E shtune, 20.04.2024, 04:51 AM (GMT+1)

Kulturë

Xhavit Gasa: Burimi dhe Lulemira

E marte, 11.12.2012, 08:02 PM


Xhavit Gasa

Tregim

BURIMI DHE LULEMIRA

Burimi u ul të pushonte pak në hijen e lisit që ishte në mes të livadhit ku po kosiste i vetëm atë ditë të nxehtë qershori. Sapo u ul në hije, ai vuri re një çift pëllumbash të bukur, që po luanin dhe këndonin me njeri tjetrin. Ah, sikur t’ju a di gjuhën, e të kuptoja çfar i thonë njeri tjetrit, belbëzoi Burimi me zë të ulët. Eh, këta e kanë në terezi, janë botë në vete, janë të lirë, se mos duhet t’i marrin leje dikujt për t’u dashuruar. Ah, sikur të isha edhe unë si këta dy pëllumba, të fluturoja krahë hapur drejt Lulemirës sime, ta rrëmbeja, me krahët e mi të fuqishëm.Burimi dhe Lulemira ishin moshatarë, shkollën 8 vjeçare e mbaruan së bashku, pastaj Lulemira vazhdoj shkollën e mesme, kurse Burimi filloj punë në kooperativë. Të dy ishin të shkëlqyeshëm në mësime. Burimi nuk vazhdoj më shkollën se kishte biografinë e keqe, familja e tij dhe i gjithë fisi ishin kulakë, dhe i kishin të drejtat të kufizuara. Lulemira ishe me biografi të mirë, ishte familje komuniste. Ata të dy e donin njeri tjetrin, Burimi ja kishte çfaqur dashurinë Lulemirës që në vitin e dytë të shkollës së meseme.

Lulemira nuk guxonte të përmendë as emrin e tij në familje, e jo të thonte se e dua. Ishte një hendek i madh në mes kësaj dashurie, në mes të dy zemrave që rrihnin për njera tjetrën. Lulemira filloj vitin e tretë të gjimnazit, ndërsa Burimi filloj shërbimin e detyruar ushtarak. Takimet e tyre tani bëheshin shumë rrallë dhe të vështira. Shkëndia e parë e kësaj dashurie të fshehtë u ndez në familjen e Lulemirës, në prag të vitit të ri. Lulemirës i erdhi një kartolinë nga Burimi. Kartolina ra në dorën e vëllajt të madh të sajë, që ishte brigadier dhe antar partie.

Ai ju hakërrua Lulemirës,- çfarë është kjo kartolinë, ç’të duhet kartolina e një armiku, dhe ja grisi në sy kartolinën.

Mos i tha Lulemira të vëllait, mos e gris kartolinën time. Ai nuk është armik, është djalë i mirë, ai ka qenë më i mirë se unë edhe në mësime. Çfar të keqe ka bërë ai, që ti e quan armik, ç’kusure ka ai të vuaj për gjyshin e tij, ai prindët i ka të mirë, dhe vëllezrit dhe motrat.

Pusho, i tha i vëllaj,- u bëre ti t’më tregoshë mua se kush janë ata. Mos ke dëshirë ta bëjmë edhe dhëndër, me këtë gjuhë që flet ti.

Pse- tha Lulemira, ka ndonjë të keqe, ai është shumë i mirë, dhe familjen e ka të shkëlqyer.

Ky debat u mbyll sepse në derë thirri kryetari i këshillit që po vinte për vizitë.Pas një muaj Burimi erdhi tre ditë me leje, dhe fshehurazi u takua me Lulemirën, e cila i tregoi për debatin me të vëllain.

Mos u mërzit i tha Burimi, të mbaroi ushtrinë, pastaj shohim e bëjmë. Kanë ardhur disa kërkesa për fejesë, tha Lulemira, unë i kam rrefuzuar me pretendimin se dua të vazhdoi shkollën e lartë.

Shumë mirë ke bërë, më mirë vazhdo shkollën se të fejohesh me atë që nuk e do. Koha ikën si uji në urë thotë populli.

Burimi mbaroi ushtrinë, dhe Lulemira shkollën e mesme. Burimi filloi punën në kooperativë, por edhe Lulemira doli të punonte sapo filluan pushimet verore të shkollës, dhe priste t’i dalë e drejta e shkollë së lartë.

Një natë e thirri vëllai veças dhe i tha:

Lulemira kam një kërkesë të shkëlqyer për fejesë, është djalë i mirë, me shkollë të lartë, me pozitë të mirë në pushtet, pret vetëm fjalën tënde.

Po unë pres të shkoi në universitet, pa mbaruar shkollën nuk fejohem.

Nuk ka problem tha i vëllai, unë ja thashë këtë, ai të pret, rrini të fejuar deri në përfundim të shkollës.

Jo, – ja preu shkurt Lulemira, punë që s’bëhet, si bëhen këto punë kështu, çfar jam unë, plaçkë tregu, për jetën time vendos vetë.

Mos fol kështu, i tha vëllai, mos merr veten në qafë, ai mund të prishë edhe të drejtën e shkollës së lartë.

Fejesë me detyrim? Kurrë! – tha Lulemira dhe iku e u mbyll në dhomën e saj.

Të gjitha këto ja tha Burimit, të nesërmen sapo u takuan. Në familje sipas traditës unë nuk mund të vij të kërkoj dorën tënde, sepse jam kulak, dhe nuk më pranojnë as brenda, e jo ma të kërkoj të fejohemi. Po ju drejtova drejt për drejt vëllait tënd, do të mbyllin ty në shtëpi. E vetmja rrugë është që ti të vish me mua në shtëpinë time, por kjo rrugë, të le pa shkollë të lartë, të ndan nga familja dhe gjithë të afërmit e tu.Lulemira filloi të qante, ishte në mes dy zjarresh, dashurisë që i gufonte në zemër për Burimin, dhe ndarjes nga familja dhe shkolla që e priste. Ajo vendosi ti dëgjojë zemrës, ndjenjës së dashurisë për Burimin, për momentin nuk i tha asgjë Burimit, por vetëm i tha natën e mirë, flasim neser, dhe iku drejt shtëpisë së sajë si zog i trembur.

Këto momente delikate po rikujtonte Burimi në hijen e lisit, duke vështurar me zili çiftin e pëllumbave, që vazhdonin të gudulisnin njeri tjetrin nëpër degët e lisit. Nga këto momente e shkëputi zëri i Lulemirës që erdhi si sorkadhe për mes livadhit.Çohu i tha Lulemira, tani janë të gjithë brenda nëpër shtëpi, në pushim të drekës, askush nuk rri jashtë nga vapa e nxehtë, hajde të shkojmë te shtëpia jote, unë e kam vendosur të martohemi bashkë. Dhe ashtu të dy bashkë u nisën drejt shtëpisë së Burimit, si me porosi mbi kokën e tyre fluturoj çifti i pëllumbave, që lanë lisin dhe u nisën drejt pyllit….



(Vota: 5 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora