E premte, 26.04.2024, 12:54 AM (GMT+1)

Mendime

Hasani: Haradinaj - legjendë e gjallë e Kosovës (1)

E diele, 09.12.2012, 07:31 PM


Ramush Haradinaj - legjendë e gjallë e Kosovës (1)

Nga Ismet Hasani

*Shpallja e pafajsisë dhe kthimi i Ramush Haradinajt nga Haga solli një moment të ri në raportet politike në Kosovë. Amullia që mbretëronte prej kohësh ku edhe pozita edhe opozita silleshin sikur e kishin humbur rrugën në oborr, duke mos ditur se si të dalin nga mjegulla, sepse as pushteti as opozita nuk i kishin numrat dhe njëkohësisht ia kishin dronë zgjedhjeve të parakohshme, tani po e shohin rrugëdaljen. Me Ramushin, dhe me mandatet e AAK-së në Kuvendin e Kosovës, që një kohë kanë qenë tejet asnjanëse, mjegulla e numrave ikën dhe llogaritja e tyre nxjerr solucione decidive, qoftë në favor të zgjedhjeve të parakohshme, qoftë për rikomponimin e koalicionit dhe të Qeverisë.

* Për të qenë sa më i drejtë ndaj lexuesit, jam përpjekur që titullin e vënë ta ilustroj me material faktesh të cilin e kam përshkruar përmes këtyre nëntitujve:

1. Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar

2. Ramush Haradinaj shpallet i pafajsshëm

3.  Deklaratë e Kryeministrit të Kosovës, z. Ramush Haradinaj kur dha dorëheqje për t'iu përgjigjur thirrjes se Tribunalit të Hagës:

4. Lufta me ”drejtësinë” dhe fitorja e tretë e R.H.

5. Pritja e R.H. si  një hero…

6. Nice - prokuror i Tribunalit të Hagës: Rasti Haradinaj- turp për Tribunalin

7. Lirimi i R.Haradinjat e zemron Serbinë...

8. Rusi: Lirimi i Haradinajt paraqet drejtësi selektive/përzgjedhur

9. Nice: Karla del Ponte e ngarkuar me shumë gabime....

10. A mund të quhet ”Epoka e Haradinajt?!”

11. Pesha e Ramushit

12. Dy standarde të pritjes se Ramushit

13. Bisedime për kryeministër

14. Ramushi takoi Ambas. Jacobson

15. Ramushi bëri homazhe të varri i dr.I.Rugovës

16. R. H. te Kompleksi memorial në Prekaz dhe piu kafe në Odën e Rifat Jasharit:e-m,2.12.

17. Ramushi ka ndryshuar plotësisht...

18. Ramushi: Jasharajt janë themeli i lirisë

19. Ramushi i gatshëm të bashkëpunoj me Thaqin

20. Poezi- kangë kushtuar kthimit Triumfal të gjeneralit

21. Ramushi - komandant i UÇK-së

22. Kush është Ramush Haradinaj?

23. R.H. - nga ushtar në politikan...

24. R.H. kundërshton bisedimet me Beogradin (2009)

25. R.H. - Qytetar nderi në Gjirokastër

26. Ramushi kthehet dhe kerkon kualitet qeverisës

27. Qytetarët përshëndesin Vendimin e Hagës

28. Karla del Ponte për Ramushin...

29. Kosova dhe Shqipëria kërkojnë hetime ndaj Karla del Pontës

30. Shtypi gjerman për lirimin e Haradinajt(e-mail:3.12)

31. Deputetët shqiptarë .në Maqedoni përshëndesin lirimin e R.H.

32. Shqiptarët e Luginës së Preshevës presin më entuziazëm R.H.

33. Krejt politika shqiptare i gëzohet lirimit të Ramush H.

34. Thaqi president , Ramushi Kryeministër i Kosovës

35. R. Haradinaj i ka dy opsione...

36.  Kosova pas Ramushit: Raporti nr.163_kosovo_after_haradinaj_albanian

Prandaj, lexuesë të respektuar, keni durimin dhe përcjellni me kujdes titujt dhe nëntitujt e paralajmëruar!

1. DREJTËSIA E VONUAR ËSHTË DREJTËSI E MOHUAR

Një nga tragjeditë e mëdha të jetës, që të bën të dëshpërohesh është edhe ajo dhëmbshuria e përzemërt e "miqve të vjetër", që s'kanë qenë kurrë miq.

Edhe sikur të ishin ndarë midis njerëzve të gjitha pasuritë, sikur të iu kishin njohur të gjitha të fshehtat e shkencës dhe jetës, megjithatë do të ishin të mjerë dhe fatkëqinj pa drejtësinë, sepse vetëm drejtësia është mirëbërëse, e durueshme, armike e së keqës, e besueshme, e pamposhtur dhe e patundshme.

Né u shërbejmë brezavet të ardhshëm, por s'duhet  të harrojmë edhe veten ,se jeta jetohet vetëm një herë.

Është krim i vërtetë të ndiqet e të burgoset njeriu pse çfaq mendimet e tija për problemet e ndryshme politike.

Drejtësia e vonuar është sikurse ilaqet e vonuara.

O drejtësi! Sa padrejtësi bëhen në emrin tënd!

E drejta nuk ishte në anën e atyre që na mposhtën me tanke; sot ata vetë janë detyruar të rishikojnë qëndrimin e tyre, duke hedhur sytë nga reformat dhe liberalizmi.

Historia nuk njeh ndonjë rast që zhvillimi të ketë ardhur nga dhuna dhe frika, përkundrazi, atje ku ka liri, ai vjen në mënyrë të pashmangshme.

Idetë e padrejta luftohen me anën e ideve të drejta dhe jo me burgje dhe me terror.

Kur dhuna dhe padrejtësia ngrihen në sistemin shtetëror, vendi i njerëzve të ndershëm është në burg.

Në demokraci shteti dhe qytetari barazohen, janë një dhe kanë një fat, kurse në diktaturë shteti është një vegël e pushtetarëve politikë dhe armik i popullit.

Diktatura duhet luftura që në shenjat e para, se pastaj është e vështirë të mos biesh, kur të gjitha vlerat  janë shembur, kur poshtërsia quhet virtyt, kur tradhtia ngihet në ligj, ndërsa nderi dhe dinjiteti nëpërkëmbet dhe merret si shkelje e detyrës.

Kur njoha botën më mirë, dhe më erdhi mbarë të hedh një shikim më të qetë të shpifësit/hipokritët e mi, atë kohë kur pashë se me ç'skotë kisha të bëja, thashë o Zot, ngrita ballin dhe një krenari më mbuloi në zemër, atëherë pashë veten të madh, përballë rrumaducëve që më vinin rrotull, pashë sa meskinë ishin idetë e tyre.

Një botë frike, tradhëtie e torture, një botë kurthngritjesh dhe zëniesh në kurth, një botë që, me kalimin e kohës teksa përsoset, do të bëhet jo më pak, por më shumë e pamëshirshme.

Historia ndëshkon pa mëshirë njeriun që s'e kupton atë, por e lartëson, e bën yll, në arriftë ta kuptojë e të ecë sipas diktatit të saj.

*

Historia e gjykimit kunder Haradinajt

Pas vetem 100 ditesh ne zyre si kryeminister i Kosoves, Haradinaj dha doreheqje nga ky post ne 2005, iu dorezua Tribunalit Nderkombetar per Krime Lufte ne ish-Jugosllavi, shpenzoi dy vite ne qendren e paraburgimit ne Hage, dhe nje vit tjeter ne arrest shtepiak ne Prishtine para se Tribunali ta lironte me 3 prill 2008 nga te gjitha akuzat per involvim ne sjellje te paligjshme perderisa ai ishte komandant ne Ushtrine Clirimtare te Kosoves.

Pas lëngimit në burg prej më se dy vitesh pa e ditur gjatësinë dhe rezultatin e gjykimit të tij, Ramush Haradinaj do të lirohet së shpejti përkohësisht nga burgu i Tribunalit Ndërkombëtar për Krime Lufte në ish-Jugosllavi. Dhoma e Apelit e mori këtë vendim pasi prokuroria i dha fund rastit të saj në gjykimin e pjesshëm të Haradinajt dhe dy të akuzuarve të tjerë, Lahi Brahimaj dhe Idriz Balaj, dhe pasi Dhoma mbajti një dëgjim të statusit me 2 Maj. Në këtë dëgjim për statusin, gjykatësit gjithashtu vendosën të dëgjonin argumentet përmbyllëse nga Mbrojtja me 25 e 26 qershor, para së cilës Haradinaj do të kthehet prapë në gjykatë.

*

Ramush Haradinaj, ish-kryeministri i Kosovës dhe komandant i respektuar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, u lirua nga të gjithat akuzat për krime lufte para Tribunalit Ndërkombëtar për Krime Lufte për ish-Jugosllavine në Hagë në vitin 2008. Në një kthesë të paparë, Haradinaj u arrestua përsëri në korrik të 2010-së, pasi Gjykata e Apelit e bindi Tribunalin se një gjykim i pjesshëm ishte i duhur – kinse Prokuroria nuk kishte kohë të mjaftueshme të bindte dy dëshmitarë vendimtarë që të dëshmojnë. Kjo e bëri Haradinajn të akuzuarin a parë ndaj të cilit u rrëzua vendimi për lirimin nga të gjitha akuzat qysh kur Tribunali u themelua në 1993.

Në dhjetor të vitit 2010, Haradinajt iu mohua lirimi i përkohshëm nga gjykatësit e Apelit të Tribunalit që te ishte me gruan e tij, Anita Muçaj, kur ajo lindi djalin e tyre të tretë në Janar të vitit 2011. (Çuditshëm, Gjykatësi kryesor Patrick Robinson, i cili pjesërisht nuk ishte pajtuar me regjykimin, argumentoi se Haradinaj mund të shfrytëzonte lirimin e tij për ti kërcënuar dëshmitarët.) Gjykimi i pjesërishëm i Haradinajt filloi me 18 gusht, 2011. Gjykimi u ndërpre pak pasi filloi dhe vazhdoi me 13 shkurt, 2012 – vetëm për tu ndaluar sërish kur njëri prej dëshmitarëve kryesorë të Prokurorisë, një dëshmitar i mbrojtur, nuk u paraqit në gjykatë.

Edhe pse vendimi per ti liruar me kusht perkohesisht Haradinajn eshte per tu pershendetur, megjithate une besoj se është koha që ta vizitojmë rastin e Haradinajt para Tribunalit – të pyesim pse rasti u rihap, dhe pse ka një zgjatje të paarsyeshme të zhvillimit të gjykimit. Kjo e fundit është shkelje e Konventës Evropiane mbi të Drejtat e Njeriut të kërkesave për shqyrtimin a rasteve gjatë një kohe të arsyeshme. Për ti shqyrtuar këto çështje, është e nevojshme që ti shikojmë historinë e këtij rasti.

*

Pas vetem 100 ditesh ne zyre si kryeminister i Kosoves, Haradinaj dha doreheqje nga ky post ne 2005, iu dorezua Tribunalit Nderkombetar per Krime Lufte ne ish-Jugosllavi, shpenzoi dy vite ne qendren e paraburgimit ne Hage, dhe nje vit tjeter ne arrest shtepiak ne Prishtine para se Tribunali ta lironte me 3 prill 2008 nga te gjitha akuzat per involvim ne sjellje te paligjshme perderisa ai ishte komandant ne Ushtrine Clirimtare te Kosoves.

Dhoma e Gjykates vendosi se nuk kishte prova te mjaftueshme per existencen e nje "nderrmarrje kriminale te perbashket," dhe shfajesoi Haradinajn, Lahi Brahimaj, dhe Idriz Balaj, nga cdo pergjegjesi kriminale nga nje organizim I tille. Brahimaj u gjet if fajshem per akuzen e torures dhe u denua me gjashte vjet burg.

Sapo u kthye Haradinaj ne Kosove ne 2008, Prokuroria apeloi vendimin duke insistuar se ai ishte liruar per shkak se "keqmenaxhimi" i Tribunalit e kishte ndaluar Prokurorine nga marrja e provave nga dy deshmitare kryesore – deshmitare qe deklaruan se ishin kercenuar dhe kishin frike te deshmonin. Gjykata e Apelit u pergjegj duke i mbajtur 31 akuzat e lirimit. Mirepo, ne mbeshtetje te apelit te Prokurorise, urdheroi rigjykim te 6 akuzave per vrasje, trajtim mizor, dhe torture ne nje qender te supozuar paraburgimi te UCK-se ne Jablanice ne pranvere dhe vere te 1998. Gjithashtu Gjykata e Apelit u pajtua qe gjykatesit nuk i kishin dhene Prokurorise kohe te mjaftueshme qe te siguronte deshmine e Shefqet Kabashit dhe deshmitarit te mbrojtur i njohur si "Deshmitari X." Dhoma e Apelit e beri kete edhe pse Haradinaj ishte liruar nga te gjitha akuzat ne gjykimin e tij te mehershem e edhe pse nuk kishte kurrefare prove se ai kishte nderhyre te ndonje deshmitare. Dy vite me vone, Haradinaj nuk kishte zgjidhje tjeter pose te kthehej te qendra e paraburgimit te Tribunalit.

Per mendimin tim, gjykimi i vazhdueshem i Ramush Haradinajt pasi gjykimi i tij i mehershem ne Hage konkludoi se nuk kishte prova qe e lidhnin ate me ndonje krim apo viktime, eshte problematik nga nje perspektive legale dhe morale. Se pari, nuk kishte arsye se pse ai te mbahej ne paraburgim kur ai ka nje histori te pegjigjjes ndaj kerkesave te Tribunalit dhe nuk ka rrezik qe ai te arratiset. Se dyti, problemet legale dhe strukturale ne kete rast jane dokumentuar mire nga experti i se drejtes nderkombetare Roland Gjoni ne artikullin e tij: "Tribunali: favorizimi i prokurise ndaj drejtesise?" (Open Democracy, 9 gusht, 2011). Gjoni spjegon se gjykimi i pjesshem i Haradinajt ishte ikje jo vetem prej "parimeve themelore te se drejtes nderkombetare," por edhe ne kundershtim me vendimet e mehershme te bera nga gjykata ne rastet Dusko Taci (1993) dhe Naser Oric (2009). (Ne te dyra rastet, Tribunalit ndaloi rigjykimin e nje te akuzuari qe eshte shpallur i pafajshem.) Gjoni konkludoi se rrezimi i vendimit per lirimin nga akuzat ne rastin e Haradinajt eshte baraz me "gjykim te dyfishte" – nje sinjal se "Tribunali mund te jete duke i lakuar parimet themelore ligjore ne favor te prokurorise."

Presidenti Robinson beri nje veshtrim te ngjashem ne mospajtimin e tij te pjesshem ne vendimin e Dhomes se Apelit per ta rigjykuar Haradinajn (Maj 31, 2011, fq.16-17, paragrafi 3): " Ne pajtim me parimin e non bis in idem, nje person qe eshte gjykuar nga gjykata nuk duhet te vendoset ne rrezik te konsiderimi si i fajshem per nje akuze per te cilen eshte liruar, apo te trajtohet si i fajshem ne ndonje forme." Per me teper, "doktrina e res judicata kerkon qe çeshtjet per te cilat edhe dhene gjykimi duhet te pranohen si te verteta… dhe nuk munt te rigjykohen nga te njejtat pale ne nje gjykim te mevonshem."

Robinsoni konkludoi se Dhoma e Apelit dhunoi rregullen e saj te veten se "nuk do te rrezonte lehte vendimet bazuar ne diskrecionin e Dhomes se Gjykimit."

Dhoma e Apelit Gaboi kur thirri nje rigjykim te pjesshem

Gjykatesit e Apelit vendosen qe rigjykimi i pjesshem ishte i nevojshem pasi qe Prokuroria i bindi ata se Shefket Kabashi dhe "Deshmitari X" ishin kercenuar gjate gjykimit fillestar – deshmitare qe e kishin kundershtuar UCK-ne gjate luftes. Mirepo atehere Dhoma shkoi nje hap me tej ne favor te Prokurorise kur u pajtua te lejonte deshmitare te ri – jo vetem te dy deshmitaret nga gjykimi i pare – qe te deshmojne dhe gjithashtu pere te lejuar akuzat qe te qendrojne ne gjykim qe nuk kishin kurrfare lidhje me gjashte akuzat. Ne qofte se per asnje arsye tjeter pervec kesaj, racionalja per rigjykimin e Haradinajt meriton shqyrtim me te detajuar. Siç ka argumentuar Roland Gjoni, Tribunali nuk duhej t’ia jipte Prokurorise "nje mundesi te pafund per te permiresuar nje rast te dobet dhe per ta rigjykuar nje person qe tashme eshte liruar nga te gjitha akuzat." Duke bere nje gje te tille, kjo "ka vendosur nje hije te madhe permbi aftesisee e tribunalit per dhene drejtesi."

Ne fillim te rigjykimit te pjesshem ne gusht te 2011, Prokurori Paul Rogers deklaroi se UCK-ja ishte "force legjitime" kur luftoi per pavaresine e Kosoves nga Serbia ne 1998 dhe 1999, por se kishte perdorur "mjete ilegale" kunder kundershtareve serb, rome, dhe shqiptar." Per ta mbeshtetur kete deklarate, ai solli Shefqet Kabashin, qe dyshohet te kete qene roje burgu ne kampin e Jablanices. Mirepo, ne nje goditje per Prokurorine, Kabashi, deshmia e te cilit duhej te ishte ne qender te gjykimi, refuzoi vazhdimisht te deshmonte, sikurse kishte bere ne dy raste gjate gjykimit te pare. Kabashi gjithashtu kontradiktoi deklaraten e tij te mehershme ndaj investiguesve te Tribunalit. Ai mohoi se ka existuar kampi i Jablanice: "Nuk ka pasur burg ne Jablanice," tha ai. "Une mund te betohem per kete." Kabashi u deklarua i fajshem per kundershtim te gjykates dhe u denua ne 16 shtator 2011 me dy muaj burg.

Sic kishte argumentuar mbrojtja ne "Permbledhjen e Para-Gjykimit ne Emer te Ramush Haradinajt" (paragrafi 27) ne korrik 2011, Prokuroria nuk mund te thoshte se Jablanica ishte baze e UÇK-se, sepse ishte pushtuar te pakten tri here nga forcat serbe gjate periudhes operative te padise. Edhe pse kishte konflikt te armatosur mes serbeve dhe shqiptareve gjate periudhes ne lidhje me gjashte aktakuzat, "Nuk kishte ndonje hakmarrje te orkestruar nga UÇK-ja kunder popullates civile serbe apo kunder civileve te ndonje grupi tjeter etnik." Per me teper, as Dhomat e Gjykates te Tribunalit e as Prokuroria nuk kishin sugjeruar se ndonje fushate e tille egzistonte ne ndonjeren prej rasteve te merparshme ne lidhje me Kosoven ne cilen komandantet serbe ishin gjykuar (paragrafet 29 dhe 30).

Mbrojtja me tej tha ne permbledhjen e saj para gjykimit se nuk kishte prova te besueshme se Haradinaj kishte marr pjese ne keqtrajtim apo se dinte per nje gje te tille (paragrafi 41), dhe se UÇK-ja ne rajonin e Dukagjinit ishte "organizate e re dhe e papervoje" qe punonte per te organizuar mbrojtje si pergjigje ndaj sulmeve serbe (paragrafi 43). Prandaj, nuk kishte prova te nje "nderrmarrje te perbashket kriminale," dhe ata thane se kishin shume dyshim se ndonje evidence e re do te shfaqej ne rigjykim qe do te jepte baza adekuate te mjaftueshme per rrezimin e vendimit ne gjykimin e pare.

Ne nderkohe, akuzat se Shefqet Kabashi dhe deshmitari i mbrojtur ishin kercenuar nuk u konfirmuan kurre. Sic i tha avokati kryesues i Haradinajt, Ben Emmerson, Rachel Irwin te Raportimi i Institutit per Lufte dhe Paqe me 19 gusht, 2011, "Pervec disa thashethemeve, nuk ka sugjerime se z. Haradinaj kishte qene ndonjehere pergjegjes per kercenimin e deshmitareve, ne menyre direkte ose joindirekte." Emmersoni shtoi se ne rastin e Deshmitari X, nese ai vendos te deshmoje ne rigjykimin e pjesshem, ai "do te ekspozohet si genjeshtar dhe nje qe ka genjyer nen betim." Por ne nje goditje tjeter ndaj rastit te Prokurorise kunder Haradinajt, deshmitari X, deshmia e te cilit duhej te ishte arsyetimi per rigjykimin e pjesshem, nuk u paraqit ne gjykate ne shkurt 2012. Kjo rezultoi ne ndaljen e gjykimin deri nje njoftim tjeter nga gjykata.

Nuk eshte e cuditshme qe rigjykimi i Ramush Haradinajt ka bere qe shume shqiptare, te mos permendim disa edhe disa eksperte ligjore dhe te drejtave te njeriut ne gjithe boten, qe te humbin besim ne Tribunalin. Besohet gjeresisht ne Kosove se rigjykimi perben pozicionim politik te perendimit ndaj Serbise. Ky eshte nje problem qe duhet te shqyrtohet, mirepo jo vecmas nga pranimi se Ramush Haradinaj kurre nuk do te arrestohej serish, te burgosej serish, pa lejen e heshtur te te gjithe aktereve te Kosoves se pasluftes, duke perfshire ketu edhe qeverine e Kosoves nen Hashim Thacin.

Beogradi ka qene i suksesshem ne largimin e Tribunalit nga misioni i saj fillestar

Robert Churcher, specialist i pasluftes qe deshmoi ne gjykimin e komandantit te UCK-se ne Hage, kembenguli qe "zyrtaret serbe kane qene duke i dhene Prokurorise prova te rrejshme qysh ne fillim," dhe se ai e nençmon faktin se gjykata ka qene e gatshme ta pranonte ate. "Si nje gjest pacifues ndaj Beogradit," tha ai, "Prokuroria po perpiqet qe ta rigjykoje rastin Haradinaj prej fillimit." Deri ne nje mase, Tribunali ka qene bashkefajtor per shkak te fushates se suksesshme te Serbise kunder UÇK-se qe nga perfundimi i luftes se Kosoves ne qershor 1999.

Perderisa themelimi i Tribunalit Nderkombetar per Krime Lufte ne ish-Jugosllavi ishte nje hap i rendesishem ne verjen para drejtesise te atyre qe jane te pergjegjshem per krime kunder njerezimit dhe gjenocid ne Ballkan, fatkeqesisht ne bashkepunim me elemente pro serbe ne Bashkimin Evropian, Beogradi ka qene i suksesshem ne largimin e Tribunalit nga misioni i saj fillestar i adresimit te krimeve te bera ne ish-Jugosllavi.

Ne kete proces, ka kontribuar ne krijimin e nje barazimi falls mes beresve te krimeve dhe viktimave ne lufterat e Ballkanit ne vite e 1990-ta.

Per te permbushur nevojen per tu pare si etnikisht i balancuar, Tribunali i ka hedhur te gjitha palet ne lufterat e Ballkanit si te pergjegjshem te barabarte, edhe pse Serbia i filloi te gjitha lufterat dhe forcat ushtarake dhe para-ushtarake te Milosheviçit ishin pergjegjese per 90 perqind te krimeve te bera. Qe te jemi te sigurte, incidence sporadike te tmerrshme ndodhen edhe ne anen kosovare, por asgje qe e ben moralisht te barabarte UÇK-ne me Serbine.

Sic ka thene nepunesi i mehershem ligjor i Tribunalit dhe drejtori i projekteve te organizates jofitimprurese "Jo paqe pa drejtesi" Niccolo Figa-Talmanca para hapjes se gjykimit te pare te Haradinajt, "Ne jemi duke e para perpjekjen e kequdhehequr te Tribunalit qe te ndjek penalisht te gjitha grupet – serbet, kroatet, boshnjaket, dhe kosovaret – ne menyre te barabarte, pa marre parasysh shkallen e krimeve te bera," dhe rezultati eshte "nje perpjekje per te rishkruar historine dhe per te mohuar masen e vertete te pergjegjesise per tmerret te lufterave te Ballkanit."

Nese qellimi eshte te arrihet paqe te qendrueshme ne Evropen Juglindore atehere komuniteti nderkombetar nuk duhet te jete pjese e krijimit te nje versioni revizionist ku viktimat e terrorit te Millosheviçit rivendosen si beres te krimeve. Nuk ka kurrefare dyshimi se ata qe kane bere krime duhet te mbahen pergjegjes. Mirepo duke i sjellur te akuzuare te UÇK-se si Ramush Haradinaj ne Tribunal, komunitetit nderkombetar ka ndihmuar ne krijimin e nje versioni revizionist te historise, kur viktimat e fushates se Millosheviçit kunder shqiptareve rivendosen si beres te krimeve. Rigjykimi i Haradinajt pasi ai u lirua nga te gjitha akuzat e ve barren per prova ne anen e gjykates per ta mohuar kete.

Me Kosoven qe ska ende sovranitet si shtet, besoj se Tribunali i Hages, nen presion per tu dukur si politikisht i balancuar, dhe ne nje perpjekje per ta bindur Serbine qe te dorezoje komandatet serbe te Bosnjes Ratko Mladic dhe Radovan Karadzic, gje qe e ka bere, besonte se duhej ta burgoste serish Ramush Haradinajn. Mirepo duke e bere nje gje te tille, e ka braktisur misionin historike te saj per ti sjellur drejtesi viktimave te lufterave ballkanike. Qeveria e ShBA-ve, tani ne nje fushate te fundit per te zgjidhur konfliktin mes Beogradit dhe Prishtines, dhe per ta lene Ballkanin ne duart e BE-se, e ka mbeshtetur de facto kete pozicion. Mirepo, konflikti shqiptaro-serb nuk mund te zgjidhet ne kete menyre.

Siç shkroi Ramush Haradinaj me 1 dhjetor, 2001, ne artikull ne The Wall Street Journal Europe, pak para se te zgjidhej kryeminister nga Parlamenti i Kosoves:

"Jam i lumtur per pjesen qe kam luajtur ne mbrojtjen e popullit tim nga Slobodan Milloshevici dhe kriminelet e tij, dhe jam i gatshem qe te mbroje veprat e mija kunder kritikave dhe shpifjeve.

Prandaj une e mirepres shqyrtimin e veprave te mija gjate luftes nga Tribunali Nderkombetare per Krime Lufte ne ish-Jugosllavi…dhe besoj se e verteta dhe drejtesia do te fitojne. Megjithate, çdo perpjekje – nga Tribunali me motivet me te mira, apo nga te tjeret me me te keqijat – qe moralisht ta barazojne terrorin e sponsorizuar nga shteti i Milosheviçit me veprat e Ushtrise Çlirimtare te Kosoves ne mbrojtje te shqiptareve te Kosoves vetem se do ta beje detyrat qe jane para Kosoves dhe me te veshtira.

Se tani nevoja eshte qe shikojme para e jo prapa, qe te krijojme nje shtet gjitheperfshires, demokratik, e te pavarur, nje shtet qe respekton te gjithe te drejtat e qytetareve dhe

qe eshte i drejt dhe tolerant!” – përfundon Haradinaj.

Vijon

Në vazhdim do të lexoni:

           Deklaratë e Kryeministrit të Kosovës, z. Ramush Haradinaj kur dha dorëheqje për t'iu përgjigjur thirrjes se Tribunalit të Hagës:

           Lufta me ”drejtësinë” dhe fitorja e tretë e Ramush Haradinajt

(i.h.)



(Vota: 61 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora