E marte, 19.03.2024, 05:32 AM (GMT)

Mendime

Hilmi Saraçi: Prishtinë-Beograd, dialog i vështirë

E marte, 11.12.2012, 08:04 PM


Asgjë nuk është e thjeshtë dhe e lehtë në dialogun  ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës

Nga prof. Hilmi Saraçi

Asgjë nuk është e thjeshtë dhe e lehtë  në dialpgun ndërmjet  Beogradit dhe Prishtinës, prandaj duhet të punohet dhe të veprohet gjithnjë me kujdes dhe njohuri. Në këtë aspekt tani jemi lodhur dhe  me vështirësi po gjejmë rrugën e duhur të zgjidhjes se problemeve, sidomos në veri të vendit.. Tani siq po shihet dialogu ka fillua në nivel të lartë në mes të dy kryministrave, Hashim Thaçit dhe Ivica Daçiqit. Për dialogun me Serbinë gjithnjë ka kundërshtime nga “Vetëvendosja “ (opozita) e cila sikur  është e bindur se nga ky dialog  Kosova do të dëmtohet. Kjo edhe është afër mendjes së shëndoshë.Por rrugë të tjera përveç dialogut nuk ka  më të mira , prandaj në këtë fushë si opozita  ashtu edhe pozita duhet ta kenë një gjuhë të përbashkët për zgjdhjen e problemeve egzistuese në mes të Kosovës dhe Serbisë me anën e dialogut të përkrahur na Bashkësia ndërkombëtare (BE-a) dhe Amerika ….

Serbia është e vetëdijshme se Kosova është  shtet i pavarur dhe sovran

Më në fund Serbia në krye me Daçiqin, si duket është e vetdijshëm se Kosova është shtet i pavarur dhe i pranuar ndërkombëtarisht, prandaj në këto takimi sikur ka filluar të ndryshojë dhe  të pajtohet edhe për ato që nuk i ka menduar ( dashur) kurrë.Bashkësia Ndërkombëtare sikur është vonuar , kur me kohë nuk është angazhuar për zgjdhjen e problemeve, sidomos në veri të vendit, në zhbërjen e strukturave ilegale dhe kriminale të Serbisë, të cilat kanë krijuar pasiguri dhe frikë ndaj qytetarëve, sidomos ndaj komunitetit shqiptar, të cilët përkundër përpjekjeve për tu këthyer në shtëpië (banesat) e tyre që i kishin lëshuar me dhunë, po hasin gjithnjë në pengesa dhe kundërshtime të llojeve të ndryshme.Mendoj se UNMIK-u tani edhe EULEX-i nuk kanë qenë sa duhet të angazhuar për të ndihmuar në këtë drejtim ,në sigurinë dhe qarkullimin e lirë të qytetarëve edhe pas shumë incidenteve kriminale të strukturave paralele (kriminale) të Serbisë në një territor të shtetit tjetër -Kosovës Tani edhe janë duke penguar ndërtimin e shtepive të shqiptarëve dhe qarkullimin e lirë të tyre gjatë ndërtimit të shtepive. Disa rekomandime (propozime) të Albin Kurtit si ajo e pranisë së Policisë së Kosovës në disa lagje(me stacione) ku banojnë komunitetet joshqiptare është e arsyeshme , sepse “s’ka bashkim me Shqipërinë pa bashkimin e Mitrovicës”-thotë Kurti…

Përpjekje për ta pamundësuar funkcionimin e Zyrës Administrative të Kosovës

Tani dialogu  më në fund ka filluar pa ndonjë vështirësi të dukshëm, mirëpo disa sqarime pas këtij dialogu po interpretohen sipas “kutit” që po duket më i lehtë për t’u matë arsyeja para qytetarëve, sidomos para serbëve të rebeluar të veriut të vendit, të cilët tani e kanë parë se kjo sjellje e tyre ilegale dhe kriminale nuk do tu shkojë larg. Dialogu ka filluar me gjërat më të thjeshta , kurse për atë qensorën statusin e veriut të Kosovës për të cilin Qeveria e Kosovës gjithmonë ka deklaruar se nuk ka dialog për ndonjë status për veriun e vendit , përveç pakos së Ahtisarit tani siq po shihet kjo është bërë realitet , sepse përkundër disa marrëveshjeve që janë arritur më herët , veriu i vendit ende është duke krijuar destabilitet, me protesta dhe angazhime kriminale. Ata (serbët) duke u përpjekur që të pamundësojnë funksionimin e Zyrës Administrative të Kosovës , kanë plagosur zëvendësshefin e kësaj zyre,Dushan Milisavleviqin  që është angazhuar të punojë në bazë të institucioneve  të Kosovës. Ata (serbët e veriut) po mundohen duke mos zgjedhur metoda që të  pengojnë rrjedhat e dialogut në mes të Beogradit dhe Prishtinës, prandaj diplomacia ndërkombëtare (BE-ja) është e mendimit që kjo ecuri e zgjidhjeve të problemeve të shkojë pa përdorur dhunë ndaj rebeluesve të pranishme, duke menduar kështu se dalëngadalë të  gjenden zgjidhjet e grumbulluara  dhe të shkojnë në vendin e duhur.

Angazhimi i Blerim Shalës si koordinator në këto bisedime është mjaft i qelluar , kur dihet se në këtë fushë shala është mjaft i përkatitur dhe me përvojë.Në këtë dialog është dashur të angazhohen edhe të tjerë nga subjektet politike, por si duket për angazhime serioze sikur po hezitojnë të jenë të pranishëm.Mirëpo është gabin mos angazhimi në situata të tilla madhore për Kosovën. Disa komentime dhe sqarime te Shalës gjatë një emisioni televiziv ishin mjaft të qarta dhe kuptimplote.Në lidhje me këto sqarime dhe bisedime Hajredin Kuçi në deklaratën e dhënë kohë më parë është shprehur se me 10 ( dhjetë) dhjetor 2012 do të binden iluzionistët që Kosova nuk do të ndahet dhe nuk do të ketë organizim tjetër në veri të vendit , për të shtuar para Qeverisë se janë duke u bërë të gjitha  përgatitjet e nevojshme teknike për fillimin e zbatimit të marrëveshjevs  për  Menagjimin e  Intërgruar të Kufirit me Serbinë”. Mendoj se kjo marrëveshje në krahasim më të tjerat është mjaft e rëndësishme për realizimin e marrëveshjeve të tjera që janë dhe që do të paraqiten më vonë gjatë dialogut .Këtu mendoj për të zhdukurit , dëmët e luftës, penzionet e grabitura e të tjera…

Interpretime për të ”qetësuar” qytetarët, sidomos serbët e  kriminalizuar

Serbët e veriut të vendit si duket janë afruar, sa i përket kësaj marrëveshje Këtë afrim dhe “pajtim” e kanë pranuar pas një takimi që kryetarët e katër komunave paralele  të veriut të vendit janë takuar me presidentin e Serbisë, Nikoliq dhe struktura të tjera udhëheqëse të Serbisë. Ata  paskan marrë karancione për disa çështje të menagjimit të kufirit , për të cilin ata kundërshtojnë dhe nuk pajtohen.Kështu tani ata (serbët e veriut të vendit) do të lejojnë ndërtimin e vendkalimeve ndërkufitare. Ndërsa si kundërshpërblim paskan marrë garanci se nuk do të paguajnë doganën dhe taksa doganore, si dhe shfrytëzimin e të gjitha dokumenteve dhe tabelave të regjistrimit të veturave të cilat lëshohen nga MUP-i i Serbisë. Kështu kryetari paralel  i Mitrovicës, Kërstimir Pantiq ka thënë  se është tepër  i sigurt  se më nuk do të ketë mosmarrveshje në mes të Qeverisë  së Serbisë dhe serbëve të Kosovës. Mirëpo kjo nuk duhet të qëndrojë, është një interpretim si një “qetësim” të serbëvë të krininalizuar. Këtë e kanë hudhur si të pa bazuar mirë edhe organet përgjegjese të Qeverisë së Kosovës…Duke u bazuar në rrjedhat e arshme të dialogut në favor të Kosovës Ministri i Mbrojtes në qeverinë Serbisë , Vuqiq ka kërkuar  nga sekretari amerikan i mbrojtjes , Panetta në Pentagon që “popullata  serbe nuk ka besim në institucionet e përkohëshme të Kosovës”… Paneta në këtë rast paska shprehur mendimin për bashkëpunimin ushtarak me Serbinë duke u zotuar se në takimin  e Këshillit të NATO-s, në shkurt (2013)  “do të angazhohet për mbetjen e trupave  amerikane  në përbërje të  KFOR-it..Ky angazhim edhe në të ardhshmen është e mirëpritur edhe për Republikën e Kosovës..Ambasadorja amerikane Xhejkobson ka vlerësuar lartë  progresin e arritur në Kosovë, duke shprehur përkrahjen e fuqishme  të administratës amerikane  për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.”…

Haradinaj mjaft i përmbajtur dhe i sinqertë pas këthimi nga Tribunali  Hagës

Pas lirimit të parë  nga Tribunali i Hagës, Haradinaj pat dhënë deklarata të ashpra në adresë të Qeverisë së Kosovës, kryeministrit Hashim Thaçi dhe partisë së tij, ndërsa pat refuzuar që të takohet me shefin e  qeverisë. Por pas këthimit të dytë nga Haga  i pari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka ndryshuar qëndrimet në raport me të parin e Qeverisë, Thaçin. Mandje pas takimit me te, Ramush Haradinaj ka marrë  një dhuratë . nga kryeministri, përkatësisht Librin e Pavarësisë, i cili flet për procesin e shpalljes së pavarësisë. Pa dhuratë nuk ka shpëtuar as Thaçi, të cilit  Haradinaj i ka dhuruar një libër me veshje tradicionale shqiptare, të cilën ai ka thënë se “ua dhuron miqve” Për një koalicion të mundshëm është bërë fjalë mjaft.Për koalicionin e mundshëm kohë më parë  pata shprehur edhe qëndrimin tim se në këtë koalicion të zgjedhet  Haradinaj si kryeministër dhe Hashim Thaç si president më shpresë se këta si të bashkuar do të ndryshonin rrjedhat në të mirë të situatës ekzistuese në vend. Mirëpo tani mendoj se kjo vështirë se do të realizohet sepse kanë ndryshuar raportet dhe kjo me siguri do të mbesë deri në zgjedhjet e ardhshme. Ky koalicion po përseris edhe njëherë ndoshta do të ndihmonte në përmirësimine gjendjes së vështirë politike , ekonomike sociale e të tjera në vend, prandaj qendrimi i Haradinajt gjatë takimieve që pati me Thaçin e me struktura të tjera të subjekteve politike është mjaft me vend, sidomos në këto takime dhe vizita është treguar mjaft i matur, i përmbajtur dhe i sinqertë për përmirësimin e gjendjes se papërspektivë në vend. Ai bëri mirë kur vizitoi familjen e Ibrahim Rugovës dhe varrin e tij, Adem Jasharit dhe dëshmorëve të tjerë që dhënë jetën për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.Fjalet  e ish kryeministrit Ramush Haridanaj jepnin për të kuptuar se ai dëshiron vendin e kryeministrit, duke dhënë për të pranuar se ai do të luftojë pa kompromis krimin e organizuar korrupsionin , nepotizmin e te tjera dukuri negative dhe për bashkimin kombëtar, sepse vetëm në këtë mënyrë do të zgjidhen problemet e pranishme, prandaj kjo siq ka filluar, do ta shtonte përkrahjen e tij si kryeministër i Kosovës,Mirëpo temat kryesore që janë biseduar me Thaçin kanë pasur të bëjnë  për bashkëpunimin e marrëdhënieve  me Serbinë , agjendën zgjedhore  dhe reformën, si dhe proceset intëgruese  e në mënyrë indirekte edhe për një koalicion të mundshëm Ata gjithashtu janë pajtuar se ditët në vijim të intenzifikohet puna rreth arritjes së marrëveshjes së plotë për finalizimin e reformës zgjedhore, në mënyrë që zgjedhjet e radhës, ato lokale e parlamentare  të mbahen me kornizë të re ligjore. Gjatë bisedimeve  për reformën zgjedhore , si duket është lënë anash përseri çështja e ndryshimeve  në kushtetutë  lidhur me zgjedhjet presidenciale  që ishte planifikuar me amandamendin e pjesëshëm të kushtetutës  për kreun e zgjedhjes  së presidentit .Kjo është bërë  për shkak se tani të gjithë janë të bindur në vlerësimin e drejtë që Gjykata  Kushtetuese i ka dhënë  , duke pamundësuar ndërpremjen e mandatit të Jahjagës në vend të se cilës do të zgjidhej Hashim Thaçi…



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora