E premte, 19.04.2024, 05:34 AM (GMT+1)

Mendime

Fazli Maloku: Letër e hapur ambasadorit Arvizu

E diele, 16.12.2012, 06:33 PM


Letër e hapur ambasadorit amerikan në Tiranë z. Aleksandër Arvizu

Nderimet e mia z. Arvizu!

Ju e përfaqësoni në shtetin shqiptar-Shqipëri Qeverinë dhe popullin amerikan mike ndër ma të çmuarat për shqiptarët dhe për Shqipërinë. Shqiptarët janë të njohur për besnikëri me miqtë e tij. Dashurinë dhe respektin që shqiptarët kudo që jetojnë në trevat e tyre shekullore që e ndjejnë për popullin mik amerikan dhe Qeverinë amerikane besoj se edhe ju e keni kuptu dhe e keni të qartë si loti. Këte e kemi dëshmuar në vepër shumë herë deri tani. Prandaj çdo fjalë e një diplomati amerikan e sidomos e një ambasadori siq jeni ju në adresë të shqiptarëve, duhet të jet e peshuar mirë, sepse shqiptarët e ndjejnë thell në zemër dhe e përjetojnë ndryshe se çdo të fliste një diplomat i një shteti tjetër. Këto ditë, në punimet e Konferencës vjetore referuar Bashkpunimit për siguri në vendet e Ballkanit Perëndimor, mbajtur në Tiranë, ju pak si i merdhezur lëshuat disa akuza në drejtim të Qeverisë shqiptare ( dihet se fjala ishte te Kryeministri Berisha) si dhe te Lëvizja Kuq e Zi, të pa bazuara, të pa argumentuara dhe tërsisht paushalle,citoj: ..."ka një rritje të pavend të retorikës nacionaliste në Shqipëri"! Në këtë nëntor shqiptarët festuan për herë të parë në historinë njëqindvjeçare, u tubuan në Vlorën heroike nga të gjitha trojet etnike shqiptare si dhe nga mergata shqiptare, për ta festuar bashkarisht 28 Nëntorin-Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë dhe festën e Flamurit Kombëtar, i cili ka një histori që nga periudha e Skënderbeut. Kjo ishte njëra nga ditët më të lumtura të këtij brezi shqiptarësh që patën fatin ta përjetojnë. Në fjalimet e Kryeministrave shqiptarë të Shqipërisë e të Kosovës, në tubimet festive në Shkup- Vlorë e Tiranë, u fol mes tjerash edhe për rrugën historike nëpër të cilën kaloi Shqipëria dhe shqiptarët, të cilën rrugë ju e dini edhe më mirë se na. Po ashtu u fol edhe për padrejtësitë shekullore që ju bën Shqipërisë dhe shqiptarëve, sidomos nga Qeveritë e shteteve dhe popujve që na rrethojnë; Serbi, Bullgai, Maqedoni, Greqi e Mali i Zi, por edhe nga mbështetësit e tyre Fuqit e Mëdha Evropiane, ku nga këto padrejtësi rrodhen lumenj gjaku shqiptar. Edhe këte ju e dini po aq sa ne shqiptarët. Nëse jeni zemruar për iniciativën e z. Berisha që "të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë do të pajisen me pashaporta shqiptare", kjo është një e drejtë e pamohueshme dhe e kanë realizuar të gjithë për rreth nesh vite të tëra më parë; Serbia për serbët në Kosovë, Bullgaria për maqedono-bullgarët në Maqedoni, Greqia për grekërit në Shqipëri...Po ashtu ju z. Arvizu e kritikoni Lëvizjen Kuq e Zi për nismën e Referundimit gjithëshqiptarë për Bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. A na shpjegoni zotëria juaj, ku ka këtu "retorikë nacionaliste"?! Mos harroni zotëri se mbi 90 vite më parë, ish Presidenti i Amerikës z.Woodrov Wilson, në Konferencën e Paqes në Parisë, shqiptarëve ua njohu të Drejtën e Vetëvendosjes dhe këtë e mbrojti fuqishëm dhe me guxim para përfaqësuesve të Fuqive të

Evropës, të cilët i kishin mprehur thikat për shartimin e Tokave shqiptare, pra të trupit të Shqipërisë, me vetëdije të plotë për padrejtësinë në dëm të shqiptarëve dhe Shqipërisë, vetëm e vetëm për ti kënaqur epshet e shfrenuara e grabitçare të fqinjëve tanë armiq të përbetuar. Ai në atë kohë u shpreh: "E drejta për vetëvendosje të popujve është e Drejtë univerzale në përputhje të plot me të Drejtën Ndërkombëtare, dhe kjo duhet të vlej edhe për shqiptarët".Dhe ju këtë duhet ta dini?!

Atëherë, me çfarë të drejte ju na e mohoni sot zotëri?! I madhi dhe shumë i çmuari presidenti Wilson tha edhe këte: " ...kufijtë nuk mund të caktoheshin më mbi bazën e politikës së Fuqive të Mëdha". Ne shqiptarët sot, jemi duke e ndjekur me përpikëri këtë rrugë zotëri. Ju dukeshit se ishit mllefosur edhe për shkakun se "në Vlorë nuk erdhen Kryeministrat e Greqisë dhe Maqedonisë"?! Po si mund të vinin ashtu të turpëruar e kokëulur nga gjithë ato padrejtësi që ua kishin shkaktu paraardhësit e tyre shqiptarëve me dekada, bile ua shkaktojnë edhe sot e kësaj dite edhe këta vetë që janë aktual në krye të shteteve të tyre?!

Për festën e 28 Nëntorit, në kryeqytetin e Republikës së Kosovës, me flamuj kombëtar në duarë, marshuan qindra të rinj, nxënës e studentë, me një parullë shumë domethënëse: "Ne shqiptarët, nuk mund të presim edhe 100 vjet për tu bashkuar"! Prandaj zotëri ambasador Arvizu, gjykoni me gjakftohtësi veprimet e shqiptarëve, dhe mos manipuloheni me propogandat antishqiptare të fqinjve tanë, të cilët këtë propogandë, me pak ndryshime e vjellin shekuj të tërë. Uji vazhdon rrugën në rrjedhën e tij të natyrshme. Sot shqiptarët kurrën e kurrës nuk do të lejojnë që e drejta e tyre e natyrshme, për zhvillim, integrim e bashkim të ju mirret nëpër këmbë. Shpresojmë dhe besojmë, se edhe kësaj herë, do ta kemi mbështetjen e miqëve tanë tradicionalë, në rend të parë të Shteteve të Bashkuara dhe popullit mik amerikan dhe të tjerëve kudo në Evropë e Botë!

Me respekt, Fazli Maloku

Prishtinë, 16 dhjetor 2012



(Vota: 14 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora