E premte, 19.04.2024, 07:31 PM (GMT+1)

Mendime

Pjetër Domgjoni: Çfarë faji kishte Europa

E enjte, 13.12.2012, 08:22 PM


ÇFARË FAJI KISHTE EUROPA

Nga Pjetër Domgjoni

Në vitin 1844, shqiptarët e Sallagrazhdës (katund afër Suharekës, Kosovë) publikisht kjenë deklarue katolikë. Në vitin 1845, dhjeta e qinda famlje t'Pejës, Klinës, Gjakovës,  Stubllës, t'rrethit Gjilanit e vendeve tjera,  nëpër t'gjithë Kosovën. Përkunder dhunës, terrorit, hunit dhe konopit, kjenë deklarue katolikë.

Pse atëherë në vitin 1912, kur u shpall pavarsia kombtare. Nuk u deklaruen, bile gjysma e muslimanëve shqiptarë, katolikë.

Pesëdhjetë vjetë kishim ndalim të fesë në Shqipni. Përkunder t'gjitha atyne  torturave, vrasjeve e masakrave që u banë mbi katolikët. Ishin ata që s'u nënshtruen për pesdhjetë vjetë me radhë. Mandej,  t'parët ishin priftnit katolikë që menjiherë mbas ramjes diktaturës i hapën dyertë e kishave katolike.

Pse atëherë, t'gjithë muslimanët shqiptarë nuk u shpallën katolikë. Megjithse pjesa dermuese e muslimanëve patën fillu mej bajtë kryqat. Tuj thanë se kryqi na ka shpëtue prej komunizmit e prap se prap u kthyen.  Treqindë apo katërqindë vjetë mbrapa, atje ku i kishte lanë anmiku turk e politikat anadollake të qeverive shqiptare.

Ishte rasti ma konkret e ma fatlum e ndoshta edhe i fundit që mbas ramjes së diktaturës ta kishim braktisë në mnyrë masive islamin. Se, prej Gjergj Kastriotit e deri n'ket moment. Mbas fjalës musliman, gjithmonë asht lakue fjala, tradhtar. E sot, n'gjithë botën e qytetnueme, mbas fjalës musliman asht tuj u lakue fjala terrorist.

Dalin sot e thonë disa se, fenë islame e kemi zgjedhë me dëshirë. Atëherë, pse pjesës dermuese të shqiptarëve u vje turp me qenë muslimanë. Mandej edhe atyne që krenohen me përkatsi fetare islame. U vje turp që fmijve tyne t'ju ngjesin emna muslimanë. E mos t'flasim për ata musliman që jetojnë n'perendim e që shumica prej tyne i kanë ndrrue emnat. Jo që i detyron askush me e ba nji gja të tillë, por e ka për turp me pas emën musliman.

Egzistonin institucione të tana në perandorinë turke që merreshin me asimilimin e popujve. Prej kuzhines së atyne institucioneve kishte dal, identifikimi i fesë me kombin. Sipas tyne, të gjithë muslimanët ishin turq. Të gjithë ortodoksët ishin grek. Po çka ishin të gjithë katolikët.  As njerzit e atyne institucioneve nuk mund gjenin komb tjetër n'të gjithë rruzullin e tokës me t'cilin mund ti identifikonin katolikët shqiptarë. Atëherë, për katolikët e kishin shpikur shprehjen, LATIN që nuk ishte komb, por ishte vetëm kulturë dhe ishte nji kulturë që e pat qytetnue gjithë botën dhe ishte fat për ne,  që t'jemi pjesë e  asaj kulture.

POR NDODHI NJI PARADOKS N'HISTORINË MA T'RE TË KTIJ KOMBI SHQIPTARË.  N'VEND QË T'BRAKTISET ORIENTI  U BRAKTIS KULTURA LATINE U BRAKTIS PERENDIMI.

Me gjith at gjak të derdhun nëpër shekuj tuj luftue kunder orientit. Me gjithë at  traditë shtetnore kombtare shqiptare. Me gjith at histori të shkrueme me gjak, me gjithë at letërsi t'krijueme në shekuj, me gjithë ato universitete e akademi e me gjithë ata intelektualë shqiptarë t'shkolluem e t'arsimuem nëpër Europë.  Në vend se t'shkojmë përpara,  drejtë Europës e drejtë qytetnimit perendimorë. Bijtë e këtij populli e kthyen Shqipninë, gjashtqindë vjetë mbrapa. Tuj e shpallë  REPUBLIKË ISLAMIKE e tuj e barazue me Taxhakistanin, Turkmenistanin, Iranin, Afganistanin e gjithë islamin e shkretinave arabe, në gjiun e Europës së krishtenë.

A kishte Europa faj pse na vet dolëm prej Europe e u nisem drejt shkretinave arabe.

Pse gjithmonë e akuzojmë Europën.  Kur,  ishte Lidhja e Prizrenit,  që në njenën anë kërkonte shtet shqiptar europian e në anën tjetër mobilizonte ushtarë e i dërgonte me luftue kundër Europës së krishtenë, për me mbrojtë  Sarajevën muslimane.

Tri vjetë,  para se mej ra n'mend Ismail Qemalit për Shqipni. Viena e Rroma, kishin fillue planet për krijimin e shtetit shqiptarë. Për shpalljen e Pavarsisë kombtare  e Ismail Qemali shkon eu kërkon atyne mbështetje për AUTONOMI KULTURORE.

Mbas nandëdhjetë e sa viteve shtet, nuk ishte Europa, por ishim ne shqiptarët që shkaktuem luftën qytetare dhe e patëm shkatrrue shtetin dhe ishte Europa që e ruajti Shqipninë si shtet.

Pavarsinë  e Kosovës,  shqiptarët e patën shpallë,  nanddhjetë e sa vite ma parë, por ishte Europa që e konkretizoi at pavarsi me forcën e armës. Ishte pakti nato që shtatdhjetë e dy ditë e netë e bombardoi Serbinë për me e konkretizue at pavarsi.

Çfar fajit kishte Europa që ne s'e kishim ndjekë rrugën e klerit katolikë shqiptarë për me çelë shkolla kombtare e me formue ushtri kombtare, por ishim shndrrue n'turq e së bashku me ta kishim mbetë me shekuj mbrapa Europës. E herë-herë  edhe e kishim terrorizue ate.

Çdo komb i botës, ma s'parit e formon ushtrinë, atëherë e shpall pavarsinë. E ne,  ma s'parit e shpallëm pavarsinë, atëherë e formuem ushtrinë. Ashtu si ia filluem mbrapsht. Mbrapsht edhe na shkoj tash e njiqind vjetë.

Nuk e masakroi Europa klerin katolik shqiptarë, por qeveritë shqiptare. Europa , me t'hollat e veta, e pat shkollue ate.

Shqipnia, me dy lloj klima, dy dete, gjithë ata lumej e liqej e gjithë ato bjeshkë e fusha e male e gjith ato minerale e gjithë ato bukuri natyrore. Njiqindë vjetë shtet i pavarun. Mbeti gjithmonë,  shteti ma i vorfun i Europës e i botës.  A mos Europa e kishte fajin edhe për kete.

Populli shqiptarë e fitoi pavarsinë me nji perkatsi fetare apsolute muslimane. Kryetari parë i asaj qeverie, me pëlqimin e Europës,  poashtu ishte musliman.  Pse atëherë kje detyrue me dhanë dorëheqje. Çfar interesi kishte Europa të sillte n'Shqipni, nji princ të krishtenë kur n'krye të shtetit të sapo formuem e kishim nji politikan me aç shumë përvojë, që kishte reformue nji perandori të tanë.

Ishte Ibragim Rugova që, i frymzuem prej atdhetarizmit t'PJETËR BOGDANIT urtsisë dhe humanizmit  Nanës Tereze dhe me ndihmen e forcave të Europës e Amerikës. Na çliruen prej Serbisë. E n'vend që të ktheheshim  nga rruga e trasueme prej Pjetër Bogdanit, Ibrahim Rugovës e Nanës Tereze. Na prap e vazhduem rrugën  e trasueme prej anmikut turk, drejtë alkaides, muxhahedinëve e talebanëve të Afganistanit.  Tuj shkue edhe aç larg sa,  kemi hy edhe nëpër organizata terroriste që luftojnë kunder Europës e Amerikës.

Europa e pat organizue dhe përkrahë komisinë letrare me pjesmarrjen në te edhe të albanologëve europianë sepse ajo ishte për bashkimin shpirtnorë të shqiptarëve. Por Europa nuk e pat organizue e as përkrahë kongresin e drejtshkrimit që përçante jugun me veriun e ndante shpirtnisht edhe Kosovën me Shqipninë.

Çfar faji na ka Europa se,  NEVE NA E KA SHPËRLA TRUNIN FEJA ISLAME e n'mungesë të argumenteve,  vetëm rrimë tuj sha. Shajmë njani tjetrin, shajmë GJERGJ KASTRIOTIN. Shajmë Pjetër Bogdanin. Shajmë Josif Bagerin. Shajmë Ibrahim Rugovën. Shajmë NANËN TEREZE. Shajmë Europën. Shajmë Amerikën e s'lamë kend pa e sha. Rrenojmë përmendore atdhetarësh e ngrisim përmedore tradhtarësh. E çka s'jemi tuj lan pa ba për hirë t'islamit e vllaznive turq e arab.

N'fillim ia shifsha për t'madhe, imzot Rrok Mirditës se,  tuj qenë prej MALSISË, asnji herë e me as edhe nji fjalë të vetme nuk kishte folë kunder padrejtsisë që iu kishte ba Gegnishtes n'kongresin tragjik të drejtshkrimit.  Tash ia di për nderë se nuk ka folë asgja.

Kisha katolike shqiptare e ka krye gjithë misionin e saj kombtar e tash ua ka dorzue t'gjitha kompetencat institucioneve shkencore  nacionale dhe ajo nuk mbanë ma kurrëfar  përgjegjsie kombtare. Pat cekë në nji tubim, ipeshkëvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji.



(Vota: 6 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora