Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Hazir Mehmeti: Luan Mulliqi - një skulptor i madh

| E enjte, 13.12.2012, 09:13 PM |


Aktivitet kulture në Austri

„Luan Mulliqi - një skulptor i madh“, promovohet në Vjenë

Libri monografik i shkruar nga Profesori i njohur vjenez Johann Günther.

Ekspozitë e  prof. Luan Mulliqit në Atelien KOKO të Vjenës.

Prezent ishin edhe Ambasadorët e Shqipërisë Dr.Vili Minarolli dhe i Kosovës Dr.Sabri Kiqmari. “Kosova ka bërë progresin më të madh nga të gjitha vendet e rajonit”...Miqtë austriak promovojnë artistë e artin  kosovarë    botë.

Nga Hazir MEHMETI, Vjenë

Librit mbi veprën e skulptorit të njohur kosovar u  shoqërua edhe me hapjen e ekspozitës me skulpturat e Prof. Luan Mulliqit në galerinë KOKO në Vjenë. Promovimi i librit në gjermanisht dhe shqip u bë ditën e parë në një sallë të bukur vjenezë të Qendrës Ndërkombëtare  e përkrahur nga Raiffaisenbank. Organizator të promovimit dhe ekspozitës me skulptura të Luan Mulliqit ishte Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri, Galerie KOKO, Reiffeisen Bank etj.  I pari përshëndeti nikoqiri i mbrëmjes, D.Herbert Stepic , udhëheqës i Raiffeisen Bank për sektorin jashtë Austrisë  i cili uroj qëndrim të këndshëm dhe sukses promovimit të librit me vlerë rreth skulptorit të njohur Luan Mulliqi. Mysafir i mbrëmjes ishte edhe Prof.Dr. Theodor Kanitzer, Presidenti Ndërkombëtar për Chopingesellschaft. Profesori i njohur vjenez i cili përkrah afirmimin talenteve nga Kosova, tani ai ka marr epitetin e mikut tonë të respektuar të kosovarëve.  Diskutimin rreth librit  e mbajti Christoph Überhuber, profesor në “Institutin për Analizë  e Scientific Computing” në Fakultetin Teknik të Vjenës. Ai mes tjerash analizoj situatën e përgjithshme në rajon e veçan në Kosovë, me theks në arritjet në lëmin e kulturës. “Me hapjen e vendeve të Europës Juglindore, ato fituan shumë jo vetëm  ekonomikisht por në aspektin kulturor, jo vetëm kjo nga skulptura por edhe nga muzika, poezia, vallëzimi etj. Kjo hapje po sjell Europën e përbashkët. Kosova ka arritur rezultatet më të mira në zhvillimin e saj në rajon në të gjitha drejtimet”

Në fjalën e tij të rastit, Dr.Sabri Kiqmari, ambasador i Republikës së Kosovës në Austri, mes tjerash tha:” Është nder për mua të ju përshëndes në emrin e Republikës së Kosovës për përkrahjen e gjithanshme që ju i jepni Kosovës në vazhdimësi. Raiffeisenbank ka sjellë siguri në sistemin bankar në Kosovë. Kosova është shteti më i ri në Europë dhe me popullsi të re duke bërë hapa progresi çdo ditë. Na vjen mirë që kemi miq që na mbështesin siç është Austria e cila na përkrah në këtë rrugë të zhvillimit, për çka ne i jemi mirënjohës. I falënderojmë Ministrinë e Jashtme dhe ministritë tjera dhe gjithë qeverinë  që na mbështesin në vazhdimësi. Jam i lumtur kur kemi përfaqësues kulture, artistë, gjuha e tyre flet më shumë se gjuha diplomatike, një gjuhë e ndjenjave e cila kuptohet lehtë. Këtë vit kemi pasur disa paraqitje artistike e letrare, e kishim Akademik Regjep Qosjen, shkrimtare e kritik i njohur, pastaj Ardita Statovcin, pianiste e shkëlqyeshme, Lule Elezin dhe muajin e fundit ishte z.Adem Demaqi, kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës. Këtu e kemi edhe skulptorin e njohur z.Destan Gashi i cili jeton këtu në Austri dhe i cili  me ekspozitat e tij afirmon artin e skulpturës. E falënderoj prof. Günther i cili jo vetëm me këtë ekspozitë, por prej kohësh është angazhuar  në rrafshin e artit  e artistëve nga Kosova duke organizuar shumë koncerte e ekspozita me artistët tanë, ku sonte është radha e Luan Mulliqit” Z. Kiqmari pastaj dhe një pasqyrë të zhvillimit të historisë së re të arteve në Kosovë. ”Shkolla e parë e arteve u hap në Pejë në vitin 1949, Shkolla e Lartë e Arteve në vitin1962, në vitin 1973 u hap Fakulteti i Arteve dhe Galeria e Arteve themelohet në vitin 1979. Arti dhe kultura i lidhin kombet dhe kanë rol  të pa zëvendësueshëm në zhvillimin e kombeve.... Fjala e ekspresionizmit në art është e prezantuar nga artisti kosovar Luan Mulliqi, i njohur është Tahir Emra, përfaqësues i ekspresionit gjeometrik, Gjelosh Gjokaj i njohur për grafikën e tij, Agim Çavdarbasha ishte një skulptor i njohur, Destan Gashi një skulptor i pasionuar pas artit në gur dhe përfaqësues i artit kosovar në Austri, dhe  shumë artist që i dhanë kuptimin e zhvillimit të artit.”

Prof.Johann Günther, autori i librit, foli mbi librin biografik për skulptorin e madh Luan Mulliqi, jetën e personazhit dhe rrugën e bërjes së librit. “Unë e njoha Prof. Mulliqin në atelienë e tij pranë skulpturave të mëdha dy-trembëdhjetë metra kure ne këtu kemi sjellë, natyrisht, format e tyre të vogla. Puna e tij më impresionoi dhe parashtrova si detyrë të bëjë atë që mundem, shkrimin e një monografie rreth Mulliqit, që me punën që bënë, ai është skulptor i madh e i veçantë dhe një njeri i thjeshtë e modestë. Shkrimi i monografisë ka disa kërkesa dhe zakonisht shkruhet për njerëzit që vepruan dhe nuk jetojnë më, kurse unë do provoja sfidën e shkrimit të një monografie personi  i cili jeton dhe është këtu në mesin tonë. Shkrimi i këso monografie është një sfidë për autorin pasi ai ka një “kontrolle”. Autori i ka   kërkesat e tij, këtë nuk do ta dëshiroja, këtë do ta dëshiroja më kënaqësi. Një rast e pyeta z.Mulliqi: Përse punoni vetëm figura grash kaq të vrazhda dhe urrejtëse dhe jo të bukura? Ai më shpjegoj, se kjo ishte në fazat e parë dhe pas luftës në Kosovë gratë gjithnjë do punohen më të bukura, gra shtatzëna dhe të bukura, gradualisht figura e gruas merr formën normale. Kjo tregon një dallim mes periudhës para dhe pas luftës dhe simbolikën e saj. Më tutje në krijimet e tij vjen periudha e portave të mëdha, një simbolikë. Që në vitin 1999 e hap Galerinë e Arteve, e udhëheq deri në vitin 2009, kjo la tek unë një përshtypje, pasi ai ishte një kohë në Amerikë... Tani z.Mulliqi është i angazhuar në diplomacinë kulturore, pikërisht kjo që ne po bëjmë sot, duke treguar se Kosova ka njerëz të artit dhe kulturës, këtë unë do ta përkrah dhe ekspozita të tilla të hapën edhe në vende tjera” përfundon autori i monografisë z. Günther. Në fjalën e tij Prof.Luan Mulliqi falënderoj autorin e monografisë z.Günther, organizatoret e ekspozitës së skulpturave të tij, veçan ambasadorin e Republikës së Kosovës z.Kiqmari dhe mysafirë të tjerë të rastit. Ai vuri në theks qëndrimin pozitiv të Austrisë në përkrahjen e gjithanshme që i jep Kosovës në të gjitha sferat e në veçanti në sferën e kulturës.

Hapja e ekspozitës u përcoll nga shumë figura diplomatike e të kulturës. Salla sikur ishte e vogël për interesimin e madh ndaj veprave të skulptorit tonë të njohur. Kjo është e vërteta në krijimin e imazhit tonë të vërtetë drejt integrimeve në progresin e botës së civilizuar e demokratik.

Luan Mulliqi

U lind në Gjakovë, studioi në Akademinë e Arteve në Prishtinë dhe Beograd  . Ishte anëtar i Asociacionve të Artistëve të Kosovës, të Çikagos (SHBA), Unionit Ndërkombëtar të Artistëve Amerikan Nju Jork etj. Ri themelues  dhe drejtues i Galerisë së Arteve të Kosovës mes viteve 1999-2009. Hapi ekspozita në shumë kryeqendra botërore: Çikago, Njujork,  Dallas, Prishtinë, Beograd, Vjenë, Amsterdam, Tiranë, Shkup, Augsburg, Paris etj. Tani me punën e tij dhe miqve ndërkombëtar ka marr rolin e ambasadorit të kulturës në qendrat e ndryshme botërore. Jeton dhe vepron në Prishtinë.