E enjte, 25.04.2024, 06:59 PM (GMT+1)

Faleminderit

Kalosh Çeliku: Përkujtim - Perikli Jorgoni (1936 - 2012)

E shtune, 15.12.2012, 11:19 AM


PËRKUJTIM: PERIKLI JORGONI (1936 - 2012)

BURRAT NUK I DORËZOJNË ARMËT PARA SE MEJDANIN

NGA KALOSH ÇELIKU

Moti e kam thënë publikisht në mjetet e informacionit: Përpara fushën e mejdanit, sesa armët (penën). Miqtë e mi të penës, falë Zotit Madh deri më sot nuk e kanë dorëzuar penën, para se mejdanin: Frederik Rreshpja, Hida Halimi, Pano Taçi, Teki Dërvishi, Zyhdi Morava, Qerim Arifi, Fadil Bekteshi, Mirko Gashi, Shaqir Sadiku, Gani Azemi…

Dhe ja,   këto ditë edhe një penë e mirënjohur luftarake nuk e dorëzoi armën, përpara se mejdanin: Perikli Jorgoni. Lajmi zi: Është ndarë nga jeta në mënyrë aksidentale përkthyesi, poeti dhe gazetari Perikli Jorgoni. Përkthyesi i emrave më të njohur të letërsisë botërore në gjuhën shqipe: I Safo, Kavatis, Gijom Apoliner, Friedrich Hordelin etj. Vite me radhë ka punuar si mësues dhe gazetar, si dhe në Shtëpinë Botuese “Naim Frashëri”, në Tiranë.

O burrë, armën e vetme gjithë jetën ti e kishe penën. Anembanë Atdheut ti e nxore nga brezi në dyluftime me trusakatët. Mik të penës dhe jetës e pate Pano Taçin. Shkaktari kryesor, që u njohëm unë e ti rastësisht në një manifestim kulturor në Tiranë, që vinim nga të dy anët e Atdheut. Dihet, edhe sot e kësaj dite ia di për nderë Pano Taçit, që gjithë jetën sa qe gjallë më njohu vetëm me burra të penës e jo me kulturofagë.

Vërtetë, ishe i madh për të të njohur sot ne kaçakët e kësaj ane të Atdheut. Herë pas here jemi takuar në Netët e Poezisë Korçare, në Korçë. Vite me radhë edhe në Prishtinë. Patjetër, ne do të takohemi shpesh edhe në Manifestimin Kulturor Tradicional Ndërkombtar: TAKIME NËN RRAP, në Shkup. Dorën në zemër, ishe krahu ynë i djathtë gjatë rrugës për në Baba Tomor.

Përçudi, sonte dëgjojmë përmes mjeteve të informacionit se ti ke rënë dëshmorë në fushën e betejës të letrave shqipe. Papritmas, të kemi humbur rrugës për në BabaTomor. Nuk të kemi me vete krah për krahu për në Atdheun e Perëndive: Baba Tomor. Tyrben, ku shkruhet poezia, pihet vera… Dhe, bëhet dashuri…

Megjithatë, ishe burrë dhe ike nga mesi ynë si burrë, nuk e dorëzove penën para se mejdanin. Burrat e vërtetë vdesin në luftë. Lufta yte ishte e vështirë, luftë fyt për fyti me armik. Ike ti, po nuk iku pena yte, vepra historike për të hipur në Baba Tomor.

Edhe, padashtas m’i kujton Netët e Poezisë Korçare, në Korçë që me shumë vështirësi ekonomike i organizonte poeti i mirënjohur lirik Skender Rusi. Manifestim Kulturor Tradiconal Ballkanik, ku njiheshim me njëri – tjterin si vëllezër të shpërndarë nëpër botë si Kashta e Kumbarës. Moment histrorik, kur gjatë një manifestimi rastësisht në rrugë na takon poeti lirik i dashurisë Klito Fundo dhe do të na qërasë me një pije. Ne ishim vetë i treti me një poete rebele matanë Atdheut. Klito Fundo atë natë kishte vendosur të na “vrasë” me nga një raki rrushi. Edhe, u pajtuam si poetë.

Vetëmse, pijet me Klito Fundo, ne nuk e dinim se nuk kanë fund. Hymë për një pije, po i pimë shtatë… Vetë Klito Fundo na thoshte plot gojën: Letrësia popullore shqiptare gjithmonë i ka numrat historik: shtatë dhe nëntë. Kohën e fundit, edhe dhjetë. E ne, si pasardhës të atyre kreshnikëve të Jutbinës që në atë kohë u jepnin gji për luftë Tri Zana të maleve, nuk guxojmë t’i reduktojmë numrat, në tre, katër e pesë në Ditën e sotshme të Njëqindvejtorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Kohën e fundit sipas disa shkrimtarëve duke aluduar në plagën e nëntë të Gjergj Elez Alisë që u ngritë nga shtrati me nëntë plagë, ne si shqiptarë sot e kemi arritur edhe Plagën e dhjetë.

E shtruam sofrën si burrat. Pijet të shoqëruara me meze vinin njëra pas tjetrës. Përpak, ta humbnim programin e manifestimit kulturor. Perikliu ndërhyri, është koha të nisemi për te Kodra  e Poezisë mbi Korçë. Mirë, mezi pajtohet Klito dhe përshëndetemi. Nisemi, secili rrugës së vet përmes Korçës të serenatave.

Matanë rrugës, na ka zënë pritë Klito Fundo. Edhe, përshëndet plot gëzim: Ju pashë, nuk keni ku të ikni. Edhe, një pije do ta pimë sonte për fund dhe më hiç! Nuk ka shpëtim, më thotë Perikliu. Vetëmse, kësaj radhe i drejtohet Klitos, kjo është e fundit. Nuk ka problem, përgjigjet Klito: Kjo është e fundit sonte gjatë kësaj Nate të madhe.

Përsëri kthehemi në tavernë. Fjalën nuk e mbajmë si poetë, i pijmë jo një, po edhe tri shtamba me raki rrushi. Klito thotë: Pini se, këto janë lotët e Shën Mërisë Virgjër! Nuk kemi rrugë tjetër, i ngrejmë dolli me fund. Dikur, përsëri ndërhy Perikliu, është koha të nisemi për në Kodrën e poezive. Mirë, pajtohet Klito, dhe përshëndetemi.

Ne, tashti duam ta ndërrojmë rrugën, t’ia hedhim Klitos. I dalim pas shpine. Njëri pas tjetrit dalim një qorrsokaku. Përçudi, matanë rrugës Klito Fundo bërtet plot gëzim: Ju pashë, nuk keni ku më ikni sonte si kaçakë mali! Edhe nga një pije e keni sonte për natën e mirë nga Shtëpia e këtij Zotëriu, bën me gisht nga vetvetja. Pajtohemi, nuk kemi rrugë tjetër, përveçse përsëri të kthehemi në Tavernë. Për herë të parë në jetën time mësoj dhe shoh me sy të ikë pijetari nga pijetari, në Korçë.

Dikur, para se të fillojë programi i manifestimit kulturor Klito më në fund na lë të lirë si shqiptarë me “din e iman”. Nuk na ka vënë më pusi rrugëve të Korçës. Ne të lumtur, që shpëtuam nga pusitë e Klito Fundo ngjitemi përpjetë Kodrës të poezive. Arritëm me kohë. Programi posa kishte filluar në sallën e mateforave.

Ora letrare e hapi programin. U përpoqa diku ta zë me sy Perikli Jorgonin. Fatkeqësisht, më kot nuk ma zuri syri. Perikliu siç duket ia kishte futur gjumë në dhomë. Poezinë e tij atë natë e lexoi Mikja e tij, Elida Jorgoni. Nata mori zjarr. Poezi, këngë dhe valle deri në agim. Përpiqem t’i fshij sytë me dorë, matanë tavolinave e shoh Klito Fundo me Miken e tij se si luan tango në mes të sallës.

O Imzot, nuk e kam të qartë si mundet një njeri që pak para disa orëve ka përmbysur bythekrye shtamba me raki rrushi, tashti luan esull tango me Miken. Aty, për aty m’u kujtua se, ne: Gjatë gjithë asaj kohe nuk kishim qenë pijanecë rruge, po pijetarë poetë…

Faleminderit, o burrë për ndihmën tënde në luftë me trusakatët. Ende kemi rrugë. Tyrbja e Baba Shehut është larg. Baba Tomori edhe më larg. Miqtë e tu të penës që e vazhdojnë rrugën, patjetër një ditë do të hipin në majë, Baba Tomor. Vendin e Perëndive. Tyrben, ku pihet vera, shkruhet poezia… Dhe, bëhet dashuri…

Perikli Jorgoni vetë si burrat, në “Parkun e Grave”, në Shkup.

Perikli Jorgoni duke e pritur Muzën  Poetike në “Parkun e Grave”,  në Shkup.

Perikli Jorgoni me Muzën e tij poetike, në “Parkun e Grave”, në Shkup.

 

Perikli Jorgoni dhe Kalosh Çeliku krah për krahu në “Parkun e Grave”, në Shkup.

 

Perikli Jorgoni, përsëri me Kalosh Çelikun në “Parkun e Grave”, në Shkup.

 

Elida dhe Perikli Jorgoni me Kalosh Çelikun në “Parkun e Grave’, në Shkup.



(Vota: 83 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora