Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ismet Azizi: Wikipedia, një miliard përdorues

| E shtune, 15.12.2012, 12:09 PM |


Wikipedia deri  në vitin 2015 do ti ketë një miliard përdorues

Nga Ismet Azizi

Enciklopedia në internet Wikipedia ka për qëllim  të arrijë një miliardë përdorues  deri në vitin 2015, duke zgjeruar  shërbimet  e  saj në vendet në zhvillim, tha drejtori i saj Sue Gardner.

Wikipedia për  të arritur numrin e dëshiruar  ka për qëllim të arrijë nëpërmjet    projektit Wikipedia Zero  i cili  mundëson  përdorimin pa pagesë të  Enciklopedisë  falë  marrëveshjes me operatorët celularë në vendet në zhvillim.

Wikipedia është e popullarizuar  dhe efektive në vendet  e  zhvilluara, ku  interneti  është  shumë  i përhapur ku njerëzit kanë shumë paisje me të cilat mund  të lidhen, tha Gardner.

Ne dëshirojmë  që Wikipedia  të bëhet e shrytëzueshme në vendet në zhvillim, ndërsa kyqja  në internet ose pajisjet  e këqija  është një pengesë për këtë, tha Gardner.  Prandaj, janë arritur marrëveshjet me operatorët celularë dhe janë tashmë në fuqi në 20 vende    Afrikës, Lindjes së Mesme dhe vendet e Azisë Jugore, të cilave  iu është mundësuar  të përdorin versionin tekstual tw Wikipedisë, pa fotot dhe videoklipe.

Për të arritur një miliardë përdorues, ose më shumë se dyfishin e  tashëm , Wikipedia ka përmirësuar faqen e saj në spanjollisht, portugalisht dhe arabisht.

Për shembull,Wikipedia në gjuhën angleze tani ka më shumë se katër milion artikuj, dhe më shumë se 750.000 në at portugeze.

Wikipedia (Shqiptimi: Uikipedia gjithashtu dhe si Vikipedia / [?v?ki?pe?dia]) është një projekt për të krijuar një enciklopedi të lirë e cila do të shkruhet dhe redaktohet nga lexuesit e saj nga e tërë bota. Wikipedia është një faqe WikiWiki.

Hapat e parë për krijimin e një enciklopedie të lirë gjuhen në angleze u hodhën në janar të vitit 2001. Kjo enciklopedi ashtu si dhe shumë projekte të ngjashme në gjuhë të ndryshme administrohen nga fondacioni mëmë amerikan i ashtuquajtur Wikimedia Foundation. Ekzistojnë edhe fondacione të ngjajshme në Francë dhe Gjermani. Varianti në gjuhën shqipe i kësaj enciklopedie të lirë ekziston nën adresën: http://sq.wikipedia.org.

Versioni shqip i Wikipedia-s, Enciklopedisë së Lirë që quhet Wikipedia shqip, filloi më 12 tetor 2003 dhe sot përmban 43.640 artikuj. Wikipedia shqip mban vendin e 63-të në rangun Meta.