E enjte, 25.04.2024, 07:28 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Ndahet nga jeta poeti Perikli Jorgoni

E premte, 14.12.2012, 07:17 PM


Ndahet nga jeta pas një aksidenti automobilistik  në Durrës, përkthyesi dhe poeti i mirënjohur Perikli Jorgoni.

Jorgoni përgjatë gjithë jetës së tij karakterizohet si një individualitet njerëzor, një krijues original, i shumanshëm dhe një përkthyes  më një talent të spikatur, kryesisht i poezisë   botërore,

duke   lënë pas një  trashëgimni të vyer  edhe për brezat e ardhshëm.

Falë kulturës dhe aftësive të tij si shqipërues, ai mundi të sjellë në gjuhën shqipe emra të tillë nga poezia botërore si: Safo, Kavafis, Gijom Apoliner, Friedrich Horderlin etj.

Jorgoni gjatë karrierës  së tij të gjatë si poet dhe përkthyes mori shumë vlerësime dhe çmime të ndryshme, të cilat bënë që ai të ishte i pranishëm në shtypin letarar të Tiranës dhe hapësirave kombëtare, deri ditën e fundit të ndarjes së tij aksidentale nga jeta.

Perikli Jorgoni, me një frymëzim të fortë intelektual dhe patriotik, mori pjesë në të gjitha debatet që shoqëruan rritjen dhe konsolidimin e demokracisë në Shqipëri, duke lënë  gjurmë të qarta edhe si publicist i lirë dhe veprimtar i lidhur ngushtë me vendin dhe kombin.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora