E merkure, 24.04.2024, 11:27 AM (GMT+1)

Mendime

Blerim Ramadani: Legjenda e flamurit më të lartë

E hene, 17.12.2012, 07:37 PM


Legjenda e flamurit më të lartë në mbarë trojet shqiptare

Nga  Blerim RAMADANI

Në fshatin Greshnicë të Kërçovës-Maqedoni, me rastin e shënimit të 100-vjetorit të Pavarësisë së Shtetit Shqiptar, në praninë e ambasadorit të Shqipërisë në Shkup, z.Arben Çejku dhe Kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, si dhe shumë personaliteteve tjera të sferave të ndryshme, u inaugurua shtylla më e lartë e cila arrin pikën 35-metra, ku është vendosur flamuri kombëtar, në një madhësi prej 6 metrash me 4 metra. Ideja e rinisë së këtij fshati për ngritjen e një flamuri të tillë gjigant, me vetëfinancim, u bë realitet pak para ditës së shënimit të festës më të madhe kombëtare, 28 Nëntori. Projektin madhor dhe kombëtar të rinisë e përkrahën edhe shumë personalitete të jetës politike, kulturore, shkencore, nga vendi dhe jashtë kufijve të Maqedonisë. Z. ambasador nuk do mund të mos ishte prezent në një ditë kaq të shenjtë, ku do të ngihej dhe valonte flamuri kombëtar grandioz i cili do të ishte pikënisje, dhe vendi ku do të grumbullonte të gjitha forcat për organizim mbarë-shqiptarë. Z. Arben Çejku para të pranishmive do të deklaronte, citoj “sot ne nderojmë rezistencën ndaj padrejtësive historike dhe përpjekjet e të gjithë atyre që sollën pavarësinë e shtetit shqiptarë, ne sot bashkohemi rreth flamurit tonë kombëtar në nderim të sakrificës së tyre duke dëshmuar vizionin tonë integrues dhe përbashkues”, ka theksuar Çejku, duke shtuar më pas se “ky flamur i Skënderbeut që valëvitet sot këtu në Greshnicë, valëvitet krenar edhe në selinë e NATO-së në Bruksel”. “Ky flamur që ngrihet sot krenar, do të valëvitet ndër shekuj. Atë nuk mund ta ulë asnjë dorë e zezë sepse ai është simboli që na identifikon dhe na ka mbajtur gjallë ndër shekuj. Ky flamur nuk mund të mposhtet, sepse rojë e mburojë janë shqiptarët që jetojnë në hapësirat e veta iliro-dardane”, deklaroi, Ali Ahmeti. Këtë nismë e përshëndeti edhe vetë ish-Kryeministri i Shqipërisë, tani deputet aktual i Partisë Socialiste, z.Pandeli Majko, i cili personalisht faliminderoj rininë e fshatit Greshnicë, për këtë dhuratë të bukur që ja ka bërë kombit shqiptarë. Nuk munguan as uratat e personalitete të shkencës, si Prof.Dr. Avzi Mustafa si dhe shumë personalitetve tjera. Jehona që pati flamuri kombëtar grandioz në trojet shqiptare, shihej edhe nga Beogradi dhe viset tjera. E përditshmja, Kurir do të informonte opinion serb se shqiptarët ngritën flamurit më të lartë në trevat e tyre.

Reagimi i sllavo-maqedonasve

Por asesi një eveniment i tillë nuk do mund të kalonte pa incidente dhe kritika nga pala sllavo-maqedone, e cila ngitjen e flamurit kombëtar më të lartë, e paraqiste në opinion si nënçmim dhe provokim që u bëjnë shqiptarët në vazhdimësi, popullit maqedonas. Rasti i tillë pati reaksion zingjir në të gjitha qytetet dhe vendbanimet në Maqedoni. Mas-media maqedonase nxiti tensione dhe urrejtje në mes dy bashkësive më të mëdha që jetojnë në Maqedoni, shqiptarëve dhe maqedonasve. Që atëherë, tensionet dhe incidentet ndëretnike të nisura me vendosjen e flamurit më të lartë, vazhdojnë edhe sot nëpër stadiumet sportive, sheshet, rrugët, duke provokuar njëra tjetrën. Shumë shpejt, një pjesë e mediumeve dhe politikanëve maqedonas, shfrytëzuan momentin për ti nënçmuar dhe shantazhuar shqiptarët e kësaj ane, duke na akuzuar se ne nëpërmjet vendosjes së flamujve nënvizojmë teritoret e pushtuara. Por për cilat teritore bëjnë fjalë këto zotëri?! Kush cilin ka pushtuar?! Shqiptarët janë në tokat e tyre dem baba dem! Këto konstatime mund ti bëjnë vetëm ata që më së shumti u frikësohen fakteve historike, grekët dhe sllavët. Ne jemi popull paqedashës dhe faktet historike tregojnë se ne nuk kemi sulmuar por as edhe kemi provokuar popull tjetër. Populli shqiptarë është i vetmi popull në botë i cili mbi 50 % të popullatës së tij e ka rini. Kjo rini nuk lejon padrejtësi dhe përbuzje nga injorantë. Dituria e bën një popull të papërshtatshëm për të qenë skllav. Unë jam i bindur që kjo rini guximtare me mendje të shëndoshë do t’i përballojë të gjitha kritikat absurde dhe nëntori i radhës  do ta gjejë me një flamur tjetër të pazakontë i cili do arrijë lartësinë mbi 50 metra.



(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora