E premte, 19.04.2024, 08:54 PM (GMT+1)

Mendime

Halit Berisha: Një shekull rreth flamurit të përbashkuar

E hene, 10.12.2012, 08:37 PM


Një shekull rreth flamurit të përbashkuar

Nga Halit Berisha - Neulußheim, Gjermani

Si çdo vit që lam pas, ashtu edhe sot jemi mbledhur për të nderuar historinë kombëtare dhe krenarinë që ka çdo shqiptar.

Jemi këtu larg atdheut, krenar? për këtë festë të madhe, krenarë për historinë tonë, për flamurin me të cilin luftuan qindra e mijëra luftëtarë shqiptarë. Kjo festë shënon festën e të gjithë shqiptarëve si në atdhe ashtu dhe në mërgim.

Në 100 vjetorin e pavarësisë, një ndër më të rëndësishmit në historinë kombëtare, lavdia përjetësia dhe krenaria u takon rilindasve, dëshmorëve, martirëve dhe heronjëve të kombit.

Ata ia falën lirinë atdheut. Ata në këtë 100 vjetor të pavarësisë vinë krenarë për të mos vdekur kurrë, sepse ranë në altarin e lirisë për ne,për çdo pëllëmbë dheu  të shqiptarisë.

Këto ngjarje përveç që janë të ngulitura në kujtesë, janë të shkruara edhe në historinë tonë, e cila na bën të mburremi e që na identifikon me vetëm një qëllim: të mbajmë e të kultivojmë vlerat tona që kemi si popull.

Jemi një komb me rrënjë të thella,pellazge, bujar, fisnik e human me një hapsirë gjeografike kompakte, me një histori dhe tradita autentike.

Në jet?n e nj? kombi, padyshim q? dita m? e lavdishme ?sht? ajo e pavar?sis?. Ky akt ?sht? nj? ngjarje kulmore n? historin? e tij, si popull i qytet?ruar, sepse ka t? b?jë me vet identitetin dhe prosperitetin e tij komb?tar.

Vendosshmëria e Ismail Qemalit, Hasan Prishtinës,Luigj Gurakuqit e shumë burrave dhe atdhetarëve tjerë krijoi kushte për ngritjen e flamurit n? Vlor? n? vitin 1912. Ishte një akt me rëndësi jetike për popullin shqiptar, i cili përmbylli një epokë të tërë luftërash e përpjekjesh shekullore për të formuar shtetin e lirë kombëtar shqiptar. Shpallja e pavar?sis? ishte nj? fitore e përbashkët e të gjitha trojeve shqiptare nga Kosova gjer në Çamëri, prej brigjeve të Adriatikut e deri tek pellgu i Shkupit, duke marrë pjesë aktive me pushkë, penë e para për çlirimin kombëtar, ku vunë gurëthemelin e fundamentit t? pavarësisë s?

Ngritja e flamurit dhe shpallja e pavar?sis? ?sht? b?r? n? em?r t? t? gjitha trojeve shqiptare. Shqip?ria trajtohej si nj? e pandar?. Edhe n? rrafshin nd?rkomb?tar qeveria e Ismajl Qemalit p?rfaq?sonte gjith? kombin shqiptar. Fatkeq?sisht nje varg rrethanash t? brendshme dhe t? jashtme b?n? q? k?to p?rpjektje t? mos arrijn? objektivin, çlirimin e t? gjitha trevave shqiptare.

Secili nga ne duhet të ndihet fatlum që ka prekur ëndrrën e shumë

gjeneratave që sakrifikuan dhe u flijuan për këtë ditë. Viteve që do vijnë pas, nderimi dhe respekti për ata që ranë për liri do të jetë i pafund e ne nuk do të rrimë fjetur në dit?lidjet e p?kujtimet e deshmorëve t? cil?t jetrat e tyre i bën? themel të këtij shteti.

Tani populli shqiptar po ecën i sigurt drejt së ardhmes, e cila do të ofrojë sukseset, por edhe sfidat. Është pikërisht kjo e ardhme që na fton të jemi në krye të përgjegjësive p?r t? mbajtur themelet e vendit ton? t? pal?kundura ashtu si ishte d?shira e t? gjith? shqiptar?ve p?r t? qen? t? lir? dhe t? pavarur.

Pavar?sia e Kosov?s, p?r ne dhe brezat e ardhsh?m ka krijuar kushte  t? volitshme p?r bashkimin e teritoreve shqiptare dhe zgjedhjen p?rfundimtare t? shqiptar?ve n? Ballkan.

Integrimet ndërshqiptare dhe ribashkimi kombëtar paraprakisht kërkon një treg të lire dhe të përbashkët ekonomik që do të kishte për synim zhvillimin, promovimin dhe bashkimin për projekte tjera kulturore e arsimore në rrafshin gjithëkombëtar ku jetojnë shqiptarët dhe për të fuqizuar rrugën e tyre drejt integrimeve euro-atlantike.

Sot si komb kemi b?r? kthesa t? m?dha. Hapen portat drejt integrimeve n? aleanc?n veri-atlantike dhe bashkimit  evropian. Integrimi n? bashk?sin? e kombeve t? lira dhe t? barabarta ?sht? synimi dhe objektivi yn? i p?rbashk?t.

Gjatë tërë këtij viti manifestimet për 100 vjetorin ishin madhështore, emocionale dhe krenare. Sikur të vështrojmë nga dy kënde ai kombëtar dhe ekonomik  mund të konkludojmë se bashkimi kombëtar, kulturor dhe ai shpirtror ka avansuar disa dekada përpara. Gjithashtu janë shpenzuar mjete te konsiderushme monetare të cilat kanë ndikuar drejtpërdrejt në mirëqenien e qytetarëve në të gjitha trevat shqiptare.

Kur një popull dëshiron të ketë liri dhe ia vë vetes si detyrë për ta realizuar, domosdo që do t’ia arrijë. Populli shqiptar dëshiroi të jetoj i lirë dhe ashtu e bëri. Populli shqiptar dëshiron të jetoj në të ardhmen i bashkuar. Edhe ky synim i tij patjeter se do të arrihet. Historia e tregon këtë të vërtetë.

Andaj, ju p?rg?zoj të gjith?ve q? edhe pse larg m?m?dheut ne gjithmon? jemi s? bashku n? çdo fest?, gj? q? d?shmon se me zem?r e shpirt jemi gjithmon? atje.



(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora