E premte, 29.03.2024, 02:18 AM (GMT)

Kulturë

Begzat Rrahmani: Amaneti i Prof. Dr. Hasan Kaleshit

E merkure, 12.12.2012, 08:02 PM


AMANETI I PROF. DR. HASAN KALESHIT

Nga Begzat RRAHMANI

Gati kishte kaluar gjysma e orës së mësimit. Unë përveç titullin e Ushtrimit me shkrim s’kisha shkruar asnjë një fjalë e ku më fjali. Profesori edhe pse shumë rrallë hynte në mes të rreshtave të klasës atë ditë disa herë kaloi nëpër ta. Herën e parë apo të dytën s’ më kujtohet, nuk më vërejti se unë s’kisha shkruar asnjë fjalë. Por duket se prej më larg më kishte vërejtur se unë nuk shkruaja. Atëherë u afrua dhe më tha:

- Ti s’dinë kurrgjë të shkruash?! Unë i thash:

- Profesor di bile shumë dijë, por s’di si. Ai duke mbajtur kokën lart më tha:

- Shkruaj si të dish, a nuk e dinë gjuhë e Kosta Racinit.?! I thash se edhe atë e di shumë pak. Atëherë prerë tha:

- Shkruaj si të të vijë bile edhe në gjuhën tënde shiptarçe. Përpara shumë herë ishte tallë, ashtu siç dinë më ata. Unë s’di si por mora një guxim dhe për më pak se dhjetë minuta e mbusha një faqe, profesori kaloi andej afër meje unë dola te faqja tjetër, ai më shikoi dhe vetëm lëkundi kokën.

Ditën e parë të javës në vijim i solli fletët dhe me atë stilin e vet, disa minuta foli për suksesin e atij ushtrimi me shkrim, por më shumë foli për mos suksesin. Filloi t’i shpërndaj edhe atë prej notës katër minus, tre plus që ishin shumë pak dhe pastaj me radhë me notat e mjaftueshme, por më shumë të pa mjaftueshme, që reaguan fëmijët e funksionarëve të ati qyteti, por edhe shoku im i bankës që ishte djali i Kryetarit të Komitetit. Profesori aspak nuk ua vëndoi veshin, por filloi t’i shpërndante deri te ai i parafundit. Pasta pyeti a i morët të gjithë, një shok që kishte mbaruar tetëvjeçaren në Kosovë, më shikoi mua dhe më dha shenjë që të them se unë se kam marrë. Por profesori ashtu me atë stilin e vet prej ciniku tha:

- A e shikoni këtë fletë të shokut tuaj shqiptarë. Krejt kthyen kokën nga unë. Për nga përmbajtja sa e kuptova unë, meriton notë kaluese, por për jo pastërtinë e gjuhës tonë të bukur dhe të shenjtë që e dinë edhe zogjtë e malit, meriton një NJISHË të MADH, të MADH. U afrua te unë dhe prapë me atë stilin e tij cinik dhe nënçmues më tha:

- Mos donë të bëhesh si Dr. HASAN KALESHI. Edhe ai është prej vendit tënd. Unë mërrola krahët. Ai i habitur tha:

- A nuk e njeh?! Jo thash, nuk e njohë, por kam dëgjuar, për atë njeri të Madh...

Shpejt vizituam Avallën. Aty e shkrova  poezinë “FIKS VAKSINA”.

Pak ditë pasi filloi gjysmë vjetori i dytë ashtu kishte qenë shkruar, që as unë ta dua atë vend, por as edhe ai mua. U ktheva në vendlindje, ku vazhdova gjysmë vjetorin të dytë. Por edhe këtu në vendlindje ata të Kostës jo vetëm që më përzunë mua, por edhe tërë arsimin shqip. Por siç thuhet në popull i yti nëse ta hanë mishin ai ta ruan kocin. Aty ku u flijuan për flamurin na i hapën derën dhe ashtu mbaruam shkollën e mesme një numër bukur i madh nxënësish.

Ashtu ishte rekomandimi i mjekëve prej atje në qendër ku ERUDITI I MADH SHQIPTAR Dr. HASANI jetonte prej kohësh, që për shkak të shëndetit  pushimet e verës ti kaloi në qytetin piktoresk të Ulqinit. Ashtu edhe ndodhi disa vite me radhë.

Mua më kishin ngelur edhe disa provime në SH.L.P, atje në kryeqendrën shqiptare. Prandaj aty ka mesi i shtatorit ku bënte një ditë e bukur dhe e ngrohtë vajta atje në kryeqendër. Rastësisht takova një Dr. Prof. të fakultetit ekonomik ku atë verë po ashtu rastësisht u takuam dhe disa ditë pushimet e verës i kaluam në plazhet e Ulqinit të bukur.

Duhej të kalonim përpara Fakultetit Filozofik. Disa metra larg shkallëve pamë një grup njerëzish që me siguri bisedonin, diçka në lidhje me punën, ose biseda të lira të rastit. Njëri prej tyre profesorin, shokun tim e thirri me emër dha ne u afruam te turma. Në mesin e tyre ishte edhe i nderuari Dr. Hasan Kaleshi. Si u përshëndetëm dhe bënë pak bisedë shoku im i tha doktorit:

- Edhe ky është nga vilajeti Juaj profesor. Bisedën profesor Hasani nuk e zgjati, por kërkoi leje që të shkonte, ata i thanë se edhe ata do të shkonin, por profesor Hasani mu drejtua mua dhe më tha:

- Vendas a keni kohë të vini te unë në kabinet të bisedojmë nja dhjetë minuta, se gjatë kohë skam qenë në Kërçovë. I thash po profesor, por dorën në zemër rashë pishman. Unë një student i vogël të shkoj në kabinetin e një profesori të madh! Shoku më tha shkoni takohemi në mensën e SH.L.P, aty ka ora katërmbëdhjetë.

U ngjitëm shkallëve të fakultetit, por më dukej se edhe Ai lodhej njëlloj si unë. Profesori më tha pleqëria e bënë të veten. Në zyrë më pyeti a e pi cigaren i thash se jo. Atëherë tha më thuaj prej kujt katundi jeni? I tregova se jam nga Zhubrina, i tregova edhe  për prindin. Atëherë profesori më tha:

- A je i sigurt se je nga Zhubrina? Unë u habita, kurse ai më tregoi fije e për pe për familjen time, dhe se baba im e ka prejardhjen prej fshatit të tij Sërbicë. Ma përshkroi edhe babagjyshin, se ka pasur një zë të ëmbël kur ka kënduar Ezanin, por edhe Ajete Kura’nore. Më tregoi se shumë herë shumë kërçovarë që kanë punuar në afërsi të Beogradit e kanë vizituar, në mesin e tyre edhe babai im. E unë i tregova për rastin e profesorit në gjimnazin e Smederevës. Profesori qeshi dhe tha:

- Ashtu janë ata, por nuk duhej të mërzitemi. Ne duhet të vazhdojmë punën, edhe atë me shumë maturi. Më vjen mirë që Juve siç tha kolegu merreni me krijimtari. I thash, i kam disa  punime, prej tyre disa janë të botuara nëpër revista. Më këshilloi që kurrë të mos nervozohem, për sjelljen e redaktorëve.

Biseda zgjati afër dy orë. Disa herë më pyeti për martesën dhe fejesën. I thash nuk jam as i martuar e as i fejuar. Po ashtu më tregoi se në Prishtinë jeton pa familje. Gruan dhe fëmijët i jetonin atje në kryeqendër.

U ndamë me shumë ngrohtësi duke më thënë se është freskuar shumë prej asaj që kishte dëgjuar prej meje për  Kërçovën.

Pasi kaloi një kohë , mua ajo bisedë shpeshherë ma qiste gjumin. Ashtu zgjati një kohë bukur e gjatë, deri atëherë kur një ditë e shkrova poezinë:

GABIMI

Isha te varrezat                           Pak ruhen nga unë

Varrin Tënd se gjeta                   Më përbuzin, pse kam

E din TI vet babi                         Gjakun Tënd babi!

Zënkat me nënën vazhdojnë       Thonë të ngjaj Ty

Por tash me mua babi.                Unë krenohem

Vinë plotë njerëz                        Më beso babi

Për ty flasin keq.                          Ndoshta do të bëjë gabime

POR GABIM MARTESE JO BABI...?!

Këtë ndodhi mendoj unë kaq të bukur e shkruaj me rastin e katërmbëdhjetë korrikut kur në qytetin tim u mbajt Akademi Shkencore për dijetarin Shqiptar Prof. Dr. HASAN KALESHI. Akademia u organizua në kuadër të 100 vjetorit të ngritjes së FLAMURIT dhe 90 vjetorit të lindjes së Dr. Prof. HASAN KALESHIT.



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora