E hene, 21.10.2019, 09:20 PM (GMT+1)

Komente » Nexhipi

Reshat Nexhipi: Greqia me ''pupla'' iliro-shqiptare

E marte, 11.12.2012, 09:05 PM


Rast: Aktuelizimi i çështjes Çame

Historia  e  Greqisë  - e stolisur me ''pupla'' iliro-shqiptare

Në literaturën historike, thuhet: “Midis shqiptarëve dhe grekëve ka qenë përhapur shumë vëllamëria. Të dy palët pinin gjak me njëri-tjetrin dhe betoheshin me këto fjalë: “Jeta jote është jeta ime dhe shpirti yt është shpirti im”.

Ekskluzive nga Reshat Nexhipi

Hyrje e shkurtë

Titulli  i  artikullit  im,  ka    bëjë  me krijesat  hyjnore,  mitologjike, me herojt  e Luftës  së Trojës  dhe  Kryengritjes  greke të vitit  1821, me  figura    tjera    kalibrit evropian  dhe  botëror  nga  fusha    ndryshme  të jetës, të  cilët  i  evidentova ,,telegrafisht,, duke   larguar edhe   literaturën  e  shfrytëzar  me  qëllim  që numri  i  tyre    jetë  sa  më i madh. Nëse ka nevojë, mund  në çdo  moment    paraqes  literaturën,    skeptikët  dhe keqdashësit  mos më shpallin për sajues  ose romantik.

Disa konstatime që arësyetojnë titullin e këtij artikulli

(sipas rendit  alfabetik, dhe pa ndërhyrë në objektivitetin e tyre)

A.Falmajer, historian i famshëm gjerman Atikën  e quan  Shqipëria e re.

Adamant Koraisi, demokrat i madh grek: Nga shqiptarët e Hidrës dhe të Sulit, lindi marina tregëtare greke e ishujve.

Aristidh Kola: 90  përqind të  heronjve  të Kryengritjes  greke-1821, ja

  arbër (shqiptarë-R.N.).dhe se  pothuajse    gjithë heronjtë e asaj kry

engritje, ishin me gjuhë arbëreshe...Greqia, një kohë quhej edhe Shqipëria e Re.

Dh.Ispilanti, përfaqësues i shquar grek: Toskët janë pasardhës të hero

njëve  të Greqisë së vjetër.

Elefriadhi. Krijues grek: Grekët erdhën pas pellazgëve dhe ilirëve, prej të cilëve morën hyjnitë etj.

Elena Kocaqi: Kryengritja e v.1821 në Greqi ishte  kryengritje  e shqipta

rëve  të atij  vendi  për të çliruar trojet e tyre nga turqit dhe se ishte nxitur nga  jashtë dhe nga Ali Pashë Tepelena.

Gsiolkasi, linguist grek, më 1907:  Gjuha e sotme (shqipe-RN) që flitet në Fëllërinë ishte gjuha e Homerit.

Lamartini: Greqia duhet të cilësohet si Shqipëri.

Mathieu Aref:  Bashkëshortja  e  mbretit  të parë  legjendar  të Spartës-Oibalos(Balo)-Bateja, nënë  e parë e trojanëve, ishte  me zanafile ilire.

Porfirio, peshkop grek: Shqipëria lindi themeluesët e kombit grek.

Robert D’Angely: Emri  i  fiseve  të para të Helladës (Greqisë), Ahejcët ka të bëjë me fjalën  shqipe i hijshëm, i bukur...E gjithë Greqia më 1850 fliste shqip.

Venizellos,kryeministër grek: Popullsia e Epirit është me origjinë shqip

tare dhe flet gjuhën shqipe.

Krijesa më të njohura  hyjnore ,,greke,, me fjalë shqipe

(po e përsëris: janë mendime të shkencëtarëve të njohur)

Afërdita: Afron  dita, domethënë agim, bija e Zeusit.

Agamemnoni: Ai mendon, komandant i ekspeditës luftarake kundër Trojës.

Ahili (Akili): Qiell ose i lehtë.Trimi legjendar i tërë kohrave.

Amazonka= E ma zane (grindje), mbesa të Zeusit.

Aresi= Erez, nder. Zot i  luftës, baba i amazonkave

Artemida= art mi dha,hyjneshë.

Athina= e thëna.

Demetra (Dhemetra)=dhe,tokë,e dalë nga dheu, perëndeshe të tokës.

Dionizi=dy,di, baba i Afërditës.

Ekava= kall, ndez,  nëna e Parisit të Trojës.

Elena e Trojës= e lënë, e braktisura.

Enea, Eneu=e ndjeu, e kuptoi, djalë i Afërditës, pas Hektorit, u bë krye

komandant i Trojanëve.

Gigantët= gji, gegë,  djem të  pereënive Uranit dhe Geas.

Hektori= heq dorë, qëllon me dorë , trimi  legjendar në Luftën e Trojës.

Hesiona= e zënë, e kapura, bashkëshorte të Prometheut, lidhur me zin

xhir lakuriqe pas një shkëmbi në brigjet e Trojës.

Homeri= i mjeri, si ngushëllim që ka qenë i verbët.

Kiklopi (Polifemi)= sy, kokë.

Kroni= krye, kron, krua, babaj i  Zeusi.

Laerti= le urtë,  babai i Odiseut.

Meduza=mend, nismëtare e qytetërimit grek.

Minosi,= mi, sepse djali i tij Zeusi  qenka lindur në një shpellë ku ka pa

tur tepër minj.

Mnemozina= mend, mësoi, nëna e muzave, perëndeshë e kujtesës.

Molosi= mal, malësi, nip i Zeusit. Prej  tij doli emri molosë,  prej të cilë

ve rrjedhin epirotët  dhe Maqedonët e Vjetër, pra edhe Leka i Madh.

Muzat= mësim, 9 hyjneshave të shkencës, vajza të Zeusit.

Odiseu= udhëton.

Penelopa e Odiseut= peri, lyp  perin për të bërë pëlhurën e saj.

Posejdoni= po si e don, vëllait të Zeusit.

Reja= reja, erë, nënë e Zeusit.

Titanët= të tan, të gjithë. Familja e titanëve ishte më e vjetër edhe se Zeu

si dhe sundonte me tërë botën. Përbëhej prej 12 vetave, 6 motra dhe 6 vëllezër. Baba kishin Uranin, kurse nënë dhenë-tokën. Titani më i njohur ishte Prometheu, kurse hero më i madh ishte djali i Zeusit -Herakleu,prej të cilit ka marrë emrin qyteti i vjetër i Manastirit- Heraklea Linhkestis,që do të thotë qytet i linkestve ilirë, nga gjiri i të cilëve ka dalë gjyshja e Lekës së Madh.Përndryshe, themelues i Heraklesë ishte  Bardhyli.

Urani= i erët, vend i reve. Njihet edhe si baba i Afërditës.

Disa figura historike,,greke,, me origjinë shqiptare

Heronj, të shpallur nga    Qeveria greke: Ago Myhyrdari, Ago Vasiari, Anastas Gjirokastriti, Andrea Miauli, Dhimitër Plaputa, Gjeko Bej, Hasan Bellushi, Kiço Boçari, Myrto Çali, Noti Boçari, Odise Andruço, Sulejman Meto.

Kryetarë shteti: Gjeogjio Kundurioti, Kapo D Istria- kryetar i parë i shtetit grek, Pavlos Kundurioti, kryetar i parë i Republikës së Greqisë, 1923-1926.

Kryeministra: Aleksandër Diomidhi, Aleksandër Koriziu, Aleksandër Zaimi, Emanuel  Repili, Diomidh Qiriako, Gjeogjio Kundurioti, Jani i Ri Kolokotroni, Pavlos Kundurioti, Petro Vulgari.

Aakademikë: Aleksandër Diomidhi,  Angjelo Gjini, Dhimitër Egjiniti, Dhi

mitër Kaburoglu,  Gjeorgjio Sotiriu, Kostandin Horemi, Maksim Miço

pulos, Teofili Voreasm, Vasil Malamo, Vasil Egjiniti.

Piktorë: Biskimi, Gizi,  Jani Altamura, Jani Kuçi,  Niko Egonopulo, Niko

lla Voko, Polikon Lebes, Stamat Lazaru, Taso Haxhi etj.

Më të njohur

Andon Krieziu, si kryeministër, në v.1865 shpalli kishën autokefale gre

ke, duke e ndarë përgjithmonë nga varësia e  Stambollit.

Aristoteli. Për përkatësinë ilire të këtij filozofi, me famë botërore, eduka

tor i Lekës së Madh, veç të tjerëve, shkruan edhe shkencëtari amerikan dr.Serget Doucet.

Athanasio Miauli, agjutant i mbretit Oton të Greqisë, kryeministër etj.

Dora Bakojani, ministre e Jashtme, nga e ëma shqiptare.

Dhimitër Vullgari, si kryeministër bëri bashkimin e 7 ishujve të këtij shteti.

Eleni Bukura. Piktore me famë botërore,femra e parë piktore e Greqisë pas kryengritjes së v. 1821.

Jani Altamura. Mbreti i Greqisë  Gjeorgji I, i mahbnitur nga pikturat e tij dha  urdhër që të dërgohet  për studime në Akademinë  e Arteve  të Bukura në Kopenhagë të Danimarkës, etj

Jani Bukura, ndërtoi teatrin e parë  prej  guri të Greqisë së Re në Athinë.

Jani Kapadistria, kryetar i parë i shtetit grek.

Julian Bulku, koreograf i cili ka marrë përsipër  performancën e përfaqë

simit të Greqisë  në Eurovision 2008.

Karolas Papulas- Kryetari  aktual.

Teodor Pangallos. Me Dhimitër  Egjinitin, themeloi Akademinë e Athi

nës. Hoqi kufirin midis Greqisë dhe Shqipërisë, me ç’rast shumë djem shqiptarë studiuan falas në shkollat e Athinës.

Tombazi. Kjo familje  me shpenzimet e veta ka mbajtur 4 anije luftarake të cilat i vuri në shërbim të Revolucionit grek të vitit 1821, kundër push

tuesëve osmanë.

Vende në Greqi me fjalë shqipe

(Mendime të shkencëtarëve të njohur)

Andra=ëndra, ishulli, me 27 fshatra shqipfolës.

Pella=pela,ose pellg, vendlindja e Lekës së Madh.

Argos= ar,arë, qytet, të cilin sipas konsullit  anglez,Pukëveli, nga rrënojat e kanë ngritur shqiptarët.

Atika= aty, yni, vend i njohur si “zemra e Greqisë”. Në shek. XV, i ba

nuar ekskluzivisht me shqiptarë. Konsulli i Francës, Zhan Kird, më 1647, ka  vërtetuar se  tërë luftëtarët e  Atikës ishin të gjithë arvanitë.

Delfi= del, hyn, tempull ku  njerëzit hynin e delnin, duke shpënë  dhurata.

Epiri= i epërm, i sipërm,i lartë.E njëjta vlen edhe për emrin Pirro.

Greqi= gra të bukura.

Korint= Korr, me korr, me vjel, fitore.

Kreta= ku u rrit, vend ku u rit Zeusi.

Mikena= miq jena,jena miq.

Disa shënime të tjera interesante

(Sipas rendit alfabetik)

Akropol. Më 1826, këtë tempull të njohur të Athinës  e kishte shtënë në dorë  udhëheqësi shqiptar Nikollë Kryezoti, i cili aty hyri me forcë, bash

kë me 450 bashkëluftëtarët e tij kundër forcave osmane.

Aleksandër Korizi.  Si kryministër  pas një mbledhje të vështirë të këshi

llit të ministrave, më 18 prill 1941, kur u kthye në shtëpi, vrau veten.

Aristidh Kola: Gratë  shqiptare, monedhat  e Lekës së Madh i  mblidhnin dhe i varnin në gjerdanët e tyre.

Armatolë dhe kleftë. Shumica e këtyre luftëtarëve për çlirimin e Greqisë ishin shqiptarë. Vendi i shenjtë i tyre  ishte Olimpi, në të cilin jetonin 12 perënditë ,,greke,,me origjinë pellazgo-ilire, 6 femra 6  meshkuj.

Athina. Robert D’Angely:Athina është vend shqiptar, Mitat Frashëri:  Sipas Pukëvelit, Athinën e kanë gjallëruar shqiptarët.

Athina, Muzeu Kombëtar,Athinë. Mehdi Frashëri: Në të tregohen fytyrat e heronjëve të luftës për pavarësinë greke...kanë kostumin shqiptar.. Xhavella, Boçari, Meksi, Kollokotroni, Mjauli edhe Bubulina, etj. Më pas Medi Frashëri, konkludon se “gjaku i ri shqiptar rilindi Greqinë e Re”. Prandaj, nuk ishte e rastit që Greqia në histori njihet edhe si Shqipëri e Re.Në këtë Muze,ndodhet edhe tabloja e Bajronit me kostum shqiptar të cilin ky poet i famshëm e mbajti veshur gjatë gjithë shtegtimeve të tij.

Athina, Panathinaikos. Stadium madhështor, i ngritur edhe me shpen

zimet  e bëra  nga  ana e milijarderit shqiptar Vangjel Zhapa nga Ruma

nia, por me origjinë nga Gjirokastra.

Athina,stadiumi olimpik. Projektant Qemal Butka.

Bellkameni. Në këtë fshat, rrethi i Fëllërinës, në Jug të Manastirit, në kohën e Turqisë, tërë banorët ishin shqiptarë.

Durbalia, Teqeja bektashiane. Ishte  ngritur në një vend të mrekullue

shëm piktoresk, në afërsi të hekurudhës. Shahin Kolonja,dhëndri i  Naim  Frashërit, shkruan  se Teqeja në fjalë, më tepër lulëzoi në kohën e Baba Muharremit, nga Gjirokastra. ,,Sa ishte gjallë ky-shkruan Shahin Kolonja, 100 shqiptarë shkonin e 200 vinin, 20-30 deshë therreshin në ditë. Atje mund të gjejë çdo ditë plot njerëz të varfër e të papunë, atje hanin, atje flinin e s’u thoshte  njeri pse rrini e pse nuk shkonin”. Teqeja pra, kishte hapur dyert për çdo njeri. Në lidhje me Teqenë e Turballisë, kënga popu

llore thotë: “Të keqen o Turballi, me dervishët që nxjerr ti, ç’i dërgon në Shqipëri, bën shqiptarët bektashi”.

Eksamilini i Greqisë. Në këtë vend të Thesalisë, gjatë vitit 1423, në një betejë të ashpër me forcat osmane, u vranë 800 shqiptarë në mbrojtjen e Greqisë nga osmanët. Me kokat e tyre u ngrit një Kullë, kurse disa muaj më vonë, përmbi mureve të Janinës, ishte ngritur një piramidë me 2000 koka shqiptarësh.

Enciklopedia greke, vëllimi 19, f. 873: Pellazgët ishin  paraardhësit e shqiptarëve të sotëm (Ilmi Veliu, Skenderbeu, Kërçovë, 2005, f.32 dhe Lajm, 26 shtator, 2009- Rahim Ganiu). Ky konstatim, nëse është i saktë,

I  jep fund dilemës për origjinënh pellazge të shqiptarëve.

Hidra. Mitat Frashëri: Ky ishull ishte thjesht shqiptar. Banorët e parë që filluan të banojnë dhe krijojnë kushte për jetesë, ishin dy vëllezër shqip

tarë, Llazari dhe Zerva, më 1580. Pas tyre, erdhën edhe familje të tjera shqiptare, kështu që më 1823 u grumbulluan rreth 40.000 sish.

Hidra, pozita dhe detaria. Çdo shtëpi ishte vendosur mbi një shkëmb të izoluar, sepse edhe tërë ishulli është shkëmb i lartë dhe i thepisur. Prandaj shqiptarët e këtij vendi merreshin zakonisht me lundrim dhe ishin lundër

tarë të mrekullueshëm, të njohur në histori, si zogj të detit.

Hidra…Hidra ka qenë “Kështjella e parë e lirisë greke”-thuhet në litera

turën historike dhe shtohet se “Marinarët e Hidrës janë krenaria dhe mbështetja e Greqisë. Demokrati i madh grek, Adamant Korasi, shqip

tarët e Hidrës i quan “argonautë të rinj”, të cilët bënin udhëtime të gjata në portet e Italisë dhe Francës, dhe furnizonin popujt me grurë në kohën e zisë.

Hilendar. Këti  manastiri  të famshëm, Gjoni, babai i Skënderbeut, i ka

falur disa fshatra të rrethit të Dibrës, dhe atje qëndrojnë emrat e djemve të tij. Një vëlla i Skënderbeut u bë murg dhe vdiq në kishën e Hilendarit. Atje u ngrit edhe një pirg (kullë) shqiptar, etj.

Hilendar... Studiuesi Moikom Zeqo, shkruan se aty  është gjetur piktura e Skënderbeut, që është një zbulim i rëndësishëm dhe që ruhet aty edhe sot e kësaj dite. Kjo pikturë gjindet në mes të librave të patriarkut me ori

gjinë shqiptare, Nifon, i cili e ka njohur shumë mirë vetë heroin tonë kombëtar.

Homeri.  Xhorxh F. Wiliams në “Flakën”, e 12 dhjetorit, 2003, konstaton se veprat e Homerit “Iliada” dhe “Odiseu”, janë shkruar në gjuhën me rrënjë shqipe. Në një shkrim tjetër po të njëjtës gazetë, shtohet se “Homeri fliste fjalë shqipe Lamartini, Homerin e konsideron të një gjaku me Lekën e Madh dhe me Skënderbenë.

Korfuzi.  Në këtë ishull , në v. 1443 u vranë mbi 1000 shqiptarë, kurse udhëheqësi i tyre, Depë Zenebishi u rrop i gjallë.

Kosturi. Këtë qytet, tregon e kanë ndërtuar edhe dy vëllezërit Muzaka. Muzakajt, më 1384/85 aty ngritën edhe një kishë e cila qëndron në këmbë edhe sot e kësaj dite dhe mban emrin “Athanasi i Muzakajve”. Hiqmet Kica, në “Faktin” e 29 majit, 2006, shkruan se në vitet 1920-1926, rreth 35.000 shqiptarë, banorë të 24 fshatrave të Kosturit dhe 14 të fshatrave të Fëllërinës u dërguan me forcë në Turqi.

Kreta.Spiro Kondo: “Banorët e Kretës së vjetër ishin shqiptarë”, Aristidh Kola:    statujën e Kretës, veshja e perëndeshës është njëlloj me veshjet e grave të Shqipërisë së Veriut (Mirditë)”.

Morea dhe Bajroni. Ky, në kujtimet e tij, shkruan: “Kur më 1810, më zunë ethet e forta në More, shqiptarët ma shpëtuan jetën duke iu kërcë

nuar mjekut se do t’ia shkurtonin kokën nëse nuk shërohesha brenda një kohe të shkurtër”.

Morea, kënga. Fjala është për këngën e njohur  “Moj e bukura More”, me të cilën  arbëreshët me vargje dhe melodi specifike, kujtojnë me nosta

lgji varret që lanë në More, pas largimit të tyre në Itali. Kjo këngë ruhet në disa variante edhe sot dhe duket se është kënga më e popullarizuar te shqiptarët e Italisë.

Morea, Naim Frashëri, ka shkruar: kush e bëri Morenë, gjithë shqiptarë qenë. S ishin  shqiptarë  Marko Suli, Xhavela e Mauli, Bubulina  dhe  Ka

nari, shqiptarë, bir nshqiptri.

Olimpia, nëna e Lekës së Madh. Sipas Mathea Arefit, emri  i saj  ka të bëjë me fjalët fshqipe o e lumja.

Tarsosi. Udhëheqësit e ushtrisë turke, me tradhëti, duke ua prerë edhe ujin, në fund mundën ta zaptojnë  këtë qytet dhe ta rrethojnë Kështjellën ku gjende­shin shqiptarët. Këta të fundit u përpoqën të dilnin, por, 20 prej tyre u zunë, iu coptuan eshtrat e duarëve dhe të këmbëve me tokmak dhe në atë gjendje të tmerrshme vdiqën në truallin e sotëm grek. Vendi ku u bë ky ekzekutim i egër u quajt në turqisht tokmaksari, që do të thotë-Kështjella e eshtrave.

Vangjel Zhapa. Milioner i shquar nga ana e gjirokastrës, i shpërngulur në Rumani. Gjatë vitit 1859 inicoi dhe sponzoroi Lojrat e para olimpike moderne.Më pas derdhi edhe disa milione për Universitetin dhe Akade

minë e Athinës, prandaj edhe Qeveria greke, në shenjë falenderimi, e emë

roi Konsull të saj në Bukuresht, kurse në hyrje të pallatit “Zappian” të Athinës u ngrit edhe një monument i madh në përkushtim të këtij shqip

tari por me shpenzimet e tij.

“Zappion” i Athinës. Punimet zgjatën 14 vjet dhe shiritin e inagurimit e preu kushëriri i parë i Vangjelit, Konstandin Zhapa, i cili shkoi enkas nga Rumania në Athinë. Përndryshe, pallati në fjalë, i cili për nga bukuria quhet edhe si “Stoli floriri”, zë një sipërfaq prej 2.420 m2, dhe rrethohet nga një mjedis i gjelbëruar që arrin në 268.216 m2. Në të dy anët e hyrjes kryesore janë të vendosura mbi piedestale të larta monumentet e Vangjel Zhapës dhe kushëririt të tij të lartpërmendur.

Ps. Me  një  pjesë    madhe    konstatimeve    lartpërmendura,  perso

nalisht  nuk  pajtohem,  por,  në mungesë     kontraargumenteve,  nuk  i  demantova  dot. Këtë  nuk  e bëra  edhe  për  shkak  se  autorë      tyre  janë shkencëtarë dhe poliglotë  të njohur. Megjithatë, ata lexuesë që dispo

nojnë me kontraargumente duhet të  polemizojnë me ta, me  qëllim  që të

mbrimë deri te e vërteta,edhe pse ajo në histori është relative.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT