptare, pastaj edhe për atë kishte ardhë të pushtoj. Ata ishin barbarët qe  na ngulen në hunj  e  na dogjën , ata ishin qe na vranë para vetëm 13 vjetësh  e na përzunë  nga Kosova ,   me  programin e  akademisë serbe.   Pra armiku    shkon nga koka e jo nga bishti si ne shqiptarët . Është për tu çuditur me shqiptaret edhe sot e kësaj dite  e kane mësuar atë  taktikë  shekullore nga pushtuesi barbar serb,   me sha  e etiketua  nga shtëpia deri në Parlament   me fyer  , intriguar, etiketuar ,besa një grup  veprimtaresh edhe sot  i quajnë  leninist e komunist  të kuq  e të zi, tradhtar e spiun   duke u mbështetur në animin partiak dhe politik , qyqar e antishqiptar!!!.

Shqiptarët e vrare nga   vet shqiptarët në  emigracion për shkaqe politike dhe mos rrezikim karrige.

Shqiptarët e vrarë nga   vet shqiptarët në  emigracion për shkaqe politike dhe mos rrezikim karrige. Tani ma u dëshmua edhe ne historinë e re nga pavarësia e Shqipërisë  si trashëgimtare    mbretërore  Ahmet Zogu qe  shumë patriot  qe ishin edhe  protagonistet e pare ne pavarësinë  e Shqipërisë  u vranë  dhe u eliminuan    nga dora dhe   fshehtësitë e mbretit Zog, për    ambicie pushteti siç ishin patriotet  qe u vranë me  nofkën "Tradhtar të  Atdheut", është se ky individ që drejtoi vendin për afër 15 vite rresht, me dhunë, vrasje, depërtime opozitarësh dhe fyerje po si kur sot ne parlamentin e Kosovës  dhe te Shqipërisë   me tempon e njëjtë, pos qe debatet bëhen ne një  komoditet ma të mirë    ne objektet moderne !!!???...

Heronjtë e vrarë nga Mbreti tradhtar, ishin Hasan Prishtina ,Kryeministër i Shqipërisë në 1921; u dëbua dhe u vra me urdhër të A. Zogut (me miratimin e qeverisë serbe të asaj kohe), sepse kundërshtoi së bashku me Bajram Currin politikën pro-serbe dhe anti-kosovare të A. Zogut. Pas rrëzimit të qeverisë së Nolit në dhjetor 1924 dhe ardhjes së Zogut me ndihmën e serbëve, Hasan Prishtina largohet përgjithmonë nga toka e mëmëdheut, për t’u vrarë më 13 gusht 1933 në Selanik nga dorasi i paguar nga  Ahmet Zogu. Politikani shqiptar Hasan Prishtina u vra nga shqiptari Ibrahim Çelo, 38 vjeçar, i papunë, qëlloi pesë herë ish-kryeministrin shqiptar Hasan bej Prishtinën në qytetin e Selanikut Greqi.

Luigj Gurakuqi, Hero i popullit dhe Mësues i Popullit. Ministër i qeverisë së Nolit. U dëbua dhe u vra me urdhër të A. Zogut në një kafe në Bari të Italisë me anë të agjentit Zogist Baltion Stambolla. Vorrit i tij ndodhet pranë atij të Pashko Vasës dhe Migjenit pa kurrfarë  mirëmbajtje  edhe sot!

Bajram Curri, “Hero i Popullit”, politikan, ushtarak, senator i Senatit të Dhomës së Këshillit Kombëtar të Shqipërisë që më 1920. U vra nga forcat zogiste dhe agjentët e shovinistëve serbë në Dragobi, të prirë nga Ceno Kryeziu e Kadri Malsori Mehmeti, më 29 mars 1925.

Avni Rustemi, i nderuar shqiptar “Hero i Popullit”, deputet dhe mësues, u vra me urdhër të A. Zogut më 22 prill 1924 pranë pazarit të ri në Tiranë, nga atentatori i njohur me pseudonimin "qerosi i Recit".

Fan S. Noli, i nderuar nga shteti shqiptar me dekorata e tituj të ndryshëm. Kryeministër i Shqipërisë, burrë shteti[1], dijetar, poet, përkthyes e historian shqiptar. Regjimi zogist e dënoi me vdekje në mungesë. Njeri i jashtëzakonshëm që e bëri të njohur Shqipërinë me perëndimin dhe dha kontribut thelbësor në krijimin e shtetit shqiptar si dhe në krijimin e Kishës Autoqefale Ortodokse të Shqipërisë . E bëri Kishën të flasë shqip për herë të parë.

Ky është “kontributi” i A. Zogut në kohën e drejtimit të tij të shtetit shqiptar, kontribut që e la Shqipërinë me një shtet gjysmak, më të varfëren  e shteteve në Europë, të ndarë e të përçarë dhe pa inteligjencën e vet.

Po të mos ishte Zogu dhe despotizmi i tij anadollak, po të mos ishte Zogu dhe politika e tij bizantine, nuk do të vinte as regjimi komunist nga i cili vuajti Shqipëria dhe shqiptarët!

Po të mos ishte Zogu dhe vrasjet e tij. Po të mos ishte Zogu dhe despotizmi i tij anadollak, po të mos ishte Zogu dhe politika e tij bizantine, nuk do të vinte as regjimi komunist nga i cili vuajti Shqipëria dhe shqiptarët. Ishte A. Zogu, i cili përkrahu ekstremin e majtë komunist, duke ua bërë të lehtë atyre marrjen e pushtetit, sepse përkrahësit e A. Zogut nuk gëzonin simpati në popullin shqiptar, dhe as në botë. dezertoi dhe u largua nga vendi si një mi kanalesh, ditën kur Shqipëria u pushtua nga Italia fashiste, duke lënë dhe ushtrinë pa armë e municione, duke e lënë atdheun pa mbrojtje dhe pa drejtim rezistence .Me 7 prill 1939, duke u larguar fshehurazi dhe duke vjedhur thesarin e shtetit  beri  tradhtinë ma  te  shëmtuar qe ka bërë ndonjë burrë shteti ndonjëherë.

Edhe Enver Hoxha  i likuidoj  shumë intelektual  ,krijues dhe  patriot të kombit!

Politiken  e Enver Hoxhës e kemi ma të vonë   pas luftës se dyte botërore  qe shumë intelektual,  krijues  ,  luftëtar ,    politikaj ,   ushtarak,   u vranë  dhe u  pushkatuan për mendime te ndryshme  , për mendimin e lire  dhe demokratik të Shqipërisë.  Shumë nga   revolucionarë t   u vranë   dhe  kurrë nuk ju  lejua te kthehen në  atdheun   e vet ma siç patëm rasti ti shohim  në 100 vjetorin  e pavarësisë në Shqipëri qe pas qindra vitesh u kthyen eshtrat e disa patriotëve të pushojnë në vendin e vete në Shqipërinë mëmë.

Me të varfit në Evropë dhe   të shpërndarë nëpër botë!

Zakone të keqe i  kishim pas

Vëllait mbas shpine me ja plas

Ju Perëndisë  s'ja keni frikën

Mosni  se zot ka mbi kokë

Mjaft për t'zi po na ikën ditë e mot

Po e lajmë tokën gjak  e lot

Ndalne dorën  se e keni vëlla

Vëlla  të një gjaku e të një gjuhe

Të një flamuri e një kulture

Perëndia kështu ka me ju nderu,

Se mbrapsht  jeni duke shkua

Ndaqi  t'miren me pas mbas vetit

Dhe  e mbara për me ju shkua

Ftoni vëllezërit me bisedua

Pajtim kombëtar  me ndërtuar

Nëse keni mend ju në  krye.

Logjikoni  dhe mendoni

Vëllain mos me vrarë

Se  e gjithë bota na quan gomarë

Kemi mbetur si zogjtë pa fole

Ma    uriturit e të pa strehë

Ma  të varfit në Evropë

E të shpërndarë nëpër botë!