E enjte, 25.04.2024, 07:22 AM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Ramiz Dërmaku: E bukur por nuk flet shqip

E premte, 14.12.2012, 07:25 PM


REPORTAZH NGA DIASPORA

Nga Ramiz DËRMAKU

” Një gjuhë që nuk flitet e shkruhet është e destinuar të vdesë bashkë me popullin e saj, duke u asimiluar nga të tjerët.

Kështu na thanë; Profesorët e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, Zejnije e Zeqir Asllani, e momentalishtë mësues në shkollën shqipe”Migjeini” në … Kjo vajzë sa e madhe qenka, sa e bukur .., por nuk po fliska mirë gjuhën shqipe. Dhe në ato momente nga balli i saj i njomë shpërthyen djersët dhe nga sytë e saj si shqiponjë lotët . Gjatë bisedës me qiftin bashkëshortorë Zeqir e Zejnije Asllani, në Shtuttgart të Gjermanisë, biseduam për shumë gjëra.., por ne do i cekim ato kushtuar shkolles shqipe. Në fytyrat e tyre vëreheshin shenja të një mos kënaqësie... Dhe kur ne i pyetëm pse ndodhë kjo mësuese na tregoni ? Po, ti analizosh fjalët e nxënëses …, s e çka na tha , mori frymë thellë dhe menxi shqiptoi fjalët .., deri në vdekje pa kurfarë ndihme materiale do të punojmë me gjeneratat e reja , për ti mbrojtë ata nga asimilimi, për ta rujat gjuhën, historinë, kulturën dhe në fund për ti shërbyer çëshj

tes kombëtare. Jemi betuar, vazhdon Zeqa, dhe do ti përmbahemi fjalës së dhënë. Qëllimi ynë vazhdon mësuesja Zejnihje, është edukimi, arsimimi dhe mbrojtja nga asimilimi i fëmijëve të mërgimtarëve tanë, të cilët janë ardhmëria e kombit. Dëshira e mësueses dhe mësuesit si para nxënësëve ponjashtu edhe para prindërve të fëmijëve ne (edhe pse ata ishin të pakët thotë mësuesja) , Zejnija, ndihemi të privilegjuar ) që na është dhënë mundësia që në diasporë t’i arsimojmë, edukojmë dhe mbrojmë fëmijët e mërgimtarëve tanë nga asmilimi. Këtë vitë unë do të jemë nxënëse e rregulltë në shkolën shqipe ? E kursesi nuk do ti ndjek ligjeratat në xhami për fenë. Këto ishin fjalët e një nxënëse që ia tha autorit të këtyre rreshtave gjatë një manifestimi. Këto fjalë të cilat tek mësuesja dhe mësuesi shkaktuan dhembje shpirtërore. Mësuesja thotë; me hapa të shpejtë iu ofrova asaj vajze, me sy shqipno

një, pushoi pakë fshiu lotët e unë u ofrova pranë saj, ajo morri frymë thellë uli kokën e unë i thashë : Po zemra ime ju jeni e mirëseardhur tek ne në shkollë. Mësuesi fillon rrëfimin për një rastë tjetër, në momentin kur në klasë mbretëronte një heshjte e thellë, një nxënës ngriti gishtin.., dhe iu drejtua mësuesit ? ! I nderuari mësuses.., unë kurrë më nuk do të shkojë më në Kosovë ? ! Mësuesi i habitur dhe duke e ditur rëndësin e vendlindjes me një zë të ultë iu ofrua inxënësit ia përgdheli flokët, dhe i tha: Ne do të shkojmë s’bashku në Kosovë…? ! Jo, mësuesi im JO. Po, pse jo…,e üpyeti mësuiesi ? Përsëri nxënësin uli këkën i dridheshin buzët e njoma, dhe filloi rrëfimin. Kur isha duke i lozur me shokë-( fëmijë) Prishtinë aty na lindi idea që ta vizitojmë memorialin e Dr. Ibrahim Rugovës. Aty ndodhej një libër, ne të cilën duhej të shënonim emrin e mbiemrin dhe përshtypjet tona.,

unë disa shkronja nuk i dija,.., u ndala dhe kërkova ndihmën e shokut..,e.., ai i befasur më tha .. ! Si.., akoma nuk dini të shkruani shqipë!. Nga ai momentë kamë vendosur që unë të vijojë mësimet në shkollën shqipe. Unë në shkollën gjermane jamë në mesin e atyre nxënësave të mirë.., por sa vlenë ajo kur unë akoma nuik dij të shkruaj shqipë. Shtrohet pyetja çka do të ndodhë me gjuhën tonë pasë pesë shekujsh ? Është shumë vështirë të përgjigjeshë kësaj pyetje kur po e shohim se si zhvillohet gjendja në shkollën shqipe në diasporë.

Më tutje vazhdon bisedën mësuesja, Zejnije,“ Të gjithë ata mërgimtarë që në kapilarët dhe arterit e tyre lëvizë gjakë shqipëtari duhet të shqetësohen për këtë dukuri të shëmtuar. Është e pa kuptueshme se disa“intelektual“ tanë jo që nuk i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollën shqipe.., por bëjnë përpjkeje titanike për ta penguar punën dhe aktivitetet e shkollës shqipe. Po të njejtit duke e quajtur vehten aktivistë , e disa prej tye edhe islamistë.., fëmijët e tyre nuk i dërgojnë në shkollë.., por në xhami. Të gjithë prindërit që i dërgojnë fëmijët në shkollën shqipe u japin një identitet atyre, sepse ta ruash gjuhën tënde do të thotë ti mundësosh fëmiut ta njohë, ta shkruajë dhe ta flasë gjuhën shqipe, kjo nuk barazohet me asnjë pasuri materiale , vlera e saj shpirtërore është shumë e madhe, dhe toka tua jep bekimin e saj. Ky qiftë bashkëshortor falë punës së tyre dhe talentit që pose

dojnë s’bashku me nxënësit kanë përgatitur një program të larmishëm me përmbajtje kombëtare; duke filluar nga vallet, këngët, balada, pjesë teatrale, skeqe, dhe recitime poezish. Këta me mjaftë sukses janë duke e prezentuar para mërgimtarëve (por edhe para të të huajve historinë, gjuhën, kulturën, veshjet, këngët, vallet,) gjuhën e nënës, që të mos këndohen më vargjet e poemës së Nolit “pranë dijes i panxënë”.Pikërisht ky është dhe shqetësimi ynë i madh. A do të jemi në gjendje të ruajmë gjuhën tonë nga asimilimi në Gjermani – emigracion ?

Punuar me 13.12.2012



(Vota: 19 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora