E enjte, 25.04.2024, 08:57 AM (GMT+1)

Kulturë

Fiqri Shahinllari: Thjeshtësia e Ismail Kadaresë

E shtune, 15.12.2012, 04:47 PM


Thjeshtesia dhe faximilja e Ismail Kadarese

Nga Fiqri Shahinllari

Shkrimtari Kristaq Turtulli duke i bere nje vleresim analitik vellimit poetik te Z. Kostaq Duka me titull: "Ne dy hapesira", shprehet pak a shume se, sado te perparoje interneti, facebook-u,Twiter-i, perseri libri i shkruar nuk do te vdese. Libri i shtypur dhe i lidhur ne shtypshkronje, thote Kristaqi, te jep kenaqesine e ferferimes dritheruese te fleteve te librit, ndjenjen dritheruese qe percohet instiktivisht midis autorit dhe lexuesit, libri te ben ta nuhatesh aromen karakteristike te shtypshkronjes. Permes librit percohen emocione te medha te cilat mpiksen ne memorien e autorit po edhe te lexuesit. Duke i dhene te drejte Kristaqit une i shkrujata se edhe brenda "gjinise" se internetit ka dallime. Pershtypjen time ia percolla atij me nje shembull. Sot ne mengjes(14 Dhjetor-2012) komunikova permes Facebook-ut me mbesen time, vajzen e motres, qe jeton e punon ne Athine. I thashe:"Anila, dajes shkruaji ne E-mail jo vetem ne fsb sepse eshte njelloj sikur te kem ardhur ne shtepine tende dhe ti me nxjerr perpara albumin e fotove dhe, u lame" Anila me shkruajti perseri ne fsb: Ha,Haa, haaaa! Mire dajo-tha.

Te kthehemi te Kostaqi. Ne analizen  qe ai i ben vepres se  Kostaqit, me terhoqi vemendjen shprehja:"Thjeshtesia dhe mendimi filozofik te poetika e Kostaq Dukes ne librin poetik"Ne dy hapesira"

Pra thjeshtesia nenvizon ai vec te tjerave. Me tej permend fjalen "Thjeshtesisht" "I thjeshte(Kostaqi)" Pervec atyre konstatimeve te Kristaqit, mua me duket se pikerisht tek thjeshtesia qendron edhe thellesia e pjekuria e autorit per te percjelle inkandeshencen e vet tek konsumatori lexues. Ketu eshte edhe "yckela" e Kostaqit, jo vetem ne kete veper poetike te fundit por edhe ne veprat e tjera ne poezi e proze.

Me qe jemi tek thjeshtesia, nuk e di nese mund ta quajme kategori gjuhesore apo filozofike kete term, kam deshire te percjell e te ndaj me ju, te nderuar lexues, mendimin e Ismali Kadarese lidhur me kete fjale. Ne biblioteken time ketu ne Amerike  kam nje liber te mikut tim Illo Foto me titull: "Fshataresi e tradhetuar"  Illua ma dhuroi librin me kete autograf:"Ja dhuroj kete liber F. Shahinllarit, mikut tim te vjeter. Njohja jone fillon ne zyrat e ish gazetes "Bashkimi" dhe vazhdon si bashkebanore te Amerikes. Respekte. Illo Foto. NY-10 Nentor 09." Ne kopertinen e fundit te librit Illua ka vene faximilen e shenimit qe Kadareja ka bere ne fletoren e kujtimeve te Illos, me 8 Maj 1954:

Illos,

Mua me pelqejne gjerat e thjeshta. Dhe ty gjithashtu. Gjerat e thjeshta nuk jane te varfera; pra dhe kujtimet e thjeshta nuk jane te varfera. Harresa trembet nga kujtimet e thjeshta. Ne thjeshtesine e nje kujtimi modest rron pasuria e pashterreshme e kujtimeve tona. Le te mos nxijme letren kot, le te veme pike atje ku duhet: Do te kujtojme! Por para se te kujtojme le te jetojme qe te mos therrasim me vone sic thirri i mallengjyer e i revoltuar nje poet:

Gieb meine jugend mir zuruck!(Me kthe rinine)

Gjirokaster

8 Maj, 54.

Miku yt: I. Kadare

 

Me kete shenim eshte e tepert cdo fjale e imja. U paca, fiqriu



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora