E marte, 16.04.2024, 09:45 PM (GMT+1)

Kulturë

Jorgo Telo: Penicilina

E diele, 16.12.2012, 01:37 PM


Jorgo Telo

PENICILINA

(Skicë, sipas përjetimesh reale)

Tim eti, duke punuar si murator, i ishte krijuar mundësia të punonte dhe te Dilajt e Sheperit, duke i njohur e krijuar miqësi sidomos me ata djem të Ilia Dilos, që banonin në Sheper e Nivan; kryesisht me Mihalin, Margaritin e Qirjakon.

Prej acarit të muajve të ftohtë dhe prej kontaktit me gurin e llaçin me gëlqere, babait i plasariteshin duart ndjeshëm.

Me çfarë nuk i lyente... Çfarë nuk përdorte, por shërim e qetësi nuk po gjente dhe doemos pa punë nuk mund të rrinte, porse plagët e pengonin dhe dorezat mbrojtëse s’i kish parë as në ëndërr...

Unë asokohe vijoja shtatëvjeçaren në shkollën e Sheperit, ku, dhe, me sa baj mend, në atë shkollë ishte nxënëse dhe Donika, një vajzë bukuroshe e shëndetshme dhe e shkathët në veprimet e ecjen e saj, për sa e shihja duke ecur nëpër korridorin e gjatë të shkollës, se nuk ishim në një klasë.

Mund të kem   qenë në klasë të gjashtë ose të shtatë asokohe.

Përsa u përket duarve im at e pikasi vet rrugën e shpëtimit.

Një mbrëmje më pyeti:

“E di shtëpinë e Male Dilos?

Unë ngrita supet  në shenjën e padijes.

Aty, de , ku punoja unë vitin e kaluar. Duke pyetur, e gjen.

Nuk kundërshtova.

Sikur ta dija se Donika ishte bija e Males, nuk do ta kisha vështirë mbarimin e misionit që më ngarkoi babai:

“Do gjesh shtëpinë e do vesh të flasëah te porta. Do thuash jam djalin i filanit e ata do të të dëgjojnë.

“Mirë, po përse të shkoj atje? -  nuk m’u durua pa pyetur, për hollësi të mëtejme.

“Këtë hall që ka kapur duart e mia vetëm penicilinat olioze e zgjidhin... - me shpjegoi babai.

“Pse nuk ke marrë nga ato gjer tani?

“Se ato janë shumë të rralla e të shtrenjta. Vinë nga Amerika. Veç te Malja mund të falet hallexhiu, se nuk hjen as në Kondaj dhe asgjëkund, pa kam kërkuar unë edhe në Pangajt e Topovës, në Mëhillaj, te Deçkua e Dilajt Topovës, kudo ku kam punuar...

Nuk e zgjata më tej, me mendimin , se e kisha të qartë detyrën...

 

Shkova ku duhej efola nga jashtë porte:

“O xhaxhi Malja, o xhaxhi Malja!

Dhe prisja reagimin në heshtje dhe i druajtur.

“Orseeee! Kush është? – më erdhi një zë gruaje nga brenda dhe paspak u shfaq te porta e gjysmëhapur.

“Jam djali i Sofokliut, Çofe Telos nga Koncka.

“Kini ndonjë hall?

“Më dërgoi, të na japi xha Malja një pemicilinë olioze, se i janë çarë duar si mos më keq...!.

Teksa po shkëmbeja kto fjalë me të zonjën e shtëpisë, pa e ditur, cila ishte, ia behu vetë xha Malja me penicilinën në dorë.

Sa më pa, më pyeti qetësisht:

“Të dërgoi më në fund Çofua?

“Po, erdha.

“Duhej të kishe ardhur dje, po je marrë me lodra...!

Mbeta disa sekonda i turpëruar, pa ditur nga t’ia mbaja...

Ai më kuptoi:

“E mirë, de, mirë. Ja ku e ke penicilinën. Unë kam biseduar dhe vetë me Çofen, por mos harro ta kujtoç dhe ti, që me këtë fillimisht do lyejë nga jasht lëkurën e plasaritur e pastaj do ta marri me gjilpërë, ku i kam thënë unë.

E kyptova që im at’ i kish dërguar me ndonjë tjetër lajm xha Males për hallin dhe ai ishte në pritje. Jo më kot doli me shishen e vockël te porta, pa u njoftuar nga gruaja, me të ciën po flisja..

U afrua tek unë e më fërkoi nga koka.

“Ku do ta vlosh? Se mos të humbasi e ku të gjëjmë tjetër, pa s’është halli te paratë...!

“Ja, këtu në çantë, do ta mbaj. – fola shpejt e shpejt si fëmijë që isha.

“Se mos e lëshoç çantën andej – këtej a harron gjetiu...! Jo, Se edhe u kam parë, ju nxënësve konciotë, që i vini çantat nën vete e mbi to rrshëqisni nëpër borë; po dhe këto të shkretat nuk janë prej hekuri e do grisen e kur grisen, more djalë i mikut, nga pjesa e grisur do bjerë dhe penicilina... E atëherë? Ku ishim? Asgjëkundi! Kështu, pra, gazi i xhaxhit,Vloje  mirë shishen e t’i bësh të fala Çofos!

“Faleminderit, xhaxhi Male! – i thashë e, sa mora kthesën, u bashkova me shokët e tjerë që më prisnin disa hapa më poshtë, për t’u kthyer në Konckë.

Penicilinën e mbështolla me një fletë fletoreje, për të mos më rënë nga e grisura e çantës.

Dhe vërtet, ajo penicilinë e bëri shumë shpejt efektin, sikur të ishte e magjishme.

Im at pas dy ditësh iu rikthye punës, duke uruar orë e çast doktor Malen, që e shpëtoi nga lemeria që hiqte nga ato plasarije jo të vugla që i kullonin herë pas here...

“Papadilajt Janë më të mirët e botës, po s’i lënë rehat...! – pshrëtiu im at, pasi rrëkëlleu “pa përtypur”, si zakonisht një filxhan raki.

“J, kështu e fiksova atë pamje e atë sjellje prej babaxhani të Mihal Dilos në Sheper në mesin e viteve ’50 të shekullit të kaluar...



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora