E marte, 16.04.2024, 09:53 PM (GMT+1)

Mendime

Besnik Lajqi: Lepujt e Kosovës në Tiranë

E shtune, 08.12.2012, 04:50 PM


LEPUJT E KOSOVËS NË TIRANË

(Vazhdim i artikullit Komandantët e pulave)

Lufta vazhdoi edhe disa muaj dhe mbaroi me ndihmën e  aleatëve tanë dhe të ushtrisë sonë çlirimtare. Por, për fat të keq, edhe me vrasjet e djemve më të mirë të kombit.

Nga Besnik Lajqi

Kjo bisedë shumë më shqetësoi. Isha në gjendje shumë të keqe në  ato momente. Si të mendoje dhe si të veproje njeriu ashtu? Ma kujtoi librin e Enver Hoxhës që e kisha lexuar dy herë, “Kur lindi Partia”. Të gjithë shokët e këtij ishin vrarë e  zhdukur në mënyra të ndryshme. Memzi që pritsha të shkëputem nga ky njeri. Përfunduam te kaffe Nikolino. Aty u ndamë dhe e lamë të takohemi nga  mbrëmja po në atë vend, që të shkojmë t’i marim syzat. Isha shumë i  shqetsuar në ato momente. Ishte një ditë shumë e vështir për të punuar. Pas një ore takova një mik timin, për të cilin kisha respket. Kishte  njohuri të shumta për situatën dhe për gjendjen në Kosovë  dhe këtu në Shqipëri. Pasi që  biseduam, unë mora rrugën për në dyqanin ku ishim më parë për syzat e këtij komandanti të çuditshëm. Kur hyra në lokal, më  tha shitsja: “Ju lutem mos më keni keqkuptuar zotëri, se ju thashë të vini pas disa orëve, e jo tani!” I thash se e di zonjë e nderuar, por erdha të bisedojm për një punë që është shumë humane.

Më porositi një kafe expresso dhe  fillova unë duke ia treguar gjendjen në Kosovë. Vrasje, masakra, djegje e tjera. Shitsja ishte në moshën e tridhjetave. Filluan t’i mbushen sytë me lotë dhe më tha: “Unë jam ndjerë shumë keq kur ai shoku  yt tha se do t’i përdori  syzat për  snajaper për të vra shqiptarët.” Unë i thash se për atë  punë  erdha që të kërkoj ndihmë dhe që të të lutem që ta bëni një të mirë për mua dhe  popullin shqiptar të Kosovës. Është një gjest human. Ajo tha: “Me gjithë dëshirë do e bëj, veç fol, të  lutem!” Unë i thash: “Erdha për ato syzat që do t’i rregulloni për atë komandantin e vetëquajtur. Ju lus mos t’i bëni në atë numer që ai i kërkon, por t’i bëni në ndonjë numër tjetër që mos përputhet me atë numër që e ka porositur.” Ajo hapi gojen duke thënë: “Jo zotni, unë nuk mundem se ato i kam porositur dhe është një njeri këtu në Tiranë që  i rregullon për mua. Unë i kam paguar syzat, ndaj s’ka mundësi.” Unë i thash: “Zonjushe, të lutem mos u shqetsoni për para sepse une do t’i paguaj, madje do ta keni edhe një dhuratë nga unë!” Shitsja mendoi një herë dhe tha: “Kjo do mbetet në mesin  tonë. Unë tash po shkoj te  ustai i syzave dhe po i them t’a bëjë ate që më thatë mua.”

Unë pagova 200 dollarë dhe një 100-she tjetër dhuratë për shitsen. Mora rrugën duke ecur, u ndala në një ëmbëltore, te Rinia, ku porosita një ëmbëlsirë dhe një bozë. Nga ora 5 pas  dite u takuam me  komandant  Zezen e vetëshpallur. Filluam rrugës për te dyqani i  syzave. Duke ecur rrugës, ky i fërkonte sytë duke u ankuar se kur ishte para disa ditëve në Shkup për një punë të tij personale, i kishte blerë këto syza, duke shtuar se ato nuk janë të përshtatshme për sy, dhe dukej se sytë i kishte të lodhur. Thoshte se syzat kanë shumë rëndësi për mua, sepse nuk duhet të me shkrep fysheku kur ia ven syrin dikujt me snajper. Lavdërohej duke thënë se kishte një pushkë amerikane si gjysmë automaike, e cila kishte qenë e një dëshmori i cili ishte vrarë diku në Junik, dhe se i kishte ra në dorë në Tropoje kjo lloj arme. Unë mendojsha se si ka mundesi kjo armë t’i këtë ra në dorë këtij dhe të përdoret kjo armë e një dëshmori për  vrasjen e  luftëtareve shqiptare, veçse pse nuk ishin në dakord me vijën politike. Duke menduar, shkuam në dyqanin e syzave. Kur hymë brenda, pamë se nuk ishte ajo shitsja e cila ishte më parë, por një vajzë tjetër. Na priti mirë dhe i gjeti  syzet të  cilat  e kishin emrin e Komandant Zezës. Pamja e syzave ishte ashtu, siç i kishte porositur, me kornizë të zezë. Kur i mori komandanti syzat dhe i vu në  kokë, iu zgurdhulluan sytë e iu prish fytyra dhe tha: “Mos m’i keni dhanë gabimisht syzat, se nuk janë në atë numër që unë i kam porositë!” Shitsja e re tha: “Jo zotni, këto janë, nuk ka të tjera!”

Atëherë, komandanti me  një ton nervoz e të ashpër tha: “Këto nuk janë, nuk shoh me e këto, unë i kam tregue shefes suaj se unë jam snajperist dhe më duhen në atë numer që më përshtaten. Nesër do nisem për në kufi dhe më duhen gjithësesi!” Komandanti nga dëshprimi i mori syzat dhe i theu në pragun e lokalit. I bëri copë e grimë me këmbë, duke uluritur si ato bishat e egra që iu shpëton ndonjë gjah. Ky plan shkoi shumë bukur sipas dëshirës sime. Shkuam te posta në sheshin Avni Rustemi, dhe  e thiri dikend nga anëtarët e familjes së vet që t’i dërgojë një palë syze urgjentisht me anë të postës, dhe atë brenda 24 orëve. Ndëgjojsha se si i thoshte: “Nuk ka problem për pare se nuk i paguj unë, por i pagun Fondi. Dërgoj sa ma parë se mendoj të jem në kufi pasnesër dhe syzat më duhen sa ma shpejt!” Pas një shëtitijeje nëpër Tiranë, u errësua koha dhe  filluam të shkojmë me një xhip Mitsobishi të bardhë, duke vajtur nga mali i Dajtit. Kaluam  Kino Studion dhe  Thesarin e shtetit ku ishte njësia speciale e policisë Brisku. Përfunduam atje te Gropat e  Dajtit. Nga një qese najlloni nxorri disa kapele Bereta me katër ngjyra. Më pyeti mua: “Më trego deri ku e dallon driten e Beretës?”

Pas 50 metrash, kapela nisi të bëjë dritë. Ishte një dritë fosfori ku dallohej se dikush po lëviz. Sa më larg që shkonte, aq më shumë dallohej lëvizja e kapelës Berete. Unë u çudita se si ka mundësi të ketë këso lloj kapelash që bëjnë dritë. Thonë se janë të dëmshme për jetën e ushtarit. Ky më tregoi se janë kapela speciale që i kanë porositur dhe ua japin njerëzve të zgjedhur që i duan shumë (!). Bëri shaka duke qeshur me zë të lartë. Nuk ma mbushi mendjen dhe kjo m’u duk si një lloj loje dinake e tij. Por më këshilloi rrugës që të mos e qes në kokë ndonjë kapele apo ndonjë uniformë kur dikush ta afron si me detyrim. Më tregoi se ka edhe stema të UÇK/së ku shkronjat e verdha bëjnë dritë nga larg. Por, sipas tij, ato iu jepen vetëm njerëzve që nuk janë të disiplinuar...

Kisha dëgjuar në një rast, në një  shtab në Shqipëri, që një epror ushtarak i ish Jugosllavisë, porosiste me anë të telefonit, stema të UÇK-së, jo të verdha të jenë ngjyrat, por të zeza, që të dallohen nga të tjerat. Por ajo bisedë fort nuk më hyri në vesh, sepse m’u duk si një aventurë. Por tash më ra ndërmend dhe m’u duk shumë serioze ajo bisedë që e bënte ai epror në atë kohë me telefon, për ato stema të UÇK-së me ngjyrë tjetër të shkronjave. Lufta vazhdoi edhe disa muaj dhe mbaroi me ndihmën e aleatëve tanë dhe të ushtrisë sonë çlirimtare. Por, për fat të keq, edhe me vrasjet e djemve më të mirë të kombit. Në Koshare dhe në vende të tjera u vranë shumë djem të cilët ishin me emër të madh për lirinë tonë. Shumica e tyre u vranë me snajperë, ku ende nuk dihet se nga iu erdh vdekja. U vra Agim Ramadani, Sali Çeku, Komandant Bardhi nga Jezerci e të tjerë. Po kam droje vallë mos ka gisht dikush si si ky Komandant Syza në këto vrasje! Sepse flitet se një pjesë e tyre që janë vrarë, janë ata që i kanë pasë ato kapele në kokë. A ka bërë dikush ndonjë  hulumtim për  vrasjen e tyre gjatë luftës, apo  pas lufte?



(Vota: 26 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora