E shtune, 20.04.2024, 05:45 AM (GMT+1)

Kulturë

Poezi nga Xhavit Gasa

E shtune, 15.12.2012, 01:07 PM


Xhavit Gasa

KULLA

Askush,
Nuk e mban mend,
Kur u ndërtua kjo kullë,
As sa herë ju shembën muret.

Thuhet,
Se është e vjetër,
Më e vjetra ndër kulla,
Nuk ja kanë shkul gurët e themelit,
Muret ja kanë shembur e djegur,
Prap mbi ato themele i kanë ndërtuar.

Të fundit ustallarë,
Që ngriten muret e kullës,
Pa dritare kullën e lanë,
E mbushën plot me bodrume,
Eh sa ustallarë u vranë,
Nga kryeustai që ngriti këto mure.

Sot,
Në muret e kullës
Punojnë llojë-llojë ustallarësh,
Të vjetrit duan bodrumet,
Të rinjtë po hapin dritaret
Çpo heq kjo kullë e lashtë,
Atë po e prishin vetë ustallarët,
Jo armiqtë shekullorë e barabarë.

GJENIU NJERI

Gjenerale,
Mreter,
Diktatore,
Sundimtare,
Nder shekuj,
Mbushur,
Me tituj,
Me lavdi
Jane quajtur,
GJENI.

Jo
Nuk ka,
Rendesi,
Je gjeneral,
Mbret,
Sundimtar.
Te jeshe.
GJENI,
Duhet ndjehesh,
NJERI.

ABSTRAKT

I shkruaj fjalët,
Mbi letër të bardhë,
Formë marrin vargjet,
Shtohen strofat me radhë.

Mos u trëmb ti letër e bardhë,
Nuk ta prishin jo bardhësinë,
Këmbët e mia me baltë.
As këpucët pa lustrafinë.

Sepse kur u dashurova me poezinë,
Këmbët të zbathura dhe me baltë i kisha,
Kisha një shkop që ruaja bagëtinë,
Dhe nje çantë me arna mbushur me libra.

Çdo germë, fjalë e strofë,
Kur i hedh mbi letër të bardhë,
Dua që njerzit ti kuptojnë,
Qofshin me kollare, apo me këpucët me baltë.
Mesazhe të ngohta njerze t'ju çojnë,
Se ndryshe do të më quajnë abstrakt..



(Vota: 6 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora