E enjte, 19.09.2019, 10:28 PM (GMT+1)

Plus » Shoqëria

Shefki Ollomani: Çfarë do të ndodhë më 21-12-2012?

E merkure, 12.12.2012, 08:36 PM


Për kurreshtje dhe kohë të lirë

VITI 2012 – VAZHDIMI, RIFILLIMI APO FUNDI I BOTËS?!

(PËR dhe KUNDËR)

Nga Shefki Ollomani

1. 21 Dhjetor 2012 - Çfarë do të ndodhë?

A është e mundur të njohim të ardhmen tonë? Ka nga ata që thonë po. Ka nga ata që thonë se fati i çdo njeriu është shkruar tashmë dhe se ekzistojnë persona që janë në gjendje ta lexojnë. Por, a mund t'u besohet profetëve dhe profecive të tyre? Nga India, në Amerikën e Jugut, nga Nostradamusi deri tek Mayat, të gjithë duket se tregonë një datë të saktë për atë që shumëkush e quan dita e Fundit të Botës: 21 Dhjetori 2012. A është e mundur që kalendarë të ndryshëm dhe popuj të largët nga njëri-tjetri, flasin për të njëjtën datë prej mijëra vitesh tashmë? Çfarë do të ndodhë me saktësi? Sipas disave, është një sekret i shkruajtur në gur dhe i fshehur prej shekujsh.

Ka shumë mistere që janë të lidhur me numrin shtatë. 7 janë shenjat e apokalipsit, që kur të shfaqeshin të gjitha, sipas librave fetarë do të shkaktonin fundin e botës. Natyrisht, shpresojmë që kjo të mos ndodhë. Apokalipsi i Shën Xhovanit është një prej librave më të vështirë për t'u deshifruar dhe ai e ka origjinën në shekullin I pas Krishtit.

21 Dhjetori 2012 është një datë, e cila përkon me fundin e Kalendarit Maya. Kalendari Maya ka shumë karakteristika të ngjashme me tonat, ka javë dhe muaj që përsëriten, ka orë dhe ditë që përsëriten, por ndërkohë që kalendari ynë ka vitet që nuk përsëriten dhe, të cilët shkojnë drejt pafundësisë, vitet në kalendarin maja përfundojnë pikërisht në 21 dhjetor të vitit 2012. Por gjëja, që të habit më shumë është se edhe në popuj të tjerë, në qytetërime të tjerë dhe në besime të tjerë fetarë parashikohet pikërisht kjo datë si dita e fundit të botës. Megjithatë, është një zotëri që quhet Nostradamus, i cili thotë se "Kujdes! Aty nuk do të marrë fund bota, por do të ketë një zbulim të madh dhe bota do të pësojë një ndryshim të madh dhe që nga ai moment e tutje do të ketë 400 vite paqe. Atëherë, çfarë është profecia e famshme e 2012?

E premte, 21 dhjetor, viti 2012. Eshtë kjo data që profecitë e lashta e tregojnë si ditën e fundit të botës. Ka nga ata që parashikojnë Apokalipsin apo Armagedonin. Por ka të tjerë që flasin për një epokë të madhe kozmike, një erë e re paqeje dhe harmonie. Në secilin prej këtyre rasteve, shenjat paralajmëruese duket se kanë nisur të manifestohen. Dhe gjithçka që njerëzit po përpiqen të interpretojnë është e shkruar tashmë që në kohët e lashta, në gurë dhe në kalendarë të fshehtë të një populli të lashtë amerikan: Majat. Po çfarë thonë ekspertët më të mëdhenj të profecive? Geoff Stray, autor i "2012: ekstazë apo katastrofë" thotë se, "populli i lashtë mezoamerikan i Majave kishte një kalendar jetëgjatësia e të cilit ishte 5125 vite. Fillonte në 3114 para Krishtit dhe përfundonte në 2012". Prej kohësh ishte ngritur pyetja, se cila ishte domethënia e tij, por shpjegimi është gjetur vetëm kohët e fundit falë një profecia Maja që ishte ruajtur në fshehtësi. Një zbulim në qytezën e vogël të Tortugeros, në një send antik që mban pikërisht datën 21 dhjetor 2012 dhe e tregon pikërisht si ditën e fundit të kalendarit. Tre kalendarë përmbajnë të dhëna që tregojnë pikërisht atë ditë. Carlos Barrios, një studiues i Majave dhe pjesëtar i grupit që merret me studimin e kalendarëve të lashtë thotë se ka hyrë në kontakt me botën e Majave përmes këshillit të të lashtëve. "Janë pikërisht ata që më kanë mësuar gjithçka", thotë ai. "Më kanë bërë një Hihmajer", domethënë ai që numëron ditët. Bota e Majave nuk është zhdukur asnjëherë, ka patur gjithmonë një vazhdimësi. Ka ende këshilla të urtësh që ruajnë sekretet e lashtë. Falë 23 viteve të kaluar në brendësi të tyre mund të pohoj se, sot kam të qartë shumë gjëra dhe se jam futur në thellësi të shumë sekreteve. Për ne, ekziston një spirale me cikle që përsëriten në mënyrë precize. Pikërisht kështu jemi në gjendje të bëjmë profecira mbi të ardhmen. Dhe mund të them se, profecitë e Majave janë gjithmonë të sakta dhe kanë një gradë të jashtëzakonshme precizioni. Janë të shumtë shembujt. Duke filluar që nga viti 1992, ka patur një periudhë nëntë vjeçare që ka sjellë një seri ndryshimesh. Që nga viti 2001, ka patur ngjarje të cilat i kishim lajmëruar dy vjet më herët. Si për shembull sulmi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Irak. Ne kemi bërë një studim dhe kemi qenë në gjendje të japim një datë të saktë. Edhe atentatin kundër kullave binjake e kishin paralajmëruar, pasi kishim dhënë një periudhë prej pesë ditësh, në të cilat do të kish mundur të ndodhte. Në fakt, sulmi ndodhi në ditën e pestë. Pra, ishte parashikuar, ishte studiuar. Ne kishim profetizuar gjithashtu se, që nga gushti i vitit 2001 e tutje do të kish patur ngjarje, të cilat në fakt janë verifikuar. Kishim parashikuar që do të ndodhnin katër gjëra: Një tërmet, vrasja e një diktatori, një përmbytje e madhe si dhe një sulm kundër sistemit, një sulm terrorist".

Eshtë e sigurtë se profecitë astronomike të Majave deri më sot kanë rezultuar jashtëzakonisht shumë të sakta, si përshembull eklipsi diellor i gushtit të vitit 1999. Ai ishte parashikuar pesë mijë vite më parë, me një gabim prej vetëm 33 sekondash. Por ka edhe më. Të njëjtat profeci mund t'i gjesh në tekstet e shenjtë të popujve të largët dhe të lashtë dhe në qytetërime, të cilët nuk kanë pasur asnjëherë kontakte të drejtpërdrejta me Majat. Si është e mundur atëherë që profeci të ndryshme të bashkërendojnë për ngjarje të ndryshme të historisë së njerëzimit?

Geoff Stray thotë: "Prej vitesh, Torah përfshinte praktikisht gjithçka që ndodhte në botë. Megjithatë, kohët e fundit disa rabinë e kanë studiuar, duke vënë në përdorim një superkompjuter dhe mënyra dekodimi. Duke zbërthyer disa mesazhe të koduar, ata kanë arritur të gjejnë aty profeci për ngjarje botërore, që kanë ndodhur realisht, si përshembull atentati kundër Itzhak Rabin, kryeministri izraelit. Eshtë zbuluar se data, emri i vrasësit dhe vendi i vrasjes kanë qenë të gjithë të koduar në të njëjtin kod të Biblës. Këtu ka patur gjithashtu informacione edhe në lidhje me kometën që u përplas në Jupiter. Por, këtu ka edhe parashikime të tjerë në lidhje me kometa. Njëra, sipas librit thuhet se do të godasë tokën në vitin hebraik 5777, ekuivalenti i 2012".

Carlos Barros thotë: "Edhe profecitë e tibetianëve të lashtë koincidojnë në mënyrë ekzakte me ato të Majave. Flasin për një periudhë, në të cilën është i domosdoshëm ndryshimi. Por edhe kulturat e Amerikës Qendrore dhe ato të indianëve të Amerikës Veriore kishin profeci të ngjashme. Profecitë janë ekzaktësisht të njëjta. Ka shumë koincidenca edhe me kultura të tjera, si përshembull ajo Judeo Kristiane dhe me atë islamike, me atë hindu si dhe atë kamboxhiane. Kemi të njëjtin vizion. Të gjithë profecitë flasin për këtë cikël që po jetojmë dhe që ka nisur në 2001, e sipas të cilit do të hyjmë definitivisht në 2012. Pra, bëhet fjalë për kultura dhe për popuj që nuk janë takuar asnjëherë e që megjithatë kanë të njëjtat profeci. Pra, nuk mund të jetë një koincidencë".

Edhe fiset amerikano-latinë Opi në Jugperëndim të Shteteve të Bashkuara kanë profeci që kanë të bëjnë me fundin e botës tonë dhe hyrjen në një botë të re. Një detaj i këtyre profecive të tyre parashikon riardhjen në këtë botë të paraardhësve të tyre të lashtë, të cilët i kanë dhënë dikur jetë qytetërimit të tyre. Ka shumë teori dhe hipoteza në lidhje me atë se, cili është ylli ngjyrë blu Kachina, i cili sipas profecive të fiseve Hopi mendohet të jetë një trup qiellor që merr forma njerëzore, i cili në mënyrë ciklike ka hyrë në sistemin tonë diellor, është larguar dhe tashmë është duke u afruar. Ndoshta mund të bëhet fjalë për Kometën Hale-Bopp, e cila u shfaq në vitin 1997 e cila ka qenë këtu mes nesh 54 mijë vjet mëparë, gjithashtu 12 mijë vjet më parë në epokën e përmbytjes së madhe si dhe dy mijë vjet më parë në kohën e lajmërimit të ardhjes së Krishtit.

Tregues të ndryshëm të çojnë në të njëjtën datë. Por, çfarë do të ndodhte ekzaktësisht në këtë datë, nëse këto profeci do të rezultonin të vërteta? "Ka shumë tregues që mund të na bëjnë të mendojmë për një gjendje të re vetëdijeje", thotë Geoff Stray. "Do të ketë ndoshta një epokë të re të njerëzimit, e cila mund të jetë më optimiste me shumë gjëra të mira. Dhe 21 Dhjetori 2012 nuk do të jetë apokalipsi, apo shkatërrimi i botës".

Eshtë thjeshtë një datë, një datë precize në të cilën do të ndodhë një ndryshim, do të ndryshojë një cikël. Do të jetë një periudhë që do të karakterizohet nga shumë ndryshime në ekonomi, në shoqëri, në marrëdhënien me natyrën. Kështu, kjo botë e re do të ndryshonte mënyrën tonë të të menduarit, mënyrën tonë të të jetuarit, mënyrën tonë të krijimit të marrëdhënieve me njëri-tjetrin, që do të thotë se do të niste kështu një botë e re njerëzish të iluminuar.

Por ka edhe nga ata që besojnë se në 21 dhjetor 2012, diçka e pabesueshme do të ndodhë në planetin tonë. Gjeologu rus, Dimitrov, ka demonstruar se sistemi diellor është duke hyrë në një zonë të re energjitike plazme të magnetizuar, e cila do të ishte shkaktare për ndryshimet që do të ndodhnin në Tokë. Dimitrov thotë se, një gjë e tillë nuk do të kishte ndikim vetëm në klimën dhe në gjendjen magnetike të planetit tonë, por do të provokojë edhe një evolucion spontan masiv të njerëzimit, pasi këto ndryshime do të kenë efekte që do të nisin më pas të lëshojnë substanca neurokimike me efekte halucinogjene. Një numër shumë i madh njerëzish do të kenë vizione dhe përvoja paranormale.

Përtej teorive më ekstreme duket në fakt sikur që nga lashtësia na kanë dashur të na përçojnë informacione që kanë udhëtuar nëpër shekuj. Gjuha e kësaj profecie duket të jetë ajo e metaforave, e simboleve, e rrëfimeve mitologjike, kode, numra dhe figura që përfaqësojnë simbole astronomike. Çfarë mesazhi përmbajnë? A bëhet fjalë vërtetë për fundin e botës? Dhe përse kanë përdorur gjuhën e yjeve?

Për të treguar një datë, gjëja e parë që nevojitet është një mënyrë për të shenjuar kohën. Dhe e vetmja orë që mund të përcaktojë me saktësi kalimin e kohës pa marrë parasysh konvencionet humane buron nga vëzhgimi i kohës qiellore. Ekziston një fenomen astronomik, i cili quhet Përparësi e Ekuinokseve. Eshtë ky çelësi për të lexuar të kaluarën, dhe ndoshta edhe të ardhmen tonë.

Me sa duket, popujt antikë kanë patur dije astronomike shumë të përparuara dhe sipas disave, i kanë përdorur këto për të na transferuar ne informacione si në rastin e Precedentit të Ekuinokseve, që me sa duket kanë menduar se do të ishte i pashmangshëm zbulimi i tyre nga ana jonë. Për të kuptuar se çfarë është Precedenti i Ekuinokseve, duhet të bëjmë një hap prapa dhe të kuptojmë, se cilat janë lëvizjet që kryen toka gjatë rrotullimit të saj nëpër hapësirë. Çfarë ndodh? Dimë të gjithë që kemi një rruzull tokësor, që i vjen vërdallë Diellit dhe në të njëjtën kohë rrotullohet përreth boshtit të vet. Kjo lëvizje rrotulluese përcakton një precedent, domethënë një parathënie të ekuinoksit, krahasuar ky me pozicionin gjatë vitit pararendës. Pasoja e parë është se ndryshojnë pikat e referimit. Pra, nëse Toka rrotullohet përreth boshtit të saj, pra boshti polar, i cili është i drejtuar për nga ylli polar, ajo çfarë ndodh është se, duke ndryshuar boshti i rrotullimit i Tokës, ndryshojnë edhe pikat e referimit dhe kështu pas 12 mijë vitesh, ylli polar që është sot referimi i boshtit të Tokës nuk do të jetë më i njëjti. Në mënyrë shumë të ngadaltë, Dielli spostohet përgjatë të 12 konstelacioneve të Zodiakut. Atij i duhen afro 2160 vite për të përshkuar secilin konstelacion. Në fakt duket sikur yjet lëvizin me një gradë për çdo 72 vjet. Për të kryer të gjithë ciklin e 360 gradëve janë të domosdoshëm 25 mijë e 920 vite. Pra, Precedenti i Ekuinokseve është e vetmja mënyrë e matjes së kohës pa patur lidhje me konvencionet njerëzore.

Gjëja më e pabesueshme është se popuj dhe kultura që kanë qenë larg njëra-tjetrës si në hapësirë ashtu edhe në kohë kanë treguar në mënyrë të saktë fillimin e qytetërimit tonë në vitin 10450 para Krishtit, një periudhë kjo që me sa duket korrespondonte edhe me fundin e qytetërimit paraardhës, ndoshta atë të Atlantidës. Atëherë, le të bëjmë një kërcim pas në kohë dhe të shikojmë se çfarë parashikonin egjiptianët e lashtë, Majat, Nostradamusi, si dhe popullsitë që jetonin shumë kohë më parë në Kamboxhia.

Angkori është një vend në Kamboxhia, i mbushur me simbole astronomikë në dukje të pashpjegueshëm. Ai u ndërtua gjatë perandorisë së Kmerëve që sunduan në periudhën ndërmjet shekullit të 9 dhe të 15 pas Krishtit. Por, vendosja e 72 tempujve kryesorë të Angkorit riprodhon në mënyrë besnike yjet e konstelacionit të Dragoit ashtu si këta ishin në qiell jo gjatë periudhës së perandorisë së Kmerëve, por pikërisht si ishin në agimin e ekuinoksit në vitin 10450 para Krishtit, plot 12 mijë vite më parë. Si është e mundur? Në vitin 1984, inxhinieri belg Robert Duval, arriti në zbulimin se vendosja e tre piramidave të Gizës kundrejt Lumit Nil si dhe skema që krijohet prej diagonales që i bashkon ato është imazhi i pasqyruar i rrugës së qumështit si dhe tre yjeve të Brezit të Orionit. Sfinksi fiksonte me sy ekzaktësisht korresponduesin e tij qiellor, Konstelacionin e Luanit.

"10450 para Krishtit. Nëse llogarit dhe mban parasysh ditët dhe orët sipas yjeve të Orionit si dhe 12 hyjnive që i mbajnë, ja pra tek tregojnë ato dy pëllëmbë të shtrënguara", thuhet në Librin egjiptian të të Vdekurve. "Por e gjashta e tyre, qëndron në buzë të humnerës..."

Duke llogaritur gjashtë epoka pararendëse që nga 10450 para Krishtit në epokën e Luanit kemi Luanin, Gaforren, Binjakët, Demin, Dashin dhe Peshqit.

"Me përmbushjen e të madhit numër Shtatë do të ndodhë në kohën e Lojërave të ekatombit jo shumë larg nga epoka e madhe e mijëvjeçarit, që të vdekurit do të ngrihen nga varret e tyre", paralajmëronte Nostradamus. Kështu që, mitologjia përmban tregues që kanë të bëjnë me fundin astronomik të periudhës së Peshqve dhe hyrjen në epokën e Akuariumit. Eshtë periudha që jemi duke jetuar tani. Megjithkëtë, nuk është e lehtë të përcaktosh se, në cilin moment ekzakt duhet të ndodhë kalimi nga njëri konstelacion në tjetrin. Sepse, gabimi qoftë edhe me një gradë të vetme korrespondon me plotë 72 vite.

Një datë shumë e saktë është ofruar nga njëri prej qytetërimeve më të zhvilluar të së kaluarës, Majat. Kalendari i tyre ishte në gjendje që të parashikonte fenomene astronomikë si eklipset, ciklet hënorë, cikli i Venerës dhe me një precizion të jashtëzakonshëm. Po cila është pika qendrore e gjithë kësaj profecie magjepsëse? Kemi parë se si popuj të ndryshëm kanë treguar vitin 10450 para Krishtit si kohën e fillimit të qytetërimit tonë. Por duhet të dimë se, kanë treguar edhe një fund të këtij qytetërimi. Një fund, i cili i bie të jetë pak a shumë në këtë epokë. Por ka një kalendar, pikërisht ai i Majave që duket se tregon një ditë të saktë: 21 Dhjetor 2012.

Vëmendja e madhe e demonstruar për raportet ndërmjet ngjarjeve hapësinore dhe atyre që ndodhnin në Tokë buron nga përdorimi i një kalendari: Numërimi i Gjatë. Ky i referohet një cikli ditësh të përllogaritura, duke filluar që nga Krijimi, apo më saktë që nga momenti kur, sipas Majave nisi epoka jonë: 13 gushti 3140 para Krishtit. Majat kishin llogaritur se epoka aktuale do të përfundonte pas 13 ciklesh me nga 140 mijë ditë: 12 Dhjetor 2012.

Për këtë gjë është diskutuar shumë kohët e fundit, sepse në vitin 2012 përfundon një cikël Maja. Përtej kësaj date nuk ka parashikime të tjerë dhe kjo ka bërë të mendohet se ndryshimi do të jetë jo vetëm për Majat, por për të gjithë njerëzimin.

21 Dhjetor 2012. Çfarë tregon në të vërtetë kjo datë? Çfarë do t'i ndodhë njerëzimit? Udhëtimi që është kryer deri më sot nga njerëzimi ka nisur në vitin 10450 para Krishtit, që i korrespndon epokës pararendëse të Luanit. Sipas treguesve të fshehur në mitologji, njerëzimi duhet të përballohet me një moment shumë të rëndësishëm që do të ndodhë në periudhën mes fundit të epokës së gjashtë dhe nisjes së epokës së shtatë pararendëse.

"Kur ëngjëlli hapi shenjën e shtatë, ai pa që ndodhi një tërmet i fuqishëm, dielli u bë i zi si një thes me qime kali, Hëna u bë e gjitha e ngjashme me gjakun, yjet e qiellit u shembën në tokë, ashtu sikurse kur një pemë fiku e shkundur nga stuhia lejon të bien fiqtë e papjekur. Qielli u tërhoq në rrotullim e sipër dhe të gjithë malet dhe ishujt u zhvendosën nga vendi i tyre", thuhet në apokalipsin e Shën Xhovanit.

Po si do të jetë Toka pas 21 dhjetorit 2012? Disa studiues janë përpjekur që të imagjinojnë se si do të ndryshonte Planeti ynë në vijim të tronditjeve dhe katastrofave të mëdha. Futurologu Gordon Michael Scallion, duke u bazuar në skenarë shumë kompleksë ka arritur madje të realizojë një hartë të re të mundshme të botës. Kontinentet nuk do të kishin më të njëjtat forma dhe konture si sot, ishuj të rinj do të dilnin prej oqeaneve, ndërkohë që zona të tëra do të zhdukeshin. Pothuajse e gjithë Evropa do të mbulohej nga uji. Në Itali përshembull do të mbeteshin vetëm disa zona Alpine dhe të Apenineve. Ndërsa, Sardenja dhe Korsika do të formonin një ishull të vetëm të madh të Mesdheut. Kontinenti afrikan do të mund të ndahej në tre pjesë, ndërkohë që do të duhej të dilte në sipërfaqe një zonë e madhe në Oqeanin Atlantik, Atlantida legjendare. Bregu perëndimor i Amerikës së Veriut do të fundosej tërësisht. Amerika e Jugut do të ndryshonte në mënyrë rrënjësore formën e vet. Në Azi, Kina, Japonia dhe juglindja aziatike do të zhdukeshin krejt. Brigjet e sotëm të Australisë do të përmbyteshin. Pra, një hartë e re dhe e pabesueshme e botës duket të marrë jetë nën sytë tanë, duke ndjekur teorinë e Scallion.

Por, gjithsesi ne nuk duhet të harrojmë se shpesh herë, kur teoritë bëhen kaq ekstreme, kjo do të thotë se e vërteta është ndoshta ende shumë larg. Në çdo rast, mbeten ende shumë pak muaj deri në 2012, për të zbuluar sekretin e këtyre profecive të lashta, mjafton të presim. Me shpresën që të kenë të drejtë studiuesit e lashtë të Majave, që thonë se na pret një epokë e gjatë paqeje dhe qetësie.

 

Përfundim

Bunkeret e kesaj natyre nuk jane fenomen i panjohur dhe as i ri. Qe ne vitet 30 qeveria amerikane filloi te aplikonte ate qe quhej Time Capsule ose Kapsule e Kohes ku ne bunkere nentokesore groposeshin informacione te njerezimit ne kohen aktuale per cdo rast nese do duhej te transmetoheshin ato informacione brezave te ardhshme, pra me mijera vjet me pas. Bunkeri i Norvegjise duke qene se dhe niveli i teknologjise sot eshte i larte, perfshin dhe informacionin gjenetik dhe ruajtje te adn se pothuajse cdo krijese ne toke. Ketu jane futur dhe cdo element i bimeve, farave bujqesore etj. Se di nese ka lidhje me Nibirun dhe nese ky i fundit ka lidhje direkt me 2012. As se cfare do ndodhe ne kete vit se di njeri. Spekulime mund te behen shume, skenare katastrofike apo pozitive, askush nuk e di. Vetem koha do e tregoje.

 

2. 10 teoritë më të çuditshme të fundit të botës

 

Apokalipsi është kthyer në temën më të diskutuar të dekadës së fundit.

Teoritë e fundit të botës duket se gëlojnë kohët e fundit. E filmi 2012 që është shfaqur së fundmi në kinema i ka ndezur akoma më shumë fatalistët shpresëplotë. Por, cilat janë teoritë më të çuditshme të përfundimit të jetës në planetin tonë? Teoria e planetit misterioz X ka disa kohë që është zbuluar. Supozohet që planeti X të jetë rreth 100 herë më i madh se toka dhe me një orbitë masive prej 3600 vjetësh. Dhe kur të afrohet nëpërmjet sistemi të brendshëm diellor mund të shkaktojë katastrofë kataklizmike në planetin tonë. Ai është aq masiv sa mund t’i kthejë polet e tokës në anë të kundërta, ose dhe të ndalojë rrotullimin e saj. Efekti serë është një prej gjërave, së cilës i jemi drejtuar. Në disa dekada klima jonë mund marrë fund. Temperaturat mund të rriten me shpejtësi duke shkrirë akujt dhe duke e kthyer klimën e planetit tonë të krahasueshme me atë të Venusit. Të gjithë kemi njohuri për ngrohjen globale dhe në dhjet vjetët e fundit nuk ka pasur gazetë që s’ka shkruar diçka për të thuajse çdo ditë. Në botën ku jetojmë ne perceptojmë realen. Ashtu si filmi “The Matrix” ne jemi vetëm simulim. Teoria Matrix pretendon se fakti që universi është i rregulluar në mënyrë aq precize për të ndihmuar jetën është një koincidencë astronomike. Marrim për shembull forcën brenda atomeve bërthamore. Nëse forca brenda tyre bëhet vetëm pak më e shpejtë atëherë nuk ekzistojmë më. Siç dihet, ka shumë meshkuj dhe femra që nuk mund të sjellin në jetë fëmijë. Por numri i këtyre njerëzve po rritet akoma më shumë dhe me shpejtësi të frikshme. Specialistët kanë parashikuar se ky është një problem serioz për të ardhmen e specieve tona. Një prej arsyeve të shterpësisë është ndotja. Një tjetër është se evolucioni ka vendosur se kush mund të ketë fëmijë dhe kush jo. Dhe rezulton se kjo është një zhdukje e avashtë e njerëzve. Kolapsi i vakumit të kuantit sugjeron se shkencëtarët do të shkatërrojnë planetin. Vitin e kaluar ishte në të gjitha lajmet dhe mendohej se vakumi i kuantit mund të shkatërronte planetin. Në fakt ky është gabim, sepse ai nuk mund të shkatërrojë vetëm planetin, por gjithë universin. E mira është se vakumi i kuantit mund ta fshijë faqen nga vendi i saj në një sekond e shkatërrimi nuk do jetë i dhimbshëm. konstanteve, “konstantja e strukturës së përsosur” duke se po zmadhohet gjithnjë e më shumë. Kjo nxiti një debat masiv në fizikë, i cili vazhdon sot e kësaj dite, ndërkohë që ka të dhëna se konstante të tjera po lëvizin. Kjo do të thotë se universi mund të marrë fund. Të gjithë yjet të shuhen në sekonda dhe gjithçka të errësohet. Shumë gjëra të çuditshme mund të ndodhin më pas. Zhdukja është një prej teorive që vjen nga goja e zyrtarëve të lartë të Kombeve të Bashkuara, agjencive qeveritare dhe shkencëtarëve dhe është në disa raporte që asnjë njeri i thjeshtë s’mund t’i lexojë. Kjo thonë se në tre gjenerata bota do ketë një të tretën e popullsisë që ka tani. Dhe se do vijë duke u pakësuar. Nuk bëhet fjalë për një virus. As për ndonjë kometë. Puna është se njerëzit nuk do kenë më fëmijë. Sepse me përmirësimin e kushteve të jetesës dhe teknologjisë nevoja për fëmijë do zhduket. Çështja e drithit mund të duket shumë idiote, por merret shumë seriozisht nga shkencëtarët. Një ditë planeti jonë do mbulohet krejtësisht nga gruri. Ushqimi i vetëm do jetë buka. Drithërat do zënë vendin e çdo lloj të mbjelle tjetër dhe pyjet do kthehen në fusha të mëdha drithi e toka si pasojë do kthehet në një shkretëtirë të madhe pej drithi. Kjo për arsye se biologët besojnë se një ditë raca njerëzore do krijojë GM, nënën e të gjithë drithërave, e cila do i japë fund njerëzimit. Teksa teknologjia bën progres gjithçka bëhet më e vogël. Shumë shpejt ne do hyjmë në mbretëritë e teknologjisë nano. Nanobotët do jenë robotë mikroskopikë të ndërtuar për të bërë çdo lloj detyre, veçanërisht në fushën mjekësore. Ato do jenë në gjendje të rivendosin atomet dhe të bëjnë ujë nga rëra. Por e vetmja mënyrë për t’i bërë është të përdorësh nanobotët në mënyrë që ato të kopjojnë botën. Por nëse padashur një prej tyre flaket tutje, brenda 72 orësh çdo atom në tokë do jetë kthyer në Nanobot.

 

Rreziku nga planeti X

Teoria e planetit misterioz X ka disa kohë që është zbuluar. Supozohet që planeti X të jetë rreth 100 herë më i madh se toka dhe me një orbitë masive prej 3600 vjetësh. Dhe kur të afrohet nëpërmjet sistemi të brendshëm diellor mund të shkaktojë katastrofë kataklizmike në planetin tonë. Ai është aq masiv sa mund t’i kthejë polet e tokës në anë të kundërta, ose dhe të ndalojë rrotullimin e saj.

 

Efekti serë

Ky është një prej gjërave, së cilës i jemi drejtuar. Në disa dekada klima jonë mund marrë fund. Temperaturat mund të rriten me shpejtësi duke shkrirë akujt dhe duke e kthyer klimën e planetit tonë të krahasueshme me atë të Venusit. Të gjithë kemi njohuri për ngrohjen globale dhe në dhjet vjetët e fundit nuk ka pasur gazetë që s’ka shkruar diçka për të thuajse çdo ditë.

 

Matrix

Në botën ku jetojmë ne perceptojmë realen. Ashtu si filmi “The Matrix” ne jemi vetëm simulim. Teoria Matrix pretendon se fakti që universi është i rregulluar në mënyrë aq precize për të ndihmuar jetën është një koincidencë astronomike. Marrim për shembull forcën brenda atomeve bërthamore. Nëse forca brenda tyre bëhet vetëm pak më e shpejtë atëherë nuk ekzistojmë më.

 

Problemi i shterpësisë

Siç dihet, ka shumë meshkuj dhe femra që nuk mund të sjellin në jetë fëmijë. Por numri i këtyre njerëzve po rritet akoma më shumë dhe me shpejtësi të frikshme. Specialistët kanë parashikuar se ky është një problem serioz për të ardhmen e specieve tona. Një prej arsyeve të shterpësisë është ndotja. Një tjetër është se evolucioni ka vendosur se kush mund të ketë fëmijë dhe kush jo. Dhe rezulton se kjo është një zhdukje e avashtë e njerëzve.

 

Përplasja diellore

Xhuxhi i Kuq mund të shihet me sy të lirë. Me kalimin e kohës do bëhet më i dukshëm dhe një ditë do të na godasë. Jo në mënyrë direkte, por aq sa për të shkatërruar sistemin tonë diellor. Ose duke e shkatërruar krejtësisht nga graviteti ose duke goditur renë Oort. Reja Oort është një mbase e madhe pluhuri solar, akulli dhe shkëmbinjsh me përmasa planetësh. Mund të imagjinohet çfarë ndodh pas përplasjes.

 

Kolapsi i vakumit të kuantit

Kolapsi i vakumit të kuantit sugjeron se shkencëtarët do të shkatërrojnë planetin. Vitin e kaluar ishte në të gjitha lajmet dhe mendohej se vakumi i kuantit mund të shkatërronte planetin. Në fakt ky është gabim, sepse ai nuk mund të shkatërrojë vetëm planetin, por gjithë universin. E mira është se vakumi i kuantit mund ta fshijë faqen nga vendi i saj në një sekond e shkatërrimi nuk do jetë i dhimbshëm.

 

Rritja e konstanteve

Në vitin 2001 fizikanët zbuluan diçka të çuditshme. Një prej konstanteve, “konstantja e strukturës së përsosur” duke se po zmadhohet gjithnjë e më shumë. Kjo nxiti një debat masiv në fizikë, i cili vazhdon sot e kësaj dite, ndërkohë që ka të dhëna se konstante të tjera po lëvizin. Kjo do të thotë se universi mund të marrë fund. Të gjithë yjet të shuhen në sekonda dhe gjithçka të errësohet. Shumë gjëra të çuditshme mund të ndodhin më pas.

 

Zhdukja

Zhdukja është një prej teorive që vjen nga goja e zyrtarëve të lartë të Kombeve të Bashkuara, agjencive qeveritare dhe shkencëtarëve dhe është në disa raporte që asnjë njeri i thjeshtë s’mund t’i lexojë. Kjo thonë se në tre gjenerata bota do ketë një të tretën e popullsisë që ka tani. Dhe se do vijë duke u pakësuar. Nuk bëhet fjalë për një virus. As për ndonjë kometë. Puna është se njerëzit nuk do kenë më fëmijë. Sepse me përmirësimin e kushteve të jetesës dhe teknologjisë nevoja për fëmijë do zhduket.

 

Çështja e drithit

Çështja e drithit mund të duket shumë idiote, por merret shumë seriozisht nga shkencëtarët. Një ditë planeti jonë do mbulohet krejtësisht nga gruri. Ushqimi i vetëm do jetë buka. Drithërat do zënë vendin e çdo lloj të mbjelle tjetër dhe pyjet do kthehen në fusha të mëdha drithi e toka si pasojë do kthehet në një shkretëtirë të madhe pej drithi. Kjo për arsye se biologët besojnë se një ditë raca njerëzore do krijojë GM, nënën e të gjithë drithërave, e cila do i japë fund njerëzimit.

 

Hipoteza e “Grey Goo”

Teksa teknologjia bën progres gjithçka bëhet më e vogël. Shumë shpejt ne do hyjmë në mbretëritë e teknologjisë nano. Nanobotët do jenë robotë mikroskopikë të ndërtuar për të bërë çdo lloj detyre, veçanërisht në fushën mjekësore. Ato do jenë në gjendje të rivendosin atomet dhe të bëjnë ujë nga rëra. Por e vetmja mënyrë për t’i bërë është të përdorësh nanobotët në mënyrë që ato të kopjojnë botën. Por nëse padashur një prej tyre flaket tutje, brenda 72 orësh çdo atom në tokë do jetë kthyer në Nanobot.

 

3.Një tjetër fund i botës

 

Shpërthime vullkanike të mëdha, stuhi magnetike, rrezatime nga hapësira etj... Pas vetëm katër vjetësh në Tokë do të mbretërojë ferri, ose të paktën sipas Laurenc Xhozef, fizikan nga SHBA dhe autori i librit "Apokalipsi 2012".

Bindjet e tij bazohen në një fakt: më 12 dhjetor të vitit 2012 do të përfundojë cikli i kalendarit Maja, qytetërimi misterioz që banoi në Amerikën Qendrore nga viti 1800 përpara Krishtit deri në vitit 1450 pas Krishtit.

Për më shumë të nesërmen e asaj dite do të ndodhë solstici dimëror dhe Dielli do të pozicionohet me qendrën e Rrugës së Qumështit për herë të parë pas 26 mijë vjetësh...a duhet të shqetësohemi?

Pozicionimi astronomik nuk do të jetë i rrezikshëm, të paktën sipas shkencëtarëve që e mbikëqyrin hapësirën në vazhdimësi. Për shembull në vitin 2002 pesë planetë u pozicionuan në një vijë të drejtë në harkun e 33 gradëve pa shkaktuar asnjë pasojë në kozmos.

Ndërsa kultura Maja ishte një nga më komplekset në botë dhe shquhej për diturinë në fushën e matematikës dhe astronomisë.

Por e gjitha kjo po krijon një klimë ankthi në lidhje me vitin 2012 që kujton pak a shumë atë të vitit 2000. Kur sipas raporteve në të gjithë botën u shpenzuan rreth 300 miliardë dollarë për të ndërhyrë në sistemet informatike dhe për të parandaluar katastrofën e madhe.

Por, gjithsesi, ne jemi bijë të një apokalipsi.

Gjashtëdhjetepesë milionë vjet më parë, toka u trondit nga një kataklizëm i vërtetë.

Një meteor tepër i madh me një diametër rreth 10 km, ndezi në flakë atmosferën dhe u përplas në brigjet Yukatan (në Meksikë) duke shkaktuar një krater të gjerë më shumë se 100 kilometra dhe një re pluhuri që do ta mbulonte të gjithë tokën për vite me radhë si një perde e zezë.

Dhe përfundoi kështu epoka e dinozaurëve, reptilët e mëdhenj që për miliona vjet kanë qenë "të zotët" e planetit.

Ndërsa në atë epokë, gjitarët kishin arrinin madhësinë fizike të një qeni. Por çuditërisht ata i mbijetuan katastrofës. Dhe madje përfituan nga ajo: duke mos qenë më të kërcënuar nga zvarranikët gjigantë filluan të evoluonin derisa u bënë ata dominuesit e vërtetë të planetit Tokë.

 

Epoka e re e gurit

Edhe në ditët e sotme, siç ndodhi në vitin 1999, disa e lidhin këtë histori me Nostradamusin (Michel de Notre-Dame, 1503-1566).

Por në fakt, Nostradamusi e kishte parashikuar katastrofën edhe disa herë të tjera në shekujt e kaluar, por asnjë informacion nuk lidhet me vitin 2012.

Një hipotezë më shkencore apokalipsi është teoria e Olduvait, e formuluar në vitin 1989 nga inxhinieri Riçard Dukan, mbi bazën e të dhënave botërore mbi energjinë dhe popullsinë.

Hipoteza e merr emrin nga ultësira e Olduvait në Tanzani, duke u konsideruar si një metaforë e kohës së gurit të cilës ka mundësi që t'i rikthehemi pas vitit 2012...por hipoteza të tilla tashmë na kanë bërë tepër skeptikë, pasi të tilla katastrofa janë parashikuar që nga viti 1979 deri në 2008, por që asnjë prej tyre nuk rezultoi e vërtetë.

Por ka pasur edhe raste tragjike si "Heaven's Gate": në vitin 1997 39 persona u vetëvranë me shpresën se do të arrinin në një "nivel superior" përpara se bota të shkatërrohej.

Një bindje që thellohet së tepërmi mund të ketë rrënjë politike dhe sociale, mbi të gjitha nëse përcillet nga
persona që kanë pozicione të fuqishme.

Të influencohesh nga mendimi i një apokalipsi do të thotë ta lëshosh veten në një rrjedhë mendimesh duke mos bërë asgjë për të parandaluar. Ose mund të klasifikohet edhe si një sjellje që bën reale një profeci.

 

4. Fundi i një cikli prej 5125 vitesh

 

Majat ishin matematikanë të zotët (njihnin mirë konceptin e "zeros") gjithashtu edhe astronomë të shkëlqyer, pasi eklipset i llogarisnin me saktësi.

Ndërsa për të matur kohën ata përdornin tre kalendarë. Kishin një kalendar shumë antik i tipit fetar i quajtur "Tzolk'in", i cili numëronte 260 ditë (ndarë në 13 muaj me nga 20).

Pastaj ishte dhe një kalendar që ndiqte stinët dhe zgjaste 365 ditë. Dhe i treti ishte një kalendar që numëronte një periudhë prej 5125 vjetësh. Kështu si në kalendarin grek që numëroheshin vitet nga fillimi i Lojërave të para Olimpike ose ai romak ku numërimi fillonte nga themelimi i Romës, edhe kalendari mitik i Majave fillonte nga një ditë e caktuar që ndoshta përfaqësonte një ngjarje të rëndësishme, ndoshta ajo që për ne është viti 3113 përpara Krishtit.

Ky kalendar përfundon në vitin 2012, por ndoshta ky nuk mund të jetë një fund i keq, pasi për Majat përfundimi i një cikli të caktuar do të thoshte një festë e madhe.

 

Fundi i kohës

Një nga Piramidat e Majave në Meksikë (qendra korrespondon me yllin polar). Majat ishin astronomë të zotët...dhe kalendarët e tyre përfundojnë në vitin 2012.

Sipas disa të thënave antike, "Roma dhe bota do të ishin të sigurta derisa Koloseu të qëndronte në këmbë".

Dikush profetizoi datën dhe më pas me mijëra pelegrinë shkuan te Papa për të larë mëkatet.

 

28.10.1992

Ati i përnderuar Le Jang Lim i Kishës Misionare të Tamit në Korenë e Jugut, tha se Krishti do të merrte 144 mijë të besuarit e tij në mesnatën e kësaj dite për t'i shpëtuar nga katastrofa e madhe. Më shumë se 100 mijë persona u prezantuan në rreth 200 kisha fundamentaliste. Por Le Jang Lim u arrestua për shfrytëzimin e 4 milionë dollarëve që kishte mbledhur nga dhurimet e besimtarëve.

7.1999

Një parashikim i dytë për fundin e botës nga ana e Nostradamusit

11.1999

U hodh hipoteza se një eksperiment i fizikës atomike në laboratorët nacionalë të Brokhaven në SHBA mund të shkaktonin një vrimë të zezë që mund të shkatërronte Tokën.

31.12.1999

Dita përfundimtare e mijëvjeçarit (sistemet informatike duhej të ishin futur në krizë)

19.1.2038

Në këtë datë është parashikuar një tjetër fund, por ky nga sistemi "Unix"

 

21 Dhjetor 2012 - Çfarë do të ndodhë?

A është e mundur të njohim të ardhmen tonë? Ka nga ata që thonë po. Ka nga ata që thonë se fati i çdo njeriu është shkruar tashmë dhe se ekzistojnë persona që janë në gjendje ta lexojnë. Por, a mund t'u besohet profetëve dhe profecive të tyre?

Nga India, në Amerikën e Jugut, nga Nostradamusi deri tek Mayat, të gjithë duket se tregonë një datë të saktë për atë që shumëkush e quan dita e Fundit të Botës: 21 Dhjetori 2012.

A është e mundur që kalendarë të ndryshëm dhe popuj të largët nga njëri-tjetri, flasin për të njëjtën datë prej mijëra vitesh tashmë? Çfarë do të ndodhë me saktësi? Sipas disave, është një sekret i shkruajtur në gur dhe i fshehur prej shekujsh.

Ka shumë mistere që janë të lidhur me numrin shtatë. 7 janë shenjat e apokalipsit, që kur të shfaqeshin të gjitha, sipas librave fetarë do të shkaktonin fundin e botës. Natyrisht, shpresojmë që kjo të mos ndodhë, Apokalipsi i Shën Xhovanit është një prej librave më të vështirë për t'u deshifruar dhe ai e ka origjinën në shekullin e parë pas Krishtit.

21 Dhjetori 2012 është një datë, e cila përkon me fundin e Kalendarit Maya. Kalendari Maya ka shumë karakteristika të ngjashme me tonat, ka javë dhe muaj që përsëriten, ka orë dhe ditë që përsëriten, por ndërkohë që kalendari ynë ka vitet që nuk përsëriten dhe, të cilët shkojnë drejt pafundësisë, vitet në kalendarin maja përfundojnë pikërisht në 21 dhjetor të vitit 2012.

Por gjëja, që të habit më shumë është se edhe në popuj të tjerë, në qytetërime të tjerë dhe në besime të tjerë fetarë parashikohet pikërisht kjo datë si dita e fundit të botës.

Megjithatë, është një zotëri që quhet Nostradamus, i cili thotë se "Kujdes! Aty nuk do të marrë fund bota, por do të ketë një zbulim të madh dhe bota do të pësojë një ndryshim të madh dhe që nga ai moment e tutje do të ketë 400 vite paqe. Atëherë, çfarë është profecia e famshme e 2012?

E premte 21 dhjetor. Viti 2012. Eshtë kjo data që profecitë e lashta e tregojnë si ditën e fundit të botës. Ka nga ata që parashikojnë apokalipsin apo Armagedonin. Por ka të tjerë që flasin për një epokë të madhe kozmike, një erë e re paqeje dhe harmonie.

Në secilin prej këtyre rasteve, shenjat paralajmëruese duket se kanë nisur të manifestohen. Dhe gjithçka që njerëzit po përpiqen të interpretojnë është e shkruar tashmë që në kohët e lashta, në gurë dhe në kalendarë të fshehtë të një populli të lashtë amerikan: Majat. Po çfarë thonë ekspertët më të mëdhenj të profecive?

Geoff Stray, autor i "2012: ekstazë apo katastrofë" thotë se, "populli i lashtë mezoamerikan i Majave kishte një kalendar jetëgjatësia e të cilit ishte 5125 vite. Fillonte në 3114 para Krishtit dhe përfundonte në 2012".

Prej kohësh ishte ngritur pyetja, se cila ishte domethënia e tij, por shpjegimi është gejtur vetëm kohët e fundit falë një profecia Maja që ishte ruajtur në fshehtësi. Një zbulim në qytezën e vogël të Tortugeros, në një send antik që mban pikërisht datën 21 dhjetor 2012 dhe e tregon pikërisht si ditën e fundit të kalendarit. Tre kalendarë përmbajnë të dhëna që tregojnë pikërisht atë ditë.

Carlos Barrios, një studiues i Majave dhe pjesëtar i grupit që merret me studimin e kalendarëve të lashtë thotë se ka hyrë në kontakt me botën e Majave përmes këshillit të të lashtëve. "janë pikërisht ata që më kanë mësuar gjithçka", thotë ai. "Më kanë bërë një Hihmajer", domethënë ai që numëron ditët. Bota e Majave nuk është zhdukur asnjëherë, ka patur gjithmonë një vazhdimësi.

Ka ende këshilla të urtësh që ruajnë sekretet e lashtë. Falë 23 viteve të kaluar në brendësi të tyre mund të pohoj se, sot kam të qartë shumë gjëra dhe se jam futur në thellësi të shumë sekreteve. Për ne, ekziston një spirale me cikle që përsëriten në mënyrë precize. Pikërisht kështu jemi në gjendje të bëjmë profecira mbi të ardhmen.

Dhe mund të them se, profecitë e Majave janë gjithmonë të sakta dhe kanë një gradë të jashtëzakonshme precizioni. Janë të shumtë shembujt. Duke filluar që nga viti 1992, ka patur një periudhë nëntë vjeçare që ka sjellë një seri ndryshimesh.

Që nga viti 2001, ka patur ngjarje të cilat i kishim lajmëruar dy vjet më herët. Si për shembull sulmi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Irak. Ne kemi bërë një studim dhe kemi qenë në gjendje të japim një datë të saktë. Edhe atentatin kundër kullave binjake e kishin paralajmëruar, pasi kishim dhënë një periudhë prej pesë ditësh, në të cilat do të kish mundur të ndodhte. Në fakt, sulmi ndodhi në ditën e pestë.

Pra, ishte parashikuar, ishte studiuar. Ne kishim profetizuar gjithashtu se, që nga gushti i vitit 2001 e tutje do të kish patur ngjarje, të cilat në fakt janë verifikuar. Kishim parashikuar që do të ndodhnin katër gjëra: Një tërmet, vrasja e një diktatori, një përmbytje e madhe si dhe një sulm kundër sistemit, një sulm terrorist".

Eshtë e sigurtë se profecitë astronomike të Majave deri më sot kanë rezultuar jashtëzakonisht shumë të sakta, si përshembull eklipsi diellor i gushtit të vitit 1999. Ai ishte parashikuar pesë mijë vite më parë, me një gabim prej vetëm 33 sekondash. Por ka edhe më.

Të njëjtat profeci mund t'i gjesh në tekstet e shenjtë të popujve të largët dhe të lashtë dhe në qytetërime, të cilët nuk kanë pasur asnjëherë kontakte të drejtpërdrejta me Majat. Si është e mundur atëherë që profeci të ndryshme të bashkërendojnë për ngjarje të ndryshme të historisë së njerëzimit?

Geoff Stray thotë se "prej vitesh, Torah përfshinte praktikisht gjithçka që ndodhte në botë. Megjithatë, kohët e fundit disa rabinë e kanë studiuar, duke vënë në përdorim një superkompjuter dhe mënyra dekodimi.

Duke zbërthyer disa mesazhe të koduar, ata kanë arritur të gjejnë aty profeci për ngjarje botërore, që kanë ndodhur realisht, si përshembull atentati kundër Itzhak Rabin, kryeministri izraelit. Eshtë zbuluar se data, emri i vrasësit dhe vendi i vrasjes kanë qenë të gjithë të koduar në të njëjtin kod të Biblës.

Këtu ka patur gjithashtu informacione edhe në lidhje me kometën që u përplas në Jupiter. Por, këtu ka edhe parashikime të tjerë në lidhje me kometa. Njëra, sipas librit thuhet se do të godasë tokën në vitin hebraik 5777, ekuivalenti i 2012".

Carlos Barros thotë se, "edhe profecitë e tibetianëve të lashtë koincidojnë në mënyrë ekzakte me ato të Majave. Flasin për një periudhë, në të cilën është i domosdoshëm ndryshimi. Por edhe kulturat e Amerikës Qendrore dhe ato të indianëve të Amerikës Veriore kishin profeci të ngjashme.

Profecitë janë ekzaktësisht të njëjta. Ka shumë koincidenca edhe me kultura të tjera, si përshembull ajo Judeo Kristiane dhe me atë islamike, me atë hindu si dhe atë kamboxhiane. Kemi të njëjtin vizion.

Të gjithë profecitë flasin për këtë cikël që po jetojmë dhe që ka nisur në 2001, e sipas të cilit do të hyjmë definitivisht në 2012. Pra, bëhet fjalë për kultura dhe për popuj që nuk janë takuar asnjëherë e që megjithatë kanë të njëjtat profeci. Pra, nuk mund të jetë një koincidencë".

Edhe fiset amerikano-latinë Opi në Jugperëndim të Shteteve të Bashkuara kanë profeci që kanë të bëjnë me fundin e botës tonë dhe hyrjen në një botë të re. Një detaj i këtyre profecive të tyre parashikon riardhjen në këtë botë të paraardhësve të tyre të lashtë, të cilët i kanë dhënë dikur jetë qytetërimit të tyre.

Ka shumë teori dhe hipoteza në lidhje me atë se, cili është ylli ngjyrë blu Kachina, i cili sipas profecive të fiseve Hopi mendohet të jetë një trup qiellor që merr forma njerëzore, i cili në mënyrë ciklike ka hyrë në sistemin tonë diellor, është larguar dhe tashmë është duke u afruar.

Ndoshta mund të bëhet fjalë për Kometën Hale-Bopp, e cila u shfaq në vitin 1997 e cila ka qenë këtu mes nesh 54 mijë vjet mëparë, gjithashtu 12 mijë vjet më parë në epokën e përmbytjes së madhe si dhe dy mijë vjet më parë në kohën e lajmërimit të ardhjes së Krishtit.

Tregues të ndryshëm të çojnë në të njëjtën datë. Por, çfarë do të ndodhte ekzaktësisht në këtë datë në këtë datë, nëse këto profeci do të rezultonin të vërteta? "Ka shumë tregues që mund të na bëjnë të mendojmë për një gjendje të re vetëdijeje", thotë Geoff Stray. "Do të ketë ndoshta një epokë të re të njerëzimit, e cila mund të jetë më optimiste me shumë gjëra të mira. Dhe 21 Dhjetori 2012 nuk do të jetë apokalipsi, apo shkatërrimi i botës".

Eshtë thjeshtë një datë, një datë precize në të cilën do të ndodhë një ndryshim, do të ndryshojë një cikël. Do të jetë një periudhë që do të karakterizohet nga shumë ndryshime në ekonomi, në shoqëri, në marrëdhënien me natyrën. Kështu, kjo botë e re do të ndryshonte mënyrën tonë të të menduarit, mënyrën tonë të të jetuarit, mënyrën tonë të krijimit të marrëdhënieve me njëri-tjetrin, që do të thotë se do të niste kështu një botë e re njerëzish të iluminuar.

Por ka edhe nga ata që besojnë se në 21 dhjetor 2012, diçka e pabesueshme do të ndodhë në planetin tonë.

Gjeologu rus, Dimitrov, ka demonstruar se sistemi diellor është duke hyrë në një zonë të re energjitike plazme të magnetizuar, e cila do të ishte shkaktare për ndryshimet që do të ndodhnin në Tokë.

Dimitrov thotë se, një gjë e tillë nuk do të kishte ndikim vetëm në klimën dhe në gjendjen magnetike të planetit tonë, por do të provokojë edhe një evolucion spontan masiv të njerëzimit, pasi këto ndryshime do të kenë efekte që do të nisin më pas të lëshojë substanca neurokimike me efekte halucinogjene.

Një numër shumë i madh njerëzish do të kenë vizione dhe përvoja paranormale.

Përtej teorive më ekstreme duket në fakt sikur që nga lashtësia na kanë dashur të na përcojnë informacione që kanë udhëtuar nëpër shekuj. Gjuha e kësaj profecie duket të jetë ajo e metaforave, e simboleve, e rrëfimeve mitologjikë, kode numra dhe figura që përfaqësojnë simbole astronomikë. Çfarë mesazhi përmbajnë? A bëhet fjalë vërtetë për fundin e botës? Dhe përse kanë përdorur gjuhën e yjeve?

Për të treguar një datë, e gjëja parë që nevojitet është një mënyrë për të shenjuar kohën. Dhe e vetmja orë që mund të përcaktojë me saktësi kalimin e kohës pa marrë parasysh konvencionet humane buron nga vëzhgimi i kohës qiellore. Ekziston një fenomen astronomik, i cili quhet Përparësi e Ekuinokseve. Eshtë ky çelësi për të lexuar të kaluarën, dhe ndoshta edhe të ardhmen tonë.

Me sa duket, popujt antikë kanë patur dije astronomike shumë të përparuara dhe sipas disave, i kanë përdorur këto për të na transferuar ne informacione si në rastin e Precedentit të Ekuinokseve, që me sa duket kanë menduar se do të ishte i pashmangshëm zbulimi i tyre nga ana jonë.

Për të kuptuar se çfarë është Precedenti i Ekuinokseve, duhet të bëjmë një hap prapa dhe të kuptojmë, se cilat janë lëvizjet që kryen toka gjatë rrotullimit të saj nëpër hapësirë. Çfarë ndodh? Dimë të gjithë që kemi një rruzull tokësor, që i vjen vërdallë Diellit dhe në të njëjtën kohë rrotullohet përreth boshtit të vet. Kjo lëvizje rrotulluese përcakton një precedent, domethënë një parathënie të ekuinoksit, krahasuar ky me pozicionin gjatë vitit pararendës.

Pasoja e parë është se ndryshojnë pikat e referimit. Pra, nëse Toka rrotullohet përreth boshtit të saj, pra boshti polar, i cili është i drejtuar për nga ylli polar, ajo çfarë ndodh është se, duke ndryshuar boshti i rrotullimit i Tokës, ndryshojnë edhe pikat e referimit dhe kështu pas 12 mijë vitesh, ylli polar që është sot referimi i boshtit të Tokës nuk do të jetë më i njëjti. Në mënyrë shumë të ngadaltë, Dielli spostohet përgjatë të 12 konstelacioneve të Zodiakut.

Atij i duhen afro 2160 vite për të përshkuar secilin konstelacion. Në fakt duket sikur yjet lëvizin me një gradë për çdo 72 vjet. Për të kryer të gjithë ciklin e 360 gradëve janë të domosdoshëm 25 mijë e 920 vite. Pra, Precedenti i Ekuinokseve është e vetmja mënyrë e matjes së kohës pa patur lidhje me konvencionet njerëzore.

Gjëja më e pabesueshme është se popuj dhe kultura që kanë qenë larg njëra-tjetrës si në hapësirë ashtu edhe në kohë kanë treguar në mënyrë të saktë fillimin e qytetërimit tonë në vitin 10450 para Krishtit, një periudhë kjo që me sa duket korrespondonte edhe me fundin e qytetërimit paraardhës, ndoshta atë të Atlantidës. Atëherë, le të bëjmë një kërcim pas në kohë dhe të shikojmë se çfarë parashikonin egjiptianët e lashtë, Majat, Nostradamusi, si dhe popullsitë që jetonin shumë kohë më parë në Kamboxhia.

Angkori është një vend në Kamboxhia, i mbushur me simbole astronomikë në dukje të pashpjegueshëm. Ai u ndërtua gjatë perandorisë së Kmerëve që sunduan në periudhën ndërmjet shekullit të 9 dhe të 15 pas Krishtit.

Por, vendosja e 72 tempujve kryesorë të Angkorit riprodhon në mënyrë besnike yjet e konstelacionit të Dragoit ashtu si këta ishin në qiell jo gjatë periudhës së perandorisë së Kmerëve, por pikërisht si ishin në agimin e ekuinoksit në vitin 10450 para Krishtit, plot 12 mijë vite më parë. Si është e mundur?

Në vitin 1984, inxhinieri belg Robert Duval, arriti në zbulimin se vendosja e tre piramidave të Gizës kundrejt Lumit Nil si dhe skema që krijohet prej diagonales që i bashkon ato është imazhi i pasqyruar i rrugës së qumështit si dhe tre yjeve të Brezit të Orionit. Sfinksi fiksonte me sy ekzaktësisht korresponduesin e tij qiellor, Konstelacionin e Luanit.

"10450 para Krishtit. Nëse llogarit dhe mban parasysh ditët dhe orët sipas yjeve të Orionit si dhe 12 hyjnive që i mbajnë, ja pra tek tregojnë ato dy pëllëmbë të shtrënguara", thuhet në Librin egjiptian të të Vdekurve. "Por e gjashta e tyre, qëndron në buzë të humnerës..."

Duke llogaritur gjashtë epoka pararendëse që nga 10450 para Krishtit në epokën e Luanit kemi Luanin, Gaforren, Binjakët, Demin, dashin dhe Peshqit.

"Me përmbushjen e të madhit numër Shtatë do të ndodhë në kohën e Lojërave të ekatombit jo shumë larg nga epoka e madhe e mijëvjeçarit, që të vdekurit do të ngrihen nga varret e tyre", paralajmëronte Nostradamus.

Kështu që, mitologjia përmban tregues që kanë të bëjnë me fundin astronomik të periudhës së Peshqve dhe hyrjen në epokën e Akuariumit. Eshtë periudha që jemi duke jetuar tani.

Megjithkëtë, nuk është e lehtë të përcaktosh se, në cilin moment ekzakt duhet të ndodhë kalimi nga njëri konstelacion në tjetrin. Sepse, gabimi qoftë edhe me një gradë të vetme korrespondon me plotë 72 vite.

Një datë shumë e saktë është ofruar nga njëri prej qytetërimeve më të zhvilluar të së kaluarës, Majat. Kalendari i tyre ishte në gjendje që të parashikonte fenomene astronomikë si eklipset, ciklet hënorë, cikli i Venerës dhe me një precizion të jashtëzakonshëm.

Po cila është pika qendrore e gjithë kësaj profecie magjepsëse? Kemi parë se si popuj të ndryshëm kanë treguar vitin 10450 para Krishtit si kohën e fillimit të qytetërimit tonë. Por duhet të dimë se, kanë treguar edhe një fund të këtij qytetërimi. Një fund, i cili i bie të jetë pak a shumë në këtë epokë. Por ka një kalendar, pikërisht ai i Majave që duket se tregon një ditë të saktë: 21 Dhjetor 2012.

Vëmendja e madhe e demonstruar për raportet ndërmjet ngjarjeve hapësinore dhe atyre që ndodhnin në Tokë buron nga përdorimi i një kalendari: Numërimi i Gjatë. Ky i referohet një cikli ditësh të përllogaritura, duke filluar që nga Krijimi, apo më saktë që nga momenti kur, sipas Majave nisi epoka jonë: 13 gushti 3140 para Krishtit. Majat kishin llogaritur se epoka aktuale do të përfundonte pas 13 ciklesh me nga 140 mijë ditë: 12 Dhjetor 2012.

Për këtë gjë është diskutuar shumë kohët e fundit, sepse në vitin 2012 përfundon një cikël Maja. Përtej kësaj date nuk ka parashikime të tjerë dhe kjo ka bërë të mendohet se ndryshimi do të jetë jo vetëm për majat, por për të gjithë njerëzimin.

21 Dhjetor 2012. Çfarë tregon në të vërtetë kjo datë? Çfarë do t'i ndodhë njerëzimit? Udhëtimi që është kryer deri më sot nga njerëzimi ka nisur në vitin 10450 para krishtit, që i korrespndon epokës pararendëse të Luanit.

Sipas treguesve të fshehur në mitologji, njerëzimi duhet të përballohet me një moment shumë të rëndësishëm që do të ndodhë në periudhën mes fundit të epokës së gjashtë dhe nisjes së epokës së shtatë pararendëse.

"Kur ëngjëlli hapi shenjën e shtatë, ai pa që ndodhi një tërmet i fuqishëm, dielli u bë i zi si një thes me qime kali, Hëna u bë e gjitha e ngjashme me gjakun, yjet e qiellit u shembën në tokë, ashtu sikurse kur një pemë fiku e shkundur nga stuhia lejon të bien fiqtë e papjekur. Qielli u tërhoq në rrotullim e sipër dhe të gjithë malet dhe ishujt u zhvendosën nga vendi i tyre", thuhet në apokalipsin e Shën Xhovanit.

 

Po si do të jetë toka pas 21 dhjetorit 2012?

Disa studiues janë përpjekur që të imagjinojnë se si do të ndryshone Planeti ynë në vijim të tronditjeve dhe katastrofave të mëdha. Futurologu Gordon Michael Scallion, duke u bazuar në skenarë shumë kompleksë ka arritur madje të realizojë një hartë të re të mundshme të botës.

Kontinentet nuk do të kishin më të njëjtat forma dhe konture si sot, ishuj të rinj do të dilnin prej oqeaneve, ndërkohë që zona të tëra do të zhdukeshin.

Pothuajse e gjithë Evropa do të mbulohej nga uji. Në Itali përshembull do të mbeteshin vetëm disa zona Alpine dhe të Apenineve.

Ndërsa, Sardenja dhe Korsika do të formonin një ishull të vetëm të madh të Mesdheut. Kontinenti afrikan do të mund të ndahej në tre pjesë, ndërkohë që do të duhej të dilte në sipërfaqe një zonë e madhe në Oqeanin Atlantik, Atlantida legjendare.

Bregu perëndimor i Amerikës së Veriut do të fundosej tërësisht. Amerika e Jugut do të ndryshonte në mënyrë rrënjësore formën e vet. Në Azi, Kina, Japonia dhe juglindja aziatike do të zhdukeshin krejt. Brigjet e sotëm të Australisë do të përmbyteshin.

Pra, një hartë e re dhe e pabesueshme e botës duket të marrë jetë nën sytë tanë, duke ndjekur teorinë e Scallion.

Por, gjithsesi ne nuk duhet të harrojmë se shpesh herë, kur teoritë bëhen kaq ekstreme, kjo do të thotë se e vërteta është ndoshta ende shumë larg.

Në çdo rast, mbeten ende shumë pak vite deri në 2012, për të zbuluar sekretin e këtyre profecive të lashta, mjafton të presim. Me shpresën që të kenë të drejtë studiuesit e lashtë të Majave, që thonë se na pret një epokë e gjatë paqeje dhe qetësie.

 

21 Dhetor 2012 Fundi i Botës, apo një fillim i ri?

A është e mundur ta dimë ardhmërinë tonë? Disa thonë po, e disa të tjerë thonë që adhmëria e cdo njeriu është e shkruar dhe se ka njërëz që janë në gjendje ta lexojnë atë akoma pa ardhur… Por a mund tu besojme Profetëve dhe parashikimeve të tyre?

Nga India në Amerikën e Jugut, nga Nostradamusi, e populli Maya, të gjithë duket se e kane një datë precize., atë që shumica e quajn "Fundi i Botës" e që do të ndodh në ditën e premte 21 dhjetor 2012.

A është e mundur që kalendar të ndryshëm dhe popuj të largët të precizohen para mira vjetësh mu në këtë datë? E çfare do të ndodhë saktësisht?

Disa mendojnë që është nje sekret i shkruar në gurë, dhe I fshehur me shekuj.

Ti referohemi pra, kalendarit të popullit Maya i cili përfundon më 12dhjetor 2012. Kalendari Maya ka shume karakteristika, i ngjajshem sikur se i yni, i ka javët që përsëritën, muajt që përseritën një ashtu edhe orët e ditës qe përsëriten.

Përderisa kalendari ynë i ka vitet që nuk përsëritën dhe vazhdon pa fund, kalendari i popullit Maya përfundon më 21 dhjetor 2012.

Një gje e cuditshe sepse edhe popuj të tjerë, besime dhe fe të ndryshme thone që ne këtë datë do tëjetë Fundi i Botës. Mirepo është një zoteri që quhet Nostradamus që thotë "Kujdes aty nuk do të jëtë fundi mirepo do të ketë një ndryshim të madh, që Bota jonë nga ajo datë do ti ketë 400 vjet paqe dhe harmoni që nuk i ka pasur kurr më parë".

Ajo që është më se e quditshme është që edhe popuj dhe Parashikues të ndryshum pa pasur kurre kontakte me popullin Maya e kane hudhë këtë datë si fundi apo fillim i një epoke të re për Botën tonë.

Populli Maya kishte një kalendar që zgjat 5125 vjet ka filluar 3114 para lindjës së Krishtit (Isait a.s.) dhe do të përfundoj në vitin 2012. Qe një kohë experte të ndryshëm do të eksplorojne se çfar do të thotë realisht kjo?

Parashikimet Maya ishin shum të sakta duke filluar me vitet tona që nga viti 1992 ka pasur një seri të ndryshimeve në Botë nga 2001 kan ndodhur ngjarje që kane ndryshuar edhe më shume botën tonë.

Maya dhe studiuesit e kalandarit të tyre e kishin parashikuar luftën në Irak dhe fundin e një diktatori, pastaj sulmin në Kullat Binjake 5 dite para se të ndodhte dhe në ditën e peste kishte ndodhur sulmi në New York.

Ishte parashikuar edhe uragani Katerina dhe katastrofa në Oqeani. Parashikimet Maya deri mësot kan treguar një precizitet të jashtezakonshëm p.sh. eklipsi i Diellit i 19 gushtit të vitit 1999 ishte parashikuar 5000 vjet më pare me vetëm 33 sekonda gabim.

Ne kalendar dhe libra të ndryshme të popujve të lashte ekzistojne disa kode që për më tepër quhen kode sekrete, në këto kode ishte shkruar edhe ndryshimi në të keq i popullit hebre dita, data dhe emir i vrasësit të kryeministrit Izraelit Isaak Rabin.

Cikli i sistemit tone diellor si dhe mbare galaksia e bënë një rotacion që zgjat 5125 saksisht aq sa zgjat kalandari Maya e që kjo të tregon se sistemi yne ka filluar ciklin para 3114 viteve dhe do te përfunoi ne dhjetorin e viti 2012.

Katastrofat në universin tone janë të pa shmangshme dhe shume studiues dhe te ditevet të sotme kane mendime te ndryshme lidhur me daten dhe kalendarit e popullit Maya disa thone që do te godas një meteorit token tonë i cilili me ndryshimin e ciklit do te gjindet në linje te drejt me tokën tonë, disa të tjere thone se harta aktuale e botes do te pesoj ndryshime katastrofike duke perfshire tërë Europen me uje dhe vetem zonat alpine te mbetura.

Lidhur me këtë Gazeta "Java" i ka anketura disa qytetar rasti në Milano të Italise që këtyre ditëve të fundit po thuaj cdo televizion dhe radio italiane e kishte në progorame e dokumantare të ndryshme këtë temë.

Lidhur me pyetjen se cfare mendojne per Vitin 2012 dhe fundin e botës: Marku nga Milano Pergjigjet:" Populli Maya ose kane qene gjenial… Ose të ardhur nga jashtë tokësorët (Aliena) ose ose Jezu Kirishta të tërë universit, të ardhur nga një etni superiore nga kjo e jona për të na treguar rrugën e vërtete. Apo kush e di se cfar tjetër, askush akoma me qartesi nuk di gjë, mbetet të presim edhe 3 vite dhe të shikojm se cfar do të ndodh?

Antonella: Ngjarjet veq se kane filluar kriza ekonomike, financiare e ka kapluar tërë Botën, unë mendoj se do të ketë nje fillim të ri, fundi i eres së naftes dhe fillimi i erës së bicikletave?

Carlo: Më pëlqen të besoj se do të këtë një fillim të ri paqesor dhe ku të gjithe do të jemi të barabarte?

Sandra: Nuk besoj shum në parashikime por edhe nëse do të jetë fundi i Botes do të gëzohem sepse do të jetë edhe fundi i hajnive dhe kontrabandave politike ne tërë Botën…

Parashikimet Maya nuk precizojne fundin e Botës por një fillim të ri të paqës, harmonise dhe lumturise.

Sido qe te jete deri në vitin 2012 mungojn vetëm pak vite, për ta zbuluar sekretin e këtyre parashikimeve antike mjafton të presim, dhe të shpresojm se Nostradamusi dhe Parashikuesite antike Maya kishin të drejte në thënien : "Do të na pres një epoke e paqës dhe lumturise".

 

Çfarë do të ndodhe në dhjetor 2012 ?

Shumë njerëz kanë dijeni për kalendarin e fisit Maja, por jo të gjithë e kuptojnë se çfarë do të thotë ai ose si funksionon. Ky kalendar përfundon më 21 dhjetor 2012. Çfarë do të thotë kjo? Ata që i njohin fisin maja dhe saktësinë e tyre të habitshme në parashikimin e gjërave, kanë arsye të tremben.

Majat kishin një mënyrë shumë të saktë të të kuptuarit të sistemit diellor, mënyrën se si rrotullohet dhe se si këto cikle ndikojnë në botën tonë shpirtërore. Më domethënësi nga këto cikle është ai që ka lidhje me profecitë e vitit 2012. Më poshtë ne do të shpjegojmë detajet kryesore të profecisë dhe tranzicionin e vitit 2012.

Majat dinin që dielli, ose Kinich-Ahau si e quanin ata, sinkronizohet me qendrën e galaksisë. Nga kjo qendër e galaksisë, dielli merr një "shkëndijë" drite që e bën të shndrisë me më shumë intensitet, duke prodhuar atë që shkencëtarët e quajnë "shpërthim diellor" që ndryshon edhe fushën magnetike të diellit. Majat thonë se kjo ndodh çdo 5125 vjet dhe shkakton një zhvendosje të rrotullimit të tokës.

Majat mendojnë se procese universale, si "frymëmarrja" e galaksisë, janë cikle që nuk ndryshojnë asnjë herë. Ajo që ndryshon është vetëdija e njerëzve që kalojnë përmes kësaj, gjithmonë në një proces në kërkim të perfeksionit.

Bazuar në vëzhgimet e tyre, Majat, parashikuan që nga data e nisjes së civilizimit të tyre që është viti 3113 Para Krishtit, një cikël do të përfundonte pas 5125 vitesh. Llogaritë tregojnë se data do të jetë 21 dhjetor 2012.

Në këtë datë dielli do të marrë një rreze të fortë nga qendra e galaksisë. Do të ndërrojë polaritet duke prodhuar një ngjarje kozmike.

Civilizimi maja ishte në ciklin e pestë të diellit dhe besonte se para tyre kishin qenë edhe katër civilizime të tjera, të cilat u shkatërruan nga katastrofa të mëdha natyrore. Ata besonin se çdo cikël ishte thjesht një nivel në vetëdijen kolektive të njerëzimit.

Në kataklizmin e fundit të Majave, civilizimi u shkatërrua nga një përmbytje e madhe e cila la shumë pak të mbijetuar. Këta të mbijetuar ishin paraardhësit e tyre.

Ata besonin se duke njohur fundin e ciklit të tyre njerëzimi do të përgatitej për atë që do të ndodhte në të ardhmen dhe për këtë do të ruajnë speciet dominuese që të vazhdojnë racën njerëzore.

Ata mendojnë se ndryshimet që do të vijnë do të lejojnë njerëzit që të kërcejnë një kuant më shumë në rrugën e evolucionit e vetëdijes për të krijuar një civilizim të ri që do të tregojë harmoni dhe madhe dhe dhembshuri për të gjithë njerëzimin.

Profecia e parë flet për "Kohën e jo-kohës", një periudhë prej 20 vitesh, të cilët janë 20 vitet e fundit të ciklit prej 5125 vitesh të diellit. Kjo periudhë është nga vitit 1992 deri në 2012 dhe ata e quajnë Kat..n. Majat kanë parashikuar që gjatë këtyre viteve erërat diellore do të bëhen më të forta dhe do të shihen në diell. Kjo do të jetë një kohë e arritjeve të mëdha dhe shanseve të shumta për njerëzimin.

Sipas Majave, këto ndryshime do të ndodhin në mënyrë që njerëzimi të kuptojë si funksionon universi në mënyrë që të ngrihet në një nivel superior duke lënë pas materializmin sipërfaqësor dhe të çlirojë veten nga vuajtjet.

Majat thonë se shtatë vjet pas nisjes së Kat..n, pra në 1999, ne do të hyjmë në kohën e errësirës e cila do të na detyrojë të konfrontohemi me sjelljen tonë. Profecitë e Majave thonë se nisja e kësaj periudhe do të shënohet nga një eklips diellor më 11 gusht 1999.

Kjo do të përkojë edhe me rreshtimin e paprecedent të të gjithë planetëve në një linjë dhe është nisja e periudhës 13 vjeçare, e cila është edhe mundësia e fundit për njerëzimin të kuptojë ndryshimet që po vijnë në një moment për rigjenerimit shpirtëror. (Të mendosh që majatë e kishin parashikuar saktësisht eklipsin e 11 gushtit 1999 që 5 mijë vjet më parë, kjo nuk është pak.

Për Majat çdo gjë është e numëruar dhe koha e 13 numrave të shenjtë nisi në gusht 1999. Ata parashikuan se bashkë me eklipsin, forcat e natyrës do të vepronin si katalizatorë të ngjarjeve duke i përshpejtuar me një forcë aq të madhe sa njerëzimi do të ndihet i pafuqishëm përpara tyre. Gjithashtu, teknologjia ku ne besojmë aq shumë do të nisë të dështojë.

Ne nuk do të jemi më të aftë të mësojmë nga civilizimi ynë në mënyrën se si jemi organizuar në shoqëri. Ata thonë se zhvillimet tona të brendshme shpirtërore do të kërkojnë një vend dhe mënyrë më të mirë për të vepruar.

Profecitë e para janë marrë nga studimi i diellit. Majat zbuluan se i gjithë sistemi diellor lëvizte, se edhe universi ynë ka ciklet e tij, përsëritet në periudha që nisin dhe mbarojnë si dita dhe nata. Sipas Majave, dielli ynë dhe të gjitha planetët rrotullohen në cikle drejt qendrës së galaksisë, dritës qendrore të galaksisë. Një sistemi diellor i duhen 25.625 vjet që të bëj një cikël të plotë të elipsit dhe kjo quhet një ditë galaktike.

Cikli është i ndarë në dy gjysma, të ngjashme me natën dhe ditën. Pjesa në gjysmën më pranë dritës qendrore është dita e sistemit tonë diellor dhe pjesa tjetër është nata. Secila ditë e secila natë zgjasin nga 12800 vjet.

Majat zbuluan se çdo cikël i madh ka ciklet e vogla që mbajnë karakteristika të veçanta. Një ditë galaktike ndahet në pesë cikle me nga 5125 vjet secili.

Profecitë e Majave thonë që në vitin 1999 ne nisëm të dalim nga fundi i ciklit të pestë, i cili filloi në vitin 3113 Para Krishtit dhe ne gjejmë veten tonë në mëngjesin e ditës galaktike.

Në këtë pikë ne dalim nga errësira dhe jemi gati për të hyrë në dritën e galaksisë në vitin 2012. Ata thonë që në fillim dhe në fund të këtyre ditëve, pra çdo 5125 vjet, drita qendrore e galaksisë lëshon një reze të fortë dhe të shndritshme.

Dhe nga ky shpërthim drite sinkronizohen të gjitha planetët me diellin. Majat e krahasojnë këtë shpërthim me pulsin e universit, i cili rreh çdo 5125 vjet, ky puls shënon fundin e një cikli dhe fillim e një cikli tjetër. Pulsi zgjat 20 vjet dhe këtu kthehemi tek "Koha e jo kohës".

Është një periudhë zhvillimi, e shkurtër por shumë intensive, brenda cikleve të mëdha ku ne na jepen mundësi të mëdha por edhe hidhemi në erën e re të evoluimit si individë dhe si njerëzim.

Kalendari i majave është i përpiktë. Ndaj misteri i madh majave përmblidhet në pyetjen: Pse ata e kanë ndërprerë kalendarin e tyre në dhjetor 2012?

 

Çfarë ndodh në krishtlindjet e 2012

sipas interpremtimit të Majave

Pak ditë përpara krishtlindjeve 2012 qielli ndahet nga dielli dhe toka e thatë nis të rritet. Oqeanet i përgjigjen ndryshimeve tektonike dhe në këtë moment nis përmbytja e madhe e tokës. Era e re e njerëzimit kthehet nga dominim në mbijetesë.

Data e saktë e kësaj ngjarjeje është 21 dhjetor 2012. Hëna do të jetë tetë ditë e vjetër dhe do të jetë muaji i tretë hënor nga një seri prej gjashtë.

Duke u bazuar mbi kalendarin e Maya-ve, epoka aktuale e Floririt (e pesta), do te mbaroje ne 21/12/2012. Kater epokat e perpareshme (e Ujit, e Ajrit, e Zjarrit dhe e Tokes) paskan perfunduar duke shkaktuar ndryshime te medhaja ambientale.

Sipas shume kerkuesish, kataklizmat qe karakterizojne fundin e epokave Maya u shkaktuan nga nje ndryshim drejtimi te fushes magnetite te Tokes, si rrjedhoje e spostimit te boshtit te planetit.

Faktikisht, Toka here pas here paska ndryshime ne perkuljen e boshtit ne krahasim me planin oval te sistemit diellor. Si pasoje e kesaj provokohen skenare apokaliptike, qe jane pershkruar nga studiuesi i Historise Immanuel Velikvosky ne librin e tij “Earth in Upheaval”.

“... Nje termet do te degjohet ne te gjithe Boten. Ajri e Uji do te levizin me vazhdueshmeri si per inerci, Toka do te pershkohet nga Uragane e deterat do te mbulojne kontinentet… Temperatura do te behet shume e larte e shkembinjte do te lengezohen, vullkanet do te behen aktive, llava do te eci e do te mbuloje carjet e tokes te krijuara nga thatesira, duke mbuluar keshtu hapesira te medha. Neper fusha do te dalin male qe do te vazhdojne te zgjaten duke ia kaluar atyre ekzistuese e duke shkaktuar ndryshime te panumerueshme.

Liqenet do te ulen dhe pak e nga pak do te zbrazen, lumenjte do te ndryshojne rrugen e rrjedhjes, nje pjese e madhe e fushave bashke me njerezit qe jetojne ne to do te mbulohen nga deterat. Pyjet do digjen nga zjarret e pemet do te hiqen nga toka nga stuhite e uraganet… Deti, i braktisur nga ujerat do te kthehet ne shkretetire. Nqs spostimi i boshtit do te shoqerohet me nje ndryshim ne shpejtesine e rrotullimit, ujerat e oqeaneve do te spostohen nga equatori neper pole duke ndryshuar keshtu edhe vendodhjen e tokes nga nje pol ne tjetrin.

Spostimi i boshtit do ndryshoje klimen ne cdo vend…
Ne rast te nje spostimi te shpejte te boshtit tokesor, shume lloje kafshesh ne toke e ne det do te shkaterrohen e qyteterimi, nqs do te ekzistoje akoma, do te jete ne stadin me primitiv”.

Hipoteza e Velikovskyt, ka te beje me fundin e jetes ne planetin Toke.

Per personat qe s’kane dijeni mbi Fiziken, mund te duket si e tepert thote historiani, duke shtuar qe ne univers ngjarje te tilla jane te perditshme. Absurditeti eshte qe te gjitha keto merren si natyrore. Ajo qe s’eshte natyrore eshte besimi qe keto ngjarje jane te pamundura.

Velikovsky perfundon arsyetimin e tij duke thene qe profetesia e perfundimit te epokes se peste vjen nga nje llogaritje e kthimit te fushes magnetike tokesore, e parashikuar per ne 2012.

Keshtu dhe disa studiues americane mendojne se qyteterimi Maya u shkaterrua per shkaqe natyrore, si ajo e ngritjes se temperatures se tokes. E sipas tyre keto fenomene jane ciklike.

Edhe se jo drejt per drejt, kjo profeti, eshte vleresuar nga dosjeja e paraqitur nga Pentagoni ne 2003 sipas te cilit ne 2020 parashikohen katastrofa kolosale qe do te prishin gjendjen e tanishme te planetit nga ngritja e temperatures.

Sipas disa studimeve te sotme, gjithcka le ne besimin qe toka ciklikisht ka nje lloj rifillimi nga zeroja te gjithckaje, duke nisur nje epoke te re. Shume studiues mendoje se jemi afer kesaj ndodhije.

Sidoqofte, si perfundim mund te them qe, profetesite mbi fundin e njerezimit jane te panumerueshme: ka nga ata qe parashikojne shekndija e zjarr nga qielli, apo nga ata qe parashikojne termete e katastrofa natyrore, te tjere perplasjen e nje meteoriti, dikush tjeter flet per luftra nukleare te cilave raca njerezore nuk do t’i mbijetoje ose te pakten do te shpetojne vetem disa qe e kane merituar mbijetesen, “te rizgjuarit”.

 

Qyteterimi Maya beri arritje shkencore te rendesishme…

Per te numeruar vitet, perdorte yjet e planetet: “Numerimi i madh”, bazohej ne levizjet e planetit Venus. Ata e ndane kohen ne nje seri ciklesh qe fillonin me lindjen e Venusit. Cdo cikel zgjaste 1 milion e 872000 dite. Cikli qe po jetojme tani ka filluar ne 13 gusht te vitit 3114 para lindjes se Krishtit e do te mbaroje ne 21 dhjetor te 2012 pas Krishtit.

Maya-t ishin shume te sigurte mbi ciklin aktual edhe ishin te bindur qe ishte cikli i fundit. Kur bota te kete kompletuar kete cikel, thonin, do te mbaroje nepermjet permbytjeve te medha, termeteve e zjarreve: nje skenar shume i ngjashem me profetesite e Testamentit te Ri.

...Ne syte tane cdo dite ka luftra (mendoni qe kemi arritur deri ne piken sa te luftojme per te arritur paqen!),.. vullkanet duken sikur jane zgjuar pas shume e shume kohe gjumi, termetet e ngritja e nivelit te detit levizin edhe zemren e njerezve. Shohim me vazhdueshmeri shira e tufane qe duket sikur pastrojne dicka te ndotur... Kurse Toka mer cdo dite racionin e saj te ndotjes, me mbeturitat e skartimet industriale. Po shkaterrojme harmonine natyrore.

Qe klima ka ndryshuar e dime te gjithe, edhe se shpesh bejme sikur nuk ka ndodhur asgje.

Temperatura po rritet e nuk shqetesohemi edhe aq shume, e kjo rritje shkakton shira te keqija me pasoja tufanesh, vorbulla ajri, termete e keshtu me rradhe...

Ne shume Fe ka profetesi qe jane te mendimit qe jemi duke jetuar nje periudhe disi te veshtire, qe ka te beje me kalimin e njerezimit drejt nje epoke te re... Maya-t, dicka qe kemi njohur qe ne 1500 me sundimin spanjoll, e kane parashikuar te gjithe kete, sepse cdo gje eshte e shkruajtur. Duke bere nje studim shkencor e fetar mbi funksionimin e universit kane arritur te lexojne ne ligjet e palevizshme te kozmosit duke zbuluar keshtu efektet dhe shkaqet.

Cilat jane efektet qe ne i shkaktojme Tokes, galaktikes, kozmosit, me sjelljen tone e cilat jane efektet e levizjes se planeteve mbi sjelljen tone? Ajo qe nuk kuptojme eshte se si nga nje kalendar mund te zbulohet e gjithe kjo?

 

Atehere le te shpjegojme per nje moment

se cfare dmth kalendari per Maya-t

Kalendari keshtu si e njohim ne sot, keshtu sic na ka ardhur, eshte domozdoshmerisht arritja e nje lloj tipi culture e shekullit te pare p.l.K., ndermjet viteve 50 e 100 para Krishtit. E pothuajse me siguri sipas eksperteve, nuk kane qen Maya-t ata qe e kane krijuar por Tolteket, nje popull qe vinte nga Veriu edhe se nuk dihet me saktesi se nga, e mbase kishin njohur edhe qyteterime te tjere!

Ky kalendar eshte shume i sakte, i bere nga prifterinj qe ishin edhe astronome, filozofe e shkencetare, sa qe eklipsi diellor i 11 gushtit te vitit 1999 u shfaq vetem me 33 sekonda me vonese ndaj kohes se parashikuar nga Maya-t, parashikim i bere rreth 3000 vjet p.l.K.Kalendari Maya perbehet nga 9 elemente kryesore: Dita qe quhet Kin, qe emeronte edhe Diellin dhe priftin diellor, dmth dicka te afert, te nxehte e qe jep jete.

Cdo dite ka nje emer te ri e prandaj ka disa Kin. Pastaj jane Uinalet, muajt: jane te perbere nga 20 dite plus nje muaj shtese i perbere nga 5 dite per te arritur ne 365. nuk i shtonin nje dite nje muaji sic bejme ne cdo 4 vjet, nuk ekzistonte viti bizestil pra.

Pastaj ishte Tun qe ka te beje me vitin e perbere nga 365 dite, ndersa katun qe ka te beje me 20 tun, pastaj kemi baktun, karaktun qe shumezohen gjithmone me 20, kinciltun e deri sa arrinin tek autun. Me pas shtonin disa modifikime te vogla, ne menyre per te pasur nje kohe precize mbi stinet dhe oraret, keshtu qe viti te llogaritej me saktesi.

Ne fakt asnjehere me pare nuk eshte dhene nje parashikim i sakte per dicka qe mund te ndodhe ne planet. Pra 21 dhjetori i 2012 do te jete nje dite qe do pritet nga mbare bota si DOOMSDAY (dita gjykimit). Fiset indiane e parashikojne kete eveniment si nje ylber paqeje qe do kaloje ne toke edhe dashuria dhe lumturia do mbizoteroje ne toke.

Shume te tjere e paraqesin kete ngjarje si nje dite te tmerrshme per njerzimin, por e verteta e sigurte nuk do merret vesh pervecse ne diten 21 dhjetor 2012.. deri atehere PRESIM.

 

A do te kete fat ndokush

t'i shpetoi kesaj katastrofe te pashmangeshme..?

Mund të kishte qenë një skenë nga një film i Hollywood-it me fatkeqësi natyrore: një ish-astronaut i NASA-s tund para syve të të gjithëve një raport, i cili u bën thirrje Kombeve të Bashkuara që të ndërmarrin veprime urgjente me qëllim që të shmanget një katastrofë globale.

Por nuk ishte një takim si në filma. Në një mbledhje të zhvilluar në Vienë, Austri në nëntor të vitit që kaloi, ish-astronauti Rasëll Zhvaikart, u tha zyrtarëve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara se duhej që të ndërmerreshin menjëherë hapa të mëdhenj dhe emergjentë për të përballuar vetë rrezikun që shkaktojnë impaktet kozmikë.

Sipas një studimi ekspertësh që u prezantua në takim, një përplasje me një të ashtuquajtur Objekt Pranë Tokës - një prej mijëra copërave të mëdha të objekteve që vijnë në orbitën e Diellit shumë pranë Tokës - mund të shkaktojë "shkatërrim të tmerrshëm", duke bërë të duken si hiçgjë fatkeqësitë natyrore që jemi mësuar të shohim shpesh.

Jo shumë kohë më parë, komente të tillë do të ishin vënë në lojë prej komunitetit shkencor dhe do të konsideroheshin prej tij si paranojë thuajse fetare. Por jo më. Të parit e Tokës si një parajsë kozmike, që është formësuar prej proceseve të ngadaltë e të qendrueshëm të gjeologjisë, është hedhur në erë prej provave se planeti ynë vuan rregullisht nga katastrofa të një madhësive të tillë, që deri tani kemi menduar se u përkasin vetëm miteve dhe legjendave të lashtësisë.

Që nga dorëshkrimet e Babilonisë, deri tek kronikat e Epokës së Errët, përshkrimet e fatkeqësive që godasin me pasoja shkatërrimtare kanë qenë prej një kohe shumë të gjatë karakteristika të rrëfimeve për historinë e hershme të Tokës. Shumë përshkruajnë zjarre që bien si shi prej qiellit.

Legjenda e Gilgameshit, e cila e ka burimin në Mesopotaminë e 4000 vjetëve më parë, përshkruan se si "shtatë gjykatësit e ferrit" ngritën pishtarët e tyre, duke ndezur flakë të gjithë Tokën dhe dërguan një stuhi, e cila e shndërroi ditën në natë. Duke shkruajtur më shumë se 2000 vite më vonë, kleriku britanik i Epokës së Errët, Gildas, përshkruante "një zjarr që zbriti nga qielli" aty rreth vitit 441 pas Krishtit, që bëri errësimin total të qiejve dhe shkaktoi migrim të njerëzve nga Anglia, me tokën që mbante shenja të shkatërrimit edhe një shekull më vonë.

Këndvështrimi dramatik për historinë e Tokës, që shfaqet sot, vështirë se mund të jetë më i ndryshëm nga ai i akademikëve dhe studiuesve modernë, qoftë edhe ata të një periudhe të afërt si vitet '80. Për shekuj të tërë, ideja e ngjarjeve kozmike që ndikojnë në jetën mbi Tokë shihej si një herezi nga Kisha, e cila i konsideronte katastrofat si provë të ndërhyrjes hyjnore dhe po kështu edhe nga establishmenti shkencor, i cili e injoronte duke e konsideruar thjeshtë supersticion.

Megjithatë, gjatë njëzetë viteve të fundit, pesha e dukshme e provave ka konfirmuar realitetin e katastrofave të dërguara prej qiejve - dhe ka zbuluar se sa pranë tyre jemi afruar në të kaluarën - siç është rasti i incidentit Tunguska 100 vjet më parë.

Dyshimet se "mitet" e katastrofave globale duhet të merren seriozisht, e kanë në fakt origjinën që në agimin e vetë shkencës moderne, në shekullin XVII. Në vijim të botimit të ligjeve të lëvizjes së Njutonit, si dhe gravitetit universal në vitin 1687, astronomi britanik Edmond Hallej, vendosi që t'i zbatojë këto ligje për misterin e kometave.

Duke studiuar të dhënat e shfaqjes së tyre, Halley argumentoi se kometat e shndritshme të viteve 1456, 1531, 1607 dhe 1682 kanë qenë në fakt e njëjta kometë, që ka ndjekur një orbitë shumë të madhe eliptike përreth Diellit në përputhje me Ligjet e Njutonit. Por Hallej vërejti edhe diçka tjetër: një kometë që përshkonte orbitën e Tokës mundet që një ditë të përplaset me ne, me pasoja ndoshta shkatërrimtare.

Në dhjetor të vitit 1694, Hallej mbajti një leksion në Shoqërinë Mbretërore të Londrës, në të cilin ai deklaroi se Përmbytja e Madhe biblike mund të jetë shkaktuar prej impaktit të një komete. Ai madje argumentoi se veçori të tilla, si për shembull Deti Kaspik, mund të jenë shkaktuar prej ngjarjeve të tilla kataklizmike.

Brenda disa ditësh, ai e kish tërhequr mbrapsht pretendimin e tij me sa duket nën trysninë eklesiastike. Kisha i shihte katastrofat si përmbytja e madhe, si një provë të fuqisë së Perëndisë dhe çdo lloj përpjekje për t'i shpjeguar ato duke përdorur shkencën, nuk inkurajohej aspak. Edhe kështu, leksioni i Halley do të vërtetohej si një pikë kthese, duke nxjerrë në pah për herë të parë dobësinë e Tokës përballë forcave kozmike.

Në shekullin e ardhshëm, të tjerë do të përpiqeshin gjithashtu që të vendosnin në baza shkencore rrëfimet biblikë mbi katastrofat, me matematicienin britanik të Kembrixhit, Uilliam Uiston që deklaronte se një analizë e orbitave kometare tregonte që Përmbytja e Madhe kishte ndodhur në vitin 2349 para Krishtit.

Deri në fillim të shekullit XIX, zoologu i shquar francez, Zhorzh Kuvie deklaroi se kishte gjetur prova të pakundërshtueshme për Përmbytjen e Madhe - në kuptimin e drejtpërdrejtë të fjalës. Duke studiuar mbetje gjeologjike përreth Parisit, ai kish gjetur që fosile të krijesave detare në një shtresë të lashtë ishin mbivendosur prej atyre të krijesave të tokës.

Më pas, mu mbi vete, këto fosile krijesash tokësore kishin sërish fosile të krijesave detare - ku shtresa më e sipërme jepte prova për një përmbytje të madhe dhe të shpejtë përreth Parisit të kohëve të sotme. Kuvie i interpretoi këto ndryshime të befasishëm në të dhënat e fosileve si prova të katastrofave të menjëhershme, të cilat shkatërruan jetën në Tokë dhe prej të cilave përmbytja e Madhe ishte shembulli më i fundit.

 

Baza solide

Zbulimet e Kuvie, të botuara në vitin 1812, fituan mbështetjeen e një numri shkencëtarësh me famë, si gjeologu Xhejms Holl dhe pas kësaj u lind lëvizja "katastrofiste". Të tjerë ishin thellësisht skeptikë, megjithatë, duke vënë theksin në faktin se provat për një përmbytje globale nuk ishin aspak bindëse.

Më skeptikët nga të gjithë ishin ndjekësit e gjeologut skocez, Xhejms Hatën, themeluesi i pikëpamjes "uniformitariane" të historisë së Tokës. Në vitin 1795, ai kishte botuar një tekst dyvëllimësh bazuar në pikëpamjen se proceset e ngadaltë dhe të vazhdueshëm që i japin formë planetit tonë sot ishin gjithashtu shumë të rëndësishëm në të kaluarën e largët.

Uniformitarianizmi ishte një ide e fuqishme, e cila u lejonte gjeologëve që të ekstrapolonin nga ajo çfarë mund të shihnin në të tashmen, për të ngritur pyetje në lidhje me historinë e Tokës. Avokati më i fortë i kësaj pikëpamjeje ishte një tjetër skocez, avokati dhe gjeologu Çarls Lajëll, i cili e shihte katastrofizmin si një përpjekje të fanatikëve fetarë për të fituar besueshmëri shkencore për besimet e tyre. Lajëll tregoi se "provat" e Kuvie për Përmbytjen e Madhe mund të shpjegoheshin me ndryshimet gradualë në nivelin e detit, duke sulmuar njëkohësisht katastrofistët se po tregoheshin shumë të prirur për të dhënë shpjegime supernatyrorë.

Deri në vitet 1830, libri me shumë ndikim i Lajëll, "Parimet e Gjeologjisë", kishte siguruar që pretendimet për katastrofë globale ishin menjëherë të lidhur me supersticionin e tepruar. Megjithatë, ndërsa Lajëll kishte treguar se provat për katastrofat e të shkuarës nuk ishin bindëse, ai nuk kishte treguar nga ana tjetër as që ato ishin të pamundura. Ajo çfarë ai kish bërë ishte që të garantonte se çdo lloj kundërshtimi ndaj uniformitarianizmit do të haste në vështirësi shumë të mëdha në 150 vitet e ardhshëm.

Disa shenja se nga do të vinin këto kundërshtime nisën të shfaqen edhe teksa Lajëll ndërtonte idenë e tij kundër katastrofizmit. Për shekuj të tërë kish patur zëra për gurë që binin nga qielli, por të gjitha ishin hedhur poshtë si thjeshtë legjenda popullore - e gjithë kjo deri në 26 prill të vitit 1803, domethënë në kohën kur meteorët ranë si shi nga qielli në fshatin Aigle në Normandi, Francë. Një investigim i kryesuar nga astronomi i shquar franbcez, Zhan Biw, tregoi se gurët kishin ardhur me të vërtetë nga hapësira.

Shkencëtarëve iu desh shumë më tepër kohë që të pranonin se meteorët e mëdhenj mundej që edhe ata të godisnin Tokën. Në fundin e viteve 1890, Gruv Gilbert, kryegjeolog në Vëzhgimin Gjeologjik të SHBA, vendosi të inevstigojë të dhënat për numrin e madh të meteorëve që zbuloheshin dhe nxirreshin nga nëntoka përreth një krateri 1.2 kilometërsh në shkretëtirën e Arizonës.

Duke mos arritur të gjejë një meteor gjigant në këtë krater, Gilbert argumentoi se ai duhej të ishte formuar nga një flluskë avujsh në shkëmbin dikur të shkrirë - duke injoruar kështu mundësinë që meteori mund të kish pësuar vaporizim pas impaktit. Në vitin 1906, Daniel Berringër, një inxhinier minierash amerikan, botoi prova që lidhnin kraterin e Arizonës me një impakt, por gjithësesi nuk arriti të bindë establishmentin shkencor - qoftë edhe prej faktit që në dokumentin shkencor ku përshkruante teorinë e tij, ai vinte në lojë konkluzionet e Gilbertit.

Do të duhej të kalonte shumë kohë dhe të vinin vitet '50 përpara se një brez i ri gjeologësh të pranonin origjinën kozmike të atij që sot quhet Krateri i Meteorit.

Një tjetër shenjë që tregonte për origjinën kozmike të katastrofave globale u shfaq në vitet '30, me zbulimin e asteroidëve të parë që lëviznin në orbita, të cilat ndërprisnin orbitën e Tokës. Kjo e nxiti astronomin amerikan, Harvej Nininger, që të thoshte se asteroidë të tillë herë pas here mund të godisnin tokën, me pasoja katastrofike.

Në vitin 1942, ai deklaroi se impakte të tillë mund të shpjegojnë diferencat përndryshe të pashpjegueshme në të dhënat e fosileve, që tregonin për shfarosje masive të jetës mbi tokë disa herë gjatë qindra milionë viteve të fundit.

Deri në mesin e viteve '50, disa shkencëtarë sugjeronin që një impakt meteori 65 milion vjet më parë mund t'i ketë dhënë fund mbretërimit 100 milion vjeçar të krijesave më të suksesshme që kanë jetuar ndonjëherë mbi Tokë: dinosaurëve. Ndonëse intriguese, kjo ide mbeti kryesisht spekulative dhe provat jobindëse.

Një gjë e tillë ndryshoi në vitin 1980, kur një ekip shkencëtarësh nga Universiteti i Kalifornisë, Berklej, më në fund publikuan prova të fuqishme për t'i dhënë fund mbizotërimit 150-vjeçar të uniformitarianizmit . Të udhëhequr nga fizikani amerikan, fitues i çmimit Nobel, Luiz Alvarez, ekipi kishte studiuar të dhënat e fosileve të shfarosjes së dinosaurëve. Ata zbuluan se mostra të argjilës që i përkisnin kohës kur kish ndodhur ngjarja përmbanin nivele shumë të lartë iridiumi, një element ky relativisht i zakonshëm tek meteorët.

Pasojat e provave që tregonin nivele kaq të lartë iridiumi ishin dramatike, duke treguar për impaktin e një meteori shumë të madh me një diametër ndërmjet pesë dhe dhjetë kilometra. Një ngjarje e tillë do të kish shkaktuar një zjarr gjigant global, me tymin dhe hirin që do të kishin bllokuar dritën e diellit për muaj të tërë, duke shaktuar kolapsin e zinxhirëve të ushqimit. A mund ta shpjegojë kjo zhdukjen e dinosaurëve?

Thjeshtë shenja e një rikthimi në katastrofizëm provokoi një reagim shumë të ashpër nga shumë shkencëtarë.

Kritikët argumentuan se shtresa e iridiumit mund të kish ardhur prej shpërthimeve të mëdhenj vullkanorë që dihet se kanë ndodhur pothuajse në të njëjtën kohë dhe pohuan se dinosaurët kishin nisur tashmë të zhdukeshin për shkak të impaktit të supozuar të këtyre vullkanëve.

Por edhe kështu nisën të dalin prova të reja që mbështesnin idenë e një katastrofe globale 65 milion vjet më parë. Në vitin 1988, një ekip ndërkombëtar shkencëtarësh zbuloi ekzistencën e një shtrese bloze mu mbi shtresën e iridiumit në shumë vende përreth botës - me sa duket e shkaktuar prej një zjarri global. Të tjerë gjetën prova të një cunami gjigant të krijuar në gjirin e Meksikos afërsisht 65 milion vjet më parë.

Kthesa erdhi në vitin 1990, kur gjeofizikanë amerikanë në Universitetin e Arizonës zbuluan ekzistencën e një strukture shumë të madhe rrethore të varrosur në brigjet e Meksikos. Me një diametër 180 kilometra, Krateri Shiksulub është me madhësinë e duhur dhe në vendin e duhur për të shpjeguar të gjithë anomalitë e tjera - dhe ai është gjithashtu 65 milion vjeçar.

Të ndodhur përballë provave të tilla kaq bindëse, shumica e shkencëtarëve tashmë e pranojnë se një meteor gjigant e ka goditur vërtetë Tokën 65 milion vjet më parë, duke shaktuar një katastrofë globale. Dhe pranojnë se mund të ndodhë sërish.

Ndërkohë që procese uniformitarianë si erozioni nuk ka asnjë dyshim që luajnë një rol madhor në formësimin e planetit tonë, ngjarjet katastrofiste kanë patur gjithashtu një efekt dramatik. Të dhënat e fosileve tregojnë prova për të paktën pesë shfarosje masive, me më të madhen që të ketë ndodhur 250 milion vjet më parë, duke eleminuar 70 përqind të kafshëve të Tokës dhe 95 përqind të jetës detare.

Por kjo nuk është një fatkeqësi e pazbatuar: shpesh herë, shfarosjet në masë lejojnë forma jete dikur të shtypura që të lulëzojnë - pas zhdukjes së predatorëve të tyre.

Rishfaqja e katastrofizmit si një koncept shkencërisht i besueshëm u sinjalizua në një mënyrë spektakolare në korrik të vitit 1994.

Kometa "Këpucari Levi 9" goditi Jupiterin me një forcë më të madhe se sa shpërthimi i të gjithë arsenalit botëror të armëve bërthamore. Shumë shkencëtarë shpresuan se kjo ngjarje do të shërbente si paralajmërim për qeveritë për nevojën që të ndërmerren veprime për të mos lejuar që qeniet njerëzore të pësojnë fatin e dinosaurëve.

Megjithatë, deri tani përpjekjet për t'u marrë me këtë rrezik kanë qenë thuajse zero. Projekte të tillë si Vëzhgimi i Rojës së Hapësirës i NASA-s kanë identifikuar deri tani vetëm afro 80 përqind të objekteve pranë Tokës, impakti i të cilëve do të shkaktonte një katastrofë globale.

Megjithatë, siç e dëgjuan edhe zyrtarët e OKB në takimin e nëntorit të vitit që kaloi, impakti i objekteve pranë Tokës me një diametër jo më shumë se 50 metra mund të shkatërrojë hapësira shumë të mëdha - siç është parë në Tunguska. Deri sot, vetëm një pjesë shumë e vogël objektesh të tillë janë kataloguar dhe pikasur.

Ndërkohë, objektet pranë Tokës vazhdojnë të na bëjnë surpriza të pakëndshme. Pak përpara takimit të OKB, një astronom në Takson, Arizona zbuloi një objekt pranë Tokës, i cili ndodhej në një kurs përplasjeje me Tokën.

Fatmirësisht, objekti - të cilit iu vendos emri i koduar 2008 TC 3 - ishte vetëm pak metra në diametër. Pavarësisht kësaj, brenda 24 orësh ai kishte hyrë në atmosferën mbi Sudanin Verior, në Afrikë dhe shpërtheu me një forcë të barabartë me 1000 tonë tritol.

Me uniformitarianizmin tashmë një mit thjeshtë komfortues, ngjarje të tilla mund të fitojnë domethënien që kishin në lashtësi, si paralajmërime të së ardhmes, që injorohen duke na vënë në rrezik. Nuk është lajm dhe aq i keq!

Pavarësisht emrit që tingëllon negativisht, katastrofizmi ka gjithashtu një anë më pozitive. Në fakt, ne qeniet njerëzore ndoshta duhet të falenderojmë për supremacinë tonë pikërisht impaktit katastrofik të meteorit, si dhe shpërthimeve vullkanikë që shkaktuan shfarosjen e dinosaurëve 65 milion vjet më parë.

Me ikjen e këtyre krijesave gjigante të mirëpërshtatura, të tjera do të mund të zhvilloheshin - dhe brenda 10 milion viteve sisorët ishin shndërruar në formën dominuese të jetës në Tokë.

Megjithatë, edhe dinosaurët vështirë se mund të ankohen për fatin e tyre: edhe ata duket se kanë përfituar nga shfarosja masive më e madhe në historinë e planetit tonë, atëherë kur 70 përqind e vertebrorëve tokësorë u zhdukën 250 milion vjet më parë. E njohur si shfarosja Permian-Triasik, shkaku i saj mbetet subjekt i shumë studimeve dhe ku dyshimet më të mëdhenj janë impakte të meteorëve, shpërthime vullkanikë ose ndryshime klimaterikë dramatikë.

 

Roja i hapësirës

Në vitin 1989, një asteroid i vogël kaloi shumë pranë Tokës - dhe shkaktoi një panik që solli një përpjekje ndërkombëtare për të kataloguar të gjithë Objektet Pranë Tokës, që përbëjnë rrezik për planetin tonë. Asteoridi 300 metra i gjerë që shkaktoi panikun, me emrin e koduar 4581 Asklepi, shmangu me më pak se gjashtë orë përplasjen me Tokën. Nëse do të kishte goditur, shkatërrimi do të kishte qenë ekuivalent me shpërthimin e mijëra bombave me hidrogjen.

Për të shmangur panikë të tillë në të ardhmen, NASA ngriti Rojën e Hapësirës, me qëllimin fillestar zbulimin dhe gjurmimin e çdo Objekti Pranë Tokës, që është më shumë se 1 kilometër në diametër - pra aq i madh sa të shkaktojë shkatërrim në shkallë globale. Mendohet se ekzistojnë 950 objekte të tillë dhe deri sot janë gjetur vetëm 80 përqind e tyre.

NASA ka nisur tashmë fazën e dytë të vëzhgimit, që është gjetja e gjurmimi i 90 përqind të Objekteve Pranë Tokës, që janë që nga 140 metra në diametër. Megjithatë, deri tani janë gjetur vetëm 10 përqind e numrit të tyre.

 

Dy teoritë: Katastrofizmi dhe Uniformitaranizmi

Këndvështrimi që ngjarjet katastrofike kanë luajtur një rol madhor në historinë e Tokës. Pavarësisht se ishte pikëpamja dominuese për mijëra vite, katastrofizmi humbi mbështetje në fillim të shekullit XIX. Pranimi kohët e fundit i rolit të impakteve kozmikë ka sjellë ringjalljen e tij, ndonëse në një formë shumë më shkencore.

Gjeologu skocez i shekullit XVIII, Xhejms Hatën, sugjeroi që proceset që formësojnë planetin tonë sot, si erozioni, ishin njësoj të rëndësishëm në të kaluarën e largët. I mbështetur nga shumë gjeologë me ndikim, uniformitarianizmi u forcua edhe më, duke sugjeruar që katastrofat globale nuk janë gjë tjetër përveçse supersticione frikësues.

 

"Shanset janë një në njëqind"

Jo më pak katastrofikë se impaktet kozmikë janë të ashtuquajturit supervullkanë - një prej të cilëve ndodhet mu poshtë Parkut Kombëtar të Jelloustoun në Uajoming. Stivën Self, vullkanolog i Komisionit Rregullator Bërthamor në SHBA flet në lidhje me rrezikun.

 

Çfarë e bën veçanërisht interesant

supervullkanin e Jelloustoun?

Eshtë një supervullkan shumë i madh. Ka shpërthime rastësore shumë të mëdhenj, ndryshe nga, le të themi Taupo në Zelandën e Re, i cili ka të njëjtën fuqi përgjatë të njëjtës periudhë kohe, por me shpërthime më të shpeshtë e më të vegjël. Jelloustoun është një prej vetëm pesë shembujve të madhësisë së tij që janë aktivë sot në Tokë. Plus që ai ndodhet në SHBA, kështu që merr më shumë vëmendje se të tjerët. Ndoshta nuk do të ketë më një shpërthim shumë të madh për dhjetëra mijëra vite, që është praktikisht më shumë se sa koha e nevojshme për ndërtimin e diçkaje të tillë si shoqëria moderne. Por për gjeologët, të cilët miliona vite i lëvizin me një të rënë të lapsit, është një rrezik i madh dhe real.

 

A mendoni se është tepruar

me rrezikun për katastrofa natyrore?

Jo. Në fund të fundit, një ditë një katastrofë e tillë do të ndodhë. Problemi i vërtetë me supershpërthimet është se ne nuk e kemi idenë se sa shumë vullkane në tokë mund të shkaktojnë një katastrofë, apo në çfarë gjendje janë ata, aktivë ose jo. Nëse ka më shumë se afro 100 vullkanë, statistikat që njëri të ndodhte në të ardhmen do të ndryshonin në mënyrë të konsiderueshme dhe mund të perceptohen si rrezik real. Edhe një shpërthim i vogël - që do të nxirrte 100 kilometra kub material - do të shkaktonte një tragjedi të vërtetë, kështu që të përgatitemi me sadopak dije është më mirë se sa të rrimë në injorancë verbuese.

 

Cilët janë rreziqet për këtë shekull?

Prej mijëra vitesh nuk ka patur një shpërthim prej afro 100 kilometra kub. Për momentin, vlerësimi im më i mirë - e pranoj i bazuar në shumë pak të dhëna - është se janë një në njëqind shanset për një supershpërthim që shkon deri në 500 kilometra kub deri në fund të këtij shekulli.

 

Incidenti i Tunguskas

Në mëngjesin e 30 qershorit 1908, fshatarë në Siberinë e largët u bënë dëshmitarë të efekteve të tmerrshëm të katastrofizmit. Dëshmitarë okularë thanë se kishin parë një lëmsh të zjarrtë gjigant në qiell, përpara se ky të shpërthente duke u dëgjuar deri 800 kilometra larg.

Do të kalonin edhe 20 vite përpara se të dilnin të dhënat e para, atëherë kur shkencëtarët mbërritën në epiqendër, në Lumin Tunguska. Ata panë aty një skenë shkatërrimi të pamasë që mbulonte qindra kilometra katrorë, me mijëra pemë të shkrumbuara që qëndronin në këmbë si kunja shkrepëseje, të anuara në drejtim të kundërt nga qendra e shpërtimit.

Analiza e mostrave të marra në vendngjarje tregoi se shkaku ishte ndarja e një asteroidi 50 metra të gjerë, i cili shpërtheu me fuqinë e një bombe 15 megatonëshe me hidrogjen.

 

5. 5 periudhat Maya dhe fundi i Botes

 

 

 

Kultura e Maya-ve konsiderohej si kultura ameroindiane me e pasur. aspektet e saj me te dalluara ishin njohurite astronomike, matematike (mbi tegjitha per perdorimin e zeros) dhe urbanistike, te lidhura me nje kalendar shume te sakte dhe nje sistem shkrimi ne fillim ideografik (glifi) te perkthyer vetempjeserisht dhe mepastaj ne nje sistem pike dhe vize.

Gjeografikisht populli maya gjendej ne zonat e Meksikes lindore, gadishullin Yukatan, Belize, disa zona te Guatemales, Hondurasit dhe ne Salvador. Kjo zone eshte shume e rendesishme nga pikepamja e rendesise klimaterike dhe topografike, sepse shkon nga pyjet e dendura ne rrafshnalta te gjera, e megjithate ky popull arriti te krijoje nje perandori te madhe me qytete-shtete te medha.

Zona gjeografike e Maya-ve perfshin vendndodhje te shumta ne te cilat mund te admirojme edhe sot ate qe ka mbetur nga kjo popullate qe, ashtu si dhe popullsite e tjera pre-kolumbiane, kishte nje art ne ndertim qe te le pa fjale per saktesine dhe preçizionin e tyre.

 

Historianet e ndajne periudhen Maya ne 3 faza:

  periudha preklasike: nga 2000 a.C. ne 250 d.C.;

  periudha klasike: nga 250 d.C. ne 900 d.C.;

  periudha postklasike: nga 900 d.C. ne 1519, date qe shenon mberritjen e europianeve dhe zhdukjen e mepasshme te civilizimit Maya.

Mbi Maya eshte folur shume: astronome shume te mire, ndertues te mrekullueshem dhe ka teori te ndryshme mbi zhdukjen e tyre. Nder qytetet me te rendesishme Maya permendim, ne gadishullin Yucatan, Chichén Itza i cili ka shume mundesi te ishte nje tempull (me nje burim) dedikuar Kukulkan-it (ose Kukumatz), ose ndryshe “Gjarperit me Pende”, atij qe Azteket quanin Kuetzalkoatl.

Gjarperi me pende nuk eshte pikerisht nje zot, ashtu siç mendohet; ishte, sipas popullsive prekolumbiane, pruresi i civilizimit, nje njeri i mençur me nje mjeker te gjate te bardhe i cili nga Aztlan (qe do te thote “toka e lejlekeve”), ishull nga i cili sipas legjendes kishin prejardhjen Azteket, solli kulturen dhe qyteterimin ne Ameriken Qendrore.

Ne Meksike kujtojme Palenque, e njohur per artin e saj dhe skulpturat te cilat jane te ngjashme me ato egjiptiane. Ne fakt mbeshtetet fakti qe mund te kete patur nje relacion midis qyteterimit amerikan dhe atij egjiptian ose, siç pretendon Peter Tompkins, qe piramidat e ketyre dy kulturave te jene ndertuar nga i njejti qyteterim.

 

Sakrifia - Perënditë

Midis glifeve te gjetura dhe perkthyera eshte nje qe pershkruan derdhjen e gjakut. Maya-t e kishin zakon te benin sakrifica te pergjakshme qe kishin te benin me mbreter dhe prifterinj qe duhet te zhvilloheshin me tej (ngritje shpirterore)  dhe te kishin ne vizion Gjarperin e shenjte dhe kishin si praktike te zakonshme dhe autosakrificen.

Autosakrifica ishte ndryshe per femrat dhe meshkujt: meshkujt duhet te tejshponin penisin me objekte te mprehte dhe duhet te fusnin ne vrimat e bera disa fije kashte; femrat, ne te kundert, duhet te shponin gjuhen dhe buzet. Ky ritual jepte nje gjendje transi, si rrjedhoje dhe e perdorimit te substancave te caktuara. Transi kthehej pastaj ne vizionin e Gjarperit te shenjte.

Maya-t besonin se gjaku ishte nje mjet per te krijuar nje lidhje midis botes se siperme dhe asaj te poshtme, ishte dmth nje çeles per te arritur tek hyjnorja. Gjaku dhe uji konsideroheshin baza e jetes.

Disa elemente ikonografike te perdorur per te treguar gjakun nderlidhin prezencen e ketij ketij elementi me figuren e perlave.

Maya-t, nen aspektin fetar dhe shpirteror, adhuronin ne Yucatan te ashtequajturin Qenie Supreme, krijuesin e Tokes dhe Qiellit (ndoshta e krahasueshmeme Zotin tone) qe quhej Haunab Ku, si dhe perendi te tjera, midis te cilave:

  Itzamnà: zoti i diellit dhe Qiellit, i kultures, i shkences mjekesore, agrikultures, i shkrimit dhe kalendarit;

  Bakab, djali i Itzamnà;

  Ixkel, gruaja e Itzamnà, perendesha e tokes dhe henes;

  Kukulkan ose Kukumatz, dmth Gjarperi me pende, mbrojtesi i prifterinjve.

Fundi i Maya-ve

Ne 1517 Hernandez de Cordoba zbarkoi ne Yucatan dhe ky zbarkim ishte katastrofik per popullaten autoktone. ai dhe pushtuesit e tjere paten impatkin e pare me ndertimet ne gur. Pas pushtimit spanjoll kultura Maya filloi te shfaqte shenjat e para te rrenimit.

Ne brendesi te Yucatan ndodhen betejat e para me popullsite indigjene te cilat shkaktuan humbje per europianet, midis te cileve dhe vdekjen e vete Hernandez de Cordoba. Te tjere europiane vazhduan vepren qe kishin filluar.
Ne 1562 Ipeshkvi Diego de Landa vazhdoi, ne emer te Zotit, evangjelizimin dhe shkaterrimin etnik nepermjet vrasjeve, torturave dhe gjithçka qe mund te perdorej. Ne kete menyre u shfarosen keto qyteterime, por eshte gjithashtu e vertete qe edhe sot fundi i Maya-ve paraqet nje mister sepse ka disa qe mbeshtesin tezen qe Maya-t ne te vertete jane transferuar ne nje dimension tjeter.

Librat e vetem Maya qe kane mberritur deri ne ditet tona jane: “Kodi Drezda”, “Kodi i Madridit”, “Kodi Grolier” dhe “Kodi i Parisit” (Kodet mbajne emrat e qyteteve ne te cilat gjenden aktualisht) dhe “Relacionas de las cosas de Yucatan” i cili eshte nje permbledhje e Diego de Landa ku tregon kulturen dhe mendimin e Maya-ve ne periudhen e pushtimit duke dhene mendime mbi interpretimin e glifeve dhe kalendarit.

5. Lakandonet: pasardhesit e Maya

 

Sot pasardhesit origjinale te Maya-ve jane Lakandonet. Per dy shekuj e gjysem 400 Lakandonet kane jetuar ne xhunglen e Chiapas por sot me mjetet moderne te komunikimit po behen pjese e kultures moderne dhe ne kete menyre kultura e tyre e origjines humbet serish.

Lakandonet qe aktualisht jetojne ne pyjet e Chiapas ne jug te Meksikes, adhurojne rrenoja monumentesh te ndertuar ne periudhen klasike te Maya-ve. Sipas bestytnive te petyre pasardhesve ato ndertime ishin krijuar nga qenie mbinatyrore qe ata quajne “k’hu”, dmth “perendi”. Jane shtepite e perendive por syri yne, sipas besimit te tyre, nuk eshte ne gjendje t’i shohe ne te gjithe bukurine e tyre dhe shohin vetem guret.

Perveç adhurimit te rrenojave te ndertimeve antike, Lakandonet adhurojne edhe shkembinj te medhenj ne breg te liqeneve dhe per te komunikuar me perendite perdorin tymoses prej balte te pjekur. Keto rituale jane te njejta me ato qe perdornin Maya-t antike.

Gjate disa ritualesh fetare Lakandonet ngjyrosin fytyren, veshjen e tyre dhe tymosesin me “orianen”, me nje fjale nje substance e kuqe si gjaku qe nxirret nga orelana, per te pershkruar sakrificat njerezore qe beheshin nga Maya-t ne periudhen postklasike. Ashtu siç thame me pare, Maya-t mendonin se gjaku ishte nje lidhje me hyjnoren. Vete Lakandonet thone qe “gjaku i njerezve eshte oriana e perendive”; perendite, sipas ketyre bestytnive, kenaqen shume me aromen e gjakut te njeriut.

Lakandonet mbartin me vete nje besim te forte te trasheguar nga Maya-t, ate te Fundit te Botes ose me saktesisht, te mbarimit te “kesaj” bote, te kesaj epoke.

Sipas Maya-ve kane egziatuar 5 periudha kozmike:

  periudha e ujit;

  periudha e ajrit;

  periudha e zjarrit;

  periudha e tokes;

  periudha e arit/floririt.

Ne çdo periudhe kemi nga nje qyteterim te ri. Keto periudha, me civilizimet perkatese, kane mbaruar te gjitha si pasoje e kataklizmave sepse toka periodikisht ka nje spostim te aksit te saj rrotullues.

Aktualisht ne gjendemi ne periudhen e arit  (ne realitet per sa u perketketyre periudhave ka teori te ndryshme) te qeverisur nga Quetzalkoatl dhe periudha jone, sipas kalendarit Maya, do te mbaroje midis datave 21 dhe 23 dhjetor 2012.

Sipas kerkuesit Maurice Cotterell profecia qe ka te beje me fundin e periudhes tone vjen si pasoje e nje llogarie e bere mbi invertimin fushave magnetike tokesore, parashikuar pikerisht per vitin 2012. Per ate vit parashikohet afrimi i planetit Venus drejt Tokes dhe kjo do te shkaktoje nje ndryshim vibracional.

Lakandonet mbeshtesin faktin qe fundi i botes do te filloje me nje eklips te diellit qe do te erresoje pyllin e tyre totalisht. Shume Lakandone u konvertuan ne te krishtere pikerisht sepse e dine qe dita e fundit (xutan) po vjen dhe ne ate dite deshirojne te shkojne ne qiell me Jezusin. Duan te shpetojne.

“E DI QE AFROHET DITA E FUNDIT, KUR PERENDITE DO T’I JAPIN FUND KETIJ CIKLI TE BOTES (…). GJYSHI IM THOSHTE QE ISHTE AKOMA LARG, BABAI IM QE NUK ISHTE AKOMA AFER. POR MUA PERENDITE MA THANE: XUTAN ESHTE DUKE ARDHUR”.

Ne te vertete burime te tjera mbeshtesin faktin qe ne ate date, gjithmone sipas Maya-ve, do te kete nje ndryshim por rraca njerezore do te vazhdoje te egzistoje: imazhet katastrofike qe pershkruhen ne Apokalips (fjale qe perkthehet ne “zbulim”) nuk jane tjeter veçse projeksionet e frikes tone sepse epoka jone karakterizohet nga frika.

 

5.Asteroidi Apophis kercenon Token

 

Toka eshte e kercenuar nga nje asteroid gjigant, i cili duhet shkaterruar para perplasjes.

Keshtu thote per Fox News, shefi i Agjencise Hapesinore Ruse, Anatoly Perminov, sipas te cilit perplasja e asteroidit me planetit mund te ndodhe te dielen e Pashkeve, te vitit 2036.

Kercenimi hapesinor ka nje emer: Apophis, prej Zotit antik te Egjiptit Apofi, i quajtur ndryshe "Shkaterruesi".

Ekzistenca e trupit qiellor eshte vene re nga studiuesit prej vitit 2004.

Fillimisht astronomet perllogariten nje mundesi 1 ne 37 mije te perplasjes me Token, me pas ne 1 ne 45 mije, ndersa ne tetor NASA e reduktoi ne 1 me 250 mije probabilitetin e perplasjes se Apophis me Token.

Por Perminov thote se asnje hipoteze nuk duhet hedhur poshte, madje pritet qe ne vitin 2029 asteroidi do te jete aq prane Tokes sa do te mund te shihet me sy te lire per 7 vite me radhe, derisa te perplaset me planetin tone.

Per kete motiv, ruset do te organizojne nje samit nderkombetar per te pare nese duhet derguar nje anije hapesinore per te shkaterruar Apophis.

 

6.Alarmi i shkencetareve ne Vjene:

Drejt Tokes jane nisur mijera asteroide

 

Kur u zbuluan fillimisht, asteroidet u panë si një klasë objektesh të ndryshme nga kometat. Në vitin 2006 u krijua emri i përbashkët “trupa të vegjël të sistemit diellor”. Diferenca kryesore mes një asteroidi dhe një komete është se kometa pranë sipërfaqes ngrin nga rrezatimi diellor.

Për thuajse dy shekuj, që nga zbulimi i asteroidit të parë, “Ceres”, në vitin 1801 e deri në vitin 1977, gjithë asteroidet e njohur kalonin pjesën më të madhe të kohës në orbitën e Jupiterit, edhe pse disa prej tyre, siç ishte “944 Hidalgo” udhëtonin pak më përtej Jupiterit.

Kur astronomët filluan të gjejnë trupa të tjerë që qëndronin më larg Jupiterit, tashmë të quajtur centaurë, ato numëruan mes tyre dhe shumë asteroide tradicionalë, edhe pse kishte debate nëse duhej të quheshin asteroide apo të gjenin një emër të ri.

Asteroidet kanë zakonisht përmasa të mëdha dhe variojnë nga një diametër prej 975 kilometrash (Ceres) e deri në 500 kilometra (2 Pallasl) e deri tek shkëmbinj disa dhjetëra metra. Disa prej atyre më të mëdhenjve janë si planetë në miniaturë. Ndërkohë, pjesa më e madhe e tyre janë shumë më të vegjël dhe me forma të parregullta.

 

Meteorët

Meteoriti është një objekt natyror që e ka origjinën nga hapësira dhe arrin të mbijetojë në impaktin me sipërfaqen e Tokës. Kur është në hapësirë ai quhet meteroid. Kur hyn në atmosferë, presioni i impaktit bën që trupi të nxehet dhe të emetojë dritë, duke formuar një top zjarri, i njohur si meteor apo yll që bie.

Termi “bolid” i referohet ose trupit jashtëtokësor që përplaset me tokën, ose një topi zjarri jashtëzakonisht të ndritshëm si meteor, pavarësisht nëse ia del të mbërrijë në sipërfaqen e tokës apo jo. Meteoritët që janë vëzhguar pasi kanë hyrë në atmosferë apo janë përplasur në tokë quhen “të rënë”. Deri në vitin 2006 kishte rreth 1050 meteoritë të rënë në koleksionet e botës.

 

Asteroidet

Asteroidet janë trupa metalikë e shkëmborë pa atmosferë që vërdallosen në orbitën e diellit, por janë gjithashtu shumë të vegjël, për t’u përcaktuar si planetë. Të njohur si “planetë të vegjël”, dhjetëra mijëra asteroide mblidhen në të ashtuquajturin “rripi kryesor i asteroideve”: një unazë e gjerë, e vendosur ndërmjet orbitave të Marsit dhe Jupiterit nga 300 milionë deri në 600 milionë kilometra.

Gaspra dhe Ida janë dy rripat kryesore të asteroideve. Asteroidet mendohet se përbëhen nga material fillestar dhe kanë penguar nga graviteti i fortë i Jupiterit të kthehen në trupa me përmasat e planetit, kur sistemi diellor lindi para 4.9 miliardë vitesh.

 

Alarmi: Një numër i madh asteroidesh

mund të bien në tokë

Nga 500 deri 1000 asteroidë masivë kalojnë në orbitën e tokës rregullisht dhe ndonjë prej tyre mund të shkaktojë një katastrofë globale. Kështu kanë paralajmëruar ekspertët e hapësirës të martën, duke nxitur për marrjen e masave parandaluese të menjëhershme.

Rreth gjashtë mijë objekte kozmike që qarkullojnë përreth planetit tonë njihen nga ekspertët e kësaj fushe, deklaroi në një konferencë për shtyp “Shoqata e Eksploruesve të Hapësirës”, ku u paraqit raporti “Kërcënimi nga asteroidët: Një thirrje për reagim global”. E nga këto trupa kozmikë, një mijë prej tyre kanë një diametër prej 150 kilometrash, çka do të thotë se ato mund të shkaktojnë një dëm kolosal në sipërfaqen e tokës, duke shkaktuar zjarre, cuname dhe katastrofa të tjera.

Organizata përfshin rreth 320 anëtarë nga 34 vende, të cilët kanë qenë secili në hapësirë. Në këtë raport thuhej se duhet një studim i menjëhershëm dhe një rrjet mbrojtjeje, për të koordinuar reagimin global ndaj problemit, nën udhëheqjen e OKB-së.

Edhe pse mund të jetë e mundshme që të parashikohet një përplasje deri në 15 vjet para se të ndodhë, teknologjia e duhur për të shmangur asteroidin që i është drejtuar tokës duhet të zhvillohet akoma dhe kjo do të kërkojnë bashkëpunim ndërkombëtar.

Sipas këtij paneli, ky është një katastrofë në shkallë galaktike. Ekspertët, duke përfshirë këtu, ish-astronautin amerikan, Rusty Schweickart janë shprehur: “Kjo është një katastrofë natyrore, e cila është më e madhe se çdo katastrofë natyrore që kemi njohur deri më sot. Sidoqoftë, është e parandalueshme, dhe kjo është diçka shumë e rëndësishme.

Por është përgjegjësia jonë që të ndërmarrim veprimet e duhura për parandalim. Schewickart, një ish-anëtar i ekipit të “Apollo 9” foli në një konferencë për shtyp ditën e martë. Ai pranoi se përplasja shkatërruese mund të ndodhë në mënyrë “jo frekuente”, por paralajmëroi se rreziku nuk duhet përjashtuar.

Vetëm vitin e ardhshëm, gjashtë asteroide kanë një probabilitet “të vogël” për të goditur tokën, sipas tij. Fotografitë e para nga afër të objekteve të ngjashme me një asteroid u morën në vitin 1971, kur sonda “Mariner 9” ktheun në tokë imazhet e “Phobos” dhe “Deimos”, dy hëna të vogla të Marsit, të cilat mund të jenë asteroidë të tërhequr.

Asteroidi i parë i fotografuar nga afër është “951 Gaspra” dhe ashtu si pjesa më e madhe e asteroideve dhe trupave të tjerë të ngjashëm ka formën e patateve.

“951 Gaspra” u fotografua në vitin 1991, i pasuar me fotografimin e vitit 1993 të asteroidit “Ida” dhe hënës së tij “Dactyl”, të gjitha të fotografuara nga sonda “Galileo” në rrugën drejt Jupiterit.

Sonda e parë e dedikuar asteroideve ishte “NEAR Shoemaker”, cila fotografoi “253 Mathilde” në vitin 1997, përpara se të hynte në orbite përreth “433 Eros”.

Shumë asteroide kanë vizituar shkurtimisht anijet kozmike, teksa kanë qenë në rrugë drejt destinacioneve të tjera.

Në shtator 2005, sonda japoneze “Hayabusa” filloi të studionte “25143” në detaje dhe mund të kthejë shembuj të sipërfaqes së tij në tokë. Misoni “Hayabusa” është përballur me disa vështirësi, siç janë dy prej tre timonëve, duke e bërë më të vështirë orientimin drejt diellit, për të thithur energji solare.

 

Objektet pranë Tokës

Edhe pse janë të rrallë, Objektet Pranë Tokës kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në të shkuarën, jo dhe aq të largët. Një prej tyre, i njohur si objekti “Tunguska” është përplasur në Siberinë Qendrore në vitin 1908, duke çliruar një energji të barabartë me shpërthimin e një bombe bërthamore.

Përplasja fshiu nga toka 60 milionë pemë në një sipërfaqe prej rreth dy mijë kilometrash katrorë. Nëse ajo do të kishte qenë zonë e populluar, dëmi në njerëz do kishte qenë fatal. Sipas organizatës të ekspertëve të hapësirës, investimi në masat parandaluese është çelësi për të siguruar se incidentet të tilla s’do të ndodhin në të ardhmen.

 

Viruset qëndrojnë në krye të historisë

së zhvillimit të jetës.Ata janë dëshmitarë të historisë

Mikroorganizëm i padukshëm. Parë nga prizma mikroskopike, grimca të imëta dhe të "vdekura" pluhuri! Ato nuk mund të vihen në vetëlëvizje, nuk mund të shumohen vetvetiu. Atyre iu nevojitet një qelizë e gjallë, të cilën ato grimca pastaj e detyrojnë që të riprodhojë kopje të tjera, duke u shumuar në pambarim.

"Viruset qëndrojnë në krye të historisë së zhvillimit të jetës. Ata janë më të vjetër se çdo qelizë komplekse, nga e cila sot ndërtohet secili organizëm i gjallë, qoftë shtazor, qoftë bimor. Ata janë dëshmitarë të historisë. Miliarda vjet të vjetër dhe akoma ekzistues, që t'i vështirësojnë jetën qelizave", - thotë virologu nga Universiteti i Parisit, Ali Saib.

Dhe vërtet, edhe pse të padukshme dhe parazitë, ato demonstrojnë fuqi magjike: Janë në gjendje, që për pak kohë, ta mposhtin edhe gjallesën më të madhe tokësore. Kanë mposhtur dinozaurë gjigantë, balena disa tonelatëshe, por edhe ushtritë më të famshme të kohës si atë të Napolon Bonopartit.

Shumë herë gjatë historisë njerëzore, shfaqja e mortajave të ndryshme ka marrë me miliona jetë. Epidemia e quajtur "Loimos", që kishte përfshirë Greqinë 430 para erës së re, në një farë forme edhe i dha fund "epokës së artë", të cilën e shijonte Athina asokohe. Nga kjo epidemi vdiqën, pothuajse një në tre banorë dhe shkaktari i saj nuk u zbulua kurrë.

800 vite më vonë, malaria e përfshiu qytetin antik, Romën, duke e kthyer këtë metropol në një qytet të rrënuar. Vetëm 17.000 banorë, thuhet se kishin arritur të

mbijetonin. Një epidemi e shkaktuar nga lia, popullatës së Meksikos i kushtoi mbi 18 milion jetë njerëzish.

Brenda 100 viteve (1720-1816), kjo popullatë që numëronte asokohe 20 milion banorë, mbeti me vetëm 1.6 milion banorë. Dhe njëra ndër tragjeditë më të mëdha globale në këtë drejtim është pandemia e viteve 1918-20, që u quajt "gripi spanjoll". Brenda dy viteve ajo arriti të marr mbi 50 milion jetë njerëzish.

Fakti që viruset mund të nxisin sëmundje të tmerrshme dhe të përhapen me shpejtësi marramendëse në çdo pikë të globit, nuk është ndonjë temë e re. Dëshmia më e fundit është "gripi i derrave" H1N1, që po përhapet me shpejtësi të madhe në të gjitha anët e botës dhe që i ka vendosur para një sfide tejet serioze të gjitha institucionet më të rëndësishme botërore. Një mutacion i mundshëm dhe ky virus mund të shkaktojë një pandemi me përmasa të paparashikuara për njerëzimin.

Dhe nga ky shkak, Organizata Botërore e Shëndetësisë, me seli në Gjenevë të Zvicrës, më 11 qershor 2009, shpalli edhe zyrtarisht virusin e derrave si pandemi globale, duke e ngritur gjendjen alarmuese në shkallën më të lartë - në të gjashtën. Është hera e parë që, pas më shumë se 40 vitesh (nga "gripi i Hongkongut" në vitet 1968/69, nga i cili vdiqën mbi 2 milion njerëz), kjo organizatë (OBSH) të shpallë gjendje pandemie.

Vala e përhapjes së "virusit të derrave" nuk ka të ndalur. Mbi 100.000 njerëz (numri është gjithnjë në rritje marramendëse), në mbi 100 shtete, konsiderohen të prekur nga ky virus. Disa qindra njerëz kanë ndërruar jetë. "Virusi është i ri, jashtëzakonisht ngjitës dhe është duke e përhapur shumë shpejt".

"Nuk po mundemi ta vëmë nën kontroll, prandaj edhe kam vendosur që të shpall gjendje pandemie", thotë drejtoresha e OBSH-së, Margaret Chan. Megjithëse alarmi është ngritur në shkallën më të lartë, OBSH, akoma nuk rekomandon mbyllje kufijsh apo bartje të përgjithshme të maskave mbrojtëse.

Për këtë gjë epidemiologët që prej vitesh kanë paralajmëruar, që nga "gripi i shpendëve" se do të jetë vetëm çështje kohe kur do të shfaqej një vatër e re e rrezikshme e gripit që mund të shkaktonte miliona të vdekur në të gjithë botën. Virusi i shpendëve H5N1, sipas shkencëtarëve, mbetet akoma njëri ndër kërcënuesit më seriozë të mundshëm për njerëzimin.

Që nga viti 2003, kur ky virus është bërë publik, janë infektuar, së paku zyrtarisht, mbi 300 njerëz në mbi 10 vende, kryesisht në Azi dhe 60% e tyre, kanë ndërruar jetë. Shkencëtarët janë shumë të shqetësuar sepse, sipas tyre, këtij virusi i nevojiten vetëm edhe pak mutacione, që ai të kthehet në një vrasës me përmasa katastrofale për njerëzimin, për shkak të mungesës së një vaksine adeguate.

Specialisti i njohur farmaceutik, Novartis, ngjalli pak shpresa nga mesi i qershorit (13.06.2009), kur bëri të ditur se ka arritur të zbulojë një vaksinë efikase kundër "gripit të derrave", por se, për prodhimin serik nevojiten edhe disa muaj. Mirëpo, mbetet pikëpyetje e madhe efikasiteti i kësaj vaksine, pasi kjo nuk është testuar drejtpërdrejt tek njeriu.

Shkencëtarët nuk mund ta parashikojnë mënyrën e mutacionit që mund të pësojë, duke qenë se ky grip është një kombinim i viruseve të njerëzve, derrave dhe shpendëve, prandaj edhe kundër një kombinimi të tillë, të panjohur akoma për shkencën, imuniteti i njeriut, por edhe vaksina që do të prodhohet së shpejti, mund të jenë të paefektshëm.

 

Loja e rrezikshme me gjene

Skenarët e mësipërm rreth një katastrofe të mundshme globale, po supozoj se mund të jetë si burim i proceseve të zakonshme të ligjeve natyrore, edhe pse me pasoja tragjike. Por, shumë më shqetësuese dhe të rrezikshme për njerëzimin, duket të jenë eksperimentet gjenetike që zhvillohen nëpër laboratorët e shumtë.

Një nga këto vende është edhe qyteti Boise, në shtetin Idaho të SHBA-ve, laboratori i universitetit të të cilit gjendet prapa mureve disa metërshe të betonit. Brenda duket gjithçka e zakontë - e parrezikshme: teknikë laboratorikë, mikroskopë, kompjuter etj.

Megjithatë, kjo përshtypje është zhgënjyese: këtu zhvillohet eksperimenti gjenetik më i kontestuari në mbarë botën! Nën udhëheqjen e prof. Greg Hampikian, shkencëtarët kërkojnë kodin gjenetik të vdekjes.

Ata krijojnë gjene artificiale, të cilat, në natyrë nuk kanë ekzistuar asnjëherë. Ky eksperiment tejet i rrezikshëm mund të krijojë një vrimë të zezë në të gjithë botën gjenetike dhe me këtë duket se shkenca po mundohet të luajë ose të zëvendësojë rolin e Krijuesit!

Eksperimentimit me gjene (zyrtarisht vetëm në bimë) dhe krijimit sintetik të tyre, në shumë shtete i është dhënë drita e gjelbër, me arsyetimin se kjo shkon në dobi të njerëzimit.

Duke shpikur ADN-në (acidi deoksiribonukleik), në bazën fillestare të gjallesave që bartte mesazhet gjenetike të çdo qelize, duke i kyçur, shkyçur ose zëvendësuar, pra duke manipuluar me gjene, shkencëtarët po përpiqen t'i dekodojnë të gjitha sekretet e krijimit të një organizmi dhe me këtë edhe krijimin, konstruktimin e një organizmi artificial (sintetik).

Dhe potenciali i këtij manipulimi me gjene, duket i pakufishëm: të pavarura nga procesi i evolucionit, organizmat sintetikë, shpresohet se një ditë, do ta rrisin produktivitetin e përgjithshëm agrobotanikë, përmirësojnë mirëqenien njerëzore, do të luftojnë kancerin, do të arrijnë të prodhojnë edhe karburante biologjike etj.

Dhe kjo, natyrisht do të ishte në dobi të njerëzimit. Por, a do të jetë në gjendje njeriu, si krijues (si Zot) i këtyre organizmave, t'i ketë edhe nën kontroll ato? Sa të bindur janë shkencëtarët që luajnë me pushtetin kundrejt qenieve njerëzorë se këto qenie laboratorikë nuk do të pësojnë mutacione, duke u kthyer në një kërcënim shumë serioz për të gjithë botën? Kjo është pyetje, përgjigjet e së cilës lënë shumë për të dëshiruar.

Shkencëtarët e Universitetit të Boise-s kanë arritur vetëm të konstruktojnë sekuenca të ADN-së, që tek njeriu nuk ekzistojnë, madje edhe disa që nuk ekzistojnë në asnjë gjallesë tjetër të këtij planeti.

Të bartura në organizëm përmes frymëmarrjes ose ushqimit, disa nga këto sekuenca të manipuluara të ADN-së arrijnë të paralizojnë çdo funksion të domosdoshëm për jetë të organizmit.

Dhe kjo i shqetëson kritikët e këtij procesi, pasi fuqi të mëdha, qeveri të ndryshme, diktatorë apo edhe organizata terroriste, mund ta shfrytëzojnë këtë mundësi, që përmes një arme të tillë biologjike, ta mbajnë nën shënjestër ose edhe ta shkatërrojnë armikun e tyre. Kjo praktikë e krijimit të një arme biologjike për shkatërrim masiv nuk është, po ashtu, diçka e re.

Që në kohën e Luftës së Dytë Botërore është i njohur plani i disa shteteve të aleancës, për përdorimin e Anthrax - bombave (bombave të mbushura me baktere infektuese shume të rrezikshme - Bacillus anthracis), mbi qytetet më të mëdha gjermane si Berlini, Hamburgu, Stuttgardi etj., në fazën e fundit të luftës, për të mbytur çdo banor të tyre.

Por falë vonesës transportuese të këtyre bombave nga SHBA në Britaninë e Madhe (mbi 5000 copë) dhe mospajtimit të disa aleatëve, fatmirësisht kjo nuk ndodhi. Përdorimi testues i këtyre bio-bombave në një pjesë të pabanuar të Islandës, shkatërroi tërësisht, të gjithë faunën, brenda një dite. "Armën më efektive dhe më të lirë e ka krijuar vetë natyra", thotë biologu Malcolm Dando nga Universiteti i Brodfordit në Angli.

Nevojitet vetëm 100 kg bazile Anthraxi për të vrarë rreth 3 milion njerëz. Për të parandaluar ndonjë katastrofë të tillë, mbi 143 shtete, në vitin 1872, nënshkruan një marrëveshje për ndalimin e prodhimit të armëve biologjike.

Por, krejt ndryshe nga një pandemi e provokuar nga viruset natyrale, edhe nëse ata kanë kaluar disa faza mutacionesh, shpresat për të mbijetuar njerëzimi, megjithatë nuk janë të shuara tërësisht.

Një shpërthim i një epidemie, i provokuar nga viruset sintetikë të gjeneve të manipuluar ose të krijuar artificialisht, do të ndalet, vetëm atëherë kur të vdes njeriu i fundit. Në krahasim me viruset natyralë, sekuencat e një gjeni sintetik, të manipuluar ose krijuar artificialisht, nuk vdesin.

Në vitin 2012, janë parashikuar edhe preparatet e para të këtyre gjeneve sintetike. Qëllimi: luftimin e dëmtuesve të kulturave agrare. Mirëpo, askush nuk e di se këto gjene - vrasëse, nuk do të kalojnë edhe tek format tjera të jetës me potencial shkatërrues edhe për to. Ndoshta edhe tek njeriu. Do të ishte një proces që nuk do të mund ta ndalonte askush...

 

Ngrohja globale vë në pikëpyetje baraspeshën e Tokës

Shkencëtari britanik për studime klimatike, Xhejms Lavlok, ka deklaruar se për shkak të temperaturave të larta disa pjesë të botës do të shndërrohen në shkretëtira dhe do të vijë deri te ngritja e nivelit të deteve që do të vërshojnë pjesët e tjera.

Lavlok (89), i njohur sipas teorisë së tij Gaja, sipas së cilës Toka është një lloj organizmi i gjallë, ka thënë se ndryshimet klimatike do të shkatërrojnë pjesën më të madhe të jetës në Tokë deri në fund të këtij shekulli, ndërsa njerëzimi është vonuar që të parandalojë këtë katastrofë.

"Toka gradualisht do të shndërrohet në shkretëtirë. Kjo do të ndodhë kur Sahara gradualisht të lëvizë drejt Europës. Por, kjo nuk ka të bëjë vetëm me Europën, por e gjithë bota do të ndryshojë në këtë drejtim", ka thënë ai. Ai ka shtuar se është e besueshme të kenë dështuar përpjekjet për të ulur emetimin e gazrave që shkaktojnë ngrohjen e planetit, si dioksid karboni.

Madje, edhe nëse bota do të gjejë mënyrën për të ulur emetimin e këtyre gazrave në zero, tashmë është vonë që të ftohet Toka, konsideron ai. "Ky është si një super-tanker, nuk mund ta ndaloni vetëm duke ndalur motorin. Nëse çuditërisht do të arrini të zvogëloni dioksid karbonin, Toka nuk do të ftohej menjëherë", ka thënë Lavlok.

Shkencëtari britanik konsideron se të gjitha forcat duhen angazhuar në krijimin e strehimeve në rajonet, të cilat do t'i shpëtojnë efekteve negative të ndryshimeve klimatike.

Sipas tij, pritet të ketë thatësi të madhe dhe vdekje të njerëzve në shkallë të lartë dhe se numri i banorëve nga rreth shtatë miliard mund të bie në një miliard deri në fund të shekullit, pasi njerëzit do të kenë shumë pak resurse. "Do të ketë uri të madhe dhe mungesë uji.

Popullata mund të bie deri në një miliard ose më pak", ka thënë Lavlok. Sipas tij, deri në vitin 2040, temperaturat në qytetet evropiane gjatë verës do të rriten mesatarisht në 43 gradë Celsius, ashtu siç ndodh tashmë në Bagdad.

Lavlok konsideron se bota nuk është duke reaguar urgjentisht kundër problemit dhe tha se nuk duhet fajësuar ai për parashikimet e tmerrshme, pasi që edhe Agjencia e Kombeve të Bashkuara për ndryshime klimatike në raportin e vitit 2001 ka paralajmëruar se temperaturat deri në vitin 2040 dhe 2050 do të jenë shumë të larta.

Përmbytjet, si pasojë e ndryshimeve klimatike, mendohet se kanë qenë edhe shkaktarët e disahershëm të zhdukjes së jetës në Tokë. Ndër më të përfolurit është miti për Atlantidën, një ndër civilizimet më të lashta që kishte një shkallë të lartë zhvillimi (bazuar në dëshmitë e Platonit) e që mendohet se gjendet i përmbytur diku në oqeanin Atlantik.

Supozohet se ndonjë ndryshim i madh klimatik e gjeologjik (nga përplasja e mundshme e ndonjë meteoriti), ka ndikuar që ky civilizim të zhduket nga faqja e dheut për pak kohë (brenda natës). Ishin përmbytjet e shkaktuara nga tërmetet, shpërthimet vullkanike, valët e mëdha të oqeanit etj, ato që fundosën këtë "kontinent" përgjithmonë.

 

Atlantida, nuk është rasti i vetëm i përmbytjeve

nga ndryshimet klimatike

Zbulimet e shumta të fosileve të kafshëve parahistorike, siç janë tetrapodet (dinozaurët) barngrënës ose Mamutët e lloje tjera, që janë gjetur në hapësira të ndryshme të globit, të cilat sot janë të mbuluara nga shtresa të mëdha akulli ose në sipërfaqe ku, për shkak të mungesës së lagështisë, procesi vegjetativ është tërësisht i pazhvilluar, pra në shkretëtira të ndryshme, dëshmojnë për ndryshime ekstreme klimatike që janë zhvilluar në planetin tonë.

Në Siberi është zbuluar një Mamut gjigant i ngrirë, i cili është ushqyer vetëm me bimë. Në gojën e tij janë gjetur mbeturina të myshkut, ndërsa në zorrët e tij edhe mbeturina barishtesh që sot nuk ekzistojnë në atë hapësirë.

Trupa të shtazëve të ndryshme janë zbuluar edhe Kinë, Kanada, e vende të tjera të globit. Shkencëtarët mendojnë se këto zhvendosje janë bërë si pasojë e ndonjë kataklizmi natyror.

Jo vetëm sipas legjendave, por edhe sipas profecive religjioze, bota është përmbytur disa herë. Janë diku rreth 30 burime që flasin për përmbytje me pasoja katastrofike për gjallesat e planetit Tokë.

Kemi rrëfimin e Biblës, ku Perëndia vendos të dënojë njerëzimin për shfaqjen e mosbesimit tek Krijuesi i tyre, dhe e urdhëron Noe-n t'i marrë familjarët dhe lloje të përcaktuar të botës shtazore e bimore dhe të vendoset në një anije, pasi vendimmarrësi hyjnor, kishte vendosur ta shkatërrojë njerëzim përmes përmbytjeve për ta ripërtërirë pastaj me një lloj tjetër më të mirë.

Dhe kështu, 40 ditë pa ndërprerë, kishte lëshuar shi të fuqishëm dukë përmbytur çdo gjë mbi Tokë.

Rrëfime të ngjashme, si kjo në Bibël për Tokën e përmbytur, janë edhe kronikat e asiro-babilonasve, pastaj ato të grekëve të vjetër; shënimet e indiasve, ato kineze, egjiptase e të tjera, të cilat, pothuajse janë të ngjashme: personazhet e këtyre legjendave, meshkuj dhe femra, me të afërmit e tyre ose pa ta, me botën shtazore e bimore etj., pozicionohen në vende ose objekte të caktuara nga vet Krijuesi, që të mbijetojnë dhe bota sërish të mund të marrë frymë nga e para.

Duke e marrë për bazë numrin e madh të legjendave të ngjashme nga shumë popuj të lashtë të globit dhe duke pasur parasysh mundësinë e komunikimit të tyre në ato kohëra, që ishte tejet i vështirë, shkencëtarët janë të bindur në vërtetësinë e tyre.

Ndoshta jo saktësisht, sipas skenarëve të rrëfyer nëpër ato legjenda, por me një skenar të përafërt, gjithsesi.

Është shumë domethënës për ta, gjithashtu, edhe rrëfimi për Solonin (640-558 p.e.s) - një personalitet i njohur në antikitetin grek, që njihet si reformatori dhe udhëheqësi i Athinës, të cilit egjiptianët, kur ai ishte në vizitë tek ta në Saisu, i thanë: "Njerëzimi është përmbytur disa herë nga arsye të ndryshme dhe kjo do të ndodhë edhe në të ardhmen"... ndoshta këtë herë i provokuar edhe nga vet faktori njeri!!!

 

Fundi i botes sipas Isak Njutonit

Sipas shkencëtarit anglez, sër Isak Njuton, ka filluar numërimi mbrapsht. Kanë mbetur më pas se 53 vite deri në fund të botës, i parashikuar sipas Njutonit në vitin 2060.

Babai i fizikës moderne e formuloi këtë profeci në një letër të vitit 1704, të zbuluar ditën e diel, në një ekspozitë të Universitetit hebraik të Jeruzalemit të titullar “Sekretet e Njutonit”.

Por përse viti 2060? Njuton shkruan se do të ishte 1200 vite pas vitit 800 pas Krishtit, datë në të cilën restaurohet Perandoria e Shenjtë Romake. Mesa duket shkencëtari ka arritur në këtë datë pas leximit të librit të profetit Daniel, një nga librat më të vështirë ku gjenden simbolika të panumërta dhe vizione fantastike.

 

Isak Njuton ka parashikuar fundin e botes ne vitin 2060

Isak Njuton nje nga shkencetaret me me ndikim gjate gjithe koherave, ka parashikuar se bota do te shkaterrohet ne vitin 2060.

Keto parashikime u botuan te dielen e kaluar nga Universiteti Hebre ne Jeruzalem.

Ne nje leter te vitit 1704, del se Njuton kreu nje llogaritje qe bazohej kryesisht ne Bibel, ne nje fragment te librit te Danielit nga Dhjata e Vjeter.

Nje shkencetar britanik supozon se qe nga koha e kurorezimit te Karlit te Madh si perandor i gjithe perendimit ne vitin 800 dhe deri ne vitin 2060, behen 1260 vite, aq sa kishte parashikuar dhe Njutoni ne llogarite e tij.

Se sa i sakte eshte ky parashikim i Njutonit, mbeten edhe 48 vite te provohet.

Sipas Isakut fundi i botes llogaritet nga 2060,sipas kalendarit te Majave (Maya) eshte viti 2012,sipas Nostadamit duhet te jemi te qete deri nga viti 3400 e ca.Pra beso ate qe te pelqen ty me teper.

Me "fundin e botes" nuk duhet kuptuar fundi i jetes, apo shkaterrimi i botes, per mua eshte fundi i nje Ere, "Aeon", epoke, dhe fillimi i nje tjetre, ne ciklin e pafund.

Fundi i botes ne kuptimin e fundit te nje epoke tani afer eshte e ditur nga te gjthe Kabalistet, jo me kot ne vitin 1995 tashme lejohen edhe moshat e vogla (<40vjeç) te studiojne kabalah. Kjo sepse thuhet se jemi ne fundin e epokes se trete dhe te fundit, e per rrjedhoje ne fund te ciklit perfundimtar.

Newton ishte nje studiues mistik , jo vetem shkencetar.
Ajo qe dua te theksoj eshte se fundi i botes nuk duhet interpretuar si nje shkaterrim por thjesht si fundi i nje epoke dhe fillimi i nje tjetre.

 

Planeti X dhe rreziku që i kanoset Tokës

Shkaku i vërtetë i ndryshimit të klimës, aktivitetit vullkanik, intensifikimit të aktivitetit sizmik etj.., është afrimi i planetit Eris me sistemin tonë diellor.

Shkencëtari Cristian Negureanu dërgoi këtë shpjegim për sa i përket çështjes së Planetit X apo Nibiru.

Shkaku i vërtetë i ndryshimit të klimës, aktivitetit vullkanik, intensifikimit të aktivitetit sizmik etj.., është afrimi i planetit Eris me sistemin tonë diellor, ndërmjetësi i quajtur 2003 - UB - 313 dhe i njohur në Antikitet me emra të ndryshëm si: Nibiru, Marduk, Nemesis, Hercolubus, Planeti i Zotit, Planeti i Perandorisë, Planeti i Kryqit apo Planeti i Kuq.

Më poshtë jepet një dokument i shkurtër i kontaktit të parë (më të fundit) me Eris-in:

Për herë të parë, ky planet është vrojtuar më 21 tetor të vitit 2003, me anë të teleskopit 1.22 Oschin, nga pika e vëzhgimit në Malin Palomar në Kaliforni. Është zbuluar nga Michael E. Brown, Chad Trujillo dhe David L. Rabinovitz, më 5 janar të vitit 2005, bazuar në foto të bëra në datën e sipërpërmendur.

Vëzhgime të tjera të publikuara në tetor të vitit 2005, treguan një satelit të quajtur Dysnomia (Gabriel). Planeti Eris/ Nibiru, i cili i afrohet tokës periodikisht një herë në 3600 vjet, sjell ndryshime të klimës, si ngrohja globale me gjithë pasojat e saj natyrore - shkrirjen e akujve, zhdukjen e gjelbërimit, tharjen e kores së tokës, pakësimin e oksigjenit etj.

Efekti i shkrirjes së akujve, për shkak të ujërave të ëmbla, do të jetë fundi i sistemit natyral termo - saline, që lejon qarkullimin e rrymave të ftohta drejt veriut dhe ngrirjen e zonave të shtrira në veri-perëndim të Europës dhe veri-perëndim të Shteteve të Bashkuara.

Shkurtimisht, ja ku është procesi që ndodhi gjatë dy periudhave të fundit, në të cilat "Planeti i Zotit" ka kaluar midis Marsit dhe Jupiterit, e cila është edhe pika më e afërt me Tokën:

7,200 vjet më parë, përmbytja e njohur si "Përmbytja e Noah", papritur solli ndryshime në temperaturë, stuhi të forta dhe orteqe uji nga Antarktida të dala nga "Burgu i akullt". Dr. John T. Hollin në Universitetin Maine (SH.B.A) mendon se copa të mëdha dalin periodikisht nga akujt e Antarktidës duke krijuar një rrjedhë të madhe.

3,600 vjet më parë, gjatë eksodit të çifutëve nga Egjipti, në mes të mijëvjeçarit të dytë, planeti tokë pësoi përmbytje të mëdha. "Një trup qiellor, që kohët e fundit hyri në sistemin tonë diellor- një kometë e re - u afrua shumë me tokën, duke shkaktuar zhdukjen e mundshme të shtresës së akullt.

 

Situata aktuale - shkrirja e akujve është intensifikuar

Ndryshimet klimatike dhe gjeologjike do të rriten sepse planeti Eris/Nibiru nuk i është afruar akoma Plutonit, pika e tij më e afërt me Tokën. Kjo supozohet të ndodhë midis viteve 2012 - 2014.

Sot, fenomene të ngjashme (ngrohja globale dhe aktivizimi vullkanik) gjithashtu ndodh edhe në planetet e tjera nga sistemi ynë diellor për shkak Eris/Nibiru. Ja disa shembuj:

- Hëna e Neptuni po ngrohen, Plutoni po përjeton një nxehtësi të jashtëzakonshme (sipas Institutit për të Rejat Teknologjike në Massachusetts, 9 tetor, 2002).

- Shpërthimi vullkanik në satelitin e Jupiterit (sipas Astronomia Icarus, nëntor 2002).

- Ngrohja e Marsit (sipas lajmeve të ABC, 7 dhjetor, 2002).

- Ngrohja e Saturnit (28 janar, 2007)

Shkencëtarë të Universitetit të Kalifornisë, Los Anxhelos (UCLA) - departamenti i fizikës dhe astronomisë dhe ato të Universitetit të Bostonir, vunë re se temperatura e zonës më të lartë të atmosferës së Saturnit është më e lartë se sa është llogaritur.

Megjithatë, profesor Allan Aylward nga UCLA, gjykon të nevojshme riegzaminimin e hipotezave kryesore që kanë të bëjnë me atmosferën planetare dhe të zbulohet arsyeja e ngrohjes në to. Gjithashtu, vuri re një proces të ngjashëm në Mars, duke përfunduar: "Të studiosh aspektet në atmosferat e tjera planetare, do të na ndihmojë të zbulojmë sa më shumë mbi të ardhmen e Tokës".

Librat e përmendur, përfshijnë gjithashtu përshkrime të tjera të fenomeneve të rrezikshme, si aktivizimi i vullkaneve, aktiviteti sizmik në rritje, uragane të tmerrshëm, rryma të fuqishme, ndërrimi i poleve e kështu me radhë, që ndodhen 7200 vjet dhe 3600 vjet më parë respektivisht, procese që janë gjithmonë e më të shpeshta sot në Tokë.

 

Disa argumente që tregojne se Eris është Nibiru:

Numri i sateliteve të tij. Zecharia Sitchin thotë për ta në punën e sipërpërmendur: "Katër satelitë kanë një lëvizje rrotulluese shumë të shpejtë, duke futur në vorbull dhe 3 satelitë të tjerë - Erën e Tërbuar, Erën që vërtitet dhe Erën Sunduese, duke përdorur satelitet e tyre si sulmuese, ai (Nibiru) çoi përpara erërat, të shtatë erat të gatshme për të luftuar".

Shkrimet sumeriane thonë se një satelit i planetit Nibiru godet një planet tjetër, Tiamat, duke krijuar "Qiellin" (Brezi Asteroid midis Marsit dhe Jupiterit) dhe Tokën në fillim të sistemit tonë diellor. Profesor Mr. Brown ka provuar kohët e fundit në gazetën "Natyra" se planeti 2003 - EL 61 provoi një përplasje me një tjetër trup qiellor në fillim të sistemit tonë diellor. Në rreshtat në vijim do të hedh dritë mbi lidhjen midis Eris (emri i dytë ishte 2003 UB - 313) dhe shkrimeve të Antikitetit, atëherë kur planeti shpesh quhej Nibiru:

Në vitin 2003, viti kur për herë të parë u vu re (komunikatë zyrtare), revista "Skenca dhe Jeta" prezantoi trajektoren vezake të një planeti tjetër në sistemin tonë diellor, IDENTIKE, me trajektoren e planetit Nibiru/ Marduk, paraprakisht i prezantuar nga Z. Sitchin.

Në vitin 2005, disa muaj mbasi u zbulua, astronomë të shquar nga 19 vende të mbledhur në Qendrën Astronomike të Vatikanit, u lidhën me anë të internetit me Qendrën Astronomike në Malin Tucson (Arizona, USA) - një nga më të fuqishmet në Botë.

Në 1 gusht të vitit 2005, gazetat në mbarë botën shkruajtën: "Trupit qiellor iu dha përkohësisht emri 2003 - UB - 313". Shkencëtarët, që i dhane emrin planetit Nibiru, ishin shumë të vetëdijshëm për shkrimet sumeriane, si psh "UB" nënkuptonte grupin prej shtatë planetesh (3 + 1 + 3 = 313 = 7) të përbërë nga Marsi, Jupiteri, Saturni, Urani, Neptuni, Plutoni dhe Nibiru.

Grupi tjetër është i përbërë nga planetet që mbeten (2 + 0 + 0 + 3 = 2003 = 5), që do të thotë: Dielli, Mërkuri, Venusi, Toka dhe Hëna. Asnjë nga "12" nuk ishte koincidencë - totali i numrave në emrin e dytë. Sumarianët i njihnin 12 trupat qiellorë!

Në të njëjtën mënyrë Z. Sitchin shkroi në librin e tij "Dymbëdhjetë Planetët" që "UB është e përbërë nga shtatë pjesë, e quajtur giparu në gjuhën akadiane. Nuk ka asnjë dyshim që është origjina e besimit të lashtë në 'shtatë qiejt".

Zona e Erisit, 2,400 km +/- 97 km, e matur duke përdorur pamje nga teleskopi Gungez, u bë publik në fund të prillit 2006.

Në librin tim të titulluar "Bibla dhe Ufot", në vitin 1991, bazuar në të dhënat nga Apokalipsi/Zbulime, kam dhënë dimensionet e një stacioni të mundshëm planetar:ishte 2,400 km.

Libri i fundit i Biblës përmban detaje mbi planetin Eris (kapitulli 21: 2,12,16) i quajtur "Jeruzalemi i Ri" (ERIS/ SALEM), bashkë me diametrin dhe zonën:

a) diametri : 12,000 x 200 m = 2,400 km.

b) zona : 2,400 km (gjatësi ) x 2,400 km (gjerësi ) x 12 (nivele katesh) = 69,120,000 km2.

Shkrimet e lashta shpallen gjithashtu kometat - si aspekte (kometat provokojnë shkatërrime të mëdha) të Eris/ Nibiru, më shumë mundësi të shkaktuara prej njërit nga satelitet e tij:

a) Shkrimet sumeriane, 7,200 vjet më parë: "Një planet lëviz shumë shpejt, në një orbitë eliptike, e ngjashme me një kometë" (Z. Sitchin, Planeti i dymbëdhjetë).

b) Drita e tij (Yahweh/ Anu - lideri i planetit të Zotit - A/N) është si drita e diellit, një flakë që digjet dhe ndjek hapat e Tij." (Habacuc 3 : 4 - 5).

c) 3,600 vjet më parë: "Një kometë […] u afrua shumë me Tokën, nga mesi i mijëvjeçarit të dytë para lindjes së krishtit". (I. Velikovsky, Fjalët në konflikt).

 

Situata aktuale:

a) Profesor Mr. Brown ka deklaruar se planeti 2003 - EL - 61 mund të kalojë tërheqjen e Neptunit, duke transformuar veten në një kometen më të ndritshme të parë ndonjëherë, të paktën 6000 herë më të ndritshme se kometa Halle Boop.

b) Eris pritet të kalojë midis Marsit dhe Jupiterit, pikës më të afërt me Tokën, gjatë 2012 - 2014. Kjo është arsyeja kryesore pse NASA ka lançuar mjete hapësinore në 27 shtator të vitit 2007, që do të arrijë në destinacion, në Brezin Asteroid, në vitin 2011.

Shpjegimi logjik i procesit të ngrohjes në Tokë dhe të planeteve të tjera në sistemin tonë diellor, vërteton se është ai i parashikuar nga I. Velikovsky, në librin e tij që nga viti 1950: "Dy trupa qiellorë janë tërhequr njeri me tjetrin. Pjesa më e madhe e brendësisë së Tokës, u shtynë në periferi. Toka, me lëvizjen e saj rrotulluese të çrregullt, filloi të ngrohej".

Disa pamje të paraqitura nga NASA (PAD - Pamja Astronomike e Ditës ) na tregon qartë që në rrugën e saj drejt Tokës, Stacioni Planetar Eris/ Nibiru po rritet:

Në 25 prill të vitit 2007, u komunikua zyrtarisht zbulimi i planetit Gliese 581c, që me shumë mundësi i ngjan Tokës. Aktualisht është Ylli i Errët, që po orbitalizon planetin 581.

Është e mundur të provohet egzistenca e një sistemi yllor dyjor në të cilin /Stacioni/Planeti Eris/ Nibiru është lidhja fizike apo e sistemit diellor dhe sistemit Ylli i Errët, midis botës njerëzore dhe botës Anunnaki/ Elohim.

Besoj se një edukim psikologjik i racës njerëzore është në zhvillim. Disa të dhëna:

1) Strehimet Norvegjeze - përgjatë me strehat nëntokë të ndërtura në Norvegji, (Google dhe YouTube: Një letër nga një politikan norvegjez për 2012) u inaugurua zyrtarisht një depo me qindra miliona vende për të mbrojtur njerëzimin në rastin e një katastrofe, në 26 shkurt 2008.

Kryeministri i Norvegjisë, Jens Stoltenberg, gjithashtu një militant ekologjist, Wangari Maathai (Kenya) - Çmimi Nobel për Paqen, Jose Manuel Barroso - Presidenti i Komisionit Europian morën pjesë në inaugurim.

 

Dy deklarata për ngjarjen:

Jens Stoltenberg: "Diversiteti biologjik rrezikohet nga forcat e natyrës dhe nga veprimet e njerëzve; Bunkerët në policinë tonë të sigurimit". Lajmërojnë se kryeministri norvegjez vendos të parat "forcat e natyrës."

Jose Manuel Barroso: "Shpresojmë dhe punojmë për më të miren, por duhet të jemi gati për më të keqen". Asnjë koment tjetër.

2) Bunkeret në hënë. Shkencëtarët punojnë në një "Arka e Noeut", e cila do të vendoset poshtë tokës së hënës. Strehat duhet të përmbajnë informacione për ADN, embrionet, shkrirjen e metaleve, bimët që rriten dhe e gjithë kjo është thelbësore për jetën dhe civilizimin, nëse një katastrofë do të ndodhte në tokë dhe vidhet egzistenca e njerëzimit. Detaje: Telegraf, Dielli (10 mars, 2008).

3) Në shkrut, 2008, erdhi gjithashtu lajmi se shtepia kinematografike "Sony Pictures" bleu të drejtat e një shkrimi të ri të regjizorit Roland Emmerich. Titulli i filmit është "2012" dhe do të dalë në verën e 2009.

Titulli "2012" i referohet datës kur, sipas kalendarit Maya, bota që njohim s'do të jetë më. "Apocalipsi" është një film përsa i përket shkatërrimeve, i ngjashëm me filmin "The Day After Tomorow", sukses ndërkombëtar i vitit 2004. Filmi i dalë në maj të vitit 2004, mbasi gazeta "The Observer" nxori një raport të Pentagon për ndryshimet dramatike të klimës, në shkurt 2004.

4) Në 28 shkurt, 2008, një tjetër lajm u përhap në të gjithë botën. Titulli ishte diçka e ngjashme me: "Astronomët japonezë besojnë në egzistencën e një planeti të tillë në sistemin diellor". Disa ide:

Puna ishte koordinuar nga profesori japonez Tadashi Mukai dhe shkencëtari amerikan Patrick Lykawka. Ato do të publikohen në prill të këtij viti, në gazetën astronomike të botuar nga Shoqëria Amerikane për Astronominë.

 

2012 - Po shkenca ç'thotë?

Ne mund të bëhemi dëshmitarë të një shfaqjeje gjigante fishekzjarresh në vitin 2012. Dielli do të mbërrijë në kulmin e ciklit të tij 11-vjeçar, i quajtur "maksimumi diellor", kështu që duhet të presim një aktivitet të lartë diellor.

Disa parashikime thonë se maksimumi diellor i ciklit diellor 24 do të jetë edhe më energjik se ai paraardhësi, në vitet 2002-2003. Sipas një prej shumë skenarëve të fundit të botës që na janë paraqitur, të ushqyer edhe prej të famshmes Profeci Maja për fundin e botës në vitin 2012, ky skenar në fakt është i bazuar në disa elementë të tij edhe tek shkenca.

Për më tepër, mund të ketë një farë lidhje reciproke në mes ciklit diellor 11-vjeçar dhe cikleve kohorë që janë gjetur në kalendarët e Majave. Ndoshta ky qytetërim i lashtë e kuptonte se magnetizmi diellor pëson ndryshime në polaritet çdo dekadë.

Plus, tekste fetarë (si Bibla) thonë se ne do të shkojmë drejt ditës së gjykimit, e cila është portretizuar me shumë zjarr dhe squfur. Mesa duket, ylli ynë më i afërt do të na pjekë të gjallë në 21 dhjetor 2012!

Ngjarja më e rëndë e motit hapësinor në histori ka ndodhur në vitin 1859. Është bërë e njohur si Efekti Carrington, pasi ka marrë emrin e astronomit amator, Riçard Carrington, i cili ishte i pari që vuri re efektet e saj: "Dy fasha drite shumë të forta " që rrjedhin nga një grup i madh pikash diellore.

Ngjarja Carrington vazhdoi me plot tetë ditë moti shumë të keq hapësinor. Pati dëshmi për aurora mahnitëse, madje edhe në lartësitë ekuatoriale. Rrjetet telegrafikë të botës patën ndërprerje dhe magnometrat viktorianë regjistruan nivele të pamatshëm.

Në 11:18 të mëngjesit të kthjellët të ditës së enjte, 1 shtator, 1859, 33-vjeçari Richard Carrington - i pranuar gjerësisht si një nga astronomët diellorë më të famshëm të Anglisë - ndodhej në observatorin e tij privat. Ashtu si zakonisht në çdo ditë me diell, teleskopi i tij po projektonte një imazh 28 centimetra të gjerë të diellit dhe Carrington vizatoi menjëherë njollat diellore që vuri re.

Atë mëngjes, ai po studionte gjasat për një grup të madh të njollash diellore. Papritmas, para syve të tij, dy rruaza drite verbuese u shfaqën mbi njollat, u shtuan me shpejtësi dhe u shndërruan në formë veshkash.

Duke kuptuar se po bëhej dëshimtar i diçkaje të paprecedentë dhe "duke qenë disi i trazuar nga kjo befasi", Carrington më vonë shkruante: "Unë renda të thërrisja dikë që të shihte këtë shfaqje. Kur u ktheva pas 60 sekondash, mbeta i shastisur kur pashë që ajo kishte ndryshuar dhe qe zvogëluar". Ai dhe dëshmitari i tij panë njollat e bardha që u zvogëluan deri sa u zhdukën. Kishin kaluar vetëm pesë minuta.

Ashtu, të nesërmen që pa gdhirë, qiejt në të gjithë planetin shpërthyen në aurora të kuqe, jeshile dhe të purpurta, kaq të shndritshme, saqë gazetat mund të lexoheshin po aq lehtë sikur të ishte ditë. Në të vërtetë, edhe pranë lartësive mbi Kubë, në Bahamas, Xhamaikë, El Salvador dhe Hawai pulsonin aurora mbresëlënëse. Sistemet e telegrafit në të gjithë botën u ndërprenë.

Shkarkime e shkëndija tronditën operatorët e telegrafëve dhe shkaktuan zjarre të letrave të telegrafit. Edhe kur telegrafuesit hoqën bateritë që furnizonin linjat, rryma elektrike të shkaktuara prej aurorave vazhdonin të lejonin transmetimin e mesazheve.

"Ajo që pa Carrington ishte një shpërthim magnetik i diellit", shpjegon David Hathaway, drejtues i ekipit të fizikës diellore në NASA Marshall Space Flight Center në Huntsville, Alabama. Tani ne e dimë se flakërimat diellore ndodhin shpesh, sidomos gjatë maksimumit të njollave diellore.

Shumica e tregojnë ekzistencën e tyre nga lëshimi i rrezeve X (regjistruar prej teleskopëve të rrezeve X në hapësirë) dhe zhurmave të radios (regjistruar nga radioteleskopët në hapësirë dhe në Tokë). Në kohën e Carrington, nuk ka pasur satelitë rrezesh X apo radioteleskopë.

Askush nuk e dinte se shpërthimet ekzistonin deri në atë mëngjes shtatori, kur një shpërthim prodhoi një super-dritë, e mjaftueshme për të rivalizuar edhe vetë diellin.

"Ndodh rrallë që dikush të mund të shohë ndriçimin e sipërfaqes diellore", thotë Hathaway. "Duhet shumë energji për të ngrohur deri sipërfaqen e diellit!" Shpërthimi prodhon jo vetëm një rritje të dritës së dukshme, por edhe re gjigante thërrmijash të ngarkuara si dhe unazash magnetike dhe e dërgoi atë re direkt drejt Tokës.

Mëngjesin tjetër, kur reja mbërriti, u shkri në fushën magnetike të Tokës, duke shkaktuar fluskën globale të magnetizmit që rrethon planetin tonë, duke shkaktuar lëkundje. Studiuesit e quajnë këtë një "stuhi gjeomagnetike." Fushat që lëviznin me shpejtësi të mëdha nxitën fushat elektrike nëpërmjet rrymave që shkaktuan më pas ndërprerjen e komunikimit përmes telegrafit.

"Më shumë se 35 vjet më parë, unë fillova të tërheq vëmendjen e komunitetit të fizikës hapësinore drejt shpërthimit diellor dhe ndikimit të tij mbi telekomunikacionin", thotë Louis J. Lanzerotti, botues i revistës Moti Hapësinor.

Ai u bë i vetëdijshëm për efektet e stuhive gjeomagnetike diellore ndaj komunikacionit tokësor, kur një shpërthim i madh diellor në 4 gusht, 1972, dëmtoi komunikimin në distanca të gjata nëpër Ilinois.

Kjo ngjarje, në fakt, detyroi AT&T që të rikonfiguronte sistemin e kabllove transatlantike. Një shpërthim i ngjashëm në 13 mars, 1989, provokoi stuhi gjeomagnetike që ndërprenë transmetimin e energjisë elektrike nga Centrali i Québec në Kanada, duke lënë në errësirë pjesën më të madhe të krahinës; energjia e shkaktuar prej aurorës shkriu madje disa transformatorë në New Jersey.

Në dhjetor 2005, rreze X nga një tjetër stuhi diellore ndërprenë komunikimin me satelitët si dhe Sistemin e Pozicionimit Global (GPS) për rreth 10 minuta. Kjo mund të mos tingëllojë si gjë e rëndë, por siç vë në dukje Lanzerotti, "unë nuk do të doja të isha në një aeroplan civil që udhëzohet për ulje përmes GPS gjatë atyre 10 minutave."

Një tjetër shpërthim si ai i Carrington do t'i bënte të dukeshin shumë të parëndësishme këto ngjarje. Fatmirësisht, thotë Hathaway, ato duken të jenë të rralla: "Në historinë 160-vjeçare të stuhive gjeomagnetike, ngjarja e Carrington është më e madhja".

Ndoshta është e mundur të zhytesh edhe më pas në kohë duke ekzaminuar akullin. "Thërrmijat energjetike lënë gjurmë në nitratet tek bërthamat e akujve", shpjegon ai. "Edhe këtu, ngjarja e Carrington duket të jetë më e madhja në 500 vite dhe pothuajse dy herë më e madhe se pararendëset".

Këto statistika tregojnë se shpërthimet Carrington janë ngjarje që ndodhin një herë në pesëqind vite. Megjithatë, statistikat nuk janë aspak solide dhe Hathaway tregohet i matur duke thënë se ne nuk i njohim aq mirë shpërthimet sa të përjashtojmë mundësinë që të ndodhin së afërmi.

 

Atëherë?

Lanzerotti vë në dukje se ndërkohë që teknologjitë elektronike janë bërë më të sofistikuara dhe më të ndërfutura në jetën e përditshme, ato janë bërë gjithashtu më të ndjeshme ndaj aktivitetit diellor. Në Tokë, linjat elektrike dhe kabllot telefonikë të distancave të gjata mund të preken nga rrymat e aurorave, siç ndodhi në vitin 1989.

Radarët, komunikimi telefonik, dhe marrësit GPS mund të pengohen nga zhurmat e valëve diellore. Ekspertët që kanë studiuar çështjen thonë se pak mund të bëhet për të mbrojtur satelitët nga një shpërthim Carrington. Në fakt, një studim i fundit vlerëson dëmin potencial për të 900 e ca satelitët aktualisht në orbitë, që mund të shkojë ndërmjet 30 miliard dhe 70 miliard $.

Edhe njerëzit në hapësirë mund të jenë në rrezik. Astronautët mund të kenë vetëm disa minuta pas shpërthimit të parë për të gjetur strehim nga thërrmijat e energjisë diellore.

Anijet kozmike të tyre ndoshta mund të kenë mburojë të përshtatshme; kryesore do të jetë që të futen brenda në kohë. S'është për t'u habitur që NASA dhe agjenci të tjera hapësinore përreth botës e kanë kthyer në prioritet studimin e shpërthimeve diellorë.

Tani për tani, një flotë anijesh hapësinore po monitoron diellin, duke mbledhur të dhëna për shpërthime të mëdha dhe të vogla që mund ta zbulojnë se çfarë i shkakton.

SOHO, Hinode, Stereo, ACE-n dhe të tjerët janë tashmë në orbitë ndërsa anije të tjera si Solar Dynamics Observatory janë gati për nisje.

Kërkimet nuk do të parandalojnë një tjetër shpërthim Carrington, por kjo mund ta bëjë "stuhinë e papritur" t'i përkasë së kaluarës.

 

21/12/2012 ?

Më 21 dhjetor 2012 do të ketë një shtrirje planetare që ndodh vetëm çdo 26.000 vjet. Të gjithë planetet e sistemit tonë diellor do të jenë të prekura.

Por në qoftë se shumë tekste ose tradita gojore të lashta, me mijëra vjet të vjetra, flasin për fundin e botës, bëhet fjalë për fundin e botës sonë ashtu siç ne e njohim, por jo fundi i botës.

Ndryshimet gjeologjike dhe klimatike që do të çojë kjo shtrirje planetare do të ndikoj në jetën tonë të përditshme, e cila në mënyrë të pashmangshme do të ndryshohet.

Është shumë e mundshme që planeti ynë do të përjetojë një ndryshim të fushës magnetike, por ajo nuk do të jetë as e para dhe as e fundit.

Shkencëtarët thonë se planeti ynë ka përjetuar tashmë së paku 170 ndryshime të fushës magnetike. Të tjerët mendojnë më shumë për një ndryshim të poleve.

Në agim të 21/12/2012 ka shumë gjasa që dielli do të lind në perëndim.

Kjo nuk është hera e parë që dielli ngrihet në perëndim në historinë e njerëzimit, meqë disa tekste antike flasin për një kohë, kur dielli tashmë shfaqej në perëndim.

Përmbysja e fushës magnetike do të rezultojë në disa rajone që temperatura të bëhet e ftohtë të mos them akull ... Dhe anasjelltas, rajonet e ftohta do të bëhen të nxehta...

Nga një pikëpamje shkencore, shtrirja është përgatitur tashmë qe 50 vite me efekte të dukshme në tokë.
Rryma e Golfit (tanshmë është e ngadalshëme që 50 vite) shkencëtarët që e kanë studiuar për shumë vite, të gjithë mendojnë se ajo do të ndalojë për disa vjet dhe pastaj do të kthehet në drejtimin e kundërt, që do të rezultojë me një klimë të ftohtë për shumicën e Evropës.

Kjo rrymë na sjellë ujë të ngrohtë që përzihet me ujë shumë të ftohtë që zbret nga deti i Labradorit. Ndikimi i hënës në ujërat tona nuk ka nevojë të provohet, por ndikimi i planeteve të tjera të sistemin tonë diellor në tokë është ende i pa zbuluar dhe i pa eksploruar dhe kjo mund të bëhet vetëm kur shtrirja planetare të vihet në vend.

Toka është si një top, por ajo rezulton të sillet pak e më pak rreth vetvetes sikur një top në fund të kursit të tij. Sot, ajo kursin e bën në 24 orë, por asaj i duhej vetëm 22 orë para 400 milion vjetësh.

Poli i veriut magnetik ka qenë seriozisht i çregulluar këto tridhjetë vjet të kaluara dhe intensiteti i përbërjes Veri-Jug i fushës magnetike ka rënë në 10%.

Sipas një artikulli të gjeologut SK Runcorn, Profesor në Universitetin e Kembrixhit, " nuk nuk ka asnjë dyshim se fusha magnetike e Tokës është e vendosur drejtpërdrejt ose tërthorazi nga rrotullimi i Tokës ". Kështu, boshti i tokës ka ndryshuar.

Sipas artikujve në revistën Nature, ndryshimet e fundit gjeomagnetike ndodhën para 12 400 vjet, në mijëvjeçarin e njëmbëdhjetë para erës sonë.

Ne e dimë se kjo periudhë është shënuar me zhdukje të mëdha nga bota e kafshëve. (Nature 234,27 / 12/71).
Disa shkencëtarë besojnë se ndryshimi i ardhshëm i poleve magnetike të tokës do të bëhet rreth vitit 2030. (Nature, 12/2/76).

Biologët kanë zbuluar gjurmë fosilesh që tregojnë se "jeta duket se kanë qenë e regjistruar, e përshkruar dhe e fshirë katër ose pesë herë. Ajo çfarë është konstatuar është se në periudha të ndryshme të historisë, jeta është zhvilluar dhe pastaj pothuajse është fshirë. "

Çdo cikël u pasua nga një periudhë ku Toka ishte e zbrazur nga jeta për miliona vjet. Zhdukjet kryesore në masë janë dokumentuar, por nuk janë shpjeguar qartë.

Në disa prej profecive që flasin për shtrirje planetare është përmendur se bota në të cilën jemi tani është bota e 4të, tre të mëparshme janë shkatërruar dhe bota që do të hyj në 21.12.2012 do të jetë bota e 5të.

Megjithatë, toka nuk mund të kthehet papritmas në anën e kundërt për shkak të ruajtjes së momentit këndore. Për të luftuar këtë ligj fizik, duhet një përplasje e dhunshme që kjo të ndodhë ose ardhja e një planeti në sistemin tonë diellor, duke ndërprerë çdo gjë në rrugën e saj. Një ndryshim i poleve atëherë ka më shumë gjasa se një ndryshim i rrotullimit të tokës ...

Megjithatë, shumë prej profecive në lidhje me 21.12.2012 flasin për ardhjen e një planeti të ri dhe astronomët tanë kanë zbuluar apo vetëm e kanë rizbuluar, një "planet të ri" në sistemin tonë diellor.

Ne gjejmë në historitë e ndryshme përmendjen e këtij planeti :

- Sumerianët e quajtën planeti i 12 ose Nibiru madje ata kanë një emër për të përshkruar orbitën e tij për 3.600 vjet: një Shar.

- Babilonasit dhe Mesopotanët e thërrasin Marduk, Mbretin e Qiellit dhe Trupi i Madh Qiellor.

- Një nga emrat më të zakonshme që i atribuohet nga grekët është Nemesis.

- Duke pasur parasysh orbitën e tij shumë të gjatë mes yjeve quhet Globe nga Hebrenjtë e lashtë.

- Për astronomët Hindu orbita e tij 3.600 vjeçare është quajtur "Treta Yuga" dhe kjo shkakton shkatërrimin e " Kali Yuga".

- Profetët e kanë quajtur Ylli Blu, Ylli i Kuq, i dërguari i zjarrtë dhe Kometa e fatalitetit në mesin e shumë emrave të tjerë. Gjoni në Dhiatën e Re e ka quajtur Absint i hidhur.

Përmendja e shtrirjes planetare, ose e kësaj date, është përmendur në profecitë të ndryshme :

Danieli në Dhiatën e Vjetër, Xhoni në Dhiatën e Re, kalendari i Majave i cili përshkruan ngjarjet e përkohshme për më shumë se 10 milion vjet, tradita gojore e indianëve Hopis nga Arizona. Këto profeci u rezervuan vetëm për disa Hopis dhe fise të tjera amerindiane dhe se deri sa të vjen koha e duhur nuk do të
shpallet. Kurse sa i përket sumerianëve profetizojnë një ndryshim në ADN.

 

Çfare mund te bejme 72 orë para impaktit?

Duket krejt e parëndësishme pika e vogël dhe e zbehtë që lëviz nëpër qiell. Megjithatë, teleskopi në majë të malit që sapo e ka pikasur është duke e marrë shumë seriozisht. Eshtë asteroid, një që nuk është parë kurrë më parë. Teleskopët e analizës së shpejtë zbulojnë mijëra asteroidë çdo vit, por ky ka diçka shumë të veçantë.

Programi kompjuterik i teleskopit vendos që të zgjojë disa astronomë me një mesazh, të cilin ata kanë shpresuar shumë që nuk do t'u mbërrinte asnjëherë. Asteroidi është në një kurs drejt përplasjes me Tokën. Ka madhësinë e një qiellgërvishtësi dhe është aq i madh sa për të rrafshuar një qytet të tërë. Ah, edhe diçka: do të mbërrijë brenda tre ditëve.

Mund të tingëllojë si një ngjarje shumë e largët, por ky skenar është në të vërtetë goxha i besueshëm. Sigurisht, është aq realist, sa e bëri forcën ajrore të Shteteve të Bashkuara kohët e fundit që të mbledhë shkencëtarë, oficerë të ushtrisë dhe zyrtarë të emergjencave për herë të parë, me qëllimin për të vlerësuar aftësinë e vendit për të përballuar këtë gjë, nëse do të ndodhë ndonjëherë.

Atyre iu kërkua që të imagjinojnë se si do të reagonin organizatat e tyre respektive ndaj një asteroidi mitik i quajtur Innoculatus, i cili do të godiste Tokën dhe do të zbulohej vetëm tre ditë para kësaj. Asteroidi ishte i përbërë nga dy pjesë: Një grumbull rrënojash 270 metra mespërmes që do të ishte i destinuar të përplaset në Oqeanin Atlantik pranë brigjeve të afrikës, si dhe një shkëmb i gjerë 50 metra, i drejtuar, tamam si në filmat e Hollywoodit, tamam mbi Washington.

Ushtrimi, i cili ndodhi në Dhjetor 2008, nxorri në shesh rreziqet e frikshëm që paraqesin asteoridët. Jo vetëm që nuk ka një plan se çfarë duhet bërë kur godet asteroidi, por sistemet tanë të paralajmërimit të hershëm - që mund të bëjnë dallimin mes jetës dhe vdekjes - janë krejt të papërshtatshëm.

Agimi ofroi pikërisht atë thirrjen për zgjim që organizatori Peter Garreston kishte shpresuar. Ai ka qenë prej kohësh i shqetësuar nga rreziku i një impakti: "si taksapagues, do të vlerësoja shumë që forca ajrore e vendit tim të hidhte në sy ndaj diçkaje që do të ishte po aq e keqe sa edhe terrorizmi bërthamor në një qytet, dhe me gjasë edhe një ngjarje që mund t'i jepte fund qytetërimit ashtu si e njohim", thotë ai.

Më i fundmi objekt hapësinor që na kalli frikën të gjithëve ishte TC3 në vitin 2008. Ky objekt me madhësinë e një makine shpërtheu në atmosferë mbi Sudan, në tetor të vitit që kaloi. Një teleskop e pikasi fillimisht vetë 20 orë para impaktit - në një distancë prej 500 000 kilometra - dhe astronomët thonë se ishim madje me fat që patëm një paralajmërim.

Fatmirësisht, 2008 TC3 ishte shumë i vogël për të bërë dëm në terren, por ne jemi po kaq të verbër praktikisht edhe ndaj objekteve aq të mëdhenj sa për të shkaktuar dëme. Ne sapo kemi nisur të gjurmojmë miliona asteroidët me përmasa qiellgërvishtësish që vijnë vërdallë në fqinjësinë e Tokës, çdonjëri prej të cilëve mund të lëshojë një forcë të barabartë me fuqinë shkatërrimtare të një bome atomike.

Impaktet e asteoridëve nuk janë aq të mëdhenj sa mendohet. Besohet gjerësisht se një asteroid apo një kometë 30 deri 50 metra e gjatë shpërtheu mbi Tunguska në Siberi në vitin 1908, duke rrafshuar pemët në një rreze prej dhjetëra kilometrash. Shanset për një imakt të ngjashëm janë 1 në 500 për çdo vit. Thënë ndryshe, ekzistojnë dhjetë përqind shanse që një impakt i tillë të ndodhë në 50 vitet e ardhshëm.

“Asteroidët pesëdhjetë metra më frikësojnë për vdekje", thotë Timothy Spahr, drejtor i Minor Planet Center në Cambridge, Massachusetts. "Mund të imagjinoj lehtësisht një objekt 50 metra që godet brenda tre ditësh, duke shkaktuar një katastrofë të vërtetë".

Gjatë ushtrimit të planifikimit të forcës ajrore të SHBA, shkencëtarët pjesëmarrës shpjeguan se me kaq pak paralajmërim, nuk ka shumë shpresa për të parandaluar një imakt. Edhe asteroidi më i vogël se 50 metra i Innoculatus do të peshonte qind mijëra tonë, duke kërkuar një shtytje shumë të madhe për të ndryshuar aq sa duhet trajektoren - aq shumë sa shpërthimi i një arme bërthamore pranë tij në hapësirë nuk do të ofronte një impuls të mjaftueshëm kaq vonë. Për të ndryshuar trajektoren e një asteroidi, forca e ushtruar do të duhej të niste të zbatohej shumë vite më herët.

Në fakt, gjërat do të përkeqësoheshin, duke e copëzuar asteroidin, pasi një pjesë e copërave mund të ishin aq të mëdha sa të shkaktonin dëme, apo edhe krijonin një stuhi meteorësh që do të shkatërronin satelitët në orbitën e Tokës.

 

Panik në rrugë

Por në realitet, opsioni bërthamor nuk do të ishte mbi tryezë që në momentin e parë: raketat me mbushje bërthamore që qëndrojnë plot durim nëpër baza përreth botës nuk janë të projektuara për të gjurmuar dhe goditur, madje as edhe për të mbijetuar për më shumë se disa minuta në hapësirë. Në vend të kësaj, neve thjeshtë do të na duhej të nisnim e të përgatiteshim për impaktin.

Lajmi i mirë është se edhe një paralajmërim i vogël bën diferencë, thjeshtë sepse do të na lejonte të parashikonim kohën dhe vendndodhjen e impaktit. Në rastin e 2008 TC3, vetëm pak orë pas zbulimit të asteroidit, shkencëtarët e NASA bënë llogaritje që parashikonin zhytjen në atmosferë mbi një hapësirë të papopulluar në shkretëtirë në veri të Sudanit, me në saktësi kohore që ndryshoi me vetëm një minutë.

Por pjesëmarrësit në ushtrimin e planifikimit shprehën shqetësim, se nëse do të zbulohej një asteroid që përbënte rrezik të afërt në një zonë të populluar, dhe nëse situata nuk do të menaxhohej në mënyrën e duhur, paniku dhe mungesa e koordinimit do të shkaktonin kaos nëpër rrugë.

Spahr, nuk u angazhua në projektin stërvitor, por ai i ndan ato shqetësime. 'Me një paralajmërim vetëm tre ditë më herët, mund të largohesh në një vend të sigurtë. Por unë trembem, sidomos kur shoh sa keq i kemi menaxhuar gjëra të kësaj natyre më parë", thotë duke përmendur dështimin në evakuimin tërësor të qytetit të New Orleansit para Uraganit Katrina në vitin 2005. "Imagjinoj njerëz që i kap paniku dhe nisen me makinë në drejtim të gabuar, duke ulëritur: O Zot, do të na vrasë!"

Për të parandaluar panikun dhe lëvizjen e çorganizuar të njerëzve, është shumë e rëndësishme që autoritetet të përgatisin një plan evakuimi dhe të ia komunikojnë publikut sa më shpejtë që të jetë e mundur pas zbulimit të objektit të rrezikshëm, përderisa zbulime të tillë postohen automatikisht në internet dhe ata do të shkaktonin një stuhi të vërtetë mediatike.

Masa të tilla do të duhej të garantonin që rrugët do të ishin shumë të qeta në një kohë kur një objekt si Innoculatur zhytet në atmosferën e Tokës dhe i afrohet Uashingtonit. Kompresioni i atmosferës përpara asteroidit dhe fërkimi me ajrin do të shkaktonin një nxehje shumë të shpejtë. Në lartësi më të vogla, ku ajri ka një dendësi më të madhe, nxehja bëhet kaq e madhe saqë asteroidi shpërthen. Në rastin e ngjarjes në Tunguska, kjo gjë ndodhi kur ai ishte 8 kilometra mbi Tokë.

 

Valë goditjeje supersonike

Nëse do të ishit aq me fat sa të shihnit, do të vinit re se shpërthimi do të ishte më i shndritshëm se Dielli. Rrezatimi i dukshëm dhe me rreze të kuqe do të ishte aq i fuqishëm sa të zhyste në flakë çdo gjë, thotë Mark Boslough i Sandia National Laboratory në Livermore, California. "Eshtë njësoj si të jesh në një furrë", thotë ai. Çdokush që është direkt i ekspozuar do të digjej keqas.

Edhe përpara se tingulli i shpërthimit të mbërrinte tek ju, trupi do t'ju shkatërrohej nga një valë supersonike goditjeje teksa shpërthimi krijon një fluskë gjigande ajri me trysni të lartë që përhapet edhe më shpejtë se sa shpejtësia e dritës. Shkencëtari planetar, Jay Melosh i Purdue University në New York dikur përjetoi një valë goditjeje nga një eksperiment që shpërtheu 500 tonë tritol, një shpërthim i vogël ky krahasuar me atë të një asteroidi.

'Unë po qëndroja në majë të një kodre afro 1.5 kilometra larg dhe veshët i kisha të zënë me kufje", kujton ai. Melosh thotë se vala e goditjes mund të vihet re në ajër për shkak të mënyrës se si e përthyen dritën. Eshtë një fluskë që lëkundet. Përhapet në heshtje totale deri kur mbërrin tek ti, dhe më pas dëgjon një bum të dyfishtë, thotë ai.

Panik?

Një asteroid si ai që rrafshoi Tunguskan në Siberi në vitin 1908 pritet të ndodhë vetëm një herë në 500 vjet. Ka gjasa që të kalojë shumë më tepër kohë përpara se një i tillë të godasë një zonë me popullsi të lartë, duke parë pjesën e vogël të sipërfaqes së tokës që është e zënë me qytete. Një studim i NASA-s në vitin 2003 zbuloi se vetëm një në katër impakte të madhësisë së Tunguskas do të vrisnin ndokënd, dhe vetëm një në 17 impakte të tillë do të shkaktonte një numër viktimash prej 10 mijë apo më shumë, të krahasueshëm me tërmete dhe tsuname të rëndë.

Melosh ishte në një distancë sigurie, por në tokë, poshtë një asteroidi që shpërthen, vala e goditjes do të ishte e mjaftueshme për të shembur ndërtesat. Ajo do të mbërrinte afro 30 sekonda pas flakërimës dhe gjithashtu do të zhdukte nga qielli çdo avion që mund të jetë duke fluturuar aty pranë, thotë Boslough. Çdo ndërtesë që do të mbijetonte do ta pësonte më pas, teksa erërat e furishme më të shpejta se çdo lloj uragani do të bënin punën e tyre.

Sigurisht, dy të tretat e sipërfaqes së Tokës është oqean. Ndërkohë që atmosfera jonë me shumë gjasa do të na mbrojë ne nga asteroidët që janë më të vegjël se 100 metra në diametër, çdo gjë më e madhe që do të zhytej në oqean - duke përfshirë edhe copëza nga Innoculatus - do të shkaktonte një valë gjigante, e cila do të shembte në çast ndërtesat bregdetare. Dëmi i jashtëzakonshëm dhe humbjet e mëdha në jetët e njerëzve që do të pasonin nëse qytete të shumtë përreth basenit të oqeaneve do të përmbyteshin, bënë që shkencëtarët e NASA të vlerësojnë impaktet e asteroidëve mbi oqeanë si më të rrezikshëm se sa ata në tokë.

Megjithatë, stimulimet e kohëve të fundit me kompjuter ofrojnë një farë shprese. Ata sugjerojnë që valët gjigante që gjenerohen nga impaktet në oqean zakonisht do të thyheshin larg nga bregu, duke e shpërndarë pjesën më të madhe të energjisë përpara se të përplaseshin në qytete - sigurisht, gjithonë nëse impakti nuk do të ishte pranë brigjeve. Një tjetër rreze shprese është se asteroidët me diametër 100 metra e godasin Tokën vetëm një të dhjetën herë më shpesh se sa objektet me diametër 30 metra.

Ushtrimi i forcës ajrore që zgjati vetëm një ditë as nuk gërvishti paksa sipërfaqen e problemit të ardhshëm të asteroidit. Jo më kot, ai zbuloi se nëse makthi do të vërtetohej, nuk ka një plan se si të koordinohet veprimtaria e NASA-s, planifikuesve të rasteve të emergjencave, ushtrinë e SHBA dhe pjesë të tjera të qeverisë. Nevojiten edhe ushtrime të mëtejshme të planifikimit: koha e kursyer nga përgatitjet e hershme do të ishte shumë e rëndësishme nëse do të kërkohej ndonjëherë një evakuim i menjëhershëm.

Shanset tona për të patur një paralajmërim për një asteroid 30 metërsh nuk janë më shumë se 25 deri 35 përqind me vëzhgimin aktual qiellor, thotë astronomi Alan Harris i Space Science Institute në Boulder, Colorado. Qielli na verbon për 50 përqind të objekteve për shkak të dritës. Edhe ndriçimi prej hënës mund të fshehë mysafirë të paftuar.

Për më tepër, dy prej tre observatorëve kryesorë të asteroidëve në botë ndodhen në arizona, duke përfshirë këtu edhe Catalina Sky Survey, që zbuloi 2008 TC3. Mes korrikut dhe shtatorit ky rajon ka prirjen të jetë i zënë nga retë. "Nëse 2008 TC3 do të kish ardhur në korrik, harrojeni që të ishte pikasur", thotë Spahr.

Tani imagjinoni këtë skenar të shëmtuar, i cili shqetësoi disa prej pjesëmarrësve në ushtrim: një asteroid shfaqet krejt papritur nga askundi dhe shpërthen mu mbi një impiant bërthamor në një rajon bërthamor, si Azia Juglindore apo Lindja e Mesme. Ekzistojnë shanse të arsyeshme për të menduar që një shpërthim i tillë mund të keqinterpretohej si një sulm bërthamor. Të dy prodhojnë një ndriçim shumë të madh, një valë goditjeje dhe erëra të furishme.

Shqetësime të tillë ishin njëra arsye përse, kur NASA zbuloi 2008 TC3 në vitin 2008, ajo jo vetëm nxorri një deklaratë për shtyp, por edhe paralajmëroi Departamentin e Shtetit të SHBA, komandantët ushtarakë dhe zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë, thotë Lindsey Johnson në zyrat qendrore të NASA, që mbikëqyr punën e agjencisë me objektet pranë Tokës. "Nëse do të ishte drejtuar diku në mesin e Paqësorit, ne ndoshta nuk do të ishim shqetësuar aq shumë për të, por duke qenë se do të përplasej në Tokë dhe pranë Lindjes së Mesme, ne lajmëruam të gjithë", thotë ai.

Ka një rrugë kryesore për të përmirësuar shanset tona - vendosja e më shumë "syve" drejt qiellit. Agjencia europiane e Hapësirës dëshiron të hyjë në lojën e monitorimit dhe mund të vendosë teleskopët e vet në Observatorin Europiano-Jugor në Kili. Kjo mund të plotësojë boshllëkun e vëzhgimeve të NASA-s, që janë të kufizuar në vëzhgimin e qiejve të hemisferës veriore, thotë Richard Crowther i Këshillit Britanik të Shkencës dhe Tekologjisë.

Përgatituni

"Deri tani, SHBA ka marrë pjesën më të madhe të përgjegjësisë në këtë problem dhe mendoj se është koha që shtete të tjerë të marrin më shumë përgjegjësi", thotë ai.

Ndihma do të vijë gjithashtu nga dy observatorë të rinj të SHBA të projektuar për të vëzhguar të gjithë qiellin e dukshëm nga vendndodhja e tyre, një herë në disa ditë. Panoramic Survey Telescope dhe rapid Response System (Pan-STARRS) do të ketë katër teleskopë 1.8 metra, i pari i të cilëve është ngritur tashmë dhe punon në Hawaii.

Ka plane për të ndërtuar teleskopin 8.4 metra në Kili deri në vitin 2015, ndonëse projekti ende vazhdon të grumbullojë fonde. Kjo gjë do të përmirësojë shanset e një pikasjeje të hershme dhe duke rritur kohën e paralajmërimit për objektet 30 metërsh deri një muaj para.

Por, edhe kështu, çdo objekt tokësor që i shërben këtij veprimi vuan nga interferenca e Diellit dhe Hënës.

Një teleskop hapësinor i dedikuar do të ndreqte këtë problem, por një mision i tillë mund të kushtonte më shumë se qindra miliarda dollarë. "Bëhet fjalë për investim në një politikë sigurimesh", thotë Irwin Shapiro i Harvard-Smithsonian Center for Astroophysics në Cambridge, Massachusetts.

Shapiro është në krye të një paneli të Këshillit Kombëtar të Studimeve, që deri në fund të vitit do të rekomandojë një strategji për të adresuar më mirë rrezikun nga objektet pranë Tokës. Ky studim, bashkë me raportin e forcës ajrore për ushtrimin e saj në impaktin e asteroidëve, ka për qëllim të ndihmojë Shtëpinë e Bardhë për të përpunuar një politikë zyrtare për rrezikun e objekteve pranë tokës deri në tetor 2010, e që është kërkuar nga Kongresi.

Ndërkohë që impaktet e asteoridëve janë shumë më të rrallë se sa uraganët dhe tërmetet, ata kanë potencialin për të bërë shumë më tepër dëm, paralajmëron Johnson: "Nuk është diçka që unë mendoj se ka nevojë për miliarda dollarë në vit shpenzime, por kërkon gjithësesi prioritet në listën e gjërave që na shqetësojnë". Paratë të paktën do të na jepnin një ide më të mirë se kur mund të godasë asteroidi tjetër. "Me aq sa dimë, mund të ndodhë edhe javën tjetër", thotë ai.

 

A mund ta devijojmë?

Mënyra më e mirë për të devijuar rrugën e një asteroidi nga Toka do të ishte të dërgohej një bombë atomike në një anije kozmike, pak a shumë si në filmin Deep Impact, ndonëse për këtë gjithësesi do të na duhej një lajmërim disa vite më herët. Anija Kozmike do të duhej të ishte në gjendje të ulej mbi asteroid dhe të shkaktonte shpërthimin në distancën e duhur. Nevojitet precizion për të mos shkaktuar ndarjen e asteroidit në dy pjesë që sërish do të godisnin tokën.

Kjo supozon që ne jemi tashmë të përgatitur. Projektimi dhe ndërtimi i anijeve të reja kozmike kërkon vite. Me teknologjinë e sotme, ndoshta do të duheshin edhe disa vite të tjerë për të mbërritur tek një asteroid që kanoset. Dhe duke qenë se shpërthimi do të duhej të ndodhte disa vite para impaktit të parashikuar me qëllim që asteroidi të mos godasë Tokën, do të na duheshin dekada të tëra kohë nëse do të donim të shmangnim Armageddonin.

Një faktor turbullues është se armët bërthamore në hapësirë janë të ndaluara nga Traktati i hapësirës i vitit 1967, i firmosur nga SHBA, Rusia dhe të tjera fuqi bërthamore, ndonëse këto mund të bien dakord për të bërë një sy qorr në një rast të tillë.

Me disa dekada kohë para impaktit, teknologji të tjera shmangieje mund të hyjnë në lojë. Tërheqësi gravitacional, për shembull, do të kërkonte vendosjen e një anije kozmike pranë asteroidit për disa vite, duke e larguar atë gradualisht nga kursi përmes tërheqjes së vogël gravitacionale të masës së raketës.

Një tjetër opsion do të ishte fokusimi i dritës së diellit mbi një pikë në asteroid duke përdorur një pasqyrë gjigante në një anije kozmike, duke e nxehur atë aq sa për ta shkrirë. Gazrat që do të lëshoheshin, do të shërbenin si skapamento e një motori, duke i dhënë një shtytje të lehtë asteroidit në drejtimin e kundërt që me kalimin e viteve do të sillte një ndryshim të madh të kursit të tij.

 

7. Viti 2011 -  Stuhi e re diellore

 

Alarmi i pare ishte hedhur nga Nasa, ne qershor; erucionet diellore mund te shkaktojne nje stuhi magnetike e afte per te shkaterruar nje black-out mbi Toke.


 

Shkence&Teknologji/ Sipas Nasa-s, rrjetet tona informacionit dhe ato elektronike mund te shkaterrohen nga nje stuhi diellore e parashikuar te ndodhe per vitet e ardhshme. Alarmi i pare ishte hedhur nga Nasa, ne qershor; erucionet diellore mund te shkaktojne nje stuhi magnetike e afte per te shkaterruar nje black-out mbi Toke.

Satelitet, linjat elektrike, transporti ajror, sistemet financiare te gjitha jane ne rrezik. Ne muajt e kaluar ne Washington, jo pa qellim ishte hapur Forumi per Klimen Diellore i promovuar nga Nasa, ku ne qender te diskutimeve do te jete kulmi i aktivitetit diellor.

Sipas Richard Fisher, shkencetar ne Nasa, 'shoqeria jone teknologjike ka zhvilluar nje ndjeshmeri te larte ndaj stuhive diellore'. Jemi, nga ana tjeter, te varur nga aparatet elektronike. Valet e grimcave, mes efekteve te tij, mund te çojne ne tilt satelitet tane.

Ne pak kohe mund te jemi ne erresire te plote, pa elektricitet, dhe komunikim. 'Sinjali i pare i rrezikut mund te vije atehere kur te fillojne problemet me radicionet te shqetesojne radiot dhe dispozitivet e GPS. Dhjete minuta me vone, satelitet tregtare qe transmetojne bisedat telefonike, tv-te dhe informacionet e llojeve te tjera, do te shkaterrohen, - tha Tom Bogdan, shkencetari qe zhvillon nje model te ri matematike qe perfaqeson ate qe mund te ndodhe.

Alarmi eshte dhene nga Ministri i Mbrojtjes britanike Liam Fox, i cili pak dite me pare ka leshuar projekt per te mbrojtur sistemit e rrjetit nderkombetar: nje erresire e tille e provokuar nga dielli mund te shfrytezohet nga organizatat terroriste per te sulmuar sistemet tona lokale dhe nderkombetare.

Qeverite jane te shqetesuara: nuk behet fjale, per nje apokalips si ai i parashikuar nga Majat me 2012-ten por nje ngjarje, pasojat e se ciles duhet te merren ne konsiderate qe tani.

 

8.Misteri po trondit boten - Lekundje sizmike

 

Qe nga data 25 maj i gjithe globi eshte perfshire nga lekundje te pa rreshtura. Ku me shume e ku me pak lekundjet pothuajse te pranishme ne te gjithe kontinetet.

Ky fenomen ka bere shkencetare me ''dhimbje koke''.Askush nuk eshte ne gjendje te japi nje shpjegim te sakte,se nga kush shkaktohen gjithe keto lekundje ne mbare globin.

Disa nga sizmiologet me te degjuar thone se kemi hyre ne nje fushe manjetike te valeve hiper gravitacionale të koordinuar me ato të rrjetit të rrezeve gama galaktike, te cilat transformohen ne 'luspa' të larta të energjisë brenda akordit global te universit tonë.

Te gjithe sizmografet e botes jane ne rregjistrim te vazhdushem te kesaj situate dhe japin te dhena LIVE cdo 30 minuta.

 

9. Sa shanse ka që të ndodhë Apokalipsi

në vitin 2012?

 

Revista prestigjioze “Foreign Policy” në një analizë speciale shpjegon pse ideja e apokalipsit i tremb njerëzit dhe i emocion njëkohësisht. Gjithashtu, se sa shanse ka që fundi i botës të vijë në vitin 2012. Revista boton edhe parashikimet se çfarë mund të ndodhë në dhjetor 2012, muaj ku sipas profecive, bota do të marrë fund. Miliona besimtarë fetarë nëpër gjithë botën ndajnë të njëjtin besim pasionant të mbërritjes së fundit të botës, çka do të thotë se fundi i botës do mbetet faktor në politike të paktën deri në fundin e njerëzimit. Teksa një vit dhe një dekadë mbërritën në fund duket se është moment i përshtatshëm të kridhemi në fundin e kohës. Por sërish, mbase është vetëm Hollivudi ai që fokusohet në gjërat e fundit. Vitin që lamë pas filmi i Roland Emmerich “2012 na shfaqi fundin e botës të mbytur në ujë. Këto lloj filmash apokaliptikë enden prej një farë kohë vërdallë. Në dekadat e kaluara apokalipsi u ka dhënë regjisorëve një mundësi perfekte për t’u zhytur në aspektet më të errëta të karakterit njerëzor. Sa keq që nuk mbetet vetëm aty. Ngjarjet aktuale sugjerojnë se popullariteti i vazhdueshëm i skenarëve të apokalipsit shkon thellë në psikikën tonë dhe se interesi ynë në fundin e botës janë më shumë se të shumëfishtë. Le të marrim Iranin e ditëve të sotme, ku presidenti Mahmoud Ahmadinejad është një besimtar i vendosur në ardhjen e dytë të Mahdit, versioni mysliman i Mesisë. Ahmedinejad-i dhe pasuesit e tij kanë shpërndarë miliona dollarë nga buxheti i qeverisë iraniane për rinovimin e qytetit Jamkaran. Aty, Muhamed al-Mahdi, Imami i Dymbëdhjetë është njëherë përpara se të zhdukej në mbretërinë mbinatyrore, nga ku një ditë do rikthehet kur t’i vijë fundi botës. Islami, Judaizmi dhe Krishtërimi ndajnë idenë se një figurë profetike do të shfaqet në fundin e botës për të larguar dhunën dhe padrejtësinë nga toka, ku jetojmë tani dhe për ta çuar drejt një epoke të re pastërtie utopike. Si rezultat, joshja e ditës së Gjykimit duket se është më e përhapur në grupet ku shkumëzon ndjenja e viktimizimit. Sigurisht që kjo ide është veçanërisht tërheqëse për politikanët dhe liderët fetarë, të cilët janë të lumtur të luajnë me një përzierje të tillë potente frike dhe padurimi. Si rezultat, edhe parashikimet më të çmendura kanë efekte të vërteta e specifike. Liderët e kulteve kanë përdorur vazhdimisht këndvështrimet apokaliptike për të nxitur pasuesit e tyre në ngjarje të dhunshme. Terroristi amerikan, Timothy McVeigh, i cili vrau 168 njerëz kur bombardoi një ndërtesë qeveritare në Oklahoma në vitin 1995 pretendoi se ishte shtyrë nga një roman racist me temë të fundit të botës. Studiuesi francez, Jean-Pierre Filiu, autori i një libri mbi teoritë islamike thotë se skenaret e fundit të botës kanë pasur tendencën të shfaqen në botën myslimane në momente krizash të veçanta. Shumë irakenë që i kanë rezistuar sulmeve amerikane të vitit 2003 kanë bërë kështu për arsye që dihen. Lufta kundër prezencës së koalicionit frymëzoi një ringjallje dramatike të ideve apokaliptike, zakonisht me SHBA-në në versionin e “Antikrishtit”. Gjithsesi, nga gjithë vendet ku politikanët përdorin idetë e apokalipsit, Irani ofron një shembull jashtëzakonisht të gjallë të përfitimit të atyre që do përfshihen në Ardhjen e dytë. Entuziasmi i Ahmedinejad-it në këtë drejtim ndërthuret me pretendimin e tij populist për sundimin e Iranit. Ai është akuzuar se ka manipuluar besimin për qëllime politike. Disa shkencëtarë politikë si MIchael Desch, argumentojnë se dhe lideri iranian, i cili beson në mënyrë të sinqertë në rikthime profetike gjithsesi mund të gjejë arsye të tjera për të aderuar diktatin e politikës së vërtetë, e një prej këtyre janë me siguri armët bërthamore.

 

Parashikimet për fundin e botës që dështuan

Fundi i botës nga Nostradamusi

Nostradamusi, parashikuesi më i famshëm i gjithë kohërave kishte parashikuar se korriku i vitit 1999 ishte data e zgjedhur për fundin e botës. Një “mbret i madh terrori” do të zbriste nga qielli. Kur kjo nuk ndodhi, ata që besonin në fundin e botës filluan të përhapnin zëra se sonda “Cassini” ishte mbushur me lëndë radioaktive dhe nëse ajo përplasej dhe lënda kishte kontakt me tokën, fundi do ishte i tmerrshëm. Dhe sigurisht, është viti 2000, kur të gjithë prisnin fundin e botës të parashikuar po nga Nostradamusi.
Kometa “Hale-Bopp”.

Kometa “Hale-Bopp” mund të shihej me sy të lirë për rreth 18 muaj. Astronomi Chuck Shramek “vëzhgoi” një objekt që qëndronte afër kometës. Ai më pas i telefonoi radios “Art Bell” për të bërë publike zbulimin e tij. Kjo bëri që shumë njerëz të besonin një sërë teorish për “fundin e botës”. Interneti ndihmoi në përhapje ne lajmit në gjithë botën akoma më shumë. Kulti “The Heaven’s Gate” mendoi se ky ishte sinjali që prisnin për të kryer vetëvrasje masive në mars të vitit 1997. Kulti mendoni se objekti shoqërues ishte anije kozmike që po vinte të merrte shpirtrat e tyre.

 

Efekti “Jupiter”

Efekti “Jupiter” u shfaq në vitin 1974 dhe u shkrua nga dy astro-fizikanë, John Gribben dhe Stephen Plagemann. Bëhej fjalë për nëntë planetë që do bashkërendoheshin më 10 mars 1982, duke krijuar një tërheqje gravitacionale që do shkaktonte rritje të madhe të njollave diellore dhe që do shkaktonte tërmete. Shumë e morën këtë si një parashikim të saktë. Edhe pse autori Gribben doli dhe tha se ishte vetëm një teori, pa u bazuar në ndonjë substancë të vërtetë shumë njerëz nuk e besonin se kjo nuk ishte e vërtetë. Në fakt, efekti nuk shkaktoi katastrofë por pati një farë efekti në rritjen e baticës.

 

Bashkimi i planetëve

Meteorologu i respektuar Albert Porta parashikoi se më 17 dhjetor 1919 bashkërenditja e gjashtë planetëve do “shkaktojë një korent magnetik që do përshkojë diellin, shkaktojë shpërthime të mëdha dhe si pasojë do gllabërojë tokën”. Ky parashikim shkaktoi disa bëma fatkeqe të turmave dhe disa vetëvrasje. Gjithashtu, u bë shkak që Albert të humbiste punën si meteorolog “i respektuar” dhe të përfundonte duke shkruar parashikimin e motit në një gazetë lokale.

 

Kometa “Haley” 1910

Edhe pse kometa “Haley” ishte shfaqur shumë herë më parë, pa shkaktuar ndonjë vdekje, kalimi i saj më 18 maj të vitit 1910 u konsiderua si kërcënim vdekjeprurës për njerëzit, për shkak të gazit helmues që do dilte nga bishti i saj. Sidoqoftë, një gjë e tillë nuk ndodhi dhe kometa vazhdoi rrugën e saj pa lënduar askënd. Një fakt interesant është se kur lindi shkrimtari i famshëm Mark Twain në vitin 1835, ishte shfaqur dhe kometa “Haley”. Ai ishte shprehur gjatë jetës se “do largohem me kometën”. Ai vdiq në vitin 1910, kur u largua dhe kometa.

Joanna Southcott

Joanna Southcott ishte një parashikuese e vetëshpallur, e lindur në vitin 1750. Ajo u bind se kishte aftësi mbinatyrore dhe e kishte shpallur veten si gruaja e përmendur tek Apokalipsi. Joanna parashikoi se ajo do sillte në jetë Mesian, duke i dhënë fund kështu botës, më 19 tetor 1814. Bota nuk u përmbys në atë datë, por dy muaj më vonë mbaroi për Joanna-n, e cila vdiq. Pasuesit e saj e ruajtën trupin e së ndjerës për disa kohë, me shpresën se ajo do ngjallej. Më në fund, kur e panë se ajo s’kishte në plan të kthehej, trupi i saj përfundoi në duart e autoriteteve.

Zhgënjimi i madh

Ndërmjet viteve 1831-1841, William Miller (pastor baptist) parashikoi kthimin e Jezusit dhe fundin e botës, bazuar në profecitë e Librit të Danielit. Dita e parashikuar mbërriti dhe asgjë nuk ndodh. Pas diskutime të mëtejshme, u vendos për ndryshimin e fundit të botës, i cili kësaj radhe do ishte më 18 prill. Sërish, në datën e paracaktuar nuk ndodhi asgjë dhe u pa e nevojshme që data të ndryshohej sërish duke u përcaktuar të ndodhte më 22 tetor 1844. Pastori Miller vazhdoi të priste për fundin e botës deri në vdekjen e tij në vitin 1849.

 

Parashikimet e Dëshmitarëve të Jehovait

Dëshmitarët e Jehovait kanë parashikuar disa herë fundin e botës. Parashikimi i parë ishte në vitin 1914 dhe bazohej në profecitë e Librit të Danielit. Por, duke qenë se bota vazhdon të funksionojë sot e kësaj dite, ky parashikim rezulton i pavërtetë. Pasi fundi i botës nuk mbërriti në datën e parashikuar, ata thanë se kuptimi i parashikimit nuk ishte fundi i botës në mënyrë fizike. Disa vite të tjera, në të cilat pritej të mbërrinte fundi i botës janë: 1915, 1918, 1920, 1925, 1941, 1975, 1994 etj.

 

Charles Wesley

Parashikimet për fundin e botës kanë ekzistuar që herët, në ekzistencën e njohur të saj. Charles Wesley, një prej themeluesve të kishës metodiste besonte se bota do të përfundonte në vitin 1794. Ky parashikim ishte në konkurrencë me atë të degës protestante “Shakers, të cilët kishin parashikuar se ai vit do ishte pikërisht fundi i gjithçkaje. Pavarësisht se bota nuk përfundoi në datën e parashikuar, vëllai i Charles, John Wesley parashikoi se në vitin 1836 në tokë do vinte Bisha e Madhe, për të shënuar fillimin e fundit të botës.

 

Montanus

Montanus ishte një “heretik” i hershëm i krishtërimit, i cili si shumë të tjerë para e pas tij, parashikoi fundin e jetës së njerëzimit mbi tokë. Bashkë me dy profete, Montanus pretendoi të ishte mishërimi i shpirtit të shenjtë dhe filloi të predikonte për një testament të tretë. Besimet e Montanus-it u përhapën dhe krijuan mjaft konfuzion. Montanus predikonte nëpër njerëz se Turqia do bëhej “Jeruzalemi i ri” dhe se gjithë krishtërimi do të vendosej atje pak përpara se të vinte gjykimi i madh.

 

Pesë skenarët e mundshëm të fundit të botës

1.Asteroid - Si mund të ndodhë? Objekte nga hapësira godasin Tokën gjatë të gjithë kohës, përgjithësisht duke u djegur në atmosferë. Herë pas here një objekt i madh depërton, duke rezultuar në nnë impakt masiv. Skenari më i fundit i një impakti ishte në 1908 në Tunguska, ku u sheshua një sipërfaqe prej 2000 milje katrorë në pyllin siberian me një shpërthim afro 1000 herë më i fuqishëm sesa bomba në Hiroshima. Objekti, që me sa duket ka qenë me diametër vetëm disa dhjetëra metra, mund të kishte fshirë një zonë të madhe metropolitane. Rreziku i vërtetë mund të vijë nga një objekt me diametër më shumë se një km, i cili do të ngrinte sedimente të mjaftueshme për të shkaktuar dëm mjedisor dhe shkatërruar mbjelljet në gjithë botën. Një objekt me diametër 15 km, që mendohet se është përmasa e atij që vrau dinozaurët 65 milionë vjet më parë, me shumë gjasa do të na fshinte edhe ne.Sa gjasa ka? Ka gjasa që një tjetër objekt i madh të godasë Tokën, por me siguri jo gjatë kohës së jetës sonë. Një objekt aq i madh, sa të vrasë një pjesë të madhe të popullsisë së botës godet vetëm dy herë çdo një milion vjet. Asnjë nga objektet e zbuluara nga programi i NASA-së për objektet pranë Tokës nuk ka shanse të mëdha që të godasë Tokën – ndonëse njëri, i njohur si “1950 DA”, do të jetë shumë afër në vitin 2880. Duke parë përpjekjet relativisht të pakta që bëhen për të identifikuar objektet pranë Tokës, nuk ka garanci se Toka do të kishte shumë paralajmërime para një goditjeje. Një asteroid, që më parë nuk njihej, më 6 nëntor kaloi vetëm 1 mijë kilometra pranë sipërfaqes së Tokës dhe u pikas nga NASA vetëm 15 orë para se të shfaqej.

2.Klima - Si mund të ndodhë? Në skenarin më të keq, të parashikuar nga Paneli Ndërkombëtar për Ndryshimin e Klimës, temperatura e sipërfaqes së Tokës do të rritet me 4-5 gradë deri në fund të këtij shekulli. Një skenar i tillë do të sillte një rritje deri gjysmë metri në nivelin e deteve, që do të sillte përmbytje të rajoneve bregdetarë, duke përfshirë shumë prej qyteteve të mëdha të botës. Ndërkohë afro një e treta e planetit do të shndërrohet në shkretëtirë dhe më shumë se gjysma do të zhytet në thatësirë. Kripëzimi i ujërave nëntokësore të Tokës do ta përkeqësonte situatën. Paneli zbuloi se edhe një rritje 3.5 gradë do të vinte në rrezik shfarosjeje 40-70 për qind të specieve dhe mundësia e konflikteve gjeopolitike të kall datën.Sa gjasa ka? Një studim i kohëve të fundit zbuloi se tendencat aktuale të lëshimit të karbonit i përmbahen, madje dhe kalojnë të dhënat e skenarit më të keq. Nivelet globale të karbonit janë sot 380 pjesë për një milion krahasuar me 280 që ishin para Revolucionit Industrial. Shumica e shkencëtarëve konkludojnë se efektet katastrofike do të fillojnë të ndihen pasi këto nivele të kalojnë shifrën 450. Nëse Toka arrin 800-1000 pjesë për një milion, siç parashikojnë skenarët më të këqij, këtë nuk e dimë.

3.Luftë bërthamore - Si mund të ndodhë? Aktualisht janë më shumë se 23000 armë bërthamore në botë, nga të cilat 8000 aktualisht janë në gjendje pune dhe 2000 janë në alarm, të gatshme për t’u lëshuar. Ndërsa apokalipsi bërthamor ka qenë prej një kohe të gjatë subjekt i librave dhe filmave, skenari i dr. Strangelove, në fakt, ka pak gjasa të ndodhë. Edhe më 1977-n, kur arsenalet bërthamore ishin në kulmin e luftës së ftohtë, Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-ve parashikoi një numër maksimal prej 265 milionë viktima nga një luftë totale bërthamore SHBA-BS. Sigurisht, një numër i tillë viktimash do të shkatërronte të dyja superfuqitë, por nuk do të ishte fundi i jetës, siç e dimë ne. Megjithatë, shkencëtarët në vitet ’80 zhvilluan modele që tregonin se tymi dhe pluhuri që do të shkaktonte një luftë bërthamore superfuqish do të sillte ndryshime temperature të paprecedenta në histori - “një dimër bërthamor”. Një studim i ekologut Mark Haruell parashikon se bujqësia globale do të zhdukej për një vit, duke shkaktuar uri, që do të fshinte pjesën më të madhe të njerëzimit. Një studim i vitit 2007 nga ekologët në Universitetin “Rutgers” zbuloi se stoqet e sotme bërthamore globale mund të shkaktojnë një gjë të tillë.
         Sa gjasa ka? Buletini i Shkencëtarëve Bërthamorë krijoi të famshmen “Orën e fundit të botës” më 1947 për të treguar se sa pranë shkatërrimit ishte njerëzimi. Ora e arriti kulmin – “dy minuta para mesnate”, pas testit të parë me bombës me hidrogjen në vitin 1953. Më pas ajo shkoi 17 minuta larg pas fundit të Luftës së Ftohtë, por që atëherë ka vazhduar të ecë drejt mesnatës, me shtete si Korea e Veriut, që prodhojnë armë bërthamore dhe me tensionet mes shteteve të tjera bërthamore. Sot ajo është 5 minuta para mesnate. Pavarësisht këtyre, skenari më i keq me një luftë totale bërthamore mes dy superfuqive ka shumë pak gjasa të ndodhë. Teoria e dimrit bërthamor mbetet gjithashtu e shumëdiskutuar, ku disa shkencëtarë thonë se efektet e parashikuara kanë qenë të ekzagjeruara.

4.Epidemi - Si mund të ndodhë? Gjatë gjithë historisë epidemitë kanë ulur më gjunjë qytetërimet. “Vdekja e zezë” vrau më shumë se gjysmën e popullsisë së Europës në mesjetë. Në vitin 1918 një epidemi gripi vrau 50 milionë njerëz, afro 30 % e popullsisë së botës, më shumë se Lufta e Parë, që sapo kishte përfunduar. Për shkak të globalizimit sëmundjet sot përhapen edhe më shpejt (shikoni përhapjen e shpejtë të gripit të derrave). Një përhapje e shpejtë e një sëmundjeje si virusi i ebolës apo një formë e ndryshuar dhe rezistente ndaj ilaçeve e gripit në një shkallë globale mund të ketë pasoja që mund t’i japë fund qytetërimit.

Sa gjasa ka? Trajtimi i sëmundjeve vdekjeprurëse është përmirësuar që nga 1918, por kjo ka ndodhur edhe me sëmundjet. Teknikat e reja që përdoren në ferma, janë fajësuar për shpërthimin e sëmundjeve, si gripi i derrit, dhe teksa popullsia e botës rritet dhe njerëzit zhvendosën në zona më parë të papopulluara, rreziku i ekspozimit ndaj patogjenëve më parë të panjohur rritet. Më shumë se 40 viruse të reja kanë dalë që nga viti 1970, duke përfshirë ebolan dhe HIV–AIDS-in. Eksperimentimi me armë biologjike ka shtuar edhe një komplikim.

5. E panjohura që nuk dihet - Si mund të ndodhë? Ka një numër teorish se si qytetërimi (bota, siç e njohim ne) mund të përfundojë. Disa janë natyrore: supervullkane, që shpërthejnë si ai në Parkun Kombëtar të Yellowstone, i cili mund të ndryshojë klimën e Tokës, apo një shpërthim rrezesh gama nga një yll, që do të mund të shkaktonin rrezatim të rrezikshëm në atmosferën e Tokës. Të tjera mund të krijohen nga njeriu: mbipopullimi do të sillte një krizë ushqimi, apo zhvillimi aksidental i teknologjive të reja të rrezikshme.
Sa gjasa ka? Herët a vonë bota do të marrë fund. Sipas vlerësimeve të astronomëve, pas 5-8 milionë vjetve Dielli ynë do të djegë pjesën e fundit të hidrogjenit në helium dhe do të fryhet në një gjigant qindra herë më të madh sesa përmasat e sotme, duke sjellë fundin e pashmangshëm të Tokës. Edhe nëse planeti i shpëton shkatërrimit, atmosfera dhe oqeanet e tij do të shkrumbohen. Qeniet njerëzore kanë qenë këtu vetëm për një fraksion shumë të vogël të kësaj kohe – afro 200 000 vjet – dhe sido që të jetë, shanset që të jemi këtu kur të vijë ky lloj fundi janë shumë të pakta.

 

Çfarë do të ndodhe në dhjetor 2012?

Majat kishin një mënyrë shumë të saktë të të kuptuarit të sistemit diellor, mënyrën se si rrotullohet dhe se si këto cikle ndikojnë në botën tonë shpirtërore. Më domethënësi nga këto cikle është ai që ka lidhje me profecitë e vitit 2012. Më poshtë ne do të shpjegojmë detajet kryesore të profecisë dhe tranzicionin e vitit 2012.Majat dinin që dielli, ose Kinich-Ahau si e quanin ata, sinkronizohet me qendrën e galaksisë. Nga kjo qendër e galaksisë, dielli merr një "shkëndijë" drite që e bën të shndrisë me më shumë intensitet, duke prodhuar atë që shkencëtarët e quajnë "shpërthim diellor" që ndryshon edhe fushën magnetike të diellit. Majat thonë se kjo ndodh çdo 5125 vjet dhe shkakton një zhvendosje të rrotullimit të tokës.Majat mendojnë se procese universale, si "frymëmarrja" e galaksisë, janë cikle që nuk ndryshojnë asnjë herë. Ajo që ndryshon është vetëdija e njerëzve që kalojnë përmes kësaj, gjithmonë në një proces në kërkim të perfeksionit.

Bazuar në vëzhgimet e tyre, Majat, parashikuan që nga data e nisjes së civilizimit të tyre që është viti 3113 Para Krishtit, një cikël do të përfundonte pas 5125 vitesh. Llogaritë tregojnë se data do të jetë 21 dhjetor 2012.

Në këtë datë dielli do të marrë një rreze të fortë nga qendra e galaksisë. Do të ndërrojë polaritet duke prodhuar një ngjarje kozmike.Civilizimi maja ishte në ciklin e pestë të diellit dhe besonte se para tyre kishin qenë edhe katër civilizime të tjera, të cilat u shkatërruan nga katastrofa të mëdha natyrore. Ata besonin se çdo cikël ishte thjesht një nivel në vetëdijen kolektive të njerëzimit.

Në kataklizmin e fundit të Majave, civilizimi u shkatërrua nga një përmbytje e madhe e cila la shumë pak të mbijetuar. Këta të mbijetuar ishin paraardhësit e tyre.

Ata besonin se duke njohur fundin e ciklit të tyre njerëzimi do të përgatitej për atë që do të ndodhte në të ardhmen dhe për këtë do të ruajnë speciet dominuese që të vazhdojnë racën njerëzore.

Ata mendojnë se ndryshimet që do të vijnë do të lejojnë njerëzit që të kërcejnë një kuant më shumë në rrugën e evolucionit e vetëdijes për të krijuar një civilizim të ri që do të tregojë harmoni dhe madhe dhe dhembshuri për të gjithë njerëzimin.

Profecia e parë flet për "Kohën e jo-kohës", një periudhë prej 20 vitesh, të cilët janë 20 vitet e fundit të ciklit prej 5125 vitesh të diellit. Kjo periudhë është nga vitit 1992 deri në 2012 dhe ata e quajnë Kat..n. Majat kanë parashikuar që gjatë këtyre viteve erërat diellore do të bëhen më të forta dhe do të shihen në diell. Kjo do të jetë një kohë e arritjeve të mëdha dhe shanseve të shumta për njerëzimin.
Sipas Majave, këto ndryshime do të ndodhin në mënyrë që njerëzimi të kuptojë si funksionon universi në mënyrë që të ngrihet në një nivel superior duke lënë pas materializmin sipërfaqësor dhe të çlirojë veten nga vuajtjet.

Majat thonë se shtatë vjet pas nisjes së Kat..n, pra në 1999, ne do të hyjmë në kohën e errësirës e cila do të na detyrojë të konfrontohemi me sjelljen tonë. Profecitë e Majave thonë se nisja e kësaj periudhe do të shënohet nga një eklips diellor më 11 gusht 1999.

Kjo do të përkojë edhe me rreshtimin e paprecedent të të gjithë planetëve në një linjë dhe është nisja e periudhës 13 vjeçare, e cila është edhe mundësia e fundit për njerëzimin të kuptojë ndryshimet që po vijnë në një moment për rigjenerimit shpirtëror. (Të mendosh që majatë e kishin parashikuar saktësisht eklipsin e 11 gushtit 1999 që 5 mijë vjet më parë, kjo nuk është pak.

Për Majat çdo gjë është e numëruar dhe koha e 13 numrave të shenjtë nisi në gusht 1999. Ata parashikuan se bashkë me eklipsin, forcat e natyrës do të vepronin si katalizatorë të ngjarjeve duke i përshpejtuar me një forcë aq të madhe sa njerëzimi do të ndihet i pafuqishëm përpara tyre. Gjithashtu, teknologjia ku ne besojmë aq shumë do të nisë të dështojë.

Ne nuk do të jemi më të aftë të mësojmë nga civilizimi ynë në mënyrën se si jemi organizuar në shoqëri. Ata thonë se zhvillimet tona të brendshme shpirtërore do të kërkojnë një vend dhe mënyrë më të mirë për të vepruar.

Profecitë e para janë marrë nga studimi i diellit. Majat zbuluan se i gjithë sistemi diellor lëvizte, se edhe universi ynë ka ciklet e tij, përsëritet në periudha që nisin dhe mbarojnë si dita dhe nata. Sipas Majave, dielli ynë dhe të gjitha planetët rrotullohen në cikle drejt qendrës së galaksisë, dritës qendrore të galaksisë. Një sistemi diellor i duhen 25.625 vjet që të bëj një cikël të plotë të elipsit dhe kjo quhet një ditë galaktike.

Cikli është i ndarë në dy gjysma, të ngjashme me natën dhe ditën. Pjesa në gjysmën më pranë dritës qendrore është dita e sistemit tonë diellor dhe pjesa tjetër është nata. Secila ditë e secila natë zgjasin nga 12800 vjet.

Majat zbuluan se çdo cikël i madh ka ciklet e vogla që mbajnë karakteristika të veçanta. Një ditë galaktike ndahet në pesë cikle me nga 5125 vjet secili.

Profecitë e Majave thonë që në vitin 1999 ne nisëm të dalim nga fundi i ciklit të pestë, i cili filloi në vitin 3113 Para Krishtit dhe ne gjejmë veten tonë në mëngjesin e ditës galaktike.
Në këtë pikë ne dalim nga errësira dhe jemi gati për të hyrë në dritën e galaksisë në vitin 2012. Ata thonë që në fillim dhe në fund të këtyre ditëve, pra çdo 5125 vjet, drita qendrore e galaksisë lëshon një reze të fortë dhe të shndritshme.

Dhe nga ky shpërthim drite sinkronizohen të gjitha planetët me diellin. Majat e krahasojnë këtë shpërthim me pulsin e universit, i cili rreh çdo 5125 vjet, ky puls shënon fundin e një cikli dhe fillim e një cikli tjetër. Pulsi zgjat 20 vjet dhe këtu kthehemi tek "Koha e jo kohës".

Është një periudhë zhvillimi, e shkurtër por shumë intensive, brenda cikleve të mëdha ku ne na jepen mundësi të mëdha por edhe hidhemi në erën e re të evoluimit si individë dhe si njerëzim.
Kalendari i majave është i përpiktë. Ndaj misteri i madh majave përmblidhet në pyetjen: Pse ata e kanë ndërprerë kalendarin e tyre në dhjetor 2012?

 

Çfarë ndodh në Krishtlindjet e 2012

sipas interpretimit të Majave

Pak ditë përpara Krishtlindjeve 2012 qielli ndahet nga dielli dhe toka e thatë nis të rritet. Oqeanet i përgjigjen ndryshimeve tektonike dhe në këtë moment nis përmbytja e madhe e tokës. Era e re e njerëzimit kthehet nga dominim në mbijetesë.Data e saktë e kësaj ngjarjeje është 21 dhjetor 2012. Hëna do të jetë tetë ditë e vjetër dhe do të jetë muaji i tretë hënor nga një seri prej gjashtë.

 

2012, viti i fundit të botës?

Sipas Laurenc Xhozef, fizikan nga SHBA dhe autori i librit "Apokalipsi 2012", pas katwr vjetësh bota do përballet me fundin e saj. Bindjet e tij bazohen në një fakt: më 12 dhjetor të vitit 2012 do të përfundojë cikli i kalendarit Maja, qytetërimi misterioz që banoi në Amerikën Qendrore nga viti 1800 përpara Krishtit deri në vitit 1450 pas Krishtit. Për më shumë të nesërmen e asaj dite do të ndodhë solstici dimëror dhe Dielli do të pozicionohet me qendrën e Rrugës së Qumështit për herë të parë pas 26 mijë vjetësh. Pozicionimi astronomik nuk do të jetë i rrezikshëm, të paktën sipas shkencëtarëve që e mbikëqyrin hapësirën në vazhdimësi. Për shembull, në vitin 2002 pesë planetë u pozicionuan në një vijë të drejtë në harkun e 33 gradëve pa shkaktuar asnjë pasojë në kozmos. Ndërsa kultura Maja ishte një nga më komplekset në botë dhe shquhej për diturinë në fushën e matematikës dhe astronomisë. Por e gjitha kjo po krijon një klimë ankthi në lidhje me vitin 2012 që kujton pak a shumë atë të vitit 2000. Kur sipas raporteve në të gjithë botën u shpenzuan rreth 300 miliardë dollarë për të ndërhyrë në sistemet informatike dhe për të parandaluar katastrofën e madhe. Por, gjithsesi, ne jemi bijë të një apokalipsi. Gjashtëdhjetepesë milionë vjet më parë, toka u trondit nga një kataklizëm i vërtetë. Një meteor tepër i madh me një diametër rreth 10 km, ndezi në flakë atmosferën dhe u përplas në brigjet Yukatan (në Meksikë) duke shkaktuar një krater të gjerë më shumë se 100 kilometra dhe një re pluhuri që do ta mbulonte të gjithë tokën për vite me radhë si një perde e zezë.

 

Pse toka s’do shkatërrohet në 21 dhjetor 2012-ën?

Arsyet që shpjegojnë se planeti ynë s’do lëvizë nga vendi për shumë kohë:

Viti 2012 që parashikon fundin e botës e teori të tjera të këtij lloji janë shumë në modë kohët e fundit. Sipas kalendarit të Majave bota siç e njohim ne do marrë fund rreth 21 dhjetorit 2012. E nëse kjo s’ndodh kemi rezerva pa fund të kësisoj teorish që gjithsesi na e kanë taksur fundin në një mënyrë a tjetër. Por, ka disa arsye që mund te na japin shpresë se jeta jonë do vazhdojë edhe pas vitit 2012, të cilat kundërshtojnë pikërisht arsyet se pse bota do marrë fund në këtë vit. Në radhë të parë sepse ndryshimi i poleve magnetike nuk është katastrofik. Duket si qindra mijëra vjet më parë fusha magnetike u tokës u reduktua në thuajse asgjë e më pas u rishfaq gradualisht ndërkohë që poli i veriut dhe i jugut u zhvendosën. Kjo zhvendosje nuk është veçanërisht e rrezikshme, por mungesa e fushës magnetike mund të dëmtojë jetën në planet sepse zgjatja e periudhës së pakësimit të mbrojtjes magnetike lejon stuhitë meteorike dhe rrezet kozmike të diellit të godasin atmosferën e tokës. Por shkencëtarët kanë arritur në përfundimin se ne e kemi kaluar një ngjarje të tillë dhe kanë vënë re se fusha jonë magnetike është rritur me pesë përqind në shekullin e shkuar, ndaj dhe ka kohë që cikli të përfundojë. Pra është diçak për të cilën s’kemi pse shqetësohemi për disa qindra mijëra vjet. Së dyti, sepse rritja e aktivitetit të njollave të diellit në vitin 2012 nuk do ketë ndonjë efekt të dëmshëm në planetin tonë. Siç e di çdo nxënës shkolle dielli ynë nxjerr vazhdimisht shtëllunga gazi plazme të nxehtë prej mijëra kilometrash në hapësirë, të cilat atmosfera jonë i mban larg prej nesh. Nga njëherë këto shtëllunga janë më të mëdha se normalja, por gjithsesi janë ato që ne i quajmë flakërima diellore. Fatmirësisht, këto shpërthime të mëdha magnetike që bombardojnë tokën me një rrekë grimcash subatomike shkrihen nga atmosfera e planetit dhe fusha magnetike ndaj ne rrallë i ndiejmë efektet e shpërthimeve plazmike, përveç rritjes së shkëlqimi të dritave të Veriut dhe Aurora Borealis. Një arsye tjetër është sepse polet e tokës nuk zhvendosen dhe as orbita e planetit nuk shformohet. Disa individë pretendojnë se polet fizike të planetit janë gati të ndërrojnë vend ose se forcat gravitacionale të planetëve të tjerë mund të ndikojnë tek orbita e tokës dhe kjo të ndryshojë klimën dhe mjedisit. Fatmirësisht, forcat gravitacionale që ndikojnë në planetin tonë dhe vendin e tij në sistemin diellor janë mandatar nga ligjet e Njutonit mbi mekanikën planetare dhe nuk mund të ndryshojnë pa ndonjë ngjarje ekstremisht dramatike që mund të ndodhë në miliarda vjet, siç është përplasja e një hëne të vogël ose një gropë e zezë masive që mbërrin në sistemin e diellor, gjë që do dihej shumë më përpara se të ndodhte sepse avancimi do ishte aq gradual sa do duheshin shekuj për të krijuar një impakt. Disa të tjerë pretendojnë se tokës po i vjen fundi dhe se njerëzimi do marrë fund si rezultat i ndryshimeve klimaterike të shkaktuara nga vetë njeriu. Sipas kësaj teorie do shkrijnë akujt në pole, do rritet niveli i oqeaneve dhe deteve e ndryshimi i klimës do ndryshojë dhe jetesën në planet. Edhe nëse një gjë e tillë ndodh, komuniteti shkencor pranon se ky ndryshim do ndodhte aq gradualisht sa do i jepte kohë njerëzve të ambientoheshin. Madje, ekziston një mundësi që planeti më i nxehtë mund të ketë më shumë përfitime sepse mund të rrisë sasinë e tokës së lërueshme në Siberi dhe Amerikën e Veriut. Në çdo rast viti 2012 s’ka ndonjë ndikim në këtë rast.

 

Majat s’kanë thënë se do ndodhte

Majat kanë pasur shumë kalendarë në përdorim e njëri prej tyre njihet si ai që mat periudha të gjata kohore. Sipas këtij kalendari (i cili njihet prej shumë kohësh nga arkeologët) “dielli i pestë” i tokës do merrte fund në solsticin dimëror të vitit 2012, kohë kur do fillonte një cikël i ri. Kjo ka ngjallur shumë debat, por me konsensus të përgjithshëm është arritur në përfundimin se ata nuk flisnin për ngjarje katastrofave. Ka shumë gjasa që ata ta kenë konsideruar si rinovim shpirtëror, i cili nuk duket dhe aq i rrezikshëm.

 

Ndryshimi i poleve magnetike nuk është katastrofik

Duket si qindra mijëra vjet më parë fusha magnetike u tokës u reduktua në thuajse asgjë e më pas u rishfaq gradualisht ndërkohë që poli i veriut dhe i jugut u zhvendosën. Kjo zhvendosje nuk është veçanërisht e rrezikshme, por mungesa e fushës magnetike mund të dëmtojë jetën në planet sepse zgjatja e periudhës së pakësimit të mbrojtjes magnetike lejon stuhitë meteorike dhe rrezet kozmike të diellit të godasin atmosferën e tokës. Por shkencëtarët kanë arritur në përfundimin se ne e kemi kaluar një ngjarje të tillë dhe kanë vënë re se fusha jonë magnetike është rritur me pesë përqind në shekullin e shkuar, ndaj dhe ka kohë që cikli të përfundojë. Pra është diçka për të cilën s’kemi pse shqetësohemi për disa qindra mijëra vjet.

 

Rritja e aktivitetit të njollave të diellit në vitin 2012

nuk do ketë ndonjë efekt të dëmshëm në planetin tonë

Siç e di çdo nxënës shkolle dielli ynë nxjerr vazhdimisht shtëllunga gazi plazme të nxehtë prej mijëra kilometrash në hapësirë, të cilat atmosfera jonë i mban larg prej nesh. Nga njëherë këto shtëllunga janë më të mëdha se normalja, por gjithsesi janë ato që ne i quajmë flakërima diellore. Fatmirësisht, këto shpërthime të mëdha magnetike që bombardojnë tokën me një rrekë grimcash subatomike shkrihen nga atmosfera e planetit dhe fusha magnetike ndaj ne rrallë i ndiejmë efektet e shpërthimeve plazmike, përveç rritjes së shkëlqimi të dritave të Veriut dhe Aurora Borealis.

 

Polet e tokës nuk zhvendosen

dhe as orbita e planetit nuk shformohet

Disa individë pretendojnë se polet fizike të planetit janë gati të ndërrojnë vend ose se forcat gravitacionale të planetëve të tjerë mund të ndikojnë tek orbita e tokës dhe kjo të ndryshojë klimën dhe mjedisit. Fatmirësisht, forcat gravitacionale që ndikojnë në planetin tonë dhe vendin e tij në sistemin diellor janë mandatar nga ligjet e Njutonit mbi mekanikën planetare dhe nuk mund të ndryshojnë pa ndonjë ngjarje ekstremisht dramatike që mund të ndodhë në miliarda vjet, siç është përplasja e një hëne të vogël ose një gropë e zezë masive që mbërrin në sistemin e diellor, gjë që do dihej shumë më përpara se të ndodhte sepse avancimi do ishte aq gradual sa do duheshin shekuj për të krijuar një impakt.

 

Ndryshimi i klimës së tokës është një proces gradual,

me të cilin jetesa adoptohet përgjatë rrugës

Disa pretendojnë se tokës po i vjen fundi dhe se njerëzimi do marrë fund si rezultat i ndryshimeve klimaterike të shkaktuara nga vetë njeriu. Sipas kësaj teorie do shkrijnë akujt në pole, do rritet niveli i oqeaneve dhe deteve e ndryshimi i klimës do ndryshojë dhe jetesën në planet. Edhe nëse një gjë e tillë ndodh, komuniteti shkencor pranon se ky ndryshim do ndodhte aq gradualisht sa do i jepte kohë njerëzve të ambientoheshin. Madje, ekziston një mundësi që planeti më i nxehtë mund të ketë më shumë përfitime sepse mund të rrisë sasinë e tokës së lërueshme në Siberi dhe Amerikën e Veriut. Në çdo rast viti 2012 s’ka ndonjë ndikim në këtë rast.

 

Njerëzit që flasin për fundin e botës

nuk e dinë se çfarë flasin

Fatkeqësisht qeniet njerëzore kanë tendencën të investojnë autoritet drejt njerëzve që i bindin se janë “ekspertë” profecish ose se kanë ndonjë njohuri të fshehur që të tjerët s’e kanë e që i lejon ato të lexojnë të ardhmen. Shumë prej këtyre njerëzve janë individë të sinqertë që keqinterpretojnë tekstet e biblës, ndërsa të tjerë janë të çmendur deluzionalë që thjesht duan të përfshijnë të tjerët në botën e tyre të fantazisë. Disa të tjerë janë sharlatanë të paskrupullt që duan të fitojnë para në kurriz të të tjerëve. Gjithsesi ideja është se askush nuk e di se çfarë rezervon për ne e ardhmja nëse s’kanë një gradë shkencore për ta ditur.

 

“The Bible Code” është një labirint rrengjesh

Gazetari Michael Drosnin, autor i “The Bible Code” pretendon se dikush mund të gjejë kuptim dhe data e fjalë që kanë kuptime të fshehura në fjalët e testamenti i vjetër, të cilat nuk janë të rastësishme. Një prej këtyre, sipas tij sugjeron se planeti do goditet nga një kometë në vitin 2012 e pasojat e kësaj goditjeje mund të imagjinohen. Gjithsesi, kritikët e kanë kundërshtuar metodologjinë e Drosnin si një labirint rrengjesh, duke demonstruar se fjalë dhe fraza të kuptimta mund të gjenden në çdo tekst nëse përdoret një metodologji e caktuar. Në të rast, viti 2012 bie sërish poshtë.

 

Toka nuk shkatërrohet aq lehtë

Sigurisht që ka shumë gjëra që mund ta vënë përfund planetin tonë, por në fakt toka është shumë herë më e fortë sesa pretendohet prej disave. Mos të harrojmë se ajo s’ka lëvizur nga vendi i saj për miliarda vjet, i ka rënë orës përqark shumë herë e ndihmuar nga asteroidët dhe kometat, ka duruar ndryshime klimaterike ta shkallës biblike e madje i ka mbijetuar dhe përplasjes me një planet tjetër që krijoi dhe hënën tonë e sërish vazhdon të funksionojë. Ndaj s’mund të mendojmë se shkrirja e akujve në pole dhe disa armë bërthamore mund ta shkatërrojnë.

 

Profecitë e fundit të botës

gjithnjë kanë rezultuar të rreme

Deri tani ka pasur me qindra data që janë zgjedhur për të shënuar fundin e botës. Ato janë thënë e stërthënë nga liderë fetarë, nga njerëz që u është shfaqur nga një forcë më e lartë data e saktë e fundit të njerëzimit, por deri tani asnjë prej këtyre s’ka rezultuar e vërtetë. Atëherë pse vazhdojmë t’i besojmë ata që thonë se jeta jonë mbi tokë do përfundojë në vitin 2012? A do ishte e mundur të besonit një doktor, i cili s’ka diagnostifikuar kurrë më parë në mënyrë të saktë një pacient? Atëherë pse duhet të besojmë ata që thonë se shumë shpejt ne do zhdukemi që këtu.

 

Nostradamusi s’e ka përmendur kurrë vitin 2012

Është besuar shumë se Nostradamusi ka parashikuar se bota do merrte fund në vitin 2012, çka koincidon me datën e Majave që parashikon dhe fundin tonë. Por në fakt, nuk ka asnjë vend ku Nostradamusi përmend vitin 2012 si fundin e njerëzimit mbi tokë, e madje nuk përmend as dhe ndonjë datë afër këtij viti. Në fakt, parashikimet e tij shtrihen deri në vitin 3797, datë që duket mjaft larg nga koha në të cilën jetojmë. Prapëseprapë, shkrimet e Nostradamusit janë aq të errëta sa gjithsesi është e vështirë të gjesh se ç’ka dashur të thotë. Pjesa më e madhe e tyre i referohen ngjarjeve të kohës kur ai ka qenë gjallë.

 

10. Nuk ka Apokalips më 2012

 

E gjithë bota është futur në një ankth të madh dhe histeri kolektive për shkak të kësaj teorie tragjike, por çfarë mendon NASA rreth kësaj çështjeje?

Shpërthime vullkanike të mëdha, stuhi magnetike, rrezatime nga hapësira etj... Pas vetëm dy vjetësh në Tokë do të mbretërojë ferri, ose të paktën sipas Laurenc Xhozef, fizikan nga SHBA dhe autori i librit "Apokalipsi 2012".

Bindjet e tij bazohen në një fakt: më 12 dhjetor të vitit 2012 do të përfundojë cikli i kalendarit Maja, qytetërimi misterioz që banoi në Amerikën Qendrore nga viti 1800 përpara Krishtit deri në vitit 1450 pas Krishtit.

Për më shumë, të nesërmen e asaj dite do të ndodhë solstici dimëror dhe Dielli do të pozicionohet me qendrën e Rrugës së Qumështit për herë të parë pas 26 mijë vjetësh...a duhet të shqetësohemi?

Pozicionimi astronomik nuk do të jetë i rrezikshëm, të paktën sipas shkencëtarëve që e mbikqyrin hapësirën në vazhdimësi. Për shembull, në vitin 2002 pesë planetë u pozicionuan në një vijë të drejtë në harkun e 33 gradëve pa shkaktuar asnjë pasojë në kozmos. Ndërsa, kultura Maja ishte një nga më komplekset në botë dhe shquhej për diturinë në fushën e matematikës dhe astronomisë. Por e gjitha kjo po krijon një klimë ankthi në lidhje me vitin 2012, që kujton pak a shumë atë të vitit 2000. Kur sipas raporteve në të gjithë botën u shpenzuan rreth 300 miliardë dollarë për të ndërhyrë në sistemet informatike dhe për të parandaluar katastrofën e madhe.

E gjithë bota është futur në një ankth të madh dhe histeri kolektive, për shkak të kësaj teorie tragjike, por çfarë mendon NASA rreth kësaj çështjeje?

Bota nuk do të marrë fund më 21 dhjetor të vitit 2012, insiston Agjencia amerikane e Gjithësisë, në kuadër të një fushate të rrallë për të zhvleftësuar pohimet e përhapura, të nxitura nga interneti dhe filmi hollywoodian 2012, i cili përveç fundit të botës, na shfaq edhe një version modern të Arkës së Noes të mbushur me kafshë dhe njerëz të përzgjedhur nga elita botërore për të nisur ciklin e ri të jetës nga e para.

Filmi më i fundit, "2012", që bëri bujë duke u shfaqur në të gjitha kinematë botërore dhe, duke shfrytëzuar "famën e momentit" të nxitur nga teoritë konspirative të apokalipsit, paraqiti një produksion 200-milionë dollarësh rreth fundit të botës, që bazohet në mitet e mbështetura nga kalendari i Majave.

Skenari apokaliptik rrotullohet rreth pohimeve, se fundi i botës do të vijë kur Planeti X - apo Nibiru - do të përplaset me Tokën. Planeti misterioz thuhet se është zbuluar nga sumerët, sipas pohimeve të pseudo-shkencëtarëve, entuziastët e aktiviteteve paranormale dhe teoricientët në internet.

Disa uebfaqe e akuzojnë NASA-n se është duke e fshehur të vërtetën rreth ekzistencës së planetit, mirëpo Agjencia amerikane e Gjithësisë i ka hedhur poshtë këto pohime, duke i quajtur "Mashtrime në internet".

"Nuk ka bazë faktike në këto pohime", kanë thënë përfaqësuesit e NASA-s". "Po të kishte ndonjë të vërtetë në përplasjen e tillë, astronomët do ta kishin përcjellur së paku gjatë dekadës së kaluar dhe deri më tani ai planet do të mund të shihej nga të gjithë", kanë thënë astronomët. "Është evidente se ai planet nuk ekziston".

"Shkencëtarët e besueshëm në tërë botën e dinë se nuk ekziston ndonjë kërcënim i lidhur me vitin 2012", ka shtuar NASA.

Ekziston një planet tjetër, Eris, që është duke lëvizur në hapësirë. Megjithatë, ky planet i vogël, i ngjashëm me Plutonin, do të mbetet në pjesën e jashtme të sistemit diellor dhe nuk mund të afrohet më shumë se 6.4 kilometra me Tokën, sipas NASA-s. NASA ka insistuar se kalendari i Majave në të vërtetë nuk merr fund më 21 dhjetor të vitit 2012, pasi që një periudhë tjetër fillon menjëherë pas tij.

Një teori tjetër, të cilën NASA e ka zhvleftësuar janë stuhitë gjeomagnetike, ndërrimi i poleve apo jostabiliteti i pllakave të Tokës. Për shembull, disa mite pohojnë se, rotacioni i Tokës dhe polariteti magnetik janë të lidhura, me një ndërrim polesh që ndodh çdo 400.000 vjet.

"Me sa e dimë ne, një ndërrim i tillë magnetik nuk ka ndikim në jetën në tokë", dhe ndërrimi i rotacionit të Tokës është "i pamundur", ka siguruar NASA.

Po ashtu, edhe pse kometat dhe asteroidet gjithnjë e kanë goditur Tokën, "goditjet e mëdha janë shumë të rralla", ka theksuar NASA. Goditja e fundit e madhe besohet se kishte ndodhur 65 milionë vjet më parë, duke shkaktuar fundin e periudhës së dinosaurëve. "Tashmë e kemi parë, se nuk ka asteroidë aq të mëdhenj sa ai që vrau dinosaurët", ka thënë Agjencia e Gjithësisë.

 

11. Eshtë marrëzi – Viti 2012 s'është fundi i botës

 

Apolinario Chile Pixtun është i lodhur nga bombardimi me pyetje të furishme në lidhje me kalendarin e Majave, që sipas shumëkujt do të "përfundojë" në 21 dhjetor të vitit 2012. Në fund të fundit, ai nuk është fundi i botës.

Apo është? Absoultisht jo, këmbëngul plaku i mençëm indian me prejardhje nga Majat. "Unë u ktheva nga Anglia vitin që kaloi, dhe po ju them që ma kanë sjellë në majë të hundës me gjithë këto lloj historirash".

Për të, gjërat vetëm mund të përkeqësohen. Muajin tjetër, filmi i Hollywood "2012" do të nisë të shfaqet në kinematë në Amerikë dhe Europë, dhe ai do të jetë i mbushur me tërmete, reshje meteorësh dhe një tsunam, i cili merr përpara një aeroplanmbajtëse të madhe amerikane dhe e përplas atë m'u në ... Shtëpinë e Bardhë.

Në Universitetin Cornell, Ann Martin, e cila është menaxhere e faqes së internetit "Jeni kuriozë? Pyesni një astronom", thotë se njerëzit janë shumë të frikësuar. "Eshtë gjë shumë e keqe që ne na mbërrijnë emaile nga nxënës të klasës së katërt që thonë se janë shumë të vegjël për të vdekur", thotë Martin. "Patëm madje një mesazh nga një nënë me dy fëmijë të vegjël, e cila kishte frikë se nuk do të jetë aty për t'i parë, duke u rritur".

Chile Pixtun, që është nga Guatemala, thotë se teoritë për ditën e fundit të botës burojnë nga Perëndimi, dhe nuk janë aspak ide të Majave. Një periudhë kohe shumë e rëndësishme për Majat përfundon vërtetë në atë datë, dhe entuziastët kanë gjetur një seri renditjesh astronomike që koincidojnë pikërisht në vitin 2012, duke përfshirë një lloj renditje yjore, e cila ndodh një herë në çdo 25 mijë e tetëqind vite.

Por shumica e arkeologëve, astronomëve dhe pasardhësve të Majave thonë, se e vetmja gjë që me shumë gjasa do të godasë Tokën do të jetë një shi meteorësh nga filozofia e Epokës së Re, astronomia popullore, thashethemesh interneti për fundin e botës dhe dokumentarësh televizivë si ai i History Channel-it, i cili përzien "parashikimet" e Nostradamusit dhe majave dhe në fund ngre pyetjen: "A është viti 2012 koha kur ora kozmike shkon drejt zeros, drejt shpresës zero?"

E gjithë kjo mund të tingëllojë pak a shumë si gjithë ata skenarë të ditës së fundit të botës, që kemi dëguar gjatë dekadave të fundit - Konvergjenca Harmonike e vitit 1987, Efekti Jupiter apo "Planeti X". Por këtë herë kjo teori ka disa copëza bazash arkeologjike.

Një prej tyre është Monumenti Gjashtë. I gjetur në një rrënojë të padukshme në jug të Meksikos gjatë ndërtimit të një autostrade në vitet gjashtëdhjetë, pllaka e gurtë pothuajse nuk arriti të mbijetojë; vendi ku ajo ndodhej u shtrua përsipër dhe një pjesë e saj u grabit. Ajo që e bën unike është se pjesët e mbetura përmbajnë ekuivalentin e datës 2012. Shkrimi mbi gur përrshkruan diçka që supozohet se do të ndodhë në vitin 2012 e që ka të bëjë me Bolon Yokte, një perëndi misterioze e majave që është e lidhur si me luftën, ashtu edhe me krijimin.

Megjithatë - hijet e Indiana Jones - erozioni dhe të çarat e gurit e bëjnë pasazhin pothuajse të palexueshëm. Arkeologu Guillermo Bernal i Universitetit Kombëtar Autonom të Meksikës i interpreton hieroglifet e fundit si: "Ai do të zbresë nga qielli". Ndoshta është drithëruese, por Bernal thotë se, ka mbishkrime të tjerë në vendet ku dikur kanë jetuar Majat për data që shkojnë shumë përtej 2012-ës, duke përfshirë një e cila përkthehet si 4772. Dhe sido që të jetë puna, Majat në gadishullin Jukatan ku ka pllakosur thatësira kanë telashe shumë më të madha se sa viti 2012. "Nëse unë do të shkoja në ndonjë komunitet që flet gjuhën maja dhe do të pyesja njerëzit se çfarë do të ndodhë në vitin 2012, ata as që do të kishin idenë", thotë Jose Huchim, një arkeolog i Majave në Jukatan. "Që bota do të marrë fund? Ata nuk do të më besonin po t'ua thosha. Ne kemi shqetësime realë këto kohë, si për shembull mungesa e shiut".

Qytetërimi i Majave, i cili e arriti kulmin e vet që nga viti 300 pas Krishtit deri në vitin 900 pas Krishtit, kishte një talent të spikatur për astronominë. Kalendari i tyre i Numërimit të Gjatë nis në vitin 3114 para Krishtit, duke e shenjuar kohën në periudha 394-vjeçare të njohura si Baktuns. Për majat, trembëdhjeta ishte një numër i rëndësishëm e i shenjtë, dhe baktuni i 13 përfundon në 21 dhjetor 2012.

"Eshtë një përvjetor i veçantë i krijimit", thotë David Stuart, një specialist i epigrafisë së Majave në Universitetin e Teksasit në Austin. "Majat nuk kanë thënë asnjëherë se bota do të marrë fund, ata nuk kanë thënë asnjëherë se do të ndodhë domosdoshmërisht diçka e keqe, ata thjeshtë kanë rregjistruar këtë përvjetor të ardhshëm në Monumentin Gjashtë".

Bernal thotë se, apokalipsi është një koncept "shumë perëndimor, kristian" i projektuar në kulturën e Majave, ndoshta për arsye se, legjendat dhe mitet perëndimore janë harxhuar. Dhe nëse është e gjitha mitologji, ndoshta është koha të hidhet poshtë.

Por disa thonë se, majat dinin edhe një tjetër sekret: boshti i Tokës pëson lëkundje, duke e ndryshuar pakëz renditjen e yjeve për çdo vit. Një herë në çdo 25800 vite, dielli vendoset në qendër të Galaksisë sonë Rruga e Qumështit gjatë solsticit të dimrit, që është pozicioni më i ulët i diellit në horizont. Kjo do të ndodhë në 21 dhjetor 2012, atëherë kur dielli do të jetë në të njëjtën qoshe me qendrën e shndritshme të galaksisë.

Një tjetër koincidencë e frikshme. "Pyetja që unë dua t'u bëj këtyre njerëzve është, e çfarë pastaj?" thotë Phil Plait, një astronom që ka hapur edhe një blog, "Bad Astronomy". Ai thotë se, reshtimi nuk ndodh saktësisht në 2012, dhe yjet e largët nuk ushtrojnë asnjë lloj force që do të mund të dëmtonte Tokën. "Të gjithë janë vënë në lëvizje të gjejnë gjithfarësoj ngjarjesh astronomike që t'ia përshtasin profecisë për 2012-ën", thotë Plait.

Por autori John Major Jenkins thotë se, studimi i tij dy dekadësh mbi rrënojat e Majave tregon që këta ishin shumë të vetëdijshëm për reshtimin dhe i vinin atij një rëndësi shumë të madhe. "Nëse duam të respektojmë mënyrën se si Majat mendojnë për këtë gjë, atëherë duhet të themi se, Majat e shihnin vitin 2012, si fund të të gjithë cikleve, si një kohë transformimesh dhe ripërtëritjesh", thotë Jenkins.

Teksa Interneti fitoi shumë popullaritet në vitet nëntëdhjetë si një përcjellës i përsosur i informacionit, e njëjta gjë ndodhi edhe me "datën e qametit".

Shkrimtari Lawrence Joseph thotë se një kulm shpërthimesh diellore në sipërfaqen e diellit do të shkaktonte një dëmtim për vite të tërë të rrjetit të energjisë elektrike në Amerikën e Veriut, duke shkaktuar mangësi në ushqime, mangësi në furnizimin me ujë - praktikisht një kolaps të qytetërimit. Kulmet diellorë ndodhin një herë në njëmbëdhjetë vite, por Joseph thotë se ka prova që kulmi i vitit 2012 të jetë një "lul e vërtetë".

Ndërkohë që u bën thirrje qeverive që të instalojnë mjete mbrojtëse për rrjetet e energjisë elektrike, Jozef këshillon lexuesit që të mos e përdorin "2012-ën si një justifikim për të mos jetuar në një mënyrë të shëndetshme dhe të përgjegjshme. Dua të them, mos lejoni që të shkojnë në maksimum vlerat e kartave të kreditit".
Një tjetër program i transmetuar tek The History Channel: "Dekodimi i të Kaluarës: 2012 fundi i Botës", thotë se një reshtim galaktik ose trazirat magnetike mund të shkaktojnë një "zhvendosje të poleve".

"E gjithë mbështjellja e Tokës do të zhvendosej brenda vetëm disa ditëve, ndoshta orëve, duke ndryshuar kështu pozicionin e poleve të veriut dhe të jugut, duke shaktuar kështu një fatkeqësi natyrore mbarëbotërore me përmasa të paprecedenta", thotë narratori i dokumentarit. "Tërmetet do të shkundnin çdo kontinent, cunamë masivë do të përmbytnin të gjithë qytetet bregdetarë. Do të ishte katastrofa e fundme planetare".

Ideja buron nga një francez i shekullit të nëntëmbëdhjetë, Charles Etienne Brasseur de Bourbourg, një prift që më vonë u bë arkeolog, dhe i cili e hodhi këtë ide, pasi lexoi tekstet e Majave dhe Aztekëve. Shkencëtarët thonë se, më e shumta që mund të ndodhë është që polet të ndryshojnë vendndodhjen me një gradë në disa miliona vite, dhe nuk ka asnjë shenjë që një gjë e tillë do të nisë në vitin 2012.

Ndërkohë, që idetë e tij janë hedhur poshtë prej kohësh, Charles Etienne Brasseur de Bourbourg vërteton një gjë: Perëndimorët janë përpjekur për më shumë se një shekull që t'ua ngjeshin Majave skenarët e ditës së fundit të botës. Dhe ndërkohë, që janë të magjepsur prej dijeve të të lashtëve, mbrojtësit e këtyre ideve apokaliptike rrallë herë i hedhin sytë që të ekzaminojnë përvojat e kohëve të fundit me parashikime për fundin e botës.

"Askush nga ata që shkruajnë kësi gjërash tani nuk e kujton se herën e fundit që ne menduam se bota do të merrte fund, kjo gjë nuk ndodhi", thotë Martin, menaxheri i faqes së internetit mbi astronominë. "Duket se shumëkush nuk e kujton që gjërat shkonin shumë mirë herën e fundit që menduam se erdhi fundi".

 

12. Një alarm i mirë nga NASA për vitin 2012

 

Si është përcaktuar që viti i këtyre ndryshimeve apo i katastrofave është praktikisht 2012? Shënuesi i vetëm universal dhe real i kohës është preçesioni e ekuinokseve; lëvizja e përcaktuar nga rrotullimi rreth Diellit.

Pak më shumë se tri vjet na ndajnë nga fundi i profetizuar i botës së njohur, ai ndryshim drastik që duhet të pësojë qytetërimi aktual. Deri NASA ka lëshuar alarmin, duke përqendruar vëmendjen lidhur me një furtunë diellore të parashikuar për vitin 2012, kur aktiviteti diellor do të arrijë pikun më të lartë. Mjetet teknologjike që disponon shkenca moderne kanë evidentuar fenomene fizike dhe qiellore që mund të kenë ndonjë lidhje me profeci të lashta dhe, ndërkohë, nxjerrin në pah nivelin e dijes së qytetërimit që na ka paraprirë. Ky qytetërim ishte zhdukur nga fenomeni ciklik profetik që do të përsëritet më 2012? Kush ka gdhendur në gurë një mesazh për të na paralajmëruar nga një rrezik i tillë, me shpresën se do ta kishim gjetur mënyrën për t'i mbijetuar? Mund edhe mos t'u besojmë gjithë këtyre profetëve. Shumë herë është ulëritur për fundin e botës.

Praktikisht në fund të çdo mijëvjeçari; por jemi gjithmonë këtu, në këtë planet që çdo ditë, me një tërbim të dëshpëruar, punojmë që ta shkatërrojmë. Ndoshta është kjo katastrofa. 2012 përfaqëson pikën e moskthimit. Nëqoftëse e kalojmë, nuk do të mund ta shpëtojmë planetin nga veprimi ynë shkatërrimtar i përgatitur në emër të zhvillimit e të progresit... nëqoftëse ky stil jetese mund të quhet progres. Por gjëja e habitshme është se çdo popull, çdo qytetërim që na ka paraprirë ka luajtur të njëjtën muzikë, ka folur të njëjtën gjuhë. Qytetërime që, sipas datimeve historike, nuk kanë pasur kontakte midis tyre. Popuj të ndodhur në katër anët e botës, në pika gjeografike të ndryshme. Një koinçidencë? Ndoshta trashëgimia e një populli të mëparshëm dhe shumë më i lashtë? Populli legjendar i Atlantidës? Për këtë arsye po kërkohet të kuptohet se çfarë fenomenesh mund t'i vërtetojnë profeci të tilla në vitin 2012.

Kemi studiuar libra, dokumenta, monumente, për të zbuluar nëse 21 dhjetori 2012 është vërtet data në të cilën do të përballojmë rrezikun profetik dhe do të kuptojmë se në çfarë mënyre është llogaritur koha nga kush na ka paraprirë; çfarë ore kanë përdorur për llogaritjen: spostimin e ekuinokseve. Pavarësisht kësaj, nuk është e thjeshtë që të individualizohet momenti i saktë i ngjarjeve që do të duhej të verifikohej. Shumë popuj e kanë treguar 2012 si vitin e evenimenteve të mëdha.

Torahu hebraik parashikon se në vitin 5776, Toka do të goditet nga një kometë. Aktualisht, sipas kalendarit hebraik, jemi në vitin 5773. Për inkasit, rikthimi i Inkas nënkupton rikthimin në një epokë të artë. Një erë e re paqeje e paraprirë nga tri faza. Duket se faza e parë ka filluar në vitin 1990, e dyta, e quajtur "e përgatitjes", e filluar më 1993 dhe e përfunduar në 2000 dhe, së fundi i treta, e quajtur "e manifestimit", që do të përfundojë më 2012, kur do të shfaqet çifti mbretëror që do t'i japë jetë epokës së re të floririt. Për majat, 21 dhjetori 2012 shënon mbarimin e kalendarit dhe momentin e kthimit të 90 hyjnive. Në mënyrë të ganuar, dikush ka pohuar se nuk është e njohur, pasi ky popull nuk ka vazhduar në llogaritjen e kohës, nuk ka formuluar parashikime përtej një date të tillë. Nuk ka gjë më false! Nga mbishkrimi i gjetur në monumentin 6 të vendit maja në Tortugero të shtetit meksikan të Tabasco nxirret data e 20 dhjetorit 2012. Sipas mbishkrimit, në një datë të tillë do të verifikohej një eveniment me përfshirjen e hyjnisë meksikane të luftës dhe të krijimit, Bolon Yokte. Nga këtu profecia. Por, rezulton ekzistenca e mbishkrimeve me data përtej datës 2012, kështu që majat nuk e kanë 21 dhjetorin 2012 si ditën e fundit, por vetëm si fundin e një cikli kalendaresk, një rast të një periudhe të re të celeberuar me festime të mëdha. Majat kanë parashikuar se kthimi i Zotave do të shënojë fillimin e një ndryshimi rrënjësor që do ta çojë njerëzimin në një periudhë të gjatë paqeje dhe qetësie. Si është përcaktuar që viti i këtyre ndryshimeve apo i katastrofave është praktikisht 2012? Shënuesi i vetëm universal dhe real i kohës është preçesioni e ekuinoksëve; lëvizja e përcaktuar nga rrotullimi rreth Diellit, domethënë lëkundja e lehtë e aksit polar tokësor përreth polit të rrotullimit të Diellit.

Me fjalë të thjeshta, ndodhja e ekuinokseve është ajo lëvizje që kryen Toka për të ruajtur prirjen e aksit, duke kundërshtuar tërheqjen gravitacionale të ushtruar nga Dielli dhe nga Hëna, ndaj zgjerimit ekuatorial që tenton ta drejtojë aksin, duke e detyruar që të përshkuajë një rreth - aktualisht me 23.5 gradë, i cili plotësohet çdo 25776 vjet, duke origjinuar lëvizjen rrotulluese aksiale. Gjatë një lëvizjeje të tillë të Tokës vërehet një ndryshim i qiejve, i pozicionit të yjeve dhe i konstelacioneve. Një prej efekteve është zëvendësimi i stinëve me një afrim të caktuar çdo vit, në mënyrë që kur Dielli të kthehet në pikën fillestare do të rezultojë i spostuar ndaj yjeve me rreth 1 gradë çdo rreth 72 vjet. Lëvizja që na mundëson të kemi meridianin qiellor... Në fakt, nëqoftëse marrim në konsideratë një meridian imagjinar që lidh Polin e Veriut dhe Polin e Jugut, mund të gjehet pika kulmore e yjeve kur këto të fundit, duke përshkuar këtë vijë imagjinare, arrijnë ngritjen maksimale sipër horizontit.

Tekste të lashta na tregojnë se Zotave ju caktuan 12 periudha mbretërimi, secila me nga 2160 vjet, korresponduese me 12 shenjat zodiakale, duke e mbuluar në këtë mënyrë të gjithë ciklin rrotullues rreth aksit me 25920 vjet. Llogaritjet e fundit shkencore kanë propozuar se, praktikisht çdo shenjë zodiakale ka 2148 vjet dhe jo 2160, duke e çuar kështu ciklin në një zgjatje prej 25776 vitesh. Shkenca zyrtare ka përcaktuar se një gradë rrotulluese aksiale korrespondon me 71.6 vjet; duke qenë se çdo Erë e Madhe ka 30 gradë, do të kishim 2148 vite për çdo shenjë zodiakale. Sipas llogarive të tjera, një gradë rrotulluese aksiale do të kishte 71.47 vjet dhe në këtë rast do të kishim një cikël prej 25790.20 vjet. Rrumbullakimi në 72 vjet është kryer për arsye matematikore; të parët që e adoptuan qenë sumerët. Kështu, duke pasur parasysh se pas përmbytjes u verifikua fillimi i një ere të re preçesionale me një diferencë prej 1 gradë e gjysëm, domethënë 108 vjet dhe se kanë kaluar 6 erëra nga 2148 vjet (aktualisht jemi në të gjashtën), tjetra duhet të fillojë në vitin 2012. Sikur erërat të qenë përbëra nga 2160 vjet, ajo e reja duhet të fillojë në 2036. Duhet edhe të konsiderojmë se tregohet një zodiak sideral, jo vetëm një astronomik, për të cilin kemi të dhëna të ndryshme për çdo konstelacion. Përtej llogaritjeve që derivojnë, shënojmë se kalendari maja parashikon cikle prej 52 vjetësh; 100 cikle të tilla i korrespondojnë një Cikli të Madh, i njohur si 13 Baktun me 1872000 ditë. Duke marrë në konsideratë vitet e përbëra nga 360 ditë, nëqoftëse fillimi i Ciklit të Madh të fundit i përket 11 gushtit të vitit 3113 B.C., parashikohet që do të përfundojë në vitin 2087; por nëqoftëse i konsiderojmë vitet e formuara me 365.25 ditë, atëhere Cikli i Madh do të jetë me 5125 vjet dhe do të përfundojë më 2012. 100 cikle, domethënë 5200 vjet, me 365.25 ditë bëjnë 1899300 ditë, jo 1872000. Ashtu si 5200 vjet me 365 ditë janë të barabarta me 1898000 ditë. 100 herë numri 18980, me domethënie të veçantë për popullin maja. Respektivisht 1872000, do të kemi një Cikël të Madh prej 5128.76 vitesh dhe fundi i tij do të ndodhë në vitin 2015.76. Por nuk është gjithçka.

Kemi parë se preçesioni, për arsye matematikore, është llogaritur me 25920 vjet, nëqoftëse formohet nga 12 erëra prej 2160 vjetësh, por në realitet bëhet fjalë për 12 erëra me nga 2148 vjet secila, duke dhënë një preçesion prej 25776 vjetësh, duke mbajtur kështu parasysh se për majat Cikli i Madh është vetëm një e pesta e të gjithë preçesionit, duke i ndarë me 5 të dy të dhënat e reja do të kemi 13 Baktun apo një Baktun 13 prej 5184 vjetësh dhe një prej 5155. Për pasojë, përtej 2012 do të kemi dy data të tjera për mbarimin e ciklit: respektivisht vitet 2071 dhe 2042. 2012 duket se shënon kalimin nga një konstelacion tek tjetri; saktësisht nga ai aktual i Peshqve tek ai i Ujorit. Pse një fakt i tillë është aq i rëndësishëm sa t'i shtyjë të lashtit që të lënë një mesazh lidhur me të ardhmen tonë që të mund të arrinte deri tek ne?

Sumerët e kanë bërë të parët, duke paraqitur sipër një tabele, që i përket vitit 4200 B.C., kalimin e 3 erërave dhe të 3 të mëpasmeve që akoma duhej të kalonin. Në vitin 4200 B.C. ekuinoksi i pranverës shënohej nga konstelacioni i Demit; duke llogaritur 3 kalime të tjera arrihet në fundin e erës së Peshqve. Mesazhi më domethënës vjen nga trualli i Egjiptit. Në "Librin e të Vdekurve" është shkruar: "Duke llogaritur dhe duke mbajtur parasysh ditët dhe orët e përshtatshme të yjeve të Orionit dhe të 12 Hyjnive që i mbajnë, e gjashta midis tyre ndodhet në pragun e humnerës në orën e disfatës së djallit. Ja që unë arrij si triumfator përpara një hapësire të gjerë të botës inferiore. I jap ofertat e mia Zotit Shu... Kur të pushojnë maskrat, gjaku i të papastërve do të ftohet dhe Toka, sërish e formuar në tërësinë e saj, do të vishet me lule dhe me fruta të reja...". Një referim ndaj preçesionit dhe alternimit të konstelacioneve. Por cila është e gjashta? Referimi ndaj Orionit nuk është i rastësishëm.

Duke qenë se preçesioni mundëson që të kthehet prapa në kohë për të eksploruar qiejt e lashtë, është vërejtur se vendosja e 3 piramidave në fushën e Gizës do të paraqisnin të tri yjet e brezit të Orionit siç dukeshin në qiellin e vitit 10450 B.C.. Në një datë të tillë, konstelacioni që shënonte pikën qendrore ishte Luani dhe monumenti për trupin luanor e pranishëm në fushën egjiptiane është Sfinksi, që paraqet konstelacionin kur në atë kohë ngrihej në lindje mbi horizont. Kështu, në fushën e Gizës është paraqitur konstelacioni i Luanit, piramidat në jug drejt Orionit. Duke e kqyrur, përsa i përket aspekteve gjeologjike të vendit dhe të vetë monumentit, që do të sinjalizonin një datim të përfshirë midis 10000 dhe 36000 viteve - për sa erozionet vertikale e pranishme i detyrohen ekskluzivisht veprimit të ujit dhe në vend nuk janë manifestuar reshje të bollshme prej të paktën 10000 vjetësh - pyetja nuk është se çfarë ndodhi atë vit, por çfarë ndodhi përpara asaj date apo se çfarë ishte parashikuar. Një eveniment aq i rëndësishëm sa të bëjë të nevojshëm një tregues për brezat e ardhshëm, një mesazh që koha nuk mund ta fshinte. Një paralajmërim lidhur me një fenomen që manifestohet në mënyrë ciklike, i të cilit qytetërimi i pranishëm në territor i kish qenë dëshmitar i drejtpërdrejtë? Ai popull nuk ka qenë i vetmi që ka dashur të riprodhojë në Tokë qiellin ashtu siç ishte në vitin 10450 B.C.

30 kilometra larg nga Titicaca gjenden rrënojat e "Tiahuanaco", dikur port në brigjet e liqenit. I ndërtuar, tregohet, brenda një nate nga qenie të quajtur Viracocha të ardhur nga qielli "mbi pjata të florinjta". Në qendër të tempullit katërkëndor 3 (Al centro del tempio rettangolare) 3 shtylla rezultojnë të vendosura si yjet e brezit të Orionit dhe, për pasojë, si 3 piramidat e Gizës. Edhe në këtë vend një piramidë: Akapana e prientuar drejt pikave kardinale, në një linjë me konstelacionin e Ujorit siç shikohej në qiell në vitin 10450 B.C.. Në Kamboxhia, populli kmer ngriti një qytet të madh, Angkor, të pajisur me një sistem kompleks ujitjeje. Tempujt e ngritur do të paraqisnin në detaje formimin e dragoit siç dukej në horizontin e ekuinoksit të pranverës të 10450 B.C.. Angkor përmbledh një mesazh simbolik, i evidentuar nga 72 struktura, në një vend ku shpesh gjenden numrat e lidhura me preçesionin, sikur të ishte pjesë e një projekti global të lashtë. Është riprodhuar mbi Tokë pika më e lartë e trajektores së dragoit dhe ajo më e ulët e Orionit, domethënë momenti i saktë që përfaqëson gjysmën e ciklit preçesional, që ndodhi në vitin 10450 B.C..

Vedat flasin për 6 yje që do të bien nga qielli: "Do të transformohen në një yll të vetëm errësire që do t'i kundërvihet vullnetit të Zotave. Por do të jetë i nevojshëm një yll tjetër me qëllim që fati të plotësohet. Familja e Ashura është shfarosur dhe do të jesh ti që do ta rrisësh. Së bashku, ju sorollateni nëpër botë me qëllim që të bashkoni të 6 yjet që do të përzejnë të keqen nga qiejt. Por do të jetë dikur i ardhur nga errësiara që mund të kontrollojë lëvizjen e kohës qiellore dhe të yjeve të errësuar. Ju do të rriteni në flakën e purpurt dhe do ta mundni të keqen. Fitorja që do të arrini do të bëjë që qielli të mos shkatërrohet. Fati juaj tashmë është shënuar: duhet të bashkoni të 6 yjet".

Në mitologjinë kamboxhiane përmendet "një gjarpër me krahë që ditën e shtatë do të zbresë nga qielli dhe do të godasë Tokën". Ai gjarpër me 7 koka, kobra Ananta, i paraqitur në muret e tempujve të Angkor i simbolizuar nga numri 72? E njëjta vlerë e gradës preçesionale dhe, gjë akoma më shumë e veçantë, masa që ndaj vendit nga Giza e konsideruar prej kohësh meridiani "zero" (sot Greenwich). 7 na çon në 7 spiralet e gjarprit që zbret nga pika më e lartë e piramidave Kukulcan në Chichen Itza, të konceptuara në mënyrë që çdo vit, gjatë ekuinoksit të pranverës, Dielli në perëndim pikturon brenda shkallëve të saj pikërisht një gjarpër, shtatë spiralet e të cilit tregojnë se pas shtatë erërash, Toka do të kalojë një rrezik. Nëqoftëse nisemi nga data e 10450 B.C. arrijmë në erën e Ujorit. 7 na çon në 7 vulat, në 7 engjëjt, në 7 fyejt, në 7 brirët, në 7 atributet e dhëna atij qengji që hapi vulën e 7-të. Dhe përpara kësaj të 6-ën: "Qëngji hapi vulën e 6-të dhe ndodhi një tërmet i madh. Dielli u bë i zi si një thes me qime kali dhe e gjithë Hëna u bë si gjaku; yjet e qiellit ranë mbi Tokë, ashtu si një fik le të bien frutat e papjekura kur tundet nga një erë e furishme. Qielli u mblodh si një rrotull që shpërdridhet; të gjithë malet dhe të gjithë ishujt u lëvizën nga vendi. Dhe mbretërit e Tokës, të dhenjtë dhe tribunët, të pasurit dhe të fuqishmit, skllevër dhe të lirë, u fshehën nëpër shpella ose midis shkëmbenjve të maleve". 7 përmendet shpesh tek Apokalipsi. "Misteri i 7 yjeve që ke parë në të djathtën ditë dhe 7 shandanët e artë. 7 yjet janë engjëjt e 7 kishave dhe 7 shandanet janë 7 kishat". "Pastaj, në mes të fronit, të katër krijesave të gjalla dhe në mes të pleqve, pashë një Qengj në këmbë, që dukej se ishte bërë kurban, dhe kishte 7 brirë e 7 sy që janë 7 shpirtrat e Zotit, të shpërndarë nëpër të gjithë Tokën. Dhe ai erdhi e mori librin nga e djathta e Atij që ulej mbi fron".

"Këtu qëndron mendja që ka dituri. 7 kokat janë 7 malet, mbi të cilët ulet gruaja dhe janë edhe 7 mbretërit: 5 kanë vdekur, njëri është dhe tjetri akoma nuk ka ardhur. Kur do të vijë, ka për të zgjatur pak". Duket i qartë referimi i erërave preçesionale. 5 erëra kanë kaluar, njëra është kjo e tanishmja, tjetra akoma nuk ka ardhur. Do të vijë, por duket se jetëgjatësia e saj nuk do të jetë e gjatë. Çfarë do të thotë? Do të jetë fundi i kohës, i kohërave? Për këtë majat nuk i kanë vazhduar llogaritjet e tyre? Shprehje enigmatike dhe domethënie ezoterike. Duke ju përmbajtur llogaritjeve shkencore dimë se lëvizja preçesionale nuk është konstante dhe konstelacionet nuk zgjerohen të gjitha me 30 gradë. Për shembull, Virgjëresha zgjerohet me 43.5 gradë, Akrepi me 7.25°, Peshqit me 36.87 gradë baraz me 2638.80 vjet dhe Ujori pak më shumë se 24 gradë baraz me 1719.67 vjet. Kështu, për kë tejkalon ngjarjen profetike, duket se do të ketë vërtet 1000 vjet paqe dhe qetësi. Gjë që ndoshta ka ndodhur në të kaluarën, siç lexohet tek Timeu: "Për ju dhe popuj të tjerë vetëm së fundmi jeta është pasuruar me shkronjat dhe me nevojat e tjera kulturore, pasi që, edhe njëherë akoma, shtrëngatat qiellore janë derdhur si epidemitë, duke lënë të gjallë vetëm njerëzit më të trashë dhe analfabetë. Kështu, se është dashur që të rifilloni si fëmijët, injorantë nga gjithçka ekzistonte në kohërat e lashta, këtu ose në vendin tuaj". Por mund të ndodhë që mos të ketë kometa që bien, gjarpërinj apo evenimente të tjera katastrofike dhe se evenimenti është i lidhur me ciklin e njollave diellore apo me ndryshimin e polariteteve. Fusha manjetike tokësore nuk ka ruajtur të njëjtin polaritet në kohë, por ka pësuar përmbysje. Këto në fakt janë të çrregullta dhe pa një kohëzgjatje fikse. Përmbysja e fundit duket se i takon rreth 780000 viteve më parë. Vlerësohet se në 20 milion vitet e fundit fusha manjetike tokësore e ka përmbysur polaritetin e saj 50 herë, rreth 10 herë në 4 milion vitet e fundit. Në vitet e fundit është vërejtur një dobësim i fushës manjetike tokësore, një sinjal që shumë e tregojnë si një ndryshim të mundshëm të poleve manjetike. Dobësimi i fushës kompletohet në harkun e disa mijëvjeçarëve përpara se të arrihet në përmbysje. Moment në të cilin duket se Toka ndalet për 72 orë përpara se të fillojë të rrotullohet në të kundërt, duke e përmbysur lëvizjen e saj. Një fenomen që sipas thënies së shkencëtarëve nuk do ta shikojmë përderisa zvogëlimi aktual në veprim do të vazhdojë deri në vitin 3400. Një fenomen që sikur të ndodhte shpejt do të ishte hera e parë që do të verifikohej me një Tokë të populluar nga 6 miliard individë. Gjatë tranzicionit midis polaritetit aktual dhe atij të mëpasëm, Toka do të ishte përkohësisht pa ekranin mbrojtës të saj. Kështu që do të ishim të ekspozuar në mënyrë të rrezikshme ndaj rrezatimve kozmike dhe diellore. Nëpërmjet mijëra provash simulimi është sqaruar se përmbysjet kërkojnë disa mijëra vjet për t'u kompletuar dhe nuk kërkojnë zerimin e fushës manjetike, por një modifikim të saj që e çon në një gjendje më komplekse. Përmbysjet mund të varen edhe nga aktiviteti diellor që do të arrijë pikun në vitin 2012, pas ciklit të zakonshëm të njollave diellore prej 11.1 vitesh dhe, në fund të një Cikli të Madh njollash!, të llogaritur edhe nga majat, prej 18980 vitesh. Pikërisht shifra që tregon fundin e Llogaritjes së Madhe. Domethënë 52x365 ekuivalent me 18980 vjet.

Por, referimi ndaj njollave vjen edhe nga Egjipti. Nëqoftëse marrim në konsideratë datën 10450 B.C. dhe atë të treguar nga vënia në linjë e kanaleve, që na sinjalizon 2450 B.C., do të gjejmë një diferencë prej 8000 vjetësh, që të pjesëtuar me gradën preçesionale me 72 (gjithmonë, duke mbajtur parasysh vlerën reale të gradës me 71.6), do të japë vlerën 111.111; referim i qartë ndaj njollave diellore dhe aktivitetit të Diellit. Njerëz që vërejnë riprodhimin në Tokë të pozicionit të tri yjeve të brezit të Orionit do të deduktojnë se në vitin 10450 B.C., rezultonte i spostuar më nga lart me 111.111 gradë respektivisht pozicionit të tij, pasi do të kalojnë 5 faza dhe do të afrohet kompletimi i ciklit relativ prej 18980 vitesh diellorë. Koincidenca? Vetëm numra? Po, numra... Me matematikën mund të luajmë gjatë; të nxjerrim të njëjtat shifra me llogaritje të tjera, kështu çdo shifër bëhet e dyshimtë. Edhe pse të dhënat e sipërpërmendura janë nxjerrë, duke e konsideruar ciklin preçesional me 26000 vjet; por, siç e kemi shkruar, është një vlerë e adoptuar për motive matematikore. E dhëna reale është 25776. Kësaj i shtojmë që në vitin 2012 të gjithë planetet do të vihen në një linjë, duke e influencuar fushën manjetike tokësore, që Toka dhe Dielli do të jenë nga ana e tyre në një linjë me qendrën e galaktikës; fakt që duket se ka ndodhur edhe 13000 vjet më parë, por nga ana e kundërt. Veç kësaj, të pohosh se epoka e ndërtimit të tri piramidave në fushën e Gizës ishte viti 10450 B.C. duket një pasaktësi, pasi në atë kohë monumentet ishin tashmë në vend, duhet të kenë qenë ndërtuar vite më parë. E pamendueshme që gjithçka të zhvillohej në një "natë të vetme". Për pasojë, kur është manifestuar ngjarja ciklike? Cilën datë duhet të marrim si fillim të llogaritjeve tona për matjen e kohës? Veç në mos e gjitha kjo është parashikuar 200 vjet më parë dhe është furnizuar me ndërtimin e "mesazhit" duke i pasur frikën më së keqes.

Dhe, duke luajtur me numrat, arrijmë në 11 ciklet në sekondë të arritura nga rezonanca në brendësi të boshllëkut të Schumann, ku nëpërmjet shkarkesave të rrufeve kondensohen valët elektromagnetike në bandën ELF; një boshllëk i ndodhur midis sipërfaqes tokësore dhe limitit të brendshëm të jonosferës në 55 kilometra lartësi. Frekuenca themelore e rezonancës së Schumann është një valë stacionare në boshllëkun Tokë - jonosferë me gjatësi vale të barabartë me perimetrin e Tokës. Në çdo moment, ngarkesa në brendësi të boshllëkut është konstante, domethënë 500000 kulon. Toka posedon një frekuencë zanore bazë që nga momenti i zbulimit të saj ka mbetur e pandryshuar në rreth 7.8 herc. Mund të lëkundet midis 6 dhe 50 cikleve në sekondë, midis 7, 8, 14, 20, 33, 39 dhe 45 herc. Aktualisht, sipas vlerësimeve të fundit, vlera e rezonancës së boshllëkut Schumann duhet t'i kishte kaluar tashmë 11 hercët dhe do të vazhdonte të rritej më tej. Intensiteti i fushës manjetike është proporcionale me shpejtësinë e rrotullimit të planetit. Rritja e rezonancave duket e shoqëruar me zvogëlimin e fushës manjetike. Sipas gjeologut Gregg Braden, shumë kohë më parë majat mendonin se kulmi i transformimit mund të arrihej më 2012, kur rezonanca manjetike mund të prekte 13 ciklet në sekondë dhe fusha manjetike mund të vlerësohej deri rreth zeros. Profesor Bamerjee i Universitetit të New Mexico pohon se fusha ka humbur gjysmën e intensitetit të saj në 4000 vitet e fundit dhe parashikon një përmbysje. Një mekanizëm krejtësisht natyral. Çdo herë që intensiteti i fushës manjetike të planetit tonë është zvogëluar, kjo i ka korresponduar përmbysjes së nordit dhe jugut manjetik. Kur? Pas 4000 vjetësh? Pas 1500 vjetësh? Mendimet janë kontradiktore. Të tjerë tregojnë një ulje prej 50 përqind të fushës, por respektivisht 1500 viteve më parë. Gjithmonë sipas Braden, rezonanca do të prekë 13 ciklet në sekondë dhe, njëkohësisht, fusha manjetike do të arrijë pikën zero në 2012. Kur Schumann e zbuloi në vitin 1898, rezonanca ishte në vlerën 7.8 herc; në vitin 2002 ka rezultuar në 11.9 cikle. Me logjikë, vlera 13 do të arrihet pas 104 vjetësh. Do të jetë viti 2112. Dikush i ka gabuar llogaritjet me 100 vjet? Doktor Brian Desborough thekson se, mediat tentojnë që të minimizojnë dhe, në rastin më të keq, t'i injorojnë shumë evenimente gjeofizike dhe konfirmon zvogëlimin e fushës manjetike tokësore që së shpejti do të arrijë zeron. Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara thekson se, çdo 500 mijë vjet fusha manjetike tokësore arrin zeron, për t'u rritur më pas me ngadalësi. Majat flasin për një periudhë të mungesës së kohës. Shkenca nuk është në gjendje të shpjegojë motivin e ndryshimit të boshllëkut Schumann, ndoshta i detyrohet ciklit të njollave diellore, duke qenë se jonosfera ndryshon me një cikël për çdo 11 vjet të aktivitetit diellor.

Lojërat matematikore vazhdojnë me numrin maja që tregon datën e inaugurimit të Tempullit të Kryqit të Palenque: 1359340. I pjestuar me 18980 jep 71.619, vlerën e konsideruar të saktë të gradës preçesionale. Majat kishin edhe një numër të shenjtë: 1366560; një numër i tillë i pjestuar me 72, vlerës e gradës preçesionale, na jep vlerën 18980. Numër i viteve që duhen në mënyrë që dy kalendarët majat të përkojnë: 52x365 = 18980 dhe 73x260 = 18980. Në harkun e 18139 verifikohen 5 përmbysje të fushës manjetike diellore me gjatësi prej 374 vitesh secila. Majat llogarisnin 187 vjet për një cikël njollash dhe 20 prej këtyre cikleve janë të barabarta me 1366040 ditë. Sistemi numerik maja ishte i lidhur me ciklet e manjetizmit diellor; çdo 260 ditë ndodhte ndërveprimi midis fushave manjetike polare dhe ekuatoriale të Diellit. Të dy numrat, 1366040 dhe 1366560, rezultojnë të pjestueshëm me 260, duke na dhënë respektivisht 5254 dhe 5256. Duke qenë se, siç ka pohuar dikush, matematika "nuk njeh opinion". Duke bërë pak llogari zbulojmë se numrat e mëdhenj janë vlera të referuara të njëjtës gjë. Zyrtarisht një cikël njollash zgjat 187 vjet. Çdo vit numëron 365 ditë, kështu që do të kemi 68255 ditë, por jo 68302. Pse një diferencë e tillë?

Në llogaritje është konsideruar një vit me 365.25, në fakt, 365.25x187 = 68.301.75, e rrumbullakosur në 68.302. Vlera 1366650 : 365.25 na jep 3741.68, që e pjestuar me 20 (cikle) jep 187.08. Kështu që 187x20 = 3740x365,25 = 1366035 (në vend të 1366040). Megjithatë, rezultati final nuk ndryshon.

Majat ndiqnin edhe rrotullimin e Afërditës prej 584 ditësh për një kontroll të mëtejshëm të ciklit të njollave diellore, duke verifikuar një periudhë prej 68328 ditësh (117 herë 584). 20 prej këtyre kalimeve janë ekuivalente me 1336560 ditë; nga të cilat: 1336560:365,25 = 3659.30 dhe jo 3756 vjet, shifër që për disa tregon se pas sa kohe ndryshon fusha manjetike diellore. Diferenca llogaritjeje që mund të rezultojnë influencuese në llogaritjen për të përcaktuar datën profetike. Llogaritja e ciklit të njollave diellore shërbente për të njohur se kur fusha manjetike e shtresës së brendshme të Diellit prirej, duke e shtrënguar Tokën që prirej drejt aksit të saj manjetik, që t'i kundërshonte efektin. Njollat diellore na tregojnë edhe vlerën 111.111 dhe Papa i 111-të i profecisë së Malachia identifikohet me Benediktin e XVI-të, i konsideruar Ati i Shenjtë i parafundit. Por, Malachia nuk e ka treguar një Papë të 112-të, ka profetizuar vetëm se i fundit do të jetë Pjetër romani. Sa papë do të pasojnë njëri-tjetrin midis të 111-it dhe të fundit?

Duke u kthyer në funksionin e Piramidës së Madhe me Zedin e saj, kolonën e Osirisit, ishte ai i kundërbalancimit të forcës së fushës manjetike? Nëqoftëse ishte kështu, koha dhe njeriu kanë shkatërruar mekanizmin dhe humbur udhëzimet e funksionimit të tij. Po lundrojmë për qejf drejt një katastrofe profetike, ciklike? Ne, të mallkuar dhe të dënuar, të pajisur me Nobel për egoizmin. Ne, që jemi quajtur një qytetërim më i avancuar dhe teknologjikisht më i lartë se ato që na kanë paraprirë. Ne, që në vend të ndërtojmë kemi qenë të aftë vetëm të shkatërrojmë, përfshi planetin... Ne, që respektivisht ndërtuesve të monumenteve megalitike të gurta, që na shikojnë prej mijëra vjetësh, nuk kemi të drejtë të quhemi qytetërim. Sepse nuk jemi. Sepse e kemi harruar domethënien e vërtetë të kësaj fjalë. Jemi vërtet "virusi vdekjeprurës" për t'u asgjësuar. Jemi "joqytetërimi".

 

13.Mëdyshjet e të ardhmes

 

Disa sekrete do të zbulohen në vitet që do të vijnë. Të tjerë do të zgjasin në përjetësi.

Historia do të ketë gjithmonë shumë mistere. Ne, me shumë gjasa nuk do të dimë se përse është përdorur Stonehenge, apo përse u shpërbë dhe u zhduk qytetërimi Anasazi, dhe ndoshta gjithmonë do të ketë debate në lidhje me autorësinë e veprave të Shekspirit, domethënë kush i shkroi ato.

Dokumentat dhe faktet që mund të kishin zgjidhur të tillë mistere kanë humbur apo janë shkatërruar prej kohësh - ose nu kanë ekzistuar asnjëherë.

Gjetja e datës me Karbon-14, testet e ADN si dhe teknika të reja shkencore mund të ofrojnë disa përgjigje. Por ato ngrejnë gjithashtu pikëpyetje të reja dhe prodhojnë në këmbim mistere të reja.

Ne gjithmonë do të na mundojë fakti që nuk mund të rihapim se si dukeshin gjërat për njerëzit që nuk e dinin ende se si do të rezultonin ato. "E kaluara është një vend i huaj", shkruante L. P. Hartley, "atje i bëjnë ndryshe gjërat".

Historianët e të ardhmes që shohin pas në fundin e shekullit 20 dhe në fillimin e shekullit 21 do të kenë një problem shtesë: shumë prova.

Roberta Vohlstetter, në studimin e saj definitiv për bombardimin e Pearl Harbourit, konkludoi se Franklin Roosevelt dhe këshilltarët e tij nuk kishin njohuri paraprake në lidhje me sulmin, ndonëse një historian që sheh nëpër dokumenta më vonë mund të provojë se, po të vështrohen me vëmendje, ato fare mirë mund të kishin shërbyer si një paralajmërim.

Konkluzioni i saj: "Ne nuk arritëm të parashikojmë Pearl Harbourin jo për shkak të dëshirës për materiale relevantë, por për shkak të bollëkut të materialeve irrelevantë".

Historianët e të ardhmes do të duhet të kërkojnë në mes të një pirgu të madh materialesh të gazetarisë së sotme mijëra gazeta e revista, operacionet 24 orësh të televizioneve, faqet e internetit dhe trafikun e thashemnajave dhe dokumentave të zbardhur fshehtas - për të gjetur ato shigjeta që rrëfejnë me të vërtetë hsitorinë. Dhe disa prej këtyre shigjetave do të mungojnë.

 

Boshlëqe dhe gafa

Sepse ka gjithmonë nga ata që përpiqen të fshehin të vërtetën, dhe të vërtetat që nuk mund të dihen.

Cështja e mbyllur e Gerald Posner shënon një shembull të fuqishëm që Lee Harvey Osëad e vrau me të vërtetë John F. Kennedyn.

Por mënyra e të menduarit të Osëald nuk mund të dihet asnjëherë definitivisht. As edhe motivi i Jack Ruby, i cili vrau Osëald.

Ndërkohë, ata që merren me teori konspirative vazhdojnë të akuzojnë se vrasësit e vërtetë dhe motivet e vërteta janë bërë të heshtin; ata mund të jenë disa ndjekës mes hisorianëve të pas një shekulli.

Ndërkohë, në SHBA Arkiva Ndërkombëtare po debatojnë nëse duhet të përdorë teknologjitë e reja për të gjetur se cfarë e shkaktoi atë zbrazëti 18 minuta e gjysmë në rregjistrimet telefonike të Shtëpisë së Bardhë të Richard Nixonit.

Por kjo nuk do të na tregojë me siguri përse njëri prej presidentëve më mendjemprehtë dhe me mend të shekullit të njëzetë mendoi se i duhej të mbulonte një "vjedhje të dorës së tretë" në zyrat e opozitës, një që ai pothuajse me siguri nuk kishte dijeni paraprakisht.

Teknologjia e ADN detyroi Bill Clintonin të pranojë të vërtetën e marrëdhënies së tij me Monika Levinskin, por nuk mund të na tregojë përse Clinton u soll në mënyrë kaq të pakujdesshme, as edhe përse Levinski nuk e coi për ta pastruar të famshmin fustan blu.

Gazetaria, sic ka thënë dikur botuesi i Washington Post, Philip Graham, "është i pari draft i papërpunuar i historisë". Ndonjëherë është më pak i papërpunuar se të tjerët.

Librat e Theodor Ëhite për presidentin, duke filluar në vitet 1960, ishin një gazetari e mrekullueshme e shkruajtur si histori, një model që është ndjekur që atëherë nga gazetarët dhe historianët: ngritja e një skene, beteje elektorale në një kohë ndryshimesh shoqërorë, portretizimi i afërt i kandidatëve dhe strategëve të tyre politikë, përdorimi i sondazheve dhe intervistave për të hyrë në mendjet e votuesve. Historia e ardhshme politike mund të mos ndryshojë shumë.

Në kontrast, ka një ndarje të madh mes rrëfimeve edhe më të mirë gazetareskë të diplomacisë dhe luftës, dhe kujtimeve dhe historive që vijnë më vonë, të bazuara në dokumenta sekretë dhe bisedime sekretë që nuk ka mundur të dëshmojë as edhe gazetari më këmbëngulës.

Historianët në shekullin 22 do të dinë ndoshta më shumë se sa dimë ne në lidhje me negociatat e Bill Clintonit për paqen në Lindjen e Mesme, mbledhjen e koalicionit të George Bushit për luftën në Gjirin Persik, si dhe politikat e Ronald Reaganit për të lëkundur dhe më pas shembur Perandorinë e së Keqes.

Ndoshta më bishtnuese është ajo që G.M.Young tek libri i tij "Anglia Viktoriane: Portret i një Epoke" e ka quajtur "tema e vërtetë, qendrore" e historisë: "jo ajo që ndodhi, por ajo që njerëzit ndienin kur ishte duke ndodhur", ose sic thotë Philip Sidney "ndikimet, pëshpërimat, lëvizjet e njerëzve".

Historianët në të ardhmen mund të vrasin mendjen përse popujt e shumë kombeve në shekullin 20 pranuan, e madje mirëpritën regjimet totalitarë që rrezikuan të marrin kontrollin e botës në vitet dyzetë - dhe më pas zgjodhën të përqafojnë demokracinë dhe lirinë, disa vite apo disa dekada më vonë.

Ata mund të pyesin përse elita amerikane që bëri bashkë gjithë kombin për të luftuar Luftën e Dytë Botërore dhe Luftën e Ftohtë "u thartua" në fundin e viteve gjashtëdhjetë, vetëm dy dekada para se të fitohej Lufta e Ftohtë.

Ata mund të përpiqen shumë për të kuptuar përse disa pjesë të botës - Shtetet e Bashkuara, Amerika Latine, bota islamike, Korea dhe Taivani - pranë një ringjallje të besimit fetar, ndërkohë që pjesë të tjera - Evropa, Japonia, Kina, Australia - lëvizën nga feja drejt laicizmit.

NE kemi tendencën të marrim për mirëqenje, pëshpërimat dhe lëvizjet e kohëve që jetojmë, këto miliona ndryshime mendjesh. Por për historianët e së ardhmes, ato mund të rezultojnë misteret më enigmatikë.

 

14.E ardhmja e botes ne kendveshtrim

surealist dhe realist

 

C'do te sjell e ardhmja..?

“Mos u gënjeni: Perëndia nuk vihet dot në lojë, sepse ç’të mbjellë njeriu, atë edhe do të korrë. Sepse ai që mbjell për mish të tij, do të korrë nga mishi i tij, prishje, por ai që mbjell për Frymë, do të korrë nga Fryma jetë të përjetshme. Le të mos lodhemi duke bërë të mirën; sepse, po të mos lodhemi, do të korrim në kohën e vet” (Galatasve 6:7-9).

 

Parathënie

Të shumtë do të jenë ata, që kanë për të parashikuar ngjarjet e vitit 2010-ë. Disa kanë për të thënë se si moti, ashtu edhe gjendja ekonomike kanë për t’u keqësuar akoma edhe më shumë, apo se do të ketë qoftë edhe një rrezik lufte mbarëbotërore.

Të tjerë kanë për të sugjeruar se jeta ka për t’u përmirësuar dhe se e adhmja do të jetë më e mirë për të gjithë njerëzimin. Nuk kemi nevojë që fallxhorë të tillë të na thonë se ç’do të ndodhë gjatë këtij viti të ri, sepse Bibla na e bën të qartë të ardhmen. Nëse njeriu mbjell mëkat e ligësi, atëherë ai ka për të korrur fatkeqësi e katastrofa.

 

Mbjellja dhe korrja

Gjithçka që bën njeriu, qoftë për mirë, apo për keq, ka pasojat e saj. Një i krishterë, i cili jeton sipas parimeve të fjalës së Perëndisë, ka për të korrur shpërblimet e Perëndisë. Por ai komb, që e hedh poshtë Zotin dhe fjalën e Tij ka për të vuajtur gjykimin, që i takon. “Të pabesët do të zbresin në Sheol; po, të gjitha kombet që harrojnë Perëndinë” (Psalmi 9:17).

Jetojmë në një epokë të rehatshme. Të paktë janë ata njerëz, që shqetësohen për shpirtrat e tyre. Përkundrazi, e zhytin veten gjithnjë e më shumë në mëkate të formave nga më të ndryshmet.

Mundohen ta harrojnë faktin se një ditë do të vdesin dhe se atëherë kanë për të qëndruar ballë për ballë me Krijuesin e tyre. “Dhe veprat e mishit janë të zbuluar dhe janë: kurorëshkelja, kurvëria, ndyrësia, shthurja, idhujtaria, magjia, armiqësimi, grindjet, xhelozitë, mëritë, zënkat, përçarjet, tarafet, smira, vrasjet, të dehurit, grykësia dhe gjëra të ngjashme me këto, për të cilat po ju paralajmëroj, si kurse ju thashë edhe më parë, se ata që i bëjnë këto gjëra nuk do të trashëgojnë mbretërinë e Perëndisë” (Galatasve 5:19-21).

Ka për të ardhur edhe koha e të korrave të mëkatit.

Por njerëzit e Perëndisë janë të vendosur për t’i shkuar pas drejtësisë. “Por fryti i Frymës është: dashuria, gëzimi, paqja, durimi, mirëdashja, mirësia, besimi, zemërbutësia, vetëkontrolli. Kundër këtyre gjërave nuk ka ligj” (Galatasve 5:22-23). Nëse mbjellim në Frymë, do të kemi paqe në mes të çfarëdolloj stuhie dhe do të kënaqemi me shpërblimet e përjetshme.

 

Furtuna

“Meqenëse mbjellin erë, do të korrin furtunë” (Osea 8:7).
Dikur, Britania e Madhe u përdor fuqimisht prej Perëndisë. Ky komb përhapi Lajmin e Mirë në mbarë botën. Misionarët anglezë udhëtuan deri në skajet më të largëta, për të shpëtuar shpirtrat e njerëzve. Shoqëritë biblike e përkthyen dhe e botuan Biblën në të gjitha gjuhët e njohura të botës. Ky vend u themelua mbi ligjet e drejta të Perëndisë dhe si pasojë, korri bekimet e Tij.

Por, sa thellë jemi zhytur tani në mëkat!

Sot, në Angli është pothuajse krim të flasësh për emrin e Krishtit. Bibla, Kryqi dhe festat e krishtera janë ofenduese për shumë njerëz, ndërkohë që emrat e perëndive të rreme ngrihen lart e më lart. Me mijëra bebe vriten çdo vit nëpërmjet aborteve. Homoseksualët mburren për mëkatet e tyre në mes të rrugës.

Martesa mes një burri e një gruaje konsiderohet si e dalë jashtë mode, kurse marrëdhëniet bashkëshortore mes dy personave të të njëjtit seks konsiderohen si diçka e mrekullueshme. Popullsia jonë nuk ka njohuri fare rreth Perëndisë, por bën siç i do vetja. (Osea 4:1 dhe Gjyqtarëve 17:6).

Janë fajtorë, ngaqë e kanë hedhur poshtë atë, që është e shenjtë dhe e moralshme. “Mjerë ata që e quajnë të mirë të keqen dhe të keqe të mirën, që ndërrojnë terrin në dritë dhe dritën në terr, që ndërrojnë hidhësirën në ëmbëlsi dhe ëmbëlsinë në hidhësi!

Mjerë ata që janë të urtë në sytë e tyre dhe të zgjuar para vetvetes! Mjerë kampionëve në pirjen e verës dhe të shkathtëve në përzierjen e pijeve dehëse, që e nxjerrin të pafajshëm njeriun e keq për një dhuratë dhe ia mohojnë të drejtit të drejtën e tij!

Prandaj, ashtu si një gjuhë zjarri përpin kallamishtet dhe flaka konsumon kashtën, kështu rrënja e tyre do të hiqet si një kalbësirë dhe lulja e tyre do të hiqet si të ishte pluhur, sepse kanë hedhur poshtë ligjin e Zotit të ushtrive dhe kanë përçmuar fjalën e të Shenjtit të Izraelit” (Isaia 5:20-24). Jemi bërë më keq sesa Sodomi dhe Gomora dhe do kemi të njëjtin fat - zemërimin e Perëndisë.

 

Ç’mund të bëjmë ne?

Le ta inkurajojmë veten dhe t’i dalim përkrah emrit të Zotit. Duhet të jetojmë një jetë të drejtë. Dhe, ashtu si apostulli Pal, duhet të tregohemi të guximshëm në besim, pavarësisht nga rrethanat në të cilat ndodhemi. “Në fakt unë nuk kam turp për ungjillin e Krishtit, sepse ai është fuqia e Perëndisë për shpëtimin e cilitdo që beson” (Romakëve 1:16)…

“Për këtë arsye unë po vuaj edhe nga këto gjëra, po nuk kam turp, sepse e di kujt i kam besuar dhe jam i bindur se ai është i zoti ta ruajë visarin tim deri në atë ditë” (2 Timoteut 1:12). E kemi për detyrë, që të lutemi për kombin tonë. “Në qoftë se populli im, i cili thirret me emrin tim, përulet, lutet, kërkon fytyrën time dhe kthehet prapa nga rrugët e këqija, unë do ta dëgjoj nga qielli, do t’i fal mëkatin e tij dhe do ta shëroj vendin e tij” (2 Kronikasve 7:14)…

“Të bëj thirrje, pra, para së gjithash, që të bëhen përgjërime, lutje, ndërhyrje dhe falënderime për të gjithë njerëzit, për mbretërit e për të gjithë ata që janë në pushtet, që të mund të shkojmë një jetë të qetë dhe të paqtë me çdo perëndishmëri dhe nder” (1 Timoteut 2:1-2).

 

Përfundim

Gjithsecili prej nesh ka për të korrur atë që mbjell. Çdo vepër e ligë, jo vetëm që e zmadhon edhe më shumë ndëshkimin e merituar, por e dobëson gjithashtu edhe shëndetin e kombit.

Nëse duam që t’i ndryshojmë gjërat, nëse duam që t’ia shohim fundin ndikimit, që ka feja e rreme mbi popullsinë, nëse duam që njerëzit të kthehen tek Perëndia i vërtetë, atëherë na duhet që, si të besimtare që jemi, të jetojmë vetë jetë të drejta e të ndershme, sepse ne vetë jemi përgjegjës për këtë brez.

 

Si e shikon realizmi Boten e te ardhmen e saj?

Zhvillimi i teknologjisë na bën të mendojmë se nuk e dimë mirë ç’na pret. Çdo ditë krijohen lehtësi më të mëdha komunikimi e zhvillimi në një pjesë të botës, ndërkohë që në pjesë të tjera varfëria mbizotëron e sinjalet e celularëve dhe kanaleve televizive nuk mbërrijnë.

Bota gjithmonë ndryshon, në disa fusha bën progres e në të tjera regres. Revista “The Futurist” analizon në bazë të zhvillimeve teknologjike, sociale e psikologjike se si do të ndryshojë bota në dekadat e ardhshme. Si do të jetë biznesi dhe ekonomia? Bota do ketë 1 miliard miliarderë në vitin 2025.

Globalizimi dhe risitë teknologjike po e rrisin prosperitetin, sipas James Canton, autori i librit “E ardhmja ekstreme”. Por sfidat dhe prosperiteti do bëhen më akute pasi mungesa e ujit do prekë dy të tretat e botës në vitin 2025. Falsifikimi i monedhave do përhapet në masë duke krijuar një shoqëri që nuk përdor bankënota.

Teknologjitë e reja optike të sofistikuara kanë qenë ndihmesë për falsifikatorët e parave, ndaj shoqëritë po lënë mënjanë frikën e privatësisë në evitimin e parave të thata. Ndërkohë, teknologjitë që nxjerrin jashtë loje përdorimin e lekëve të thata po përmirësohen.

Energjia do të jetë një fushë tjetër, e cila do të jetë shumë ndryshe nga gjendja, në të cilën e njohim. Po ashtu çështjet botërore do të sjellin sfida të reja e të paprovuara më parë. Luftërat mund të duken më pak si luftëra pasi armiqtë do ndërmarrin strategji jo-ushtarake ndaj njëri-tjetrit. Luftërat do zhvillohen larg përplasjeve mes ushtrive dhe dhunëa kolektive do shmanget për shkak të mungesës së efikasitetit. Si rezultat, instrumentet jo ushtarake të pushtetit do të bëhen normative.

 

Çështjet botërore

Luftërat mund të duken më pak si luftëra pasi armiqtë do ndërmarrin strategji jo-ushtarake ndaj njëri-tjetrit. Luftërat do zhvillohen larg përplasjeve mes ushtrive dhe dhuna kolektive do shmanget për shkak të mungesës së efikasitetit.

Si rezultat, instrumentet jo ushtarake të pushtetit do të bëhen normative. Lufta “dy-frontëshe” është zëvendësuar nga kërcënimi “multiqendror”. Strukturat globale nuk dallohen më nga një sistem qendror i një kombi sovran. Por disa aktorë dhe organizata në skenën botërore e përdorin autoritetin në sferat e tyre. Si rezultat, sfida është përballja me fronte të njëkohshme e të përqendruara në pika të ndryshme të globit.

Lufta në Lindjen e Mesme mund të pushojë brenda tre dekadave të ardhshme, pas tërheqjes së trupave amerikane dhe aleate nga rajoni. Por mund të ndodhë që terroristët ta zhvendosin vëmendjen nga perëndimi dhe të luftojnë me njëri-tjetrin, sipas librit “Skenari më i keq: Lindja e Mesme” i Marvin J. Cetron dhe Owen Davies.

Kërcënimi i një lufte të re të ftohtë me Kinën, Rusinë apo të dyja mund të zëvendësojë terrorizmin si shqetësim kryesor të SHBA. Skenarët për një luftë me Kinën apo Rusinë mund t’i bëjnë luftërat, në të cilat SHBA është përfshirë tani si krejtësisht të parëndësishme, duke pasur parasysh kapacitetin bërthamor të Rusisë.

Globalizimi i industrisë së armëve do të vazhdojë të ndihmojë qeveritë abuzuese të nënçmojnë traktatet ndërkombëtare të kontrollit të armëve. Prodhuesit amerikanë, evropianë dhe kanadezë të armëve anashkalojnë rregulloret e kontrollit të armëve duke nënkontraktuar prodhimin e tyre në vende si Egjipti, Kina dhe Turqia. Armët e prodhuara shkojnë më pas në destinacione si Sudani apo Kolumbia, ku përdoren për të vrarë civilët. Ky trend do të rritet dhe do t’i japë rritje buxhetit ushtarak në gjithë botën.

 

Puna robotike

Forca e punës robotike do ndryshojë pozicionin e njerëzve në punë. Duke qenë se njerëzit dhe mjetet programuese inteligjente mund të rivalizojnë punën e njerëzve, bizneset do të punësojnë çdo lloj mendjeje që hyn në punë, robotike ose njerëzore. Punëtorët e së ardhmes mund të bashkëpunojnë me mendjet robotike për projekte për sipërmarrje të ndryshme më mirë sesa të punojnë për një punëdhënës të vetëm.

 

Puna njerëzore

Avancimi në teknologji do i japë zhvillimi një epoke të re “superpunësh”. Këto vende të reja pune do të theksojnë aftësitë unike njerëzore ndaj aftësive teknike. Aftësitë supernjerëzore mund të përfshijnë kreativitetin, të menduarin simbolik dhe përgjegjësinë. Për shembull, operacionet e vështira mund të kryhen nga aparatura robotike të përpikta në të ardhmen, por kirurgët mund të ndryshojnë pozicionin e punës duke u bërë zhvillues dhe krijues të procedurave kirurgjike.

 

Biznesi dhe ekonomia

Bota do ketë 1 miliard miliarderë në vitin 2025. Globalizimi dhe risitë teknologjike po e rrisin prosperitetin, sipas James Canton, autori i librit “E ardhmja ekstreme”. Por sfidat dhe prosperiteti do bëhen më akute pasi mungesa e ujit do prekë dy të tretat e botës në vitin 2025.

Falsifikimi i monedhave do përhapet në masë duke krijuar një shoqëri që nuk përdor bankënota. Teknologjitë e reja optike të sofistikuara kanë qenë ndihmesë për falsifikatorët e parave, ndaj shoqëritë po lënë mënjanë frikën e privatësisë në evitimin e parave të thata. Ndërkohë, teknologjitë që nxjerrin jashtë loje përdorimin e lekëve të thata po përmirësohen.

Mosbalancimi fiskal amerikan do përkeqësohet. Me nivelet aktuale të shpenzimeve, deficiti federal do të mbërrijë nivele të paimagjinuara në dy dekada, pikë kjo në të cilën deficiti mund të arrijë në 10 përqind apo më shumë.

“Mikro-sigurimet” mund të ndihmojnë komunitetet të rindërtojnë pas katastrofave natyrore. Njerëzit më të varfër të botës zakonisht jetojnë më së shumti në vende që goditen nga fatkeqësitë natyrore dhe ata përgjithësisht s’kanë figuracione. Ato po u kthehen tashmë programeve të mikro-sigurimeve, që si mikrokreditë u mundësojnë anëtarëve të një komuniteti të llogarisin rrezikun dh të ulin këstet e figuracioneve deri në 2 dollarë në vit.

SHBA do përballet me tkurrjen e forcës së punës dhe kontrastin e madh të të ardhurave në vitin 2050. Këto trende do kenë efekte në shëndetin afatgjatë fiskal dhe ekonomia do vazhdojë të largohet nga punët prodhuese drejt shërbimeve dhe punëve të teknologjisë së lartë. Punë të tilla kërkojnë arsimim më të shtrenjtë, i cili është i pamundur për familjet e shtresës së mesme.

Investimi i përgjegjshëm social do pësojë rritje. Investimi në teknologjitë e pastra apo të gjelbra do marrë vrull. Ky interes i ri nga sipërmarrjet kapitaliste do ndjekë tendencën e krijuar nga investitorët individualë. Ndryshimi është se kapitalistët e shohin këtë investim si mënyrë për të bërë para e jo mirë.

 

Demografia

Popullsia e botës në vitin 2050 mund të rritet më shumë se ç’ishte parashikuar për shkak të zgjatjes së jetesës dhe përmirësimit të kushteve shëndetësore. Riprodhimi i lartë në vendet në zhvillim nuk do ulet me ritmin e pritur ndërsa jetesa e gjatë në vendet e pasura do kontribuojnë në rritjen e popullsisë. Si rezultat Kombet e Bashkuara e kanë rritur parashikimin nga 9.1 miliardë në 9.2 miliardë në vitin 2050.

Rritja e varfërisë do të rritet. Popullsia e botës pritet të rritet me 2.5 miliardë njerëz në katër dekadat e ardhshme dhe pjesa më e madhe e tyre në vendet e varfra. Studimet tregojnë se këto rezultate mund të përmbysen nga përmirësimi i sistemit arsimor në vendet në zhvillim.

Numri i konflikteve mund të rritet mes emigrantëve të përkohshëm dhe atyre të përhershëm. Miliona njerëz nga vendet në zhvillim emigrojnë drejt kombeve të pasura çdo vit, ndërkohë që të tjerët shpresojnë të punojnë në mënyrë të ligjshme apo 8ilegale për periudha të shkurtra, në mënyrë që t’u dërgojnë para familjeve të tyre. Në të ardhmen, interesat konkurruese të emigrantëve të përkohshëm dhe atyre të përhershëm do të bëhen më të dukshme duke u kthyer në shkaqe për konflikt.

Vdekshmëria foshnjore që aktualisht është në nivelet e saj më të ulëta historike mund të rritet. Me vetëm 57 vdekje nën moshën 1 vjeçe për 1000 fëmijë, vdekshmëria foshnjore është në nivelin më të ulët në histori. Por kjo mund të ndryshojë. Rënia e vdekshmërisë foshnjore ka ngecur në vend prej viteve ’50 për shkak të stanjacionit në përmirësimin e kujdesit shëndetit dhe vdekshmëria foshnjore është rritur në disa vende në zhvillim.

 

Energjia

Prodhimi botëror i naftës do arrijë kulmin shumë shpejt. Shterimi i naftës në vendet në zhvillim bashkë me shqetësimin e vendeve të zhvilluara për ruajtjen e mjedisit do të sinjalizojë fundin e epokës së naftës. Në vitin 2020 ka mundësi që 30 përqind e energjisë globale të vijë nga burime alternative energjie.

Konsumi mbarë-botëror i naftës së papërpunuar do të rritet më shumë se 40 përqind në vitin 2025.

Rritja e kërkesës do të ndodhë në SHBA, vend ky që konsumon dhe importon më shumë naftë se çdo komb tjetër. Nga 12.3 milion fuçi në ditë që importoheshin në vitin 2003, në vitin 2025 pritet të importohen 20.2 milionë fuçi në ditë.

Biobutani, një bio-karburant i prodhuar nga gruri, kallami i sheqerit dhe bimë të tjerë bujqësore do të fitojë më shumë pikë ndaj etanit. Avantazhet e tij janë se përmbajtja e energjisë është më afër naftës dhe është më pak gërryese, si dhe mund të shpërndahet duke përdorur infrastrukturën aktuale.

Lëndët djegëse bio do të marrin më shumë vëmendje nga konsumatorët që duan t’i ushqejnë automjetet e tyre me çdo gjë tjetër veç naftës. Një burim premtues i lëndëve djegëse bio janë algat, të cilat mund të japin 10 herë më shumë lëndë karburanti më shumë se soja.

Numri i automjeteve në rrugët e botës do të rritet nga 800 milionë aktualisht në 1.1 miliardë, në 15 vjet. Duke qenë se nafta do të shkojë drejt përfundimit do të krijohen një burimesh alternative për furnizimin e automjeteve me karburant, duke reduktuar dhe impaktin e lëndëve djegëse në ambient.

Studiuesit kanë zbuluar se hidrogjeni mund të prodhohet spontanisht, kur aliazheve të aluminit dhe galiumit u shtohet ujë. Duke qenë se hidrogjeni mund të prodhohet sipas nevojave mund të ndihmojë në zhvendosjen nga benzina.

 

Shoqëria dhe vlerat

Privatësia do të bëhet një koncept i dalë mode. Përhapja e teknologjisë vëzhguese dhe rritja e faqeve të internetit, ku shkarkohen foto e informacione personale po shkakton tendencën “elektro-ekzibioniste”. “Kjo është një tendencë në zhvillim e sipër. Njerëzit janë të prirur të tregojnë gjërat e tyre personale për shumë arsye”, thotë sociologu Amitai Etzioni.

Arsimimi virtual do të bëhet i zakonshëm në vitin 2015. Aktualisht, vetëm 10 përqind e arsimit të lartë kryhet me anë të internetit. Trajnimet onlajn ndërkohë përbëjnë 30 përqind të trajnimeve të korporatave dhe shumë shpejt do kalojnë 50 përqindëshin. Fakti se 100 milionë amerikanë arsimohen vazhdimisht sugjeron për një treg të shëndetshëm dhe në rritje për kurset onlajn.

30 përqind e popullsisë së botës do të ketë akses ndaj telefonave, televizionit, internetit dhe formave të tjera teknologjike në vitin 2016. Ky numër i ulët përfaqëson sfidën e vazhdueshme për të çuar komunikimet moderne drejt vendeve të varfra.

Kapaciteti i njohurisë njerëzore do të vazhdojë të dyfishohet çdo vit. “Kapaciteti i njohurisë njerëzore” është ....shumë e njohurisë e shumëzuar me forcën e teknologjisë. Ky kapacitet do të rritet me 2 në fuqi të 100-të.

Teknologjia do të shkaktojë krijimin e analfabetëve të shkolluar.

Teknologjitë e zhvilluara që do të aplikohen në masë do të zëvendësojnë konceptet tradicionale e shkollimit, të cilat s’do jenë më të aplikueshme. Arsimimi do zhvendoset nga lexim, shkrimi dhe matematike drejt aktiviteteve që nxisin imagjinatën dhe të menduarin kritik.

Gjithnjë e më shumë njerëz do plaken dhe do vdesin vetëm. Do rritet numri i të moshuarve në Japoni dhe SHBA, të cilët e presin vdekjen pa familjarë apo miq afër. Shërbime të reja qeveritare, private dhe vullnetare po mendojnë të krijojnë struktura që u ofrojnë mënyra asistuese për këtë kategori.

Artistët e së ardhmes do bëhen gjithnjë e më shumë komercialë. Piktorët, balerinët dhe aktorët nuk do kenë mbështetjen që kanë pasur paraardhësit e tyre, edhe pse sipas parashikimeve kërkesa në arte do të rritet me shpejtësi të madhe në vitin 2014..

15. Shtyhet për në 2116-ën, fundi i botës

 

Viti 2012 po afrohet dhe po zvogëlohen gjithmonë e më shumë mundësitë se fundi i njerëzimit do të jetë në vitin që ka parashikuar fisi Maya. Sipas vëllezërve Bohumil dhe Vladimir Bohm, njëri matematicien dhe tjetri profesor i Historisë dhe kulturës Maya, planetit tonë do t′i vijë fundi në vitin 2116. Problemi me parashikimin është se fisi Maya ishte i fiksuar pas numrave dhe përdornin disa kalendarë.

Kalendari fetar kishte 260 ditë ndërsa ai bujqësor kishte 365 ditë. Gjithashtu, javët e tyre zgjasnin 9 ditë. Lidhja mes kalendarëve të tyre dhe kalendarit që përdorim ne është komplekse dhe pas shumë llogaritjesh dhe kërkimesh, vëllezërit Bohm kanë gjetur gabimin e Eric Sidney Thompson (arkeologu që bëri paralelizmin e parë mes dy kalendarëve).

Thompson nuk kishte llogaritur një ndërprerje të gjatë në kalendarin Maya që ndodhi për shkak të një lufte. Pasi kanë bërë llogaritjet e tyre, Bohm kanë dalë në përfundim se Apokalipsi do të ndodhë më 2116.

Por, shkencëtarë të tjerë mendojnë se jeta në Tokë është e pamundur të shuhet, vetëm një luftë bërthamore mund të shuajë njerëzimin, por jo çdo formë jete. /albeu.com/

 

15.Bota pas vitit 2013…

 

Çfarë e shtyn njerëzimin të njohë të ardhmen e tij?

Sa më të pasigurta të jenë raportet në jetë, sa më shumë që ngrihet çmimi i naftës dhe kostot për ushqime, aq më shumë rritet dëshira për parashikimin e të ardhmes.

Rrënjët e para të dëshmive materiale për interesimin e njeriut në parashikimin e së ardhmes, zënë fill që nga parahistoria.

Vizatimet më të vjetra të zbuluara në shpellat e Francës, që kanë një lashtësi prej 15.000 vjetësh, tregojnë për aftësitë e jashtëzakonshme të parashikuesve të fisit të shamanëve të asaj kohe, rreth aplikimit të metodave dhe formave të ndryshme parashikuese, në drejtim të ruajtjes së mirëqenies së tyre të përbashkët kolektive.

Ashtu si na dëshmojnë edhe shumë të dhëna materiale të zbuluara kohën e fundit, ekzistenca e fenomenit të parashikimit lidhet me njohurinë e ekzistencës së vetë njeriut. Historia njerëzore e të gjitha kohëve është e mbushur plot me fakte mbi parashikuesit që janë munduar në çfarëdolloj mënyre të parashikojnë të ardhmen tonë si në hapësirë të ngushtë rajonale, po ashtu edhe në përmasa më të gjera botërore.

Edhe pse nevoja për parashikimin e ngjarjeve të caktuara daton që nga lashtësia, mënyrat e parashikmit të fatit në ditët e sotme, në shumicën e rasteve, janë tërësisht të njëjta me ato të kohëve moderne. Megjithatë, fakti më i çuditshëm nuk është mënyra e parashikimit, por arsyeja që e ka shtyrë gjithnjë njerëzimin të njohë paraprakisht të ardhmen e tij.

E ardhmja ka qenë dhe do të mbetet përjetësisht misteri më i madh i njerëzimit. Sa më të pasigurta të jenë raportet në jetë, sa më shumë që ngrihet çmimi i naftës dhe kostot për ushqime, aq më shumë rritet dëshira për parashikimin e të ardhmes. Në politikë dhe ekonomi flitet për parashikime.

Prej kohësh ky koncept është futur në shoqërinë dhe kulturën e shumë vendeve të botës.

Ne jetojmë në kohën e parashikimeve. Në ekonomi, politikë, kampionate futbolli, kudo dhe kurdoherë bëhen parashikime. Por disa herë nuk jemi në gjendje që të parashikojmë as ditën e nesërme.

Por kjo nuk është thelbësorja, sepse i rëndësishëm është efekti që arrihet me parashikimet, shpjegon Sibylle Peters nga Universiteti i Berlinit. "Një parashikim kthen drejtimin e lëvizjes së kohës, që do të thotë se ajo lejon që gjërat e të ardhmes të ndikojnë në të tashmen.

Për shembull, me atë që ne vëzhgojmë në lidhje me transformimin e klimës, bëhen parashikime se si do të ndryshojë klima dhe sipas saj ngrihet politika e sotme". Kështu që faktet e të ardhmes bëhen nismëtare të aksioneve të tanishme.

Me fjalë të tjera, parashikimet kanë gjithnjë të drejtë. Ato krijojnë të vërtetën e tyre. Ato vendosin mbi veprimet tona, pavarësisht nëse baza e tyre faktike është apo jo e vërtetë. Megjithatë, mbetet fakt i pakontestueshëm që 80 përqind e parashikimeve janë të gabuara.

Pretendimet për shkencën e përdorur për nxjerrjen e tyre, ose baza metodologjike, janë vetëm mite, sepse faktorët që ndikojnë për të ardhmen janë gjithnjë më shumë nga parashikimet e fillimit.

Por nëse të rëndësishme nuk janë faktet, por mënyra se si ndikojnë parashikimet, atëherë ku ndryshojnë ato nga praktikat okulte si astrologjia, leximi i dorës, i fytyrës ose i filxhanit? Mbi besimin naiv të parashikimeve diskutuan në Berlin artistë dhe filozofë.

Të gjithë ata ishin të një mendjeje, se edhe këto të fundit japin një lloj kontributi për parashikimin e të ardhmes dhe nxisin shumëllojshmërinë e metodave. Artisti britanik Joshua Sofaer tha: "Unë interesohem për fytyrat e njerëzve.

Jo sepse unë besoj shumë se tek fytyrat mund të shihet e ardhmja, por sepse arti na jep mundësinë që të mendojmë për konstrukte të tjera, që ekzistojnë jashtë shkencave racionale.

Unë kam fotografuar gjashtë fytyra njërëzish nga Berlini dhe me shprehjet e tyre të pasigurisë dhe sigurisë, me propocionet e tyre i lashë të interpretoheshin nga gjashtë eskpertë, një parapsikolog, një lexues fytyrash, një skenarist nga Hollivudi, e kështu me radhë.

Pastaj unë i shkriva këto gjashtë fytyra me kompjuter dhe lashë të bëhej interpretimi i rezultatit që u përftua: Kjo është për mua fytyra e të ardhmes së Berlinit". Duhet pranuar së është një konstrukt i guximshëm".

Në fakt, i çuditshëm është se leximi i fytyrës në Kinë praktikohet zyrtarisht kur merren njerëzit në punë ose në bisedimet ekonomike.

Megjithatë, kinezët e parashikojnë të ardhmen ndryshe, jo duke lexuar të vërtetën okulte, por nëpërmjet një vështrimi skeptik të realitetit, gjatë të cilit ata analizojnë krejt të qetë dhe në detaje mikroskopike një situatë, dallojnë pikat e dobta dhe analizojnë me saktësi situatën për të parashikuar mundësinë më të mirë të mundshme.

Pra, tek kinezët nuk flitet për ezoterikë ose për ndjeshmëri të lartë, por thjesht intuitë dhe bonsens.

 

Bota në vitin 2020 –

Vlerësimet të CIA-s për 10 vitet e ardhshme

Parashikimi është shumë i vështirë, veçanërisht nëse ai ka lidhje me të ardhmen - Niels Bohr (Nils Bor).

Duke mos harruar shprehjen e famshme te Niels Bohr, parashikime të këtij lloji të ofrojnë një pamje më pak abstrakte te skenarëve të mundshëm për vitet e ardhshme.

Dokumenti i CIA-s nuk i kushtohet në mënyrë specifike zhvillimeve me horizont tekno-shkencor, por megjithatë përmban disa vëzhgime me interes për shume vende dhe për të gjithë ata të interesuar në monitorimin e tendencave dhe mega-trendeve që do cojne botën ne vitin 2020.

Parashikimi i meposhtem nuk pretendon të jetë një perkryerje,por një dokument orientues. Çdokush i interesuar per informacione të mëtejshme mund ti marre ato duke klikuar këtu:

 

Raport Projekt-Zhvillimi deri ne 2020

të Këshillit Kombëtar të Zbulimit

 

Globalizimi

Ky fenomem i nderlidhjes boterore,i njohur si "globalizimi" (ose 'shkëmbimin e lirë të informacionit, të teknologjisë, kapitalit, mallrave, shërbimeve dhe njerëzve), është tani një mega-prirje,fuqia të cilit prek të gjitha prirjet e tjera deri në 2020 .

Globalizimi do të punësojë në Azi gjithnjë e më shumë punetore, si një pasojë e drejtpërdrejtë e ardhjes së Kines dhe Indise në rolin e fuqive të mëdha ekonomike në botë. Pasojë e shfaqjes së Kines dhe Indise do të jetë që formula e globalizimit te thjeshtohet e shtrihet ne tere boten dhe jo me si deri tashti qe globalizim do te thote Amerikanizim.

Si pasoje e globalizimit, pritet që ekonomia botërore të rritet me rreth 60% ne vitet 2010-2020 dhe të ardhurat për frymë me rreth 50%."

Klasa e mesme, për herë të parë,do te rritet ndjeshem,kryesisht ne ato vende, të cilat konsiderohen të varfëra. Në afat me të gjatë, kombet që konsiderohen tradicionalisht të varfëra do të jenë të integruara në ekonominë globale dhe do të kenë mundësi të rriten ne pasurite e tyre kombetare.

 

Çfarë mund të prishë globalizimi?

Një konflikt global,ka gjasa qe te mos kete , por një epidemi globale është e mundur. Ekspertët presin epidemi të gripit ne kohe e vite te ndryshme,ashtu sic eshte duke kakuar gripi i derrit. Nga ana tjetër, reagimi ndërkombëtar për shfaqjen e gripit ''vrases'' tregon se ne jemi të mësuar, për të monitoruar dhe kontrolluar fenomene të tilla.

Një ngadalësim i mundshem i rritjes ekonomike mund të shkaktohet nga sulmet terroriste,duke krijuar një klimë të frikës dhe të pasigurisë, si fizike dhe ekonomike. Një mundësi tjetër është që 'sulmet'elektronike,te jene me pasoja shkatërruese për ekonominë.

Në 2020, Produktit të Brendshëm Bruto i Kinës mund të arrije vendin e dyte në botë pas Shtetet e Bashkuara,po keshtu dhe ekonomia Indiane mund të jetë i ngjashëm me atë të vendeve të mëdha evropiane.

Kombe të tjera, si Brazili dhe Indonezia, mund të tejkalojne shumë prej kombeve më të vogla evropiane. Pavarësisht rritjes së shpejtë, ne ekonomitë në zhvillim,nuk do të jenë cilësisht të krahasueshme me atë që ne tani i konsiderojnë ekonomi të përparuara, sepse ata do të ketë një përqindje më të lartë të fuqisë punëtore të angazhuar në bujqësi. Për më tepër, tregjet e tyre financiare mund te mbeten më pak efikase.

Ka mundësi që kriza ekonomike e të ngjashme me ato të përjetuara nga Meksika dhe disa vendeve të Azisë në 90s,te prekin dhe nje sere vendesh. Ne se Kina dhe India preken nga keto kriza,atehere nuk ka asnjë garanci që sistemi global financiar të jetë në gjendje për të kontrolluar krizën,per te mos lejuar një krizë rajonale, në krizë botërore.

Kombet qe nuk do jenë integruar me pjesën tjetër të ekonomisë botërore,do të mbeten ne stanjacion e prapambetje..Keshtu qe nje seri kombesh nën-Sahariane në Afrikë,ne Lindjen e Mesme,ne Euro-Azi dhe Amerika Latine do të mbeten të pushtuara nga varfëria, të korruptuara dhe me nje politke autoritare: në këto vende mund te lulezoi terrorizmi, krimi i organizuar dhe epidemitë do të gjejnë terren pjellor.

Revolucioni teknologjik

Te gjitha ato kombe dhe grupe që do kenë qasje në teknologjitë e reja dhe do jene të gatshëm të marrin, do të gëzojë përfitimet e globalizimit".

Tendencat teknologjike në vitet e ardhshme do të ndikohen fuqishem nga zhvillimet e shkencës kompjuterike, biologjike, nuova-shkencat dhe nanoteknologjite. Ky zhvillim do te jete potenciale e do detyroje të revolucionarizojë të gjitha aspektet e jetës sonë.

Progresi në industrinë mjekësore do të fillojë të lehtësojë shumë probleme të zakonshme shëndetësore dhe ne jetëgjatësinë,qe do rritet ndjeshem.

Nëse teknologjitë e reja janë zhvilluar nga një komb, ose kombet miratojnë një udhëheqës ne teknologjisë botërore, vendet e pasura në 2020 do të jenë në gjendje të miratojnë dhe të integrojne me shpejtësi ne nivel global,te gjitha teknologjitë.

Por ato kombe qe në 2020 ,nuk do kene nje një politikë në favor të miratimit të teknologjive të reja,atehere perparimi i tyre ne te gjitha fushat do te jete i ngadalte,por dhe me pasoja regresive.

Materialet e dyfishta me nanosensoret do të lejojë krijimin e pajisjeve që ofrojnë kapacitet më të madh për monitorimin e mjedisit dhe shëndetin e pacientit. Kjo do të rrisë sigurinë personale.

Zhvillimet e nanoteknologjise dhe teknologjisë së informacionit do të kontribuojnë në rritjen e Indisë dhe Kinës.Të dy vendet janë duke investuar me entuziazëm në fushat e kërkimit dhe do mbizotërojnë shumë sektorë kyç.

Evropa rrezikon per të arritur Azine në krijimin e këtyre teknologjive të reja. Shtetet e Bashkuara do të mbeten udhëheqësit e botes, por do të përballen me konkurrencën në rritje te Azise dhe mund të tejkalohet në disa zona.

Ndërmarrjet e përbashkëta-, tregjet globale dhe rritja e kapitalit privat për hulumtim dhe zhvillim, e bëjnë gjithnjë te vështirë kontrollin shtetëror në teknologjite kryesore.

Qëndrimi techno-evolutiv e një kombi në lidhje me teknologjitë e ndryshme dhe aplikimet e tyre (GMOs, klonimin, pajisjet e monitorimit, etj) do të bëhen një faktor i rëndësishëm i diplomacisë ndërkombëtare.

 

“Armët” biologjike

Revolucioni bioteknologjik sot është ende në embrion

Në vitin 2020, megjithatë, mund të jetë një mjet thelbësor për të hequr nga varfëria disa nga vendet më të varfra. Përparimi në trajtimin e HIV dhe AIDS-it si dhe nderhyrjet emergjente humanitare në Afrikë,do te sjellin ndikim ekonomik ne tere globin.

Kerkimet shkencore ne Bioteknologji, nga Shtetet e Bashkuara do te mundesojne për të parandaluar ose zbutur ndikimin e sulmeve të mundshme bioterroriste,ato mund të japin rezultate të papritura në fushën e terapisë anti-virale që mund të ketë një ndikim shumë më të gjerë se sa pritet në trajtimin e sëmundjeve infektive.

Gjatë dhjetë vjeteve të ardhshëm nuk do te kete me një rrezik bioteknollogkik,mbasi do te rriten aftësitë me progess mbrojtëse.Do krijohen agjente biologjiko-inxhenerik ne mbrojtje te njerëzve, kafshëve, plantacioneve.

 

Pabarazitë ekonomike do vazhdojnë edhe në vitin 2020

Gjatë 10 viteve të ardhshme analfabetizmi do te jete në rënie, por mbetet 17 herë më shumë nga e sotmja në vendet e varfra se sa në OECD (Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim). Për më tepër, niveli i analfabetizmit në këto vende do të jetë dyfishi i atij të grave.

Edhe pse zgjidhja e krizës së shkaktuar nga epidemite e HIV-it, problemet e saj sociale dhe ekonomike do të vazhdojnë edhe prer 10 vjetet e ardheshem.

 

Situata e grave në vitin 2020

Gratë do kenë më shumë të drejta dhe liri në 2020 në aspektin e arsimit, pjesëmarrjen politike dhe trajtimit të barabartë në vendin e punës. Pavarësisht nga kjo, pabarazitë do të vazhdojë.Për shembull, në sektorin prodhues të vendeve të zhvilluara, pagat e grave do jenë ende ne 20-50% më pak se meshkujt.

Barazia midis gjinive në arsim,është pasuri,për të prodhuar dhe për të zvogëluar kequshqyerjen, vdekshmërisë foshnjore.Kombet që nuk kanë për qëllim zbatimin e politikave në këtë drejtim do të humbasin 3 përqind të rritjes ekonomike.

 

“Bomba” demografike do të shpërthejë

Rreth gjysma e popullsisë së botës jeton në vende me ritmet e rritjes së popullsisë,të pamjaftueshme për të ruajtur popullsine. Evropa, Rusia dhe Japonia janë veçanërisht të prekura nga ky fenomen, por edhe shumë vende të tjera të zhvilluara si Australia, Zelanda e Re, Amerika e Veriut, Singapor, Hong Kong, Taivan dhe Korea e Jugut Për më tepër, disa vendeve në zhvillim janë të në një situatë të tillë: Turqia, Algjeria, Tunizia dhe Libani. Kina do kete 400 milionë qytetarë mbi 65 vjeç në vitin 2020.

 

Energjia

Rritja ekonomike e Kinës dhe Indise do të ketë një ndikim të fortë edhe në konsumin e energjisë globale, vlerësohet të rritet me 50% gjatë dekades se ardhshme (rritja ishte 34% 1980-2000). Në 2020 burimet e energjisë alternative (hidrogjeni, diellore, era) do të përbëjnë vetëm 8% të konsumit. Në përgjithësi, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë vlerëson se furnizimi do të jetë i mjaftueshëm për të përmbushur kërkesën.

 

Po Europa...?

Nëse do te donim qe Europa të jetë një superfuqi në 2020, ajo do të duhej te zbatojë reforma themelore ekonomike dhe sociale në mënyrë për të adresuar problemin e plakjes. Rritja e emigracionit, tregu i punës më fleksibile dhe më pak pensioniste duhet të jenë tendencat e pashmangshme. Alternativat e tjera do të çonte në rrëzimin e shtetit të mirëqenies dhe apo ndarjen e Bashkimit Evropian.

 

Nje brez i ri qe mediton per nje ardhmeri te mrekullushme ne kete bote,te cilit,ne nuk kemi asnje te drejte t'ja u mohojme ....

 

16. 25 Urtësi nga Ajnshtajni

 

1. Kur mbërriti ne SHBA, Ajnshtajnit, si te gjithë emigranteve te tjerë, i dhëne një pyetësor për te kompiluar. Nder te gjitha pyetjet te cilave i duhej dhëne përgjigje, njëra pyeste: “Cilës race i përkisni?”. Dhe ai iu përgjigj: “Racës njerëzore”.

2. Ne qofte se Teoria ime e Relativitetit do te jete e vërtetë, Gjermania do te thotë se jam gjerman ndërsa Franca do te thotë se jam qytetar i Botes. Nëse teoria nuk do te jete e vërtetë, Franca do te thotë se jam gjerman, ndërsa Gjermania do te thotë se jam hebre.

3. Është me e lehte te thyesh një atom sesa një paragjykim.

4. Derisa te ketë njerëz do te ketë luftëra.

5. Çmenduri është te besh gjithmonë te njëjtën gjë dhe te presësh rezultate te ndryshme.

6. Sëmundje shume e keqe racizmi. Por mbi te gjitha e çuditshme: sëmur te bardhet, por vret te zinjtë.

7. Kompjuterët janë shume te shpejte, precize dhe budallenj. Njerëzit janë shume te ngadalte, shume pak precize dhe inteligjente. Se bashku përbejnë një fuqi qe e kalon imagjinatën.

8. Bota është një vend i rrezikshëm, jo për shkak te atyre qe bëjnë veprime te keqja por për shkak te atyre qe shikojnë pa thënë gjë.

9. Nuk e di se me çfarë lloj armesh do te luftohet ne Luftën e Trete Boterore, por di qe ne te Katërtën do te luftohet me gurë dhe me shkopinj.

10. Ndryshimi midis gjenialitetit dhe budallallëkut është se gjenialiteti ka limit.

11. Paqja nuk mund te mbahet me force, por mund te arrihet vetëm duke kuptuar njeri-tjetrin.

12. Jeta është si te ecësh me biçiklete: ne qofte se do te jesh ne ekuilibër duhet te lëvizesh.

13. Nuk e ke kuptuar me te vërtetë një gjë nëse nuk je ne gjendje t’ia shpjegosh gjyshes tende.

14. Nuk mendoj asnjëherë për te ardhmen. Ajo arrin aq shpejt…

15. Mos u shqetëso për vështirësitë e tua ne matematike, te siguroj se te miat janë akoma me te mëdha.

16. Nuk mund te zgjidhet një problem me te njëjtin mentalitet qe e ka krijuar atë.

17. Asgjë nuk është me praktike se një teori e mirë.

18. Për sa kohe qe ligjet e matematikes i referohen realitetit, ato nuk janë te qarta, dhe për sa kohe janë te qarta, ato nuk i referohen realitetit.

19. Ne qofte se do te lindja përsëri, do te bëhesha hidraulik.

20. Ne qofte se te dhënat dhe teoria nuk përputhen, ndrysho te dhënat.

21. Ne qofte se ne momentin e pare një ide nuk është absurde, atëherë nuk ka asnjë shans qe ajo te realizohet.

22. Është me mire te jesh optimist dhe t’a kesh gabim sesa te jesh pesimist dhe te kesh te drejte.

23. Vetëm dy gjera nuk kane kufij, Universi dhe budallallëku njerëzor, dhe për te parin nuk jam i sigurt.

24. E rëndësishme është te mos ndalosh se beri pyetje.

25. Te gjithë e dine qe një gjë është e parealizueshme, derisa arrin një qe nuk e di dhe e realizon.

 

17. Kush perfiton vertet nga Apokalipsi

dhe Katastrofat

 

Bota ne keto dite eshte padyshim nje lemsh i ngaterruar problemesh, frikash dhe destabiliteti. Me konfliktin ne Libi dhe me pranveren arabe siç u quajt, dhe me shkaterrimin e tmerrshem te Japonise ne 11 Mars, si nga tsunami ashtu dhe nga termeti i fuqishem, te pasuara nga rreziku berthamor gjithmone e me shume amerikane kane frike se dita e Apokalipsit eshte e afert. Si mos te gjenden te papergatitur? Te blesh nje bunker, eshte pergjigjia me e zakonshme. Kohe te arta si rrjedhoje per firmat qe prodhojne bunkere kunder luftes berthamore: xhirot e tyre jane rritur ne disa raste deri ne 1000%. Shume prej tyre nuk arrijne te perballojne porosite e klienteve. Por nuk jane thjesht parate qe sillen rrotull fjales “Apokalips”, perkundrazi, malli me i çmuar rezulton te jete mendja njerezore, plazmuar, perkulur dhe manipuluar nga plane pak te qarta. Po shtohen sektet fetare, shoqata okulte, dhe biles dhe kisha katolike tradicionale hidhet ne sulm, ne nje leter qe pak dite me pare  Kardinali Carlo Maria Martini i ka derguar gazetes italiane “Corriere della Sera” ne te cilen shpjegon se pse Apokalipsi nuk duhet te na frikesoje.

Le te fillojme menjehere me aktualitetin. Frika berthamore eshte ajo qe zgjon menjehere reflektimin e pakushtezuar per mbrojtjen nga apokalipsi berthamor. Ne SHBA ka shume persona qe mendojne te fshihen ne bunkere antiatomike ekstra-luks prej 20 milione dollaresh. Televizioni CNN flet per nje rritje marramendese kerkesash per ndertimin e bunkereve ne token amerikane: + 1.000%, me çmime qe nisin nga 200 mije dollare.

Nuk jane te shumta firmat qe prodhojne produkte kunder apokalipsit berthamor, por me tensionet e fundit berthamore (shih Iranin, Japonine) po bejne fitime te medha. Per t’u nenvizuar eshte fakti i rritjes se kerkeses per informacion dhe shitje te “doomsday bunker”, ose ne shqip bunkere per “diten e gjykimit”: apokalipsi berthamor kaq i frikshem qe prej fundit te luftese se dyte boterore dhe qe dukej sikur ishte harruar ne hyrje te mijevjeçarit te ri.

Perkundrazi, fitimet e ketyre firmave qe prej vitesh merren me ndertimin e bunkereve kunder luftes berthamore jane rritur ne muajt e fundit mesatarisht me 20%. Northwest Shelter Systems ishte nje firme e vogel qe shiste rreth 10 bunkere ne vit, kurse ne periudhen e fundit ka patur nje book porosishe prej 70%. Kjo rritje justifikohet nga problemet ne Magreb dhe ne Lindjen e Mesme, katastrofa berthamore ne Japoni dhe frika e terrorizmit nderkombetar.

Bunkere te projektuar per t’u rezistuar termeteve, zjarreve, uraganeve dhe ndotjeve radioaktive, por qe nuk harrojne dhe komfortin: suita ekstra-luks si ne hotel, me divane dhe arredim te te bukur deri ne detaj. Stephen O’Leary, profesor i komunikimit ne Universitetin e Kalifornise se Jugut, shpjegon kete rritje shitjesh me tendencen qe ka njeriu te besoje ne fundin e botes: “Dhjetra miliona njerez besojne ne nje apokalips te vertete, qe parashikon termete, uragane, shkaterrime ne proporcione globale dhe ne veçanti katastrofa te lidhura me Lindjen e Mesme”.

Por nuk qendron mbas ketyre spekulimeve me friken njerezore as Kisha. Ne 27 Mars 2011 eshte publikuar dhe reflektimi i kardinal Martinit mbi diten ne te cilen bota “do te mbaroje”.

A po shkojme drejt Apokalipsit? Kjo eshte pershtypja qe shume nga ne kane kundrejt kataklizmave te medha te ketyre koheve te fundit, ndaj lufterave dhe urrejtjeve qe po perpelisin shume popuj. Pergjigjia e vertete duhet te jete po. I krishteri beson qe kjo bote duhet te marre fund, edhe shkenca e konfirmon sepse dielli po shkon drejt fundit te tij te paevitueshem. Prandaj shume pyesin veten me frike: «Mesues, kur do te ndodhe kjo dhe kush do te jete shenja qe kjo po ndodh?» (Luka 21,7). Jezusi u thoshte mos te kishin frike: «Kur te degjoni per luftera dhe revolucione mos u tmerroni».

Dhe serish: «Do te ndodhin ngjarje te tmerrshme dhe shenja te medha nga qielli» (Luka 21,9.11) «… por asnje nga qimet e flokeve tuaj do te humbase» (Luka 21,18). I krishteri ka sigurine se Zoti do t’i vije ne ndihme. Edhe jo te krishteret mund ta kene kete siguri. Shohim ne keto dite imazhin e njerezve qe mbrohen nga ky ankth vdekjeprures duke u zotuar totalisht t’u sherbejne vellezerve ne nevoje, me shume dinjitet dhe kurajo. Populli japonez eshte imazhi i seriozitetit dhe i rezistences. Nese te gjithe do ti imitonim ne qetesine dhe dinjitetin e tyre mund dhe te shmangim efektet e nje konflikti te veshtire, te turpshem dhe shkaterrues.

Nuk eshte e lehte sigurisht qe nen trysnine e informacionit te tepert dhe kaotik, te arrijme te kemi nje panorame te qarte te asaj qe po ndodh. Kjo per faktin se interesat e fshehta te qeverive apo organizatave a personave te caktuar nuk jane te njohura per njerezit e thjeshte, por, ajo qe ne keshillojme, eshte qetesia dhe reflektimi me veten tuaj mbi ate qe degjoni perdite ose qe ju tregojne. Si gjithmone, gjakftohtesia dhe kujdesi jane armet me te mira qe njeriu mund te kete per te mbijetuar.

Po ju le me nje reflektim: kur gjithe bota zhytet ne nje erresire te thelle, çfare po bejne njerezit apo qeverite e popujve per te ndriçuar rrugen e tyre? Meditoni njerez…

 

18. 2011 - Edhe një vit deri ne Fundin e Botes?

 

 

 

Mungon me pak se një vit deri ne 21 dhjetor 2012, data e apokalipsit me te famshem te te gjitha koherave, rezultat i nje koinçidence me fat ndermjet interesave ekonomike, te vertetash te fshehura dhe nje doze te mire ezoterizmi fantastiko-shkencor. Cikli i plote ikalendarit Maya mbulon nje hark kohor prej 5125 vitesh, ne perfundim te te cileve, sipas deshmive te tyre, do te shperthejne katastrofa dhe shkaterrime natyrale. Duke patur parasysh qe epoka e tyre e fundit e marre ne konsiderate ka filluar ne 11 Gusht te 3114 a. C., fundi ikesaj epoke bie pikerisht ne daten e thene ne fillim. Dhe ja nga ka nisur histeria kolektive.

Njefare Kodi i Da Vinci por me i gjere, qe shfrytezon besime popullore, baza shkencore dhe disa pasaktesi. E megjithate nese shohim me kujdes ndryshimet klimaterike keto vitet e fundit, dhe gjithashtu ngjarjet historike disa prej ketyre shenjave mund te na bejne te besojme se data e fundit te botes ne 2012 nuk eshte dhe aq e larget per t’u realizuar.

Kalendari Maya, nje prej kalendareve me kompleks i te gjithe botes dhe ne baze te te cilit spekullohet mbi fundin e botes ne 2012, eshte ndertuar nga nderthurja e tre kalendareve te ndryshem dhe eshte ne fakt e paraqitur ne menyre figurative nga tre rrathe koncentrike. Cdo rrethi i perket nje kalendar.

Tre kalendaret e perdorur nga Mayat jane Tzolkin ose kalendari fetar, Haab ose ndryshe kalendari civil dhe Perllogaria e gjate e cila na intereson me teper.

Perllogaria e gjate eshte nje sistem qe lindi per te llogaritur ciklin e historise ne teresine e saj. Kalendari Tzolkin dhe ai Haab nuk marrin ne konsiderate vitet por vetem ekskluzivisht ditet. Ishte e nevojshme per  kete arsye nje kalendar i trete, perllogaritja e gjate, nepermjet te cilit te mundesoj perllogaritja e viteve. Cdo cikel i perllogaritjes se gjate ne kulturen Maya perkon me nje epoke te re te botes. Mayat kane perllogaritur se saktesisht çdo 52 vite kalendaret Tzolkin dhe Haab perputhen dhe kjo koinçidence vjet pikerisht ne fundin e çdo cikli te perllogaritjes se gjate (kalendarit).

Kalendari Maya rezulton keshtu jo vetem shume kompleks por edhe me nje preçizion matematik qe mund ta quajme pa frike te mrekullueshem per nga saktesia.

Le te provojme te analizojme aspektet qe sipas disave perbejne prova mbi fundin e mundshem te botes, duke lene pas prova te kunderta qe kemi trajtuar ne artikuj te meparshem.

Le te nisim me disa lajme te koheve te fundit qe shumekush i lidh me 2012. Ekspertet e Nasa kane paralajmeruar: ne 2013 do te kete nje black out global te sistemeve komunikuese satelitore. Dhe fajin do ta kete nje shperthim diellor qe do te provokoje nej stuhi magnetike ne gjendje te çorodise sistemet e lokalizimit te lidhur me Gps, sherbimet financiare, transportin ajror, komunikimet radio ushtarake. Shperthimi perputhet me nje intensifikim te energjise diellore. Alarmi erdhi nga nje summit shkencetaresh te mbledhur ne Washington per te analizuar, mbi banze e nje raporti te National Academy of Sciences, efektet e nje “apokalipsi magnetik” parashikuar ne fund te ketij dy-vjeçari. Mega-shperthimi diellor, fenomen shkencerisht i njohur si ndriçim diellor ose yjor, do te perkoje me nje intensifikim te nergjise diellore e cila ndodh çdo 11 vjet. Sipas eksperteve amerikane, studia magnetike do te kete nje fuqi prej 100 bombash hidrogjeni, dhe mund ta riktheje teknologjine tone ne epoken e mesjetes.

Aspekti i dyte qe citohet eshte invertimi i poleve magnetike te Tokes. Prej disa vitesh ne sistemin tone diellor po manifestohet nje dukuri energjetike e fuqishme, e çuditshme dhe gjithmone e me shume ne rritje, qe mund te kete te beje me profecite e frikshme mbi 2012 dhe qe justifikon vetvetiu ngadalesimin e rrotullimit te Tokes, dobesimin e fushes se saj magnetike, hollesimin e shtreses se ozonit. Ky fenomen misterioz eshte ne baze te rritjes se fundit te fenomeneve sizmike, te ç’ekulibrit klimaterik dhe, i fundit por jo me pak i rendesishem, justifikon ngrohjen globale qe po i ndodh te gjithe sistemit tone diellor, perfshire Token! Gjeofiziku i njohur rus Alexei Dmitriev eshte i sigurte qe i gjithe sistemi dielor ka hyre ne nje “zone plazme te magnetizuar” te pagezuar nga vete ai si “Brezi Fotonik”. Kjo deshmohet nga rritja 10 here e plazmes nderyjore ne heliosfere dhe nga fakti se prej 30 vitesh nje numer gjithmone ne rritje pjesezash drite ( fotone ) jane shfaqur papritur ne atmosferen tokesore. Pjeseza “drite”, qe çuditerisht jane te ngjashme me ato qe duhet te permbytin Token sipas nje profecie antike Maya dhe qe duhet dhe mund te ndihmojne rracen njerezore te beje, me se fundi, nje kercim te fuqishem drejt nje evolucioni me te mire.

Aspekt tjeter eshte ndryshimi klimaterik dhe katastrofat natyrore qe po verifikohen me nje frekuence gjithmone e me te madhe.Renucio Boscolo, nje ekspert dhe studiues i Nostradamus, paralajmeron se nga nje pjese e dokumentave te profetit kuptohet se termetet qe po shkaterrojne planetin jane te lidhur me shperthimin e vullkanit islandez qe ndodhi disa muaj me pare. Dokumenti “zbulues”, shpjegon Boscolo, eshte i 43-ti i Centuria II: “Gjate shfaqjes se nje ylli, tre udheheqesit do te behen armiq te njeri-tjetrit, do te goditet toka e paqes (Paqesori) me nje tronditje fizike te te gjithe planetit, lumi Po dhe Tevere dhe gjarperi ne bordin e tyre“. Kjo profeci lidhet me nje parashikim per 2 termete te fuqishme qe duhet te ndodhim ne Rome ne Maj te ketij viti dhe ne vitin 2012.

Perveç ketyre kemi nej seri sinjalesh qe identifikohen nga mbeshtetesit e komplotit si nje shenje e qarte e fundit te kohes sone, midis te cilave citojme hapjen e arkivave sekrete ne te gjithe boten mbi materialet per UFO, eksperimentet ne CERN mbi bosonin e Higgs, dhe zbulimi i nje  numri gjithmone eme te madh ekzoplanetesh, midis te cileve ne nje dite jo shume te larget do te jete dhe Nibiru, planeti i dhjete.

E konsideroni kete seri informacionesh dhe faktet si te pavertete dhe te qellimshme? Ndoshta keni te drejte, asnje nuk do te gjeje patjeter nje sens ne ate qe ka ndodhur dhe ta lidhe ate me ngjarje te tjera te ndryshme. Por keto jane ngjarjet kryesore qe ata qe mbeshtesin teorine e fundit te botes perdorin ne diskutimet e tyre, dhe na dukej e drejte qe t’i permblidhnim. Sensi i gjithe kesaj mund te jete nje perzjerje e madhe pa baze shkencore ose nje teme mbi fundin e botes. Ne fund te fundit shume here shkenca ka gabuar ne parashikimet e saj. Mbi origjinen e universit, mbi lenden e erret, biles deri tek pandemite, duke parashikuar shkaterrime qe me pas nuk ndodhen. Ne keto fakte nuk ju permendem asteroidet qe jane drejtuar drejt Tokes, dhe parashikuar per impakt ne datat 2028 dhe 2036. Nese Maya-t kishin te drejte, per ate date keto masa te medha shkembore do te gjejne thjesht nje planet te vdekur…

 

19. Ja si do të ndodhë fundi i Tokës

 

Dikur një komedi e vënë në skenë nga një trupë shqiptarë, “Fundi i Botës”, ndikoi si mund të gjenden zgjidhje të shpejta për të shpenzuar, apo jetuar momentet e fundit. Por fraza “Fundi i botës” duket se u servir sërish, jo në grotesk apo skenë, por duke u vërtitur në rrethrrotullim me qendër të përcaktuar. 2012. Shumë komente, shumë debate, madje edhe në një event kinematografik. Pse u shumëkomentua 2012-a, ku ende zbehtë vijojnë pikëpyetjet mbi të? Më mirë se çdo kush përgjigja vjen nga bota e shkencës.

Prof. Luçiano Burderi (Luciano Burderi), profesor i asociuar i Astronomisë dhe Astrofizikës në Universitetin e Kaliarit, në një intervistë që jep për “Shekulli“-n, pranon të shpjegojë në mënyrë më të detajuar fillesat e komenteve mbi 2012-n, pikat e errëta, si dhe të sqarojë si do të jetë në të vërtetë fundi i botës, datë, e cila sipas përllogaritjeve shkencore është shumë, shumë, po shumë larg.

2012-a solli në vëmendje edhe kalendarin Maya. Një popull shumë i vjetër që kishte njohuri shumë të mira astronomike, fiksonte pikërisht 21 dhjetorin e 2012-s, datë e cila për disa thjesht u konsiderua si një “lajthitje”, e nga të tjerë më supersticiozë, nuk mungoi deri ankthi. Së bashku me diskutimin e fundit për njollat diellore, kërkuesi shkencor Manuel Floris, shpjegon në mënyrë të detajuar edhe funksionimin e kalendarit Maya.

1. Kohët e fundit vigjilja e 2012-s ka ngjallur shumë diskutime dhe mjaft persona gjykojnë se në këtë datë do të vijë fundi i botës. Filmi “2012″ e ka shtuar shqetësimin midis njerëzve, ndaj ju pyes: sipas jush kjo frikë ka ndonjë bazë?

Prof. Burderi: Filmi “2012″ ka nxjerrë në pah një ndër shumë teoritë që qarkullojnë prej shumë vitesh, të lidhura me një katastrofë imagjinare, që mund të pllakosë Tokën në një të ardhme të afërt.

Këto teori bazohen në parashikimin e bërë nga historiani i artit Jose Arguelles, që në librin e tij “Faktori Maya”, ngriti hipotezën që në përputhje me fundin e kalendarit Maya, 21 dhjetorin e 2012-s, bota do të shkatërrohej. Por këto teori nuk janë konfirmuar dhe sipas botës shkencore, janë të pabazuara.

2. Duke folur me gjuhën e shkencës, cilat janë të vërtetat dhe pikat e errëta mbi atë që mund të ndodhë më 2012-n?

Prof. Burderi: Le të bëjmë një kapërcim të shkurtër në të kaluarën e Tokës, për të kuptuar nëse kanë ndodhur ndonjëherë katastrofa të mëdha që kanë përfshirë planetin tonë. Mbi të gjitha, Toka ekziston prej rreth 4.6 miliardë vitesh dhe format e para të jetës të afta për të prodhuar energji ndërmjet fotosintezës janë shfaqur rreth 2.7 miliardë vite më parë.

Që nga lindja e jetës në planetin tonë deri më sot, falë zbulimeve gjeologjike është zbuluar që në parahistori kanë ndodhur 5 “ngjarje” të mëdha, që kanë provokuar katastrofa të mëdha në Tokë, duke çuar në zhdukjen e një numri të madh qeniesh të gjalla, shprehur në përqindje ndërmjet 80% dhe 90% të specieve.

Disa prej këtyre zhdukjeve të mëdha mund të jenë shkaktuar nga fenomene të ndryshme astronomike, si përplasja e një asteroidi me Tokën apo nga energjia e prodhuar nga shpërthimi i një supernove, ose e çliruar nga përplasja midis dy yjeve të largëta. Megjithatë, mund të pohojmë se nën dritën e njohjeve shkencore aktuale, astronomët nuk presin asnjë nga këto ngjarje katastrofike për 2012-n.

3. Ekspertët që përcaktojnë 2012-n si vitin e apokalipsit, gjykojnë se do të jetë rritja e njollave diellore mbi Diell që do të shkaktojë fundin e botës. Çfarë janë njollat diellore dhe a mund ta shkaktojnë ato një katastrofë të tillë?

Dr. Floris: Dielli, në kundërshtim me atë që duket me sy të lirë, nuk tregon një sipërfaqe uniform dhe të rregullt. Në fakt në qoftë se do të vrojtohet me një filtër të posaçëm, që zvogëlon ndriçimin e fortë, mund të vrojtohen në sipërfaqen e tij disa njolla të errëta, të quajtura “Njolla Diellore”.

I pari astronom perëndimor që vrojtoi i pari këtë fenomen ishte Galileo Galilei më 1610-n dhe qysh atëherë breza të tërë astronomësh kanë studiuar alternimin e njollave diellore, duke zbuluar se numri dhe përmasa e tyre rritet dhe zvogëlohet, duke ndjekur një cikël që zgjat mesatarisht rreth 11 vjet. Aktualisht numri i njollave diellore është në rritje dhe piku i ardhshëm i ciklit diellor është parashikuar më korrik të 2013-s.

Kur mbi sipërfaqen e Diellit rritet numri i njollave diellore, rritet edhe energjia e lëshuar nga Dielli, por vetëm në një fraksion shumë të vogël. Satelitët artificialë në orbitën përreth Tokës kanë matur që ndryshimi i energjisë së thithur nga Toka, midis minimumit dhe maksimumit të ciklit diellor është rreth 0.25%. Ky ndryshim i energjisë vendos disa ndryshime klimatike në atmosferën tokësore, por nuk është në gjendje të shkaktojë asnjë katastrofë globale.

4. Por në filmin “2012″ tregohet që vetë rritja e aktivitetit diellor do të shkaktojë një ndryshimit të drejtimit të polit magnetik, duke shkaktuar tërmete gjigante, që do të shkatërrojnë gati të gjithë Tokën. A është e mundur të ndodhë kjo?

Prof. Burderi: Fusha magnetike tokësore lind në brendësi të tokës, në bërthamën e vet. Edhe pse nga këndvështrimi energjetik, në parim teprica e energjisë e prodhuar nga piku diellor për një vit mund të jetë më e lartë se energjia e fushës magnetike tokësore, luhatje domethënëse të fushës magnetike tokësore, nuk janë vrojtuar kurrë brenda një harku kohor 11-vjeçar.

Për këtë arsye mund të konkludojmë që ndryshimi i aktivitetit diellor, nuk ka të bëjë me ndryshimin e fushës magnetike. Lidhur me këtë vihet re që fusha magnetike tokësore gjenerohet në bërthamën e jashtme, pra në një thellësi 2890 km.

Edhe sikur e gjithë teprica e energjisë prodhuar nga piku diellor për një vit do të ishte thithur nga toka, temperatura në thellësi të bërthamës së jashtme do të ngrihej më pak se një e dhjetëmijta e gradës (1/10.000). Ka shumë pak gjasa që një ndryshim kaq i vogël i kushteve fizike të bërthamës të ketë ndonjë ndikim mbi fushën magnetike tokësore.

5. Kthehemi në origjinën e këtyre parashikimeve, ose më saktë kalendari Maya.

Historianët pohojnë që populli Maya zotëronte njohuri shumë të mira astronomike dhe që kalendari i tyre, ishte më i sakti midis popujve antikë. Sipas disa studiuesve, fundi i kalendarit të tyre i fiksuar në 21 dhjetor 2012, është parashikimi i bërë nga Maya të përplasjes së Tokës me një planet të dhjetë, imagjinar. Në dritën e vrojtimeve të fundit astronomike a ka mundësia që të ndodhi një ngjarje e tillë?

Dr. Floris: Qytetërimi Maya kishte zhvilluar një sistem kalendarësh të ndryshëm, në gjendje të përshkruante ndërrimin e stinëve dhe të parashikonte ngjarjet më kryesore astronomike, si eklipsi i Diellit dhe Hënës. Saktësia e kalendarëve u lejonte Maya-ve të përgatisnin “mbjelljen dhe korrjen” dhe të programonin festat e shumta fetare për nder të zotave të tyre.

Hyjnitë më kryesore të Maya-ve ishin Dielli, Hëna dhe Afërdita, që mishërohej në formën e gjarprit me pupla Kukulkan, njëri nga më të “nderuarit” nga Maya-t. Prandaj për të përshkruar lëvizjen që shfaqej në qiellin e natës të këtyre tre objekteve qiellore e për të parashikuar ciklin e stinëve, Maya-ve iu desh të studionin dy kalendarë të ndryshëm: kalendarin Tzolkin, një kalendar ritual që bazohej në një vit prej 260 ditësh e ku çdo ditë përfaqësonte një hyjni të ndryshme dhe kalendari Haab prej 365 ditësh që përdorej në bujqësi. Këta dy kalendarë mbivendoseshin çdo 52 vjet dhe nga vrojtimet e kalimit të yllit Aldebaran në Zenit, Maya-t bënin korrigjime në gjendje të garantonin një saktësi të lartë të të dy kalendarëve.

Përveç këtyre Maya-t futën një kalendar të tretë të quajtur “Numërimi i gjatë” me një kohëzgjatje prej 5125,36 vjetësh që merrte parasysh lindjen e civilizimit dhe hyjnëve të tyre. Ky kalendar duhet të kishte nisur më 11 gusht 3114 para Krishtit e do të mbërrinte fundin më 21 dhjetor 2012.
Meqë Maya-t kishin një konceptim ciklik të historisë, kalendarët e ndryshëm përfundonin dhe rifillonin në analogji me atë që ndodh me kalendarin tonë, ku mbyllja e një cikli që e quajmë “vit”, e pason një tjetër i ri.

Pra, i vetmi parashikimi i saktë që Maya-t bënë për 2012-n ishte ai që përcaktonte fundin e ciklit të tyre të parë të gjatë, i cili do të pasohej nga një cikël tjetër. Fundja, Maya-t edhe duke pasur kalendar shumë të saktë, kishin një konceptim shumë të kufizuar të Universit, në fakt gjykonin që Toka ishte e sheshtë dhe mbështetej në një krokodil gjigant i cili jetonte në një liqen të madh, ndërsa gjykonin që qielli mbahej nga katër hyjni dhe ishte i ndarë në 13 shtresa, në secilën prej të cilave bujte një Zot i ndryshëm.

Për sa i përket mundësisë që të kishin zbuluar një planet të dhjetë, nuk del nga dokumentet që kanë mbërritur deri tek ne që ata të njihnin ekzistencën e 10 planetëve. Mund të themi me siguri që Maya-t, duke vrojtuar qiellin me sy të lirë, ishin në gjendje të shihnin 5 planetë: Mërkurin, Afërditën, Marsin, Jupiterin dhe Saturnin.

Aktualisht astronomët e vrojtojnë qiellin me anë të teleskopëve të mëdhenj, falë të cilave është e mundur të dallosh objekte miliarda herë më të dobët nga ata që mund të shihen me sy të lirë. Pavarësisht nga kjo, deri më sot është zbuluar se në sistemin tonë diellor ka 8 planete dhe Plutoni më 2006-n u klasifikua nga komuniteti shkencor ndërkombëtar si “planeti xhuxh”.

Nëse do të hipotezojmë ekzistencën e një planeti që “rastësisht” u ka shpëtuar vrojtimeve këmbëngulëse të astronomëve, mund të themi me siguri që nëse ky do të ishte në trajektore drejt Tokës, për ta goditur pas një vit e gjysmë, atëherë duhej të gjendej në një distancë të tillë nga Toka, për t’u parë edhe me sy të lirë, si një yll i ndritshëm.

Meqenëse në sistemin tonë diellor, nuk është zbuluar asnjë planet i ri, mund të përjashtojmë që në 2012-n, Toka mund të shkatërrohet nga përplasja me një planet të panjohur.

6. Sipas teorive aktuale shkencore, është e mundur që në të ardhmen të ndodhin ngjarje shkatërruese që do të vendosnin fundin e jetës në Tokë?

Prof. Burderi: Siç edhe thamë në fillim të intervistës sonë, Toka në të kaluarën ka qenë objekt i katastrofave të shpeshta, të cilat kanë shkaktuar zhdukjen e gati të gjithë specieve shtazore dhe bimore.

Astronomët gjykojnë që disa prej këtyre zhdukjeve masive, mund të jenë shkaktuar nga ndonjë fenomen astronomik. P.sh.: mendohet që zhdukja e dinozaurëve e ndodhur para rreth 50 milionë viteve është shkaktuar nga rënia mbi tokë e një asteroidi të madh, ose të ndonjë komete.

Pluhurat e përhapura në atmosferë për shkak të përplasjes, kanë qenë në gjendje të errësonin qiellin për muaj dhe mbase dhe për vite, duke sjellë kështu tharjen e bimëve e si pasojë edhe zhdukjen e dinozaurëve. Tani nuk mund të përjashtojmë që një ngjarje e tillë nuk mund të ndodhë në të ardhmen dhe për këtë arsye ekziston një rrjet teleskopësh që vëzhgojnë qiellin 24 orë në 24, në kërkim të asteroideve dhe kometave të reja.

Po të zbulohet në kohë një asteroid në trajektore drejt Tokës, mund të shmanget katastrofa, duke u përpjekur të devijohet orbita me shpërthime bërthamore në hapësirë, ose duke i shkatërruar para mbërritjes së tyre.

Një tjetër mundësi që nuk mund ta përjashtojmë, është që një yll me një masë 8 herë më të madhe se Dielli ynë, mundet në fazat finale të jetës së vet, të shpërthejë në afërsi të sistemit tonë diellor.

Këto shpërthime janë quajtur nga astronomët “Supernova” dhe yjet që e gjenerojnë, lëshojnë në hapësirë sasi të mëdha lënde dhe radiacioni elektromagnetik, duke lënë si një mbetje të tyre një yll neutronesh ose një “vrimë të zezë”. Nëse shpërthimi i një supernove do të ndodhte në rrezen e rreth 30 viteve dritë nga Toka, atëherë energjia e prodhuar do të ishte e tillë sa ta përgjysmonte shtresën e ozonit që na mbron nga rrezatimet, duke i ekspozuar qeniet e gjalla ndaj një fluksi vdekjeprurës rrezatimesh.

Por mund të rrimë të qetë, sepse për momentin, përllogaritjet se sa mund të ndodhë një ngjarje e tillë, edhe pse nuk janë shumë të sakta, vlerësojnë se një gjë e tillë mund të ndodhi në një interval të përfshirë midis 100 milionë dhe 10 miliardë vitesh.

Në dallim nga rastet e paraqitura, ka një ngjarje që astronomët e kanë parashikuar me një saktësi të lartë e që do të ndodhë pas 85 milionë vjetësh.

Për rastin në fjalë, një sistem i veçantë yjesh do të përcaktojnë një shpërthim që do të ketë pasoja të rënda mbi biosferën tokësore, duke ndryshuar ekuilibrin dhe duke shkaktuar zhdukjen pothuajse totale të formës së jetës në Tokë me pasoja të tmerrshme për fatin e njerëzimit.

Përgjegjës për këtë fenomen do të jetë një sistem binar ndërveprues, i përbërë nga dy yje neutronesh, që për shkak të tërheqjes së ndërsjellët gravitacionale rrotullohen rreth njëri-tjetrit, në një periudhë përreth dy orë.

Teoria e Relativitetit të Ajnshtajnit parashikon që kur objekte kaq të ngjeshura (pesha e një luge në një yll neutronesh është e barabartë me atë të 6 miliardë personave), rrotullohen në një distancë të vogël njëri nga tjetri, shpërndahet energji në formën e valëve gravitacionale, humbja e së cilës shkakton një afrim progresiv të dy objekteve, pra një përplasje.

Kur të ndodhë kjo përplasje, sasi të mëdha energjie do të çlirohen në një fraksion sekonde dhe për pak çaste Toka do të njohë një shkëlqim nga një mijë deri më dhjetëmijë herë më të lartë se ai i diellit, mbi të gjitha në formën e rrezeve X, rrezeve gama dhe pjesëzave me energji të lartë. Ky sistem do të nxjerrë pastaj një vetëtimë me dritë gama në gjendje të shkaktojë zhdukjen masive të specieve që popullojnë planetin tonë.

 

*****

Lidhur me Fundin e botës – 2012:

Sidoqoftë, një gjë është e sigurt. Nëse dora e njeriut do vazhdojë të shkatërrojë planetin me ritmet që po e bën tani, s'do ketë nevojë as për ndëshkim hyjnor, as për fatkeqësi natyrore, as për fenomen kozmik, as për ndërhyrje të jashtëtokësorëve (alienëve). Vetë Njerëzit  do ta shkaktojnë  fundin e planetit tonë – Tokës!

 

*****

Megjithatë, Bota dhe Toka  do të zhduken (nëse do të zhduken ndonjëherë?) kur të vendosë KRIJUESI i tyre dhe jo kur tu teket  popujve, profetëve dhe profecive.

Dhe këtë datë apo ditë, këtë muaj apo vit, nuk e di askush i gjallë apo i vdekur mbi këtë Tokë e nën këtë Dhé.

 

*****

Përgatiti: SHEFKI OLLOMANI

 

10 Dhjetor 2012

------------------------------------------------------------------------------



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT