E merkure, 24.04.2024, 02:02 PM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Instituti Brakos vazhdon takimet, në kërkim të investimeve në Kosovë

E shtune, 26.04.2008, 07:21 PM


Instituti Brakos vazhdon takimet, në kërkim të investimeve në Kosovë:

PRITJE DINJITOZE DHE PREMTIME NË ASOCIACIONIN E TREGUT TË MINAS GERAIS-it

Presidenti Charles Lotfi ka premtuar një angazhim maksimal të investimeve në Kosovë, nga ndërmarrjet gjigante të Minas Gerais-it. Ai u tha drejtuesve të BRAKOS-it, që në këtë institucion mund të llogarisin se kanë një shtëpi të tyre, ku mund të nisin projekte të mëdha ekonomike-industriale dhe tregtare në Kosovë.

Caio WERNECK

Belo Horizonte, 26 prill 2008

Dy presidentët: Koliqi e Lotfi
Në fundjavën, para udhëtimit për në Europë, drejtues të Institucionit për Bashkëpunim mes Brazilit e Kosovës – BRAKOS, kanë vizituar selinë e Asociacionit të Tregut të Minas Gerais-it. Presidentin e Institutit Brakos – Engjëll Koliqi-n, të shoqëruar nga dy zëvendësoresidentë: Dr Vera Lúcia Alves Neves (drejtoreshë e projekteve edukativo-arsimore, kulturore dhe humanitare) dhe Julius César Pereira da Costa (drejtor i marrëdhënieve afariste-ekonomike), i ka pritur Presidenti i Asociacionit të Tregut të Minasit – Charles Lotfi, me dy zëvrendëspresidentët: Roberto Luciano Fagundes dhe José Henrique da Silva Júnior.

Që në fillim të bisedës, Presidenti Lofti u ka thënë të pranishmëve se gjithnjë ka përcjellur zhvillimet në Kosovë dhe me shumë kënaqësi uron pavarësinë e këtij vendi të shumëvuajtur. Ai ka premtuar se në këtë asociacion, Republika e Kosovës e ka shtëpinë e vet, që mund të llogaris si në një Odë Ekonomike, që do të kujdeset maksimalisht për sjelljen e projekteve të vlefshme dhe të investimeve nga këndej. Gjatë bisedës, Presidenti ka përmendur disa gjigantë ekonomikë të shtetit Minas Gerais, që do të mund të investonin në Kosovë.

Zonja Vera Lúcia ka folur për aktualitetin në Kosovë, duke shpjeguar se nuk është gjendja ajo që paraqitet në massmediat e këtushme. Ajo ka thënë se nuk janë serbët e Kosovës ata që organizojnë protesta e tollovi, por janë agjentët, tashmë të zbuluar të shërbimeve policore të Serbisë, nën regjinë e premierit në dorëheqje – Koštunica. Z. Julius ka folur për lëvizjet e para të Institutit Brakos, në fillimin e projekteve në Kosovë, që tashpërtash janë të natyrës shëndetësore e sociale, por duke bërë me dije se janë bërë edhe hapat e parë në gjurmimin e mundësive konkrete për projekte tregtare dhe të investimeve, në ekonominë dhe në industrinë e Kosovës. Presidenti Koliqi ka siguruar mikpritësit se Qeveria e Republikës së Kosovës garanton të gjitha investimet në shtetin e ri, prandaj – ka thënë – të mos ngurrojnë, sidomos industrialistët që të investojnë kapitalin e tyre në Kosovë, ku gjithnjë do të respektohen interesat reciproke.

Është vendosur që gjithçka në këtë drejtim të planifikohet dhe të realizohet përmes rrugëve institucionale, me ndërmjetësimin e Institutit Brakos. Së shpejti do të formohen ekipet e ekspertëve, që do të hartojnë strategjinë e projekteve dhe të investimeve në Kosovë dhe do të ndërmarrin hapat e parë, me kontakte me Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe të shkojnë për një vizitë studjuese atje.

Gjatë bisedimeve

Delegacioni i Institutit Brakos

Shpjegohet simbolika e Flamurit të Republikës së Kosovës



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Caio Werneck: Brënda ditës - Dy ligjërata dhe një binjakëzim Profesori kosovar Engjëll Koliqi rikthehet me ligjërata në Universitetin Papëror Katolik të Minas Gerais-it Engjëll Koliqi: Ata vdiqën per t'u ringjallur Kosova Së shpejti bëhet binjakëzimi me Kolegjin Universitar të Gjilanit José Raimundo da Costa: Shtëpia botuese O Lutador mund të shtrihet edhe në Kosovë Të gatshëm për ndihma dhe investime në Kosovë Vazhdojnë takimet e veprimtarit Engjëll Koliqi, në kërkim të njohjes së Republikës së Kosovës Engjëll Koliqi: Njëherepërgjithmonë të mbrohet me të gjitha forcat Republika e Kosovës Profesor Engjëll Koliqi ka ligjëruar për Kosovën dhe ka siguruar binjakëzimin... Paralajmërohet ndërtimi i qendrës spitalore e strehimore për fëmijët e paralizuar në Stubëll të Karadakut Caio Werneck: Dr. Jose Saraiva Felipe emisar e misionar i denjë i Republikës së Kosovës Caio Werneck: Një pritje dinjitoze me një festë madhështore për të uruar Republikën e Kosovës Caio Werneck: Engjëll Koliqi sjell freski me muzikën burimore shqiptare Caio Werneck: Fillon implementimi konkret i binjakëzimit Itabirito-Stubëll Në kishat braziliane lutje dhe bekime speciale për Republikën dhe Popullin e Kosovës Engjëll Koliqi: Ka ardhur koha të qërohen hesapet me bijt' e kurvës Rusi Caio Werneck: Ligjëratë me argumente e porosi shumë domethënëse e Engjëll Koliqit Engjëll Koliqi: Republika e Kosovës, shtet kukull apo funksional?! Edhe një ligjëratë e bukur e profesor Engjëll Koliqit në Belo Horizonte Prefektura e kryeqytetit Mineir - Belo Horizonte shikon me interes të madh kah Kosova

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora