E merkure, 24.04.2024, 09:43 PM (GMT+1)

Mendime

Albert Voka: Rrënjë të përbashkëta rumuno/shqiptare (I)

E shtune, 26.04.2008, 03:13 PM


Rrënjë të përbashkëta rumuno/shqiptare (I)

(Studim i botuar sot në kuadrin e Fushatës e gazetës Interesul Public për njohjen e pavarësisë së Kosovës, Bukuresht, 26 prill 2008, (www.interesulpublic.ro).
 
Nga Albert Voka*

Derisa sllavët e kanë përqafuar krishtërimin para 1.000 vitesh, rumunët, arumunët dhe shqiptarët, përmes stërgjyshërve të tyre trako/ilirë, janë të krishterë që nga paraqitja e kësaj feje. Prej këtu dhe buron tolerance e rumunëve për t’u dhënë 10 apo 30.000 serbëve të Banatës të gjitha të drejtat fetare dhe shkollare, në kohën kur serbët, të trembur nga demokracia amerikane, I kanë diskriminuar sistematikisht rumunët e Luginës së Timokut, të cilët nuk janë me mijëra por me qindramijë.
Informatat më të hershme mbi krishtërimin në trojet aktuale shqiptare i gjejmë në letrat e Shën Palit. vlen të theksohet fakti se monoteizmi trako/ilir, i tipit baritor, i rumunëve dhe shqiptarëve, e ka lehtësuar përqafimin e krishtërimit nga ana e kësaj popullate. Kisha e krishterë në rajon ka qenë e organizuar dhe udhëhequr nga Bizanti. Pas depërtimit të turqve në Gadishullin Ballkanik, në kushtet e reja, sllavët  e jugut janë munduar t’ua mveshin disa atribute udhëheqjes kishtare, duke e shfrytëzuar shpesh fenë si instrument agresiv për qëllime ekspansioniste dhe të asimilimit. Mu për këtë mund të konsiderohet se serbët u kanë shkaktuar rumunëve dhe shqiptarëve më shumë zullume se sa turqit që ishin të një feje tjetër. Rreziku dhe presioni sllav kanë ndikuar që disa arumunë (ndërmjet Selanikut dhe Gjevgjelisë), si dhe vllehët e Bosnjës (dikurë disa qindra mijë kurse sot disa milionë), ta përqafojnë fenë islame. Rumunët e Luginës së Timokut, të mbetur në fenë ortodokse, kanë qenë të serbizuar përmes një ritmni të sforcuar, sidomos me ndihmën e priftërinjve serbë. Të njëjtën gjë e kanë përjetuar edhe shqiptarët e ndodhur në fqinjësi të drejtëpërdrejtë të sllavëve, duke e përqafuar këtë fe për të mbrojtur identitetin kombëtar.
 
Serbizim në një ritëm të dhunshëm

Vetëm kështu mund të shpjegohet fakti se në Kosovë, popullata shqiptare u ka rezistuar të gjitha presioneve serbe për shkombëtarizim. Pas çrobërimit të Kosovës, shqiptarët kosovarë që mbajnë emra osmanësh, e preferojnë besimin fetar të paraardhësve të tyre: fenë e Gjergj Kastriotit dhe Nënës Terezë. Vetëm Brenda një dite, në një kishë të krishterë të kryeqendrës së Kosovës, kanë kaluar në fenë katolike 25 shqiptarë të islamizuar përnga prindërit. Përmbajtja humaniste e substratit fetar të popullatës arumune dhe shqiptare, ka ndikuar që feja të mos përbëjë kurrë ndonjë pengesë në unitetin dhe identitetin kombëtar, Shqipëria duke qenë e konsideruar si vendi me tolerancën më të madhe interetnike në botë.
 
Shqiptarët nuk i kanë përçarë nga dallimet fetare

Teologu shqiptar i ritit katolik, dr. Gaspër Gjini, në tezën e tij të doctorates, mbajtur në Romë më 1968, ka theksuar se njër nga epishkopët dardanë (Dardania si krahinë e Ilirisë, është Kosova aktuale), mbante një emër dakas (Daku), që kish marrë pjesë në Sinodin e Nikës (në vitin 325), duke qenë përfaqësuesi i vetëm i Ilirisë. Përndryshe, etnonimi dak është rruajtur deri në ditët e sotme ndër shqiptarë (Zeqir Daka, Liman Daka Palok Daka, etj.). Ngjashmëritë ekzistente ndërmjet rumunëve, arumunëve dhe shqiptarëve,  i ka shtyrë disa autorë të përdorin madje sintagmën “shqiptaro/vllah”. Duke e trajtuar çështjen e Kishës Kombëtare, në një stdim të vitit 1909 (Viata Albano/Romana / Jeta Shqiptaro/Vllahe), përmendet se “Si komb i veçantë, shqiptaro/vllehët datojnë që nga fillimi i epokës kristiane. Romakët që e kishin kolonizuar tërë Gadishullin Ballkanik, e kanë përqafuar krishtërimin në të njëjtën kohë, kur qenë përzjerë me fiset autoktone, trako/ilire, nga të cilat qenë krijuar kombi vllah dhe kombi shqiptar”.
 
“Shqiptaro/vllehët janë një komb i veçantë”
 
Pra, gjuha dhe karakteri kombëtar te rumunët dhe shqiptarët janë aq të motshme, njësoj siç është e motshme edhe besimi i tyre fetar. Kur janë ndarë më dysh, kisha katolike dhe ajo ortodokse, një pjesë e madhe e shqiptarëve mbetën me Kishën e Lindjes dhe si pasojë e kësaj u ndanë përgjithmonë nga kombet e zhvilluara të Perëndimit. Kështu theksojnë burimet shkencore. Sipas Theodor Capidanit, “romakët dhe sllavët e kanë ndryshuar nga themeli, në dy intervale të mëdha, fizionominë etnografike të Gadishullit Ballkanik. Kush e ka lexuar studimin e një dijetari gjerman, Max Vasmer, “Die Slaven in Griechenland”, mbetet i mahnitur nga ekspansioni i jashtëzakonshëm i sllavëve, invazion i cili e pat pushtuar tërë Greqinë, madje edhe ishuj të shumtë të Detit Egje, por kjo nuk don të thotë se ata kanë të drejtë të krijojnë atje një shtet serb, siç paten vepruar me territoret shqiptare, duke e okupuar Kosovën, që nga koha e Shtefan Nemanjës e deri te periudha e kujtimeve të trishtueshme të Millosheviqit.

(Vazhdon. Albert Voka është pseudonim yni letrar: Baki Ymeri)



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora