E premte, 19.04.2024, 09:06 AM (GMT+1)

Mendime

Arlind Selmani: Mbaruan rrenat dhe ranë maskat

E premte, 14.12.2012, 06:33 PM


Mbaruan rrenat dhe ranë maskat

Nga Arlind Selmani

Pas vendimit të Bashkimit Europian që Maqedonisë mos ti jepet datë për fillimin e bisedimeve për aderim në Bashkimin Europian dhe deklarimeve të Teuta Arifit zv.kryeministre për integrime në qeverinë e Gruevskit, mu kujtua një anekdotë e cila thotë kështu: në një familje me shumë telashe paskan marrë një nuse dhe shtëpiakët paskan jetuar në gjendje të keqe ekonomike çdo ditë kanë hëngër vetëm bukë dhe shllinë, ndërsa nuses gjithmonë i kanë treguar që kjo familje e tyre është familje me histori të gjatë, e mbarë, autoritative me lavde dhe çallame të pafundme. Pas 6 muajve i zoti i shtëpisë e pyet nusen dhe i thotë: oj nuse si të duket ky rendi jonë i shtëpisë dhe nusja duke e parë se në çfarë gjendje jetojnë dhe fjalët e mdhaja të cilët i thonë vjeritë e kësaj shtëpie ia kthen: o aga baba lum veshët se çka dëgjoj mjerë sytë çka më shohin.

Kjo anekdotë më së miri e pasqyron pozicionin e qeverisë dhe e Teuta Arifit karshi popullatës së Maqedonisë dhe pozicionin e Maqedonisë për hyrje në Bashkimin Europian. Teuta Arifi me lehtësi të padurueshme një dështim të hyrjes së Maqedonisë në Bashkimin Evropian e shet si fitore me fraza sterile, me manire burokratike të para nga çinovnikët e vegjël dhe me paturpësi cakton afate të ardhshme të pafundme. Kjo avokaturë e së keqes nuk është personale, kjo është marrje në qafë të qytetarëve në përgjithësi dhe në veçanti të shqiptarëve për tu bërë pjesë e familjes evropiane. Opinioni është i vetëdijshëm që në këtë dështim duhet të thuhet diçka, po kjo duhet të thuhet nga ana e Gruevskit dhe jo nga ana e një reprezentit shqiptar në qeveri. Teuta Arifi nuk ka fuqi ta çojë Maqedoninë në Bashkimin Europian, kjo është e vërteta, por e vërteta tjetër është që për një rrogë nuk duhet të bëhet portparoll i megalomanisë antike maqedonase, ku shqiptarët janë humbësit më të madhej dhe së fundi kur kjo shqiptarja në qeverinë e Maqedonisë këtë humbje për shqiptarët e shet si sukses. Fjalët të cilët tani i thotë Teuta Arifi janë kakofoni e dëgjuar vite me radhë dhe serohen iluzione që pas 6 muajve do të jetë më mirë. Këto 6 muaj shkojnë e vijnë dhe figurat e njëjta pas 6 muajve do të dalin para opinionit me pallavra si alternativë e integrimeve në Bashkimin Europian dhe NATO-s.

Dhënia e postit të eurointegrimeve të BDI-së ishte pjesë e skenarit dhe shfajësimit makiavelist të VMRO-së ndërsa pozicioni i qëllimshëm apo naiv i BDI-së dhe i Teuta Arifit që Maqedonia do të jetë pjesë e NATO-s apo BE-së u vërtetua katërcipërisht kur Teuta Arifi filloi ta ushtrojë këtë post, pengesë ishte Greqia me konceptin e saj që Maqedonia duhet ta ndrojë emrin. Gjatë ushtrimit të këtij postit, qeveria Gruevski dhe Teuta Arifi arriti që ti shtojë kundërshtarët në Bashkimin Europian dhe vetëm prej një shteti tash doli edhe Bulgaria si kundërshtar edhe Franca edhe Spanja, ndërsa sa më shumë qëndron në këtë post Teuta Arifi numri i shteteve do të ritet çdo 6 muaj. Këtë Teuta Arifi duhet ta dijë dhe ajo e luajti rolin e falsitetit të qeverisë, portparollit të renave të qeverisë dhe rolin e postierit shërbëtor, rrogëtar të qeverisë. Teuta e kolumnave kur kërkonte që Gruevski të merr vendime politike për ndrim të emrit dhe kur animonte opinionin se VMRO-ja është parti evropiane kishte qenë Teuta jo e sinqertë, ndërsa kjo sot është Teuta e vërtetë, është Teuta e rrogëtarit të VMRO-së.

BDI prej fillimit deklaronte se është angazhuar që Maqedonia të hyjë në NATO dhe Bashkimin Europian, në çdo fushatë i kishte teza bazike me deklarimet se BDI-ja e mban fjalën, ndërsa kjo para disa ditës mbaroi. Tani shtrohet çështja se a do ta mbrojë BDI-ja dhe Teuta alternativën e aleancës së Maqedonisë me Serbinë dhe Rusinë ortodokse. Këtë aleancë me Serbinë, Gruevski që moti e trason këtë rrugë, së fundi e kishte në Kumanovë, këtë ua tha edhe Bulgaria. Me siguri Teuta e ka dëgjuar.

Në çdo film, ekziston skenari, regjisori dhe aktori që luan rolin kryesor. Në këta pozita askund nuk është Teuta, por në filma ka edhe një rol tjetër që ua japin aktorëve të dorës së dytë, roli epizodist. Teuta këtë rol e luajti shkëlqyeshëm dhe e kreu detyrën e regjisorit, cila Teutë tjetër e ka radhën?



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora