E marte, 23.04.2024, 03:47 PM (GMT+1)

Kulturë

Xhevahir Cirongu: Vajza me emrin Erta!

E hene, 10.12.2012, 07:12 PM


Xhevahir Cirongu

Vajza me emrin Erta!

(Këtë poezi ia kushtoj vajzës të shokut tim që jeton e punon në Romë)

E çuditshme qënka kjo jetë!?
Kur linda unë,
Ishte muaji gusht.
 ...E datës  pesëmbëdhjetë!

Dikush në gjumin e ëndrrës
Erdhi e u ndal te unë, 
Pastaj, më foli me të vërtetë
 duke më thënë:
 Ditëlindjen e ke me një  Poet!

Nga qielli u këput një yll
Pastaj, dalëngadalë
ai erdhi,
E mbi vetullën e vajzës
Xixëllonjë aty mbeti.

Atë ditë të çelën
Lulet qiellore në zemër,
Dhe  hëna mes yjesh vezullimesh
nuk vonoi                    
Por shkroi me gërma të arta
ERTA!

Pastaj, me tingullin
e vargut              
Poeti të përshëndeti:   
Lule e bukur, Tunjatjeta!

Durrës,9.12.2012



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora