E merkure, 24.04.2024, 09:26 AM (GMT+1)

Kulturë

Dedë Preqi: Aforizma

E shtune, 15.12.2012, 06:14 PM


A F O R I Z M A

Nga Dedë Preqi

-Ai i cili u dorëzohet emocioneve është edhe humbës.

-Ata që e njohin vetëvetën, nuk gjykojnë fare.

-Ai që shikon vetëm zi, nuk mendon bardh.

-Beteja më e fortë e njeriut është për ta formuar vetëvetën.

-Buzëqeshja është mëlmesa e dashurisë.

-Bukuria të mahnitë, por edhe të korit.

-Besimi në padrejtësi është një tragjedi.

-Çë të harrohen veset e këqija duhet bërë përpjekje me mija.

-Ç’armatimi është fshirja e urrejtjes nga një zemër.

-Çdo  njeri e ka në ndërdije një tip të veqantë që e tërheq.

-Çdo rrugë është vetëm njëra nga drejtimet që ka njeriu në jetë.

-Njeriu sipas natyrës është qenje e raportit dhe dialogut me njëri-tjetrin.

-Njeriu pa liri shkatërrohet nga indiferenca reciproke, ose merr ngjyrimin e skllavërisë.

-Njeriut nuk i mjafton një synim, apo një arritje në jetë.

-Njeriu pa arsye dashuron dhe urrenë.

-Njeriu i dëgjuar e dëgjon një fjalë dhe i kupton dy të tjera.

-Njeriu mundet të tjetërsohet edhe nga prevoja me vetëvetën.

-Njeriu i sinqertë e përjeton tjetrin si banor në shpirtin e vet.

-Njeriu ia humbë vetës baraspeshën kur ngarkohet me frustrime të lloj-llojshme.

-Njeriu i menqur nuk e kishte kostruktuar bombën atomike.

-Njeriu shikon dhe vështron më mirë vetëm me zemër.

-Njeriu kur kalon në një moshë e përjeton ankthin e dyshimit.

-Njeriu me arsye të shëndoshë ka aftësi ta mbajë qëndrimin kritik ndaj të shëmtuarës.

-Njeriu i bukur shpeshherë është egoist i dalluar.

-Njeriu i thjeshtë i ka veqoritë e bukura.

-Njeriu është fryt i butë dhe i egër, por fryti më i dobïshëm i botës.

-Njeriu lind i pa dashuruar, këtë art e mëson gjatë jetës.

-Nëse arrijmë ti përngjajmë dikujna,prapë jemi përsoni numër dy.

-Nëse fillon me luajtë me jetën,dikur jeta fillon me luajtë me ty.

-Në burg vlerësohet liria.

-Nëse e përdor arsyen e zbulon rrugën e zemrës.

-Nëse i jep hapësirë zemërimit në vete, do të bëhët terr dhe nuk sheh më tej…

-Nëse ka diçka që nuk na siguron, janë pikërisht kompanitë e sigurimëve.

-Nuk ka njeri që në vete, nuk e ka një marri sekrete.

-Dashuria nuk pyet nëse je i vonuar.

-Dashuria është urë në mes jetës,që na lidh e bashkon me botën.

-Dashuria është dhurata më e shtrenjtë që dhurohet dhe pranohet.

-Dashuria dhe sinqeriteti janë dy segmente të rëndësishme të jetës.

-Dashuria fizike dhe shpirtërore janë dy nyja të lidhura së bashku te dyja.

-Dashuria është emocion që shpërthenë pa u përgaditur.

-Dashuria njerëzore ia jep kuptimin jetës.

-Dashuria e të papjekurve është një mashtrim i bukur.

-Dashuria nuk i plotëson vetëm kënaqësitë e epshit, por ka edhe veqoritë tjera.

-Dashuria e fisnikëruar nuk mvarët nga pornografia erotike.

-Dashuria e vërtetë nuk lind me porosi.

-Dashuria është kopësht i butë, por nganjëherë edhe xhungël.

-Dashuria e parë është ëndërra për veprime që lidhët me jetën.

-Dashuria është rrugë me dy kahje, vjen dhe shkon në drejtim të kundërt.

-Dashuria është një kopësht që nuk mund të ndërtohet pa njëri-tjetrin.

-Dashuria që i bashkon dy njerëz është rrezulltat i jetës.

-Dashuria nuk ka moshë, as nuk kërkon lëmoshë.

-Dashuria e vërtetë mund të jetë edhe e pa mëshirshme.

-Dyshimi i mbulon shpeshherë pamjet e bukura.

-Disa njerëz më lehtë derdhin thellësitë e mendimëve në letër se sa me gojë.

-Dy të dashuruar duhen atëherë kur janë të aftë të jetojnë edhe pa njëri-tjetrin.

-Dyshimet janë hapësira ku çfaqet mosbesimi.

-Durimi të bënë nganjëherë të vërbuar,por të kalon edhe një hap më tej…

-Disa herë modat e shëmtojnë bukurinë.

-Dështimet janë tendenca për të vepruar gabimisht.

-Durimi të ndihmon shumë për të qenë dikur i përgëdhelur.

-E thënmja dhe e bëra qëndrojnë largë njëra-tjetrës.

-Ekzistojnë shumë rrugë që nuk të shpiejnë askund.

-Errësira dëbohet atëherë kur drita afrohet.

-Edukata e njeriut formohet me provimin e ndjenjave dhe me përjetime.

-Është nënvlerë nëse thuani se diçka është e pamundur.

-Ëndërrat e mrekullueshme shuhen shpejtë.

-Edukata është buka e shpirtit njerëzorë.

-Edhe paqa i ka trimat e vet.

-Idetë e mira vijnë me anën e parandjenjave.

-Imenquri i heshtë mendimet e marra.

-Ironija të mplak, e qeshura të rinon pak.

-Imagjinata mundet ta pasuroj e zbukuroj dashurinë,por jo të jetë thëmeli i saj.

-Imagjinata e prek sferën e procesit mendor për ti krijuar idetë.

-Fjalët e urta janë shkëndija që vezullojnë.

-Frika dhe shqetësimi e dëmtojnë krijimin e përsonalitetit te fëmija.

-Fama e madhe është si helmi që mirret me doza.

-Frika është gjendja që rrjedh prej vetëdijës.

-Falenderoje mikun para se të vdes.

-Forca e brendshme e njeriut mundet ta ngrisë formën e jashtme.

-Fatin që të lidh mos e shiko si frikë, por si dashuri.

-Faza që quhet puburtet,është koha kur i riu e kristalizon identitetin e vet.

-Frytet e pakënaqësisë janë shqetësimi dhe frustrimi.

-Përshtypjet janë tinguj që përsëritën shpesh në trurin e njeriut.

-Padituria është tragjedia që lidhët me botën e fanatizmit.

-Prindërit e arsyeshëm i ndihmojnë fëmijët në forcimin e vetëdijës.

-Pikparjet e shëmtuara nuk shikohen nga pamja e jashtme.

-Përsoni labil shkon prej një ekstremi në tjetrin.

-Poezia është burim i pa shterrshëm i ndjenjave të njeriut.

-Përt ta gjetë vetëvetën, më lehtë kërko te vetëvetja.

-Prindi i pandërgjegjshëm është modeli i çoroditur te fëmija.

-Partitë i ndajnë njerëzit në të majtë dhe të djathtë.

-Pasojat e të dehurit dalin vet në sipërfaqe.

-Princi, apo princesha në kalin e bardhë e kanë edhe anën tjetër të zezë.

-Po nuk pate qetësi brenda vetës, nuk je e mira as e tjetres.

-Përsonifikimi i djallit paraqet frikën te njerëzit, e cila është pjellë e vetës.

-Pasivitetin më të madh e paraqesin njerëzit e fjetur.

-Kush e flinë mëngjesin e humb kohën më të ëmbël të jetës.

-Kënaqësitë e qastit ndonjëherë e prishin të ardhmën.

-Karburanti i njeriut është ndërgjegja.

-Kritika pa autokritikë është hipokrizi.

-Kush kalëron para të gjithve mbetët edhe pa shokë.

-Kryelartësia është marrëzi e ngopur.

-Koha nuk e mbytë njeriun, ai e mbytë vetëvetën.

-Kultura është modeli i një shoqërie.

-Kurora e martesës është dekorata e dashurisë dhe besimit bashkëshortorë.

-Kafenetë janë vende ku çmenduria shitet me shishe.

-Miku i mirë të do edhe me të metat që i ke

-Mirësia që u bënë të tjerëve është në favorin tënd.

-Më mirë njëherë mos gaboni se njëqind herë falje të kërkoni.

-Mos e fillo ditën e sotme me zhurmën e djeshme.

-Mos u bënë aq i zgjuar, edhe nëse nuk je i marrë.

-Mekanizmi i xhelozisë ka karakter mendor.

-Miqësia e vërtetë kushtëzon dashurinë e sinqertë.

-Mbushja që nuk ka kapak, ka gjasa me pëlcitë në bark.

-Madhështinë ta jep ajo, që kurrsesi nuk mund t’ia mbërrishë fundin.

-Gomarin e ngarkuar me ar, përsëri e thërrasin gomar.

-Gënjeshtrat u shëndërruan në mallëra që shiten në treg.

-Jeta e njeriut i ka ligjet e veta dhe vet i keqpërdor kundra vetëvetës.

-Jeta e ngarkuar me paragjykime, nuk është jetë praktike, por mekanike.

-Sëcili njeri dëshiron të jetë i lumtur, por jeta është e mbushur me kriza.

-Sa herë që ndalësh me shikue mbrapa, diçka si hije të ndjek me hapa.

-Lotët shfrytëzohen vetëm në momentet kritike.

-Lumturia e përhershme nuk ka shkaqe.

-Lavdërimet vdesin kur ju humbë përmbajtja.

-Shpresat te njeriu sjellin rindezjen e imagjinatës për të vazhduar mëtutje…

-Shoqëria mekanike i pjeston njerëzit me masën e prodhimit.

-Tërbimët evogla e zgjasin jetën më shumë.

-Trillimi është utopi,në realitet i mungon ajo që është në qenësi.

-Të moshuarit janë  si makinat e vjetra.

-Teprica që merr është fati i një tjetri.

-Të tallesh me pleqërinë është krim.

-Thelbin e jetës e merr nga tradita familjare.

-Thashethënmet janë zingjirët më të përfolur që i mbanë në qafë.

-Vetmia është  prevojë e hidhur që përjeton njeriu ndonjëherë pa arsye.

-Vetmia nganjëherë është shkretirë që lulëzon.

-Vetmia është më e mirë se shoku i keq për dreq.

-Vetmia nuk shërohet përmes shoqërimit me të tjerët.

-Vetëm kur të thërrasin, e din  cili je…

-Vajzat dhe xhamat janë të ngjajshme.

-Vdekja në qenësi nuk është tragjedi.

-Vuajtja dhe mjerimi ia humbin kuptimin jetës.

-Vitët e rinisë janë shumë pak dhe ikin shpejtë.

-Varfëria hynë nga dera, dashuria del nga dritarja.

-Gjuha është instrumenti i të folurit të njeriut.

-Gjërat e mbrapshta i rrinë krenar sinqeritetit.

-Gjuha e mrekullueshme ka kalori me fjalët melodi.

-Gjuhën e ndytë mbaje nën sundimin tënd.

-Zemërimi i të dashuruarëve është sikur shiu i pranverës.

-Zanati i shpiunit i shet sekretët e miqve.

-Xhelozia është armiku i parë i jetës së njeriut.

-Xhelozia ia shkatërron  hapat e dashurisë.

-Dhurata më e çmuashme është kërkimfalja.

-Dhuratat e vogla e kanë gëzimin e madh.



(Vota: 8 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora