E marte, 23.04.2024, 11:24 PM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Ramiz Selimi: Histori dhe krijimtari shqiptare në Austri

E hene, 17.12.2012, 08:00 PM


Organizata Austriake promovon vepra të autorëve shqiptarë

Histori dhe krijimtari shqiptare në Austri të Epërme

Nga Ramiz Selimi

Në simpoziumin e mbajtur nga Akademia Austriake për Paqe në Weißenkirchen të Austrisë së Epërme, u promovuan librat e autorëve shqiptarë, nga Dr. Enver Bytyqi, “Filozofia Politike dhe Nacionale e Ibrahim Rugovës”, si dhe libri i publicistit Miftar Dragidella, “Madhështitë e Kolonelit”.

Synimi i këtij organizimi ishte që të prezantohej Shqipëria e shqiptarët dhe vlerat e tyre për opinionin vendas përfshirë këtu edhe komunitetin tonë në Austri. Në tubim merrnin pjesë përfaqësues të Ambasadës së Shqipërisë, z. Dr. Vili Minarolli me bashkëshorten e tij, Këshilltari pranë kësaj Ambasade z. Egin Ceka, Atasheu, përfaqësuesi nga Ministria e Diasporës z. Naser Sherifi që jeton në Linz  dhe vet autorët e librave, z. Dr. Enver Bytyqi dhe z. Miftar Dragidella , i cili kishte udhëtuar nga Frankfurti, pastaj parlamentar nga Austria e Epërme, e disa kryetar shoqatash.

Në emër të Ambasadës foli këshilltari z. Egin Ceka, për historinë 100 vjeçare dhe miqësinë mes dy vendeve

Një prezantim "Power Point" e kishte përgatitur zoti Mag. Günther Rosenitz. Ai në prezantimin e tij ofroi numra të popullit shqiptarë nga statistikat, për shtrirjen e tyre në të gjitha pjesët e botës, ofroi harta dhe fotografi të kohës duke u koncentruar kryesisht në fakte të mbledhura nga miqtë austriak. Tregoi për miqësinë e vazhdueshme mes dy popujve, duke treguar se dikur kufiri i ndante këto dy vende, tani kufiri është larguar, por miqësia ka mbetur dhe Austria luan një rrol të rëndësishëm në zhvillimet integruese Evropiane, tha Mag. Günther Rosenitz, Kryetar i kësaj organizate. Shqiptari nga kjo organizatë z. Miftar Kastrati është meritor për organizimin e këtyre simpoziumeve. Nxënësit u përkujdesën me disa pika muzikore për atmosferën e mirë në sallë.

Autorët e librave bënë vet prezantimin duke treguar për përmbajtjen dhe motivin që i shtyri ata ti shkruajnë  librat.  Ajo që lenë të kuptohet nga prezantimi i tyre është se në librat e tyre është hulumtuar dhe është përjetuar thelbi.

Filozofia Politike dhe Nacionale e Ibrahim Rugovës

Libri i Dr. Enver Bytyqit, Filozofia Politike dhe Nacionale e Ibrahim Rugovës, botimi i dytë, është një vepër shumë e rëndësishme, ku autori dhe vepra e tij, jo vetëm që e ndihmon opinionin lexues shqiptar, për ta njohur historinë dhe veprën madhore dhe të pavdekshme të Dr. Ibrahim Rugovës, por i ka bërë një shërbim të jashtëzakonshëm periudhës moderne.

Ajo që e shtyri autorin ta shkruaj këtë libër ishte fakti se gjatë hulumtimit në institute studimore, as në botime, as në komente, opinione, reportazhe,  asnjëherë nuk kishte mundur të gjejë ndonjë rast kontestues për politiken e tij.

Rasti i dytë që e shtyri të marr një vendim për të shkruar librin ishte takimi i Dr. Rugovës me kancelarin gjerman Gerhard Schröder, që e kishte lexuar në disa dokumente. Kancelari gjerman e kishte zhvilluar një bisedë me tonë të lart ,duke i thënë:” Ju po na sillni probleme! Ju po destabilizoni Ballkanin! Ju jeni përgjegjës për atë po ndodhë në Maqedoni!” Presidenti historik ju përgjigj:”Zoti kancelar, unë ju dëgjova me vëmendje, por do të ju lutesha mos u mërzitni, se do të behet mirë”! Kancelari i habitur kishte mbetur pa fjalë. Libër që brenda tij e gjen të vërtetën historike dhe aktuale.

Autori ka shkruar edhe disa botime tjera.

Madhështitë e Kolonelit

Në librin e z. Miftar Dragidella ”Madhështitë e Kolonelit, gjen artikuj autorial dhe artikuj të bashkëluftëtarëve apo autorëve tjerë  të botuar në mjete të ndryshme të informimit. Ajo që të bie në sy është, se autori kishte bërë kërkime studimore disa vjeçare, për të shkruar të dhënat e sakta për ketë martirë. Autorët e këtyre shkrimeve janë mësues, studiues, historian e shkrimtar.

Me përmbledhjen e tyre, autori është përpjekur që të trajtojë temat edhe me shembuj, foto dhe ilustrime të shumta, që të jetë sa me e kuptueshme për të gjitha nivelet. Ka argumente bindëse që sjellin shumë fakte rreth jetës dhe veprës së Tahir Zemaj. Veçori e këtij libri është se brenda tij gjen gjurmë të gjalla të një historie të dhimbshme, por në anën tjetër edhe krenare.

Ajo që kishte shtyrë Miftarin ta shkruaj ketë libër për kolonelin, ishte bindja e tij personale që e kishte fituar sa ishte gjallë, ku e kishte njohur personalisht Tahirin. “Ai ishte njeri ushtarak, por me shpirt ishte njeri i fjalës dhe angazhimit, aty ku e kërkonte nevoja”. Tha Miftar Dragidella, i cli ka shkruar edhe tre libra tjerë.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora