Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Nue Oroshi: Kancelarja gjermane Angela Merkel

| E hene, 17.12.2012, 07:52 PM |


Kancelarja gjermane Dr Angela Merkel, -në Kosovë situata është më e rrezikshme se sa mendohet

Nga Nue Oroshi

Është traditë e Kancelares gjermane dr Angela Merkel që në prag të festës se Krishtlindjes të takohet me familjarët e ushtarëve si dhe të policëve gjermanë që shërbejnë jashtë Gjermanisë. Ky takim u bë i ditur në një konferencë për shtyp të mbajtur nga Kancelarja Gjermane dr.Angela Merkel ne Berlin me datën 12.02.2012, për një takim të mbajtur me  familjët e ushtarëve si dhe policëve gjermanë që shërbejnë jashtë Gjermanisë dhe janë në shërbim të paqës ku ajo tha, se unë dëshiroj që juve t‘ju përshëndes përzemërsisht, gjithashtu edhe në emër të Ministrit të Mbrojtjes, të Ministrit të Punëve të Brëndshme si dhe Inspektorit Gjeneral që janë këtu në mesin e mysafirëve tanë të përzier. Ata të vegjëlit apo të voglat që gjinden në krahë të prindërve. Si dhe fëmijët dhe të rriturit që këtu janë prezent, tregon se sot janë ftuar pjesëtarët e familjeve , që është një traditë e mirë, që pjesëtarët e familjes e në të shumtën e rasteve babai i tyre gjinden me shërbim jashtë. Poashtu, ka edhe në mesin e policisë që gjinden me shërbim jashtë. Në shoqërinë tonë e kuptojmë se gjatë kohës para Krishtlindjes  apo kohës së Festës së Krishtlindjes e shohim se dikush në shtëpi mungon, mungon babai, djali, burri ose shoku.

Por ju që jeni këtu tregon se, që ju në shtetin tonë jetoni në siguri te plotë. Ju e shihni se në shtetin tonë nuk ka kurrfarë krize, e, për këtë gjithmonë duhet të mendoni se atë që ju e keni në shtëpi nuk është gjithkund, në të gjitha vendet, prandaj ne jemi mirënjohës që ka njerëz që dëshirojnë të jenë ushtarë, që dëshirojnë të jenë policë, dhe, që në mënyrë korrekte të shërbejnë për sigurinë e njerzëve tjerë, por edhe për njerëzit tanë në shtëpi.

Ata shërbejnë në shumë vende të tjera. Nëse tani e shikojmë se ku shërbejnë  policët por edhe pak ushtarë, këta janë gati në mbarë rruzullin tokësor. Fillimisht unë mendoj për shërbimin në Afganistan ku misioni është shumë i ashpër. Gjithashtu, unë mendoj edhe për Kosovën. Unë kam qenë vitin e kaluar gjatë kësaj kohe  në Kosovë, edhe aty duhet të kemi kujdes. Aty ende janë 1000 ushtare dhe ushtarë, kjo nuk është në shumë largësi nga vendi ynë, por megjithatë atje është më shumë rrezik se sa që mendohet.

Ne kemi edhe disa mundësi të bisedojmë se çka ju sinqerisht keni në zemër. Perspektiva e familjes poashtu edhe e ushtarëve dhe policëve, si dhe, mendoni se si ata do te kalojnë gjatë shërbimit te tyre. Koha e Krishtlindjes për neve të gjithëve duhet të na gjejë shëndosh e mirë, si dhe ata që e garantojnë sigurinë, e, që janë në shërbim të njerëzve  që edhe ata sot mendojnë për familjet e ushtarëve dhe te policëve. Përfundimisht e falënderojmë Kancelaren gjermane dr Angela Merkel si dhe  Republikën Federale te Gjermanisë  në përgjithësi e cila krahas Shteteve të Bashkuara të Amerikës bëri që shteti i Kosovës të formohet e të vazhdon rriten e saj. Duke mbetur me shpresë se politikanët tanë shqiptarë në Prishtinë së paku të jenë mirënjohës ndaj shtetit gjerman për gjithë këtë përkrahje që i bëri popullit shqiptar në Kosovë në të gjitha sferat e jetës.

Kështuqë, është ardhur koha që në Kosovë përfundimisht politika e Kosovës të orientohet drejt marrëdhënjeve të mirëfillta me Republikën Federale të Gjermanisë si në aspektin politik, ekonomik dhe të sigurisë. Sepse pa konsolidimin e marrëdhënjeve me Gjermaninë, Kosova, Bashkimin Evropian mundet me e pa vetëm në ëndërr, e ky konsolidim bëhet vetëm me ndryshimin rrënjësor të orientimit politik në Kosovë.