Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Begzat Rrahmani: Vajzat dhe djemtë e mbretëreshës

| E marte, 11.12.2012, 08:42 PM |


VAJZAT DHE DJEMTË E NËNËS MBRETËRESHË

Nga Begzat RRAHMANI

Njëzetedy nëntori është një datë e veçantë për shqiptarët e tërë botës. Në këtë datë kujtuam dhe manifestuam njëqindetre vjetorin e Kongresit të Alfabetit të Manastirit.

Kjo datë ishte shumë e veçantë për shqiptarët e Kërçovës dhe rrethinës së saj. Këtë e them pasi në këtë ditë një grup intelektualësh të Kërçovës me banim të përhershëm apo të përkohshëm në qytetin e Shkupit, të cilët kohë më parë kanë formuar Shoqatën qytetare me emrin “USKANA-SHKUP”, në qytetin tonë dhe të tyre organizuan një SIMPOZIUM SHKENCOR me temë “SHTATËDHJETË VJETORI I SHKOLLËS SHQIPE NË KËRÇOVË”, me kënaqësi mundem të them dhe të thonë se u pritën dhe u ndihmuan shumë përzemërsisht.

Pati shumë kumtesa edhe atë në gjuhën shqipe. Dikush do të habitet pse e them kështu. Ka arsye ta them se dikur në atë vend një apo dy kat nën tokë dhe vetëm afër pesëdhjetë metra në largësi përgatiteshin dhe riparoheshin armë, kam pasur rastin ti shohë me sytë e mi dhe flitej vetëm gjuha serbe dhe bëheshin plane për shfarosjen e kombit tonë. Këtë do t’ua lej atyre që janë kompetentë.

Nga referuesit u thanë shumë fjalë të mira dhe u përmendën shumë emra arsimtarësh dhe arsimtaresh nga shteti Shqiptar. Të ardhur për të arsimuar dhe edukuar fëmijët e vëllezërve dhe motrave të tyre në qytetin e Kërçovës dhe fshatrat për rreth, por edhe më gjer.  Prej fjalëve dhe emrave që dëgjova mua mu kthye kujtesa shumë vite më parë, saktësisht ajo kohë kur u shkatërrua njëherë e përgjithmonë kufiri i hekurt në mes shqiptarëve.

Mu kujtua ajo ditë kur isha në një udhëtim disa kilometra në lartësi, atje ku eteri freskonte mushkëritë e mia gjysmë të kalbura. Kur unë prej lart nëpërmes dritares së vogël të aeroplanit sodisja peizazhin e bukur të një shteti perëndimor, zonja e cila ishte ulur në karrigen afër meje disi u afrua që edhe ajo pak të kënaqej me atë panoramë të bukur, unë pak u mënjanova që edhe ajo të shikonte. Zonja u falënderua dhe filloi të foli në gjuhën që unë se kuptoja. Ajo më shikoi habitshëm dhe më pyeti:

- a flitni anglisht, unë mohova, ajo më pyeti edhe në italisht, unë prapë mohova, ajo më pyeti edhe në frëngjisht, unë i thash shumë pak. Dhe në atë gjuhë i thash se unë jam shqiptar. Zonja u habit, më shikoi dhe buzëqeshi, ashtu me atë buzëqeshje më tha:

- edhe unë jam shqiptare, nga Durrësi i bukur. Unë i thash

- unë jam nga Kërçova. Durrës nga Kuçova tha nuk është shumë larg. Atëherë unë i thash se nuk jam nga Kuçova, por nga Kërçova e Maqedonisë. Zonja u habit, tha sa mirë, dikur motra e nënës sime, pra tezja ka punuar një vit në qytetin e Kërçovës si mësuese. Ma tregoi edhe emrin, por unë nuk kisha dëgjuar kurrë për atë emër. Me siguri thash është në moshë, por pasi jetoni në Durrës me siguri me shëndet do të jetë mirë, unë i thash tri vite vijë në Durrës dhe ndihem shumë mirë. U afrohet tha të nëntëdhjetave por mirë është me shëndet. Jeton tha në një vilë të plazhit të Durrësit. I dhashë zonjës një nga veprat e mija që më kishte ngelur në çantë duke i premtuar se shumë shpejt do të takohemi në Durrësin e bukur.

Aty nga fundi i korrikut një paradite u gjenda në klinikën dentare ku më tha se punonte zonja. Shpejt e gjeta pasi me të vërtetë emri i saj ishte i shkruar në njërën nga dyert klinikës. U përshëndetëm si miq të vjetër, tha

- me fillimin e sezonit turistik e veçanërisht me fillimin e muajit korrik për çdo ditë u kam pritur, por edhe tezja. Pas pirjes së kafes e lamë që të nesërmen pas dite saktësisht në ora tre të takohemi te restoranti -BRESHKA.

Edhe pse koha mjaftë e nxehtë unë u vesha mirë siç duhet të jetë arsimtar i veshur për orën e mësimit, më falni kollare nuk vendova se nuk e kisha. Mësuesen e shoqëronte e motra që ishte disa vjet më e re se ajo. Mësuesja ishte flokë bardhë e veshur me një fustan me ca lule të bukura dhe i gjatë deri nën gjunjë. Më priti shumë ngrohtë edhe pse e rënduar prej viteve u çua në këmbë dhe më përqafoi, ndoshta tha do të jeni ndonjë fëmijë i ish nxënësit tim. I thash nuk besoj unë jam fëmijë fshatari, siç mësova ju keni qenë mësuese në qytet. Po tha është e vërtetë në qytetin e Kërçovës.

Duke e pirë kafen pyetnim dhe përgjigjeshim ashtu që biseda ishte shumë e larmishme e ngrohtë dhe e këndshme. Zonja mësuese u dëshpërua shumë kur dëgjoi se busti i Skënderbeut prej moti është largua nga Kalaja e Kërçovës. E lëkundi kokën dhe tha;

-           mëkat qenka shëmtuar ajo kala aq e bukur...?!!!  e pyeta mësuesen:

-  edhe pse është një kohë bukur e gjatë, çfarë Ju ka ngelur në kujtesë nga Kërçova e ime dhe e juaja? Mësuesja si u mendua pak, shikoi anësh e anësh e lëkundi kokën, mori frymë thellë dhe ia nisi:

- edhe njëherë ju dëshiroj mirëseardhje më keni kthyer në vitet e rinisë në lumturinë time më të këndshme që kam pasur në jetë. Shumë herë e kam ëndërruar Kalanë e bukur atë dhuratë të rrallë Perëndie. Ja njeriu ndonjëherë dinë të zbukurojë, por edhe të shëmtojë. Në kujtesë i kam nxënësit dhe nxënëset e mija të shëndoshë dhe të pashëm si molla në pemë. Të veshur me atë që ua mundësonte gjendja ekonomike. Por të pastër, pedantë dhe mjaftë të edukuar familjarisht. Më kujtohen nuset e bukura me bishta të gjatë shamia të kuqe por edhe ngjyra të tjera me këmisha të gjata, këmbëza,(një shirit i gjerë përafërsisht prej 30-35 centimetrash i vejtur në tullar u vendohej qepej brekëve të grave për zbukurim)  poshterka të kuqe dhe të bardha  edhe  dizga dhe breza të vejtur në tullarë me ato figura dhe ngjyra të bukura, që kam punuar përpara kur dhe në asnjë vend tjetër si kam para në trojet shqiptare, që do të thotë se ajo ishte një gjë unike. Mësuesja do të vazhdonte por ndërhyri e motra duke më pyet mua për profesionin dhe çfarë pensionimit. U tregova se profesion kam arsimin dhe se kam punuar në të njëjtën shkollë në Kërçovë ku ka punuar edhe mësuesja e nderuar. Atëherë mësuesja tha se unë pak përpara kam thënë se jam një fëmijë fshatari. Po i thash zonjë, në atë shkollë kam punuar vetëm katër vjet dhe kam banuar në afërsi të shkollës te një zonjë, që jetonte vetëm pasi burri i kishte vdekur dhe me atë s’ kishte pasur fëmijë, por kishte një djalë me burrin e parë. Këtë ia ceka mësueses se zonja e shtëpisë më kishte folur disa herë për një mësuese të bukur dhe shumë pedante nga Shqipëria. Atëherë mësuesja qeshi dhe tha:

- më duket se përveç që kemi punuar në të njëjtën shkollë kemi banuar edhe te e njëjta zonjë. Pyeti për zonjën dhe i erdhi keq shumë herët tha i paska vdekur burri dhe të afërmit e saj. Motra e mësueses u kthye nga unë dhe më tha:

- zotëri mësues ne krenohemi me motrën URANIJA ZAHARIJA, jo vetëm se ka qenë një mësuese e shkëlqyer, por ajo ka qenë dhe është VAJZA E NËNËS MBRETËRESHË. Unë u habita the i tash si është e mundur? Zonja tha se Nëna Mbretëreshë në atë kohë i ka mbledhur vajzat dhe djemtë më të bukur të Shqipërisë dhe i ka rritur dhe edukuar në oborrin mbretëror, por edhe jashtë vendit. Njëra nga ato është edhe motra e jonë shumë e dashur-URANIJA. Pas shkollimit janë dërguar atje ku ka pasur nevojë ATDHEU.

U ndamë me përqafime vëllazërore me ZONJËN MËSUESE, motrën e saj dhe doktoreshën me urime për shëndet, jetë sa më të gjatë dhe takime të tjera... Për respekt dhe nder të mësuese unë shkrova një poezi të cilën e kam të botuar në disa revista por edhe te vepra e ime për fëmijë “ VALËT E GURRËS”

 

KALAJA E KËRÇOVËS

( Uranija Zaharija)

 

Sa e lumtur do të isha                       E kam ruajtur në zemër

Në mes të nxënësve kërçovarë         Sekretin pesëdhjetë vjet

Të mbaja një orë mësimi                  në –KALANË E KËRÇOVËS-

Si shumë vjet më parë.                     BUSTI I HEROIT MË FLET...

 

Tha mësuesja e moshuar                 Të fala KALASË

-URANIJA ZAHARIJA-                 dhe –UJMIRIT PLAK-

Në Durrësin piktoresk                      Barra më e lehtë

I shndriste shtëpia.                            Pasi perdja u hap.

 

 

Begzat  RRAHMANI

 

PLAGË TË PA SHËRUARA

 

-Beqir Limanit-Baca Beqë-

 

Imëtak në trup

Por me shpirt dhe zemër

- SHQIPONJE-

Të lartësive qiellore

Që kurrë s’të trembte

Plaga e plumbit të armikut

Të moliste tepër

-PLAGA SHEKULLORE E KOMBIT-

Kafeja pret e nxehtë

Biseda të shtrohej si përherë

Në temperaturën nën -15 shkallë

Që të brengoste shëndeti im

Ty Baca Beqë dhe Ferit Ramadanin

Vazhdoni qetë atje

Unë përmallem me amanetin

-STILOLAPSIN ME SHKABË-

Duke trasuar rrugën

Që të kyçem në KUVEND...