Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Promovim në Prishtinë, 14 dhjetor 2012

| E enjte, 13.12.2012, 07:48 PM |


Ftesë për media

Ju njoftojmë se Shtëpia Botuese “Drita”, me datën 14 dhjetor, të premtën në ora 12:00, në ambientet e Rezidencës Ipeshkvnore në Prishtinë, bën promovimin e tre librave të botuara se fundi.

Don Lush Gjergji, “Të ftuar dhe të dërguar”, libër meditimesh, për të cilin do të flasë Don Albert Jakaj, redaktor.

Valentino Salvoldi, “Shën Teresa e Lisieux”, përkthyer në shqip nga M. Rigina Marashi, për të cilën do të flasë Don Lush Gjergji

Don Bën Bardheci, “Valët e jetës”, poezi, për të cilin libër do të flasë kritiku letrar dhe shkrimtari Prend Buzhala.

Pas promovimit, është një koktej rasti.

Redaksia e Dritës