E shtune, 20.04.2024, 07:23 AM (GMT+1)

Faleminderit

Peter Tase: Andrew Jackson - Biografi politike

E diele, 16.12.2012, 04:40 PM


Andrew Jackson, Biografi e shkurter politike

Nga Peter Tase

Andrew Jackson (Endriu Xhekson), Presidenti i 7-të i Shteteve të Bashkuara, ishte aktori kryesor në jetën politike amerikane ndërmjet Thomas Jeffersonit dhe Abraham Linkolnit.  I lindur në një familje të panjohur dhe i lënë jetim që në vogëli, ai ishte i pari lider i formuar plotësisht me forcat e veta dhe e para figurë perëndimore që arriti të hynte në shtëpinë e bardhë.  Ai u bë një simbol i partisë demokratike dhe themeluesi i kësaj partie, e cila ishte partia më e vlerësuar për kohën.  Gjatë presidencës së tij prej dy mandatesh, Xhekson e zgjeroj më tej pushtetin e ekzekutivit dhe e transformoj rolin e presidentit nga një krye-administrator në një figurë të dashur nga populli.

Xhekson u lind me 1767 në Uaksau, Karolina e jugut, nga një familje emigrantësh irlandezo – skoceze.  Që djalë i ri ai luftoj në revolucionit Amerikan, studioj drejtësi, dhe në 1788 u shpërngul në Nashvill, Tenesi.  Më 1791, filloj të jetoj me Reiçëll Donelson Robards, të cilën e kishte braktisur i shoqi. Ata u martuan formalisht pasi ajo u divorcua më 1794.  Akuzat për imoralitet, të lindura nga ky episod e ndoqën gjithmonë Xheksonin gjatë gjithë jetës së tij politike.  Pasi shërbeu si prokuror i Shtetit të Tenesi-të, gjyqtar, anëtar i Kongresit Amerikan, dhe senator, ai fitoj famë si gjeneral major në luftën e 1812-ës, me fitore të cilat i shpartalluan grupet e ndryshme të indianëve më 1814 dhe kundër britanikëve në Nju Orlins një vit më vonë.

Triumfi i Xheksonit në Nju Orlins shumë shpejt mori përmasat e një legjende dhe e bëri atë heroin më të madh ushtarak që nga koha e Xhorxh Uashingtonit.  Më 1818, ai drejtoj një ushtri në ndjekje të Indianëve Seminol drejt territorit Spanjoll të Floridas, duke shkaktuar një protestë ndërkombëtare.  Pasi Spanja e lëshoj Floridën, Xhekson shërbeu për një kohë të shkurtër si guvernator i teritorit dhe pastaj senator, duke përfaqësuar shtetin e Tenesi-së, nga 1823 deri më 1825.  Në 1824, në një garë të ngatëruar prej katër kandidatësh për president, Xhekson mori votat popullore dhe elektorale por e humbi garën në dhomën e përfaqësuesve, ku kryetari i saj, Henri Klei, Influencoj në favor të kandidatit tjetër, Xhon Kinsi Adams.

Xhekson e sfidoj Presidentin Adams përsëri në vitin 1828 dhe e mundi atë në një fushatë të përqendruar tek imazhi i tij si njëri popullor dhe armik i betuar i korrupsionit dhe aristokracisë.  Xhekson e mundi me lehtësi Henri Klei-n më 1832.  Presidenca e Xheksonit karakterizohet nga dy episode kryesore: Kriza e shfuqizimit dhe “lufta e bankave”.

Xhekson e mori detyrën duke u përballur me ashpërsinë sektoriale mbi programin e “sistemit Amerikan” ç’ka do të sillte zhvillim ekonomik nëpërmjet subvencionimit të transportit dhe nëpërmjet tarifave mbrojtëse mbi importin, masa të tilla do të ndihmonin prodhimin industrial vendas.

Shumë qytetar nga jugu mendonin se këto politika favorizonin zhvillimin ekonomik të veriut të vendit nën koston e tyre.  Xhekson e balancoj sistemin amerikan duke vendosur veton në ndërtimin e rugëve dhe kanaleve, që do të fillonte me rrugën Mejsvill në 1830.  Sidoqoftë, më 1832 shteti i Karolinës së jugut deklaroj tarifën ekzistuese anti-kushtetuese, dhe të pa vlerë.  Shteti mori masa për të bllokuar mbledhjen e tarifave brënda kufijve të tij.

Megjithëse ai favorizonte tarifa të ulëta, Xhekson veproj me një herë për të ngritur supremacinë federale – me forcë, edhe kur e kërkonte nevoja. Në një deklaratë përpara popullit, Xhekson tha se Unioni i vendit është i pa ndashëm dhe e cilësoj këtë shfuqizim si tradhëti.  Kongresi e reduktoj tarifën më 1833 dhe kriza u evitua.

Banka e dytë në SHBA ishte një Korporatë e Krijuar nga Kongresi për të shtypur monedha dhe bankënota si dhe menaxhonte financat e shtetit. Ashtu si Thomas Xheferson, Xhekson besonte se një bankë e tillë do të ishte e rrezikshme për financat e shtetit dhe anti kushtetuese.  Më 1832, Xhekson vendosi veton e kundërshtimit në një projektligj që do të zgjaste mandatin e bankës përtej vitit 1836.

Vetoja e Xheksonit shkaktoj reagime nga njerëzit e thjeshtë kundër pronarëve të stokut në bankë.  Vitin e ardhshëm Xheksoni lëvizi depozitat e Qeverisë Federale nga Banka e aprovuar nga Kongresi, në një bankë shtetërore, duke shkaktuar një panik financiar dhe e detyroj Senatin ta çensuronte atë më 1834.  I pa trëmbur, Xhekson lëshoj një sulëm të përgjithshëm kundër të gjitha formave të privilegjeve që të jep qeveria, veçanërisht privigjelet e korporatave. Në Fjalimin e tij të lamtumirës parajmëroj “fuqinë e parasë” për motive djallëzore.

Lufta e Xheksonit kundër bankave dhe retorika e tij populiste formuan platformën e re të partisë demokratike.  Politikat e tij konsiderohen të jenë shkaku i depresionit dhe i frikës financiare të 1837-ës. Ai gdhëndi një rol më të fortë të Presidencës, duke e nxjerrë vetveten si avokati i njerëzve të thjeshtë kundër elitës së pasur dhe veglave të tyre në qeveri; ai prezantoj një element që do i rezistonte kohës në politikën amerikane.

Xheksoni ushtronte pushtetin ekzekutiv plotësisht, duke sfiduar kongresin, vendosur veton në më shumë projektligje se sa të gjithë para-ardhësit e tij së bashku dhe shpesh herë ndryshonte anëtarët e kabinetit të tij.

I vendosur dhe me mëndje të kthjellët, një patriot i zjarrtë dhe partiak i zhdërvjellët, Xheksoni ishte gjithmonë kontroversial, jo vetëm si gjeneral por edhe si president.  Ai i personalizonte mos marrëveshjet dhe i demonizonte kundërshtaret. Në një episod të njohur, Xheksoni sakrifikoj unitetin e kabinetit të tij të parë duke kundërshtuar mendimin e zv. presidentit Xhon Kalhun dhe duke dalë në mbrojtje të Pegi Eiton e cila ishte gruaja e Sekretarit të luftës.  Gjithmonë pas nervozizmit të Xheksonit, me oponentët e tij, fshihen efekte dhe qëllime politike.

Më 1836, Xhekson e siguroj vazhdimësinë e tij presidenciale me kandidatin e tij favorit dhe Zv. Presidentin e dytë, Martin Van Byren. Pastaj doli në pension në fermën e tij të pambukut në Hermitixh, pranë Nashvill-it, ku dhe dhe vdiq më 1845.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora