E shtune, 20.04.2024, 08:37 AM (GMT+1)

Kulturë

Nijazi Ramadani: Mbresa për librin poetike të Mexhid Mehmetit “Përtej Harrimit”

E shtune, 26.04.2008, 07:49 AM


Nijazi Ramadani
Motorëzimit për gjashtë vepra në një përmbledhje poetike “Përtej Harrimit”

Fal një numri të poezive të përzgjedhura dhe të përpunuara nga autori, përmbledhje poetike “ Përtej harrimit” të Mexhid Mehmetit del  e formësuar në stil që në një farë mënyre i ofrohet motorëzimeve të cilat konsiderohen si variante të përfunduara të  strukturës standardet  të vargut poetik

Nga Nijazi Ramadani

Në përmbledhjen poetike të Mexhid Mehmetit “Përtej Harrimit” në të cilët janë përfshirë shumica e krijimtarisë poetike të këtij autor që pas nga libri i parë, i botuar më 1977, e deri te i fundit që ende është i freskët në duart e lexuesve të botuar më 2005, ku tashmë të gjashtë librat kanë marrë formën e një përmbledhje poetike në një tersi të ndarë nëpër cikle në librin e shtatë, që po i botohet nga SHB”Ura” me rastin e 60-të vjetorit të lindjes së tij. Përmbledhja ndahet sipas përzgjedhjeve të Qerim Ujkanit në Gjashtë libra (cikle) poetike me mbi 200 poezi të integruara në një tërësi poetike me një parathënie të përpiluesit dhe të një analize të cilën mund të quhet edhe si një sintezë e studimit të kësaj vepre poetike nga studiuesit Prend Buzhala.
Fal një numri të poezive të përzgjedhura dhe të përpunuara nga autori, duke i formësuar në stil që në një farë mënyre i ofrohet motorëzimeve të cilat konsiderohen si variante të përfunduara të  strukturës standarde të vargut poetik. Deri sa ndryshimet dhe përpunimet më të mëdha u realizuan në dy veprat e para poetike te poema “Presheva”, që ka për bazë gjithë krijimtaria poetike e tij, si dhe te libri i dytë “Klithje e përmallim”(1977) nga e cila janë marrë 22 krijime prej 48 sosh,  shkurtime ka bërë përzgjedhësi Qerim Ujkani edhe te libri i dytë “Klithje e përmallim’, “Frymëmarrja”(1984) pos  magjistralit të kurorës sonetike ”Endacaku i rrugëve” dhe sonetit “Shtegtar ditësh”, të cilat botohen të pandryshuara. Sikur edhe tri librat e më vonshëm:” Peizazh i ngrirë”(1994), “Rikthim dhembjeje” (1998) dhe libri i fundit “Pika në zemër” (2005).
Sistemimi i materialeve të botuara të veprës poetike është bërë sipas kronologjisë së botimeve, duke hequr aty këtu ndonjë poezi, varg të redaktuara vetëm sipërfaqësisht, duke mos shkuar si të përshtatura nga vartësia tematike, stilistike apo të ndonjë kriteri tjetër, por vetëm duke pasur për bazë vazhdimësinë  e veprimtarisë poetike të krijuesit tashmë të njohur si fituesë i shumë çmimeve letrare dhe i përfshirë në shumë antologji të botimeve.
“Rruga e gjatë/ deri te ti/ pritja  durim.”, e nis vargëtimin poetik me ciklin “Klithje e përmallim”, duke përvijuar me vargjet: “Në atë pikë / gjithçka nis e mbaron/ që harroi të shënohet në histori”.
Motivi i dashurisë në vepren poetike të autorit Mehmeti “ Përtej harrimit” vjen si subjekt lirik i lartësimit  si ndjenjë kurrë e shpenzuar nis me ciklin Klithje e përmallshme”, “vargjet që s’mund ti jap fund” te “vera e ikur me të” dhe “ouazë vetmie” që identifikimi bie me të bukurën, erotikën, endrrimin andrinalinë, jeta përball meditimeve të dashurisë, dhe te libri”Frymëarrje”; cikli “Lojë e vonuar”, ku shpalos situatë enigmatike të asaj ndjenje të përjetimit të mistershëm që reflektohen në mes të dy poleve që dashurohen. Edhe te cikli tjtër i librit “Peizazh i ngrirë; si dhe te cikli “Ndalje kohe” i librit “Rikthim dhembje” dhe “Nostiçe”, rrjedhë një ndjenjë e përjetimit të një dashurie të përbotshme të sakrificës për dashurinë te libri i fundit, “Pika në zemër”.

 Vargëtimi  si preokupimi dhe angazhim poetik e atdhetar

Poeti më së miri identifikohet në krijimtari me artin përmes vendlindjes së tij, sikundër është poema  në 55 copëza që është si një sintezë që shpërthen me të kaluarën dhe sotmen e Preshevës  si një kuptim mitologjik përmes që zënë fili përmes zërit epik të lahutës dhe rezistencës së saj pas shpërbërjes së trekëndëshit magjik të Toplicës mbetët gjaku i hartës së tij, si një cep i moçëm i Arbërisë/ O/ gjithçka do të duroj/vetëm qiellin/mos ma ndani/në katror ... së cilës gjithë jetën ia fal.
 Aty, ku sintetizohet struktura poetike e fabulative e strukturohen baladat si bie fjala për atë Epin “Hasan Aga me çikën Poturesh” dhe ndeshën civilizimet Ballkanit dhe orientit si dhe ndikimet e fuqishme shpirtërore të lindjes me ato pellazge të shtresimet fabulative, copëzimet, ndarjet e dhembshme njerëzore e kolektive.
Preokupimi atdhetar dhe drama e Kosovës përbëjnë subjektin poetik të këtij autori, ky  fat  tragjik  po vazhdon ta  ndjek gjithandej etninë tonë. Ai, ka përvijuar me ndjeshmëri të thellë ta rivendos në “barkun” poetik”, endjen e tharë të gjakut i ‘ 99- tës , ku sërish rrezikon të përgjaket nëpër luftërat  e pakryera, për pjesët e betejave të paftuara. Ata që aktualisht   bëjnë urdhrin e kësaj kohe, gjakun e kanë lëndë larëse nëpër fushat e betejave”, ndërton meditimet poetike Mexhid Mehmeti në librin e tij, autori i 18 veprave në poezi, tregim, novelë, roman dhe dramë, Mexhid Mehmeti, nuk di të fle, nuk di të hesht, se gjak më kullon shpirti.
 Arti i Mexhit Mehmetit dashuron me forcë dheun dhe atdheun e tij : Mësimi i jetës, shtatë dhimbjet, fija e lëmshit, trungu i pikëllimit, duart e bukura, fjala e vullkanit, dhe qindra poezi të tjera tregojnë fuqinë dhe angazhimin e tij prej poeti. Për lirinë kurrë nuk mund të bëjmë sa duhet, për vlerat e saj duhet të punojmë gjithë jetën”, është mesazhi i poetit, Mexhid Mehmetit, me një angazhim letrar e atdhetar, në një Kosovë të pavarur!
Libri ka 327 faqe me mbi 200 krijime që shoqërohen nga bibliografia e botimeve 1965-2007. Botoi SHB”Ura” dhe e financuar nga ARS-i Cola Fluidi me rastin e 60-të vjetorit të lindjes së tij.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora