E shtune, 20.04.2024, 03:04 PM (GMT+1)

Mendime

Xhevat Rexhaj: Kur shteti udhëhiqet me sharje

E marte, 11.12.2012, 08:11 PM


KUR SHTETI UDHËHIQET ME TË Q… ( SHARJE)

Ky pushtet i sotëm në fakt është duke ja q... n... vet shtetit dhe shoqërisë së Kosovës!

Nga Xhevat Rexhaj

Besoj se ne shqiptarët e thjeshtë,  ne njerëzit që nuk kemi grada të larta shkollore e shkencore, disi me vonëse kemi mësuar për fjalën “ sui generis”. Kjo fjalë na u ngulit në kokat tona, sidomos gjatë zgjidhjesë përfundimtare të statutit të Kosovës, pra kur edhe ne u pranuam dhe u njohëm formalishtë si vend i pavarur.

Eh  kjo fjala sui generis, vërtet prej atyre viteve do të jetë prezente në Kosovën tonë, dhe përditshmërinë tonë, kjo fjalë dita ditës e meriton të marr epitetin e fjalës më të “ çmuar” në shqiptari. Faktikishtë ne sot në Kosovë nga dita në ditë, që prej pas mbarimit të luftës, ( mjerishtë sui generisa patem edhe gjatë luftës, ku pa asnjë arësye shqiptarët në vend se të lluftonin të bashkuar armikun, merreshin me veten e tyre, dhe shpesh penguan çlirimin më të shpejt të Kosovës), e sidomos që prej pasluftës ne po ballafaqohemi me këtë far sui generisi fatal e total , për shoqërin, dhe shtetin tonë.

Kur lufta pushoi, dhe u fitua nga NATO , dhe forcat luftarake të Kosovës, ne të gjithë menduam se më në fund tani e tutje ecja e Kosovës do të ishte më më pak dhimbje, dhe se pas gjenocidit dhe masakrave serbe që ishin ushtruar kundër nesh, shqiptarët do të përmblidheshin të bashkuar për  të ndërtuar një shtet dhe vend me moirëqenje, dhe me prosperitet për qytetarët . Që mos të thuhet vetëm e zeza, vërtet në fillimin e viteve të 2000 ta kishte një progres, dhe një bindje qytetare se e ardhmja do të jetë në duart e mira, se me qeverisje të duhur shqiptarët do të stabilizoheshin, dhe forcoheshin në rrugën e tyre të vështirë, si për rindërtim, zhvillim politiko-ekonomik, dhe ecje pozitive në të gjitha fushat e jetës. Nga ana tjetër me gjithë përkushtimin e madh në fillim të atyre viteve, në pah dolën menjihere vështirësit, ngase një klasë e caktuar politike, dhe kinse ushtarake filluan të uzurpojnë shumë dikastere të shoqërise , dhe shtetit, grupe dhe klane të caktuara u vërsulen ndaj lakmisë, dhe kriminlaitetit që si pasoi pati rënjen e shtetit në duar të bandave, dhe në duar të patriotëve të rrejshëm, si të atyre që thirreshin në luftë e mjerishtë edhe disa matrapazëve që thirreshin në parti politike, si në LDK konkretishtë edhe pse miliona njerëz të LDKsë ishin për sundimin e ligjit, rendit, dhe rregullave qytetare, por jo  disa imbicila të tillë u gjeten në krah të  bandave, dhe klaneve që më vonë do të ishin edhe pjesëtar të partive të dala nga lufta, e që mjerishtë në to më shumë ishin “komandanta” të vetquajtur sesa luftëtar të mirefillt,  ngase luftëtarët e vërtet  gëzonin dhe do të gëzojnë  respekt nga e gjithë  qytetaria e Kosovës. Me këto gjëra  sui generise, për një shtet, dhe popull që kishte dal i masakruar, dhe i djegur nga lufta, mjerishtë  filloi të adaptohej  e mësohej populli dhe shoqëria?, Dikush edhe përfitonte të mira materiale, disa shantazhoheshin dhe mbyllnin gojët e veshët, e të tjerët i bashkangjiteshin grupeve, dhe klaneve kriminale e të korruptuara të nëntokës kosovare. Me vite me radhë ekonomia, dhe privatizimet u shëndërruan në pasuri të njerëzve me emra shqiptarësh, ose shkurt e shqip thënë, filluan të pasurohen ata që dikur nuk kishin as bukë të mjaftueshëm, Prishtina dhe qytetet e tjera u vërshuan nga ardhjet e njerëzve nga fshatrat e ndryshme të cilet me dajak, dhe me dhunë uzurpuan banesa, shitore, ndërmarrje, ndërtesa e gjerë te doganat dhe pasuritë e tjera shtetërore. Të fortit, që si mjet kishin dajakun ,dhe kërcënimet filluan të forcohen edhe më shumë, filluan dhe u pasuruan marramendësishte duke  u shëndërruar në milionera, ndërtuan villa nepër qytetet e mëdha të Kosovës, futën nënë kontroll tregtinë me derivate nafte, futën nënë kontroll tregtin me cigare, dhe filluan të lulëzojnë në bashkëpunim me shkiet e përtej Urës së Ibrit, dhe kështu edhe ndihmonin shkiet që të pasuroheshin në kurriz të shqiptarëve, si dhe ndihmonin indirekt ndarjën e  veriut të Kosovës. Të tillët janë në pushtet, të tillët flasin e bërtasin kundër ndarjes së veriut por në realitet biznesin ee kanë me strukturat kriminlae serbe!

Populli i Kosovës  kishte njohuri për të gjitha këto, por frika i kaploi dhe nuk bëzanin fare ,e që edhe ky fenomen lirishtë mundë të quhet si sui generis, ngase kur qytetaria frikën e shëndërron në përditshmëri atëhere aty  nuk funkcionon shteti e as ligji. Qytetarëte Kosovës i njihnin të gjithë ata njerëz  që brenda natës u shëndërruan në milionera, e blen gjysmën e pasurive të Kosovës me reketime  e me korrupcion, duke blerë e shitur në emra të të afërmve të tyre, të miqëve të tyre, dhe të bandave të tyre. Thënë shkurt e shqip, Kosova ra në duart e mafiasë, në duar të vet shqiptarëve  “patriota”që tani më nuk kishte se kush të i ndali , për këtë ka fakte, dhe njohuri se në këto maskarada u futën edhe shumë të huaj nga ndërkombëtarët që gjendeshin në Kosove si mbikqyrës, apo çka jo tjetër. Të gjithë këta hajna, dhe matrapazë të lidhur me krimin, dhe kontrabandën më në fund edhe krijuan hapesirën dhe shfrytëzuan rastin që pas vdekjes së Presidentit të Kosovës I. Rugova të ngjiteshin në pushtet, dhe këtë edhe me ndihmën e disa banditëve të vet LDKsë. Në këtë mënyrë shoqëria kosovare në një apo tjetër mënyrë u shënërrua në pronë private të një grushti njerëzish, që dikur me vite të tëra përpara kishin krijue një fjalorë të marrëzëshim  në komunikimin e tyre, dhe ky fjalor fillonte dhe mbaronte me fjalet “ duhet me ja q... n... këtij apo atij që nuk mendon si ne, do të ja q... n... Kryterait të Kosovës-Shallit, Akademikut, Ministrit të Mbrojtjës e të gjithë të tjerëve që ishin të përkrahur nga populli dhe nga qytetaria kosovare. Mjerishte dhe fatkeqësishtë disave edhe ua “ q... n.... “ duke i  likuiduar.... disave ua mbyllën gojët me kërcënime, dhe disave me para të majme. Të tillët e vazhduan ecjenë e tyre, dhe gradulishtë Kosovën dalëngadal e shëndrruan në një banana shtet të sharjeve, ose thënë më drejtë shtetin e shëndërruan në të qime ( kërkoi falje lexuesve për këtë fjalë të shkruar origjinal) , dhe filluan edhe ta q... sipas dëshirës së tyre.

Paraja e madhe, pasuria marramendëse, dhe pushteti i tyre  i madh realishtë Kosovën e sollën në një pozitë të mjerë, populli është i frikësuar, nuk guxon të protestoi ngase policia e këtij pushteti i rrah po si ish policia pushtuese famkeqe serbe, për tua bërë me dije se nëse demonstroni kundër nesh ju pret dajaku, dhe shuna e “ shtetit demokratik e sovran...”. Krerët e Institucioneve të sotme të këtij shteti me siguri e kontrollojnë të tërë Kosovën me kontrabandë, me krim, dhe me korropcion, krerët e këtij shteti sot janë milionerët e mëdhenjë të Kosovës, krerët e këtij shteti sot posedojne pasuri të madhe, kanë mjete të deponuara edhe nepër shtete të tjera ( ka shenime dhe fakte të shumta për këto gjëra), kanë vila e shtëpia luksoze nepër shtete të tjera, pushimet e tyre i  bëjnë nepër vendet më të shtrenjëta të botës, pra realishtë mundë të thuhet se këta pushtetar, dhe krerë të Institucioneve, si atyre qendrore e si ato lokale  faktikishtë janë duke ja q... n... tërë Kosovës. Këto ditë ishim dëshmitar se çfarë pushtet- pushtuesi kemi sot në Kosovën “ sovrane e demokratike”, këto ditë i tërë opinioni kosovar, dhe ai botëror kuptoi se si ndodhin sui generiset në Kosovën e sui generisit. Të gjithë kuptuam dhe dëgjuam me veshët tanë se në duar të kujtë gjendet e ardhmja e vendit, e ardhmja e gjeneratave të reja, shkurt e ardhmja e këtij shteti për të cilin u derdh aq shumë mundë e gjak. Qy tetaret e Kosovës dëgjuan me veshët e tyre se si ende ka mundësi që çdo njërit që nuk mendon si ky pushtet mundet të i q... n..., se çdo njërit që mundë të i kundërshtoi apo denoncoi këta banditë mundet të i  q... n..., ose mundet edhe të i shkoi koka. Në këto ditë të videove përgjuese u kuptua qartë se kush na udhëheq, se kush i ka frerët në duar, dhe kush e ka fatin e Kosovës në duar, të tillët kanë pushtet absolut, të tillët nuk i frikohen askujt se sa për marre e moral këta se kishin e as nuk e kanë, ngase e kishin mungesë që nga fëmijëria e tyre. Sot Kosovës dhe të ardhmës i q... n... dita ditës, sot Kosova është bastioni i së keqes, sot në Kosovë lulëzon krimi ekonomiko-politik mu nga vet krerët e Institucioneve, dhe këtë duhet thëne  haptas nga grupet kriminlae të një subjekti politik, që mjerishtë rrejshëm thirret në vlera të luftës, e në emër të Heroit të Kosovës A. Jashari, por që mjerishtë këta që rrejshem thirreshin, dhe thirren në emer të tij, janë njollosësit më të mëdhenjë të vet luftës ,dhe të vet Heroit tonë A. Jashari. Të gjithë kemi dëgjue sharjet me të q... n... ,ku fatkeqesishtë përmendet edhe emri i Heroit tonë, ne shumica shqiptare i kemi pasur të freskëta këto sharje ngase shumë prej nesh edhe para vitesh shaheshim, dhe kërcënoheshim nga të tillët që sot janë ulur në karriga pushteti.

Po vallë nga vie ky pisllëk i  sharjeve me nanë, kur ne shqiptarët e kemi si traditë që nana, motra, gruaja , pra gjinia femërore,mbesin të shenjëta për shoqerin dhe shtetin, jo këto sharje nuk e kanë burimin te ne shqiptarët, por keso marrëzish jo njerëzore vijnë nga shkiet, nga sllavët, ngase ata fjalën e parë, dhe të fundit e kanë ende “ jebem ti mater, sestru i zenu....” ( kërkoi falje lexues të nderuar, por i shkrova këto fjalë  ngase sigurishtë këta pushtetarët tanë i kanë huazuar nga shkiet), andaj une ju propozoi këtyre sharësve, këtyre manjakëve, dhe të pa tru që më mirë të na shajnë se paku në gjuhën serbe, sepse na kanë sha serbët me dekada e ishim imunizue me to, por jo të na shajnë në gjuhën tonë amtare , ngase nuk na përket ne shqiptarëve.

Një fjalë popullore thotë kështu, “ kur magjupi ka ba shumë kos -e ka lye edhe bythen me te”, ose, “ ruaju zingjinit të ri se të merr në qaf”, nga këtu del se shoqëria kosovare sot është në krizë morale, ka krizë etike, ka mungesë edukate, dhe ka pengesa shtetërore që ti tejkaloi këto të meta. Kur një shoqëri ka një Qeveri, një pushtet dhe Institucione të tëra që politikën, dhe hajnin e bëjnë përmes telefonave, kur dikend e eliminojne  brenda natës, ndërsa tjetrin e ngrisin në pushtet brenda ditës, kur  fjala e parë dhe e fundit e fjalorit të tyre është, ; ta q... n...., nuk ka të ardhme të sigurt, dhe mjerë gjeneratat e reja që lindin, dhe rritën në atë shoqëri dhe shtet.

Fatkeqësisht Kosova mbetet sui generis, ngase për fatin e keq të shqiptarëve në pushtet kemi një qeveri  fatale sui generise, mjer populli që i nënshtrohet një pushteti të tillë! Deri kur ?



(Vota: 9 . Mesatare: 2/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora