E premte, 29.03.2024, 06:42 AM (GMT)

Shtesë » Lajme

Besnik Prishtina: Letër e hapur për Ambasadoren

E shtune, 15.12.2012, 02:11 PM


LETËR E HAPUR AMBASADORES SË SHBA NË PRISHTINE, ZONJËS TRACEY ANN JACOBSON !

NGA BESNIK PRISHTINA

- Popujt e sunduar me dhunë nga sunduesit e huaj dhe nga tiranitë vendore nuk munden të dalin nga ai sundim i dhunshëm dhe të shpëtojnë nga dhuna e tirania e regjimeve vendore, duke ju lutë Zotit.

Zonje e nderuar,

Si qytetar i Prishtinës dhe si shtetas i Republikës Shqiptare të Kosovës mund të Ju them se, po atë respekt të lart që kam për SHBA, kam dëshirë që t´a ruaj edhe për Juve personalisht. Ajo që më shtyri të drejtohem është deklarata e juan mbi Lëvizjen Vetëvendosje dhe mbi liderin e saj aktual.

Edhe unë kam vërejtje në strategjinë joparimore të Albin Kurtit për ardhje e tij në pushtet, për sjelljen jo korrekte e joedukative ndaj  rivalëve e kundërshtarëve, për diktaturën e brendshme partiake të tij për qërimin e hesapeve me mjete të ulëta me ata që mendojnë ndrysh, gjë që të len përshtypje se ai është pronar  e jo lider i Lëvizjes.

Ndoshta kjo është pasoj e qëndrimit edhe të liderëve tjerë të partive politike të cilët sillen si me qen partitë e tyre firma private të tyre. Ky mentalitet është trashëgimi e kohës moniste kur liderët e partive komuniste kanë qene kryetar të përjetshëm të tyre, duke u sjellë si monark (mbretër) të kuq në krye të partive e të vendeve të veta deri në vdekje.

Nuk më kanë pëlqye qëndrimet arrogant të ti ndaj Adem Demaçit, ndaj Flora Brovinës, ndaj Gjenral Kudisi Lama, ndaj Rilind Bytyqit, ndaj Sami Demakut, ndaj Fehmi Berishës etj. Kur ai sot nuk i respekton veprimtaret e shquar të vendit, si do ta respekton popullin kur të vjen nesër në pushtet? Mos respektimi i gjeneratës me të vjetër të veprimtarëve të dëshmuar, dhe mënjanimi i tyre me metoda cinike të len përshtypje se ai mendon se historia e Kosovës fillon me Albin Kurtin. Kjo flet për shkurtpamësin e tij politike, sepse ai kështu i humb edhe votat që sjellin përkrahësit e tyre.  Nga ana tjetër afron rreth vetes element të dyshimtë dhe të dëshmuar si demagog e karrierist qe e kanë miratua edhe Planin e Ahtisarit.  Me këto  sjellje të tij assesi nuk mund të pajtohem dhe as ti mbështes. Por mbes me shpresë se ai është në fillim dhe ka shanse me i korrigjua këto qëndrime të gabuara.

Por, unë pajtohem plotësisht me platformën e tij politike në drejtim të realizimit të Drejtës në Vetëvendosje të popullit të Kosovës. E Drejta për vetëvendosje të popujve është e Drejtë universale në përputhje të plotë me të Drejtën Ndërkombëtare, andaj kushdo që sinqerisht vepron në këtë drejtim e ka përkrahjen time. Pra,  në këtë drejtim ketë  përkrahje e ka  edhe Albin Kurti.

Popujt e sunduar me dhunë nga sunduesit e huaj dhe nga tiranitë vendore nuk munden të dalin nga ai sundim i dhunshëm dhe të shpëtojnë nga dhuna e tirania e regjimeve vendore, duke ju lutë Zotit.

 

Por nga dhuna munden të mbrohen vetëm me dhunë edhe më të madhe, për të heq qafe dhunuesit që e kuptojnë vetëm gjuhen e forcës. Ja, ashtu si ndodhi me Gadafin e me diktatorët tjerë.

Pra, si parim nuk ka kuptim që viktimat e terrorit shtetëror të akuzohen për terrorizëm dhe terrori shtetëror të mbrohet si veprim ligjor, ndërsa  protestat kundër terrorit shtetëror  të quhen “dhunë”.

Prandaj edhe nëse znj. Albright pritet me protesta kjo nuk është kur far përdorimi i dhunës, sepse dhuna behet me minahedhës e jo me protesta.

Znj. Albright tregon vet në librin e saj BIOGRAFIA, në bisedat me Millosheviqin, se nuk ka qen shumë e mëshirshme ndaj Kosovës. Ajo i ka bindur me shantazhe  krerët e Grupit për Negociata me Serbin të nënshkruajnë se pranojnë sovranitetin e Serbisë mbi Kosovën. Ata njerëz janë detyrua nga ajo të tradhtojnë Kosovën. Po të kishte pranua Serbia kushtet e Rambujesë, bombardimet nuk do të ndodhnin dhe Serbia sot do të ishte në Kosove. Pra,  duhet t´a dini se nëse mundet të mashtrohen politikanet e korruptuar e injorantet   analfabetet, rinia e shkolluar nuk mund të mashtrohet.

Andaj më duhet të ju them se po shihet qartë se stafi i juaj dhe informatorët (spiunët) e tyre vendor ju kanë dezinformuar sa i përket Albin Kurtit dhe LVV. Për sa vite që Albin Kurti është në skenën politike ai gjithmonë ka qenë viktime e dhunës se pushteteve diktatoriale kolonialiste të Serbisë, të UNMIK-ut dhe tani EULEX-it si  e të marionetave të tyre vendore.

Kam frikë se e terë kjo tirani ndaj tij, te ai ka akumulua aq shumë urrejtje ndaj kundërshtarëve dhe se kjo e benë atë kandidat potencial për t´u bë edhe vet tiran, nëse  vjen në pushtet. Vlerat reale të njeriut shihen vetëm kur njeriu  ka pushtet dhe kur të pasurohet. Atëherë shihet njerëzia apo panjerëzia e çdo personi.

Praktikisht deri me tani e kemi parë  vetëm Albin Kurtin dhe aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje të vrarë të plagosur,  të dhunuar, të rrahur e të  burgosur nga këto regjime diktatoriale dhe nga mercenaret e tyre vendor. Pra, janë shkel të drejtat ligjore  të këtij populli dhe të këtyre njerëzve nga ata që duhet të e zbatojnë ligjin dhe kjo vazhdimisht po heshtet.

Ndërsa  edhe ju, këtu në këtë prononcim, po i akuzoni viktimat e dhunës për dhunë!

Çfarë dhune ju lutem, është me dal në protesta  me pankarta ku kërkohet VETËVENDOSJE, me  i gjuajt me ve e me domate, ata që gjuan me granata dhe ata që e tradhtojnë popullin e vet.

Mbes me shpresë që Ju  do t´a lexoni këtë letër dhe të e rishqyrtoni dhe të i tërhiqni këto kualifikime të pa qëndrueshme për Lëvizjen Vetëvendosje, sepse kjo është  në interes të marrëdhënieve miqësore SHBA – Republika e Kosovës, si dhe në interes të luftës së Kosovës për të dal, jo vetëm formalisht, por edhe realisht nga sundimi i huaj diktatorial e kolonial që po vazhdon me ngulfat ketë popull edhe pas 1999, duke e bërë demokracinë hipokrizi .



(Vota: 5 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora