E marte, 12.11.2019, 02:11 PM (GMT)

Kulturë » Libra

Teuta Shala: Sabile Basha - Sulejman Krasniqi

E shtune, 08.12.2012, 01:50 PM


Libra të rinj

SABILE KEÇMEZI-BASHA, SULEJMAN KRASNIQI-VEPRIMTARIA ATDHETARE

Nga Teuta Shala-Peli

Ditë më parë nga Shoqata e të Burgosurve Politik të Kosovës, me përkrahjen financiare të Kuvendit Komunal të Rahovecit, doli nga shtypi libri më i ri i autores Prof. Dr. Sabile Keçmezi-Basha “Sulejman Krasniqi-Veprimtaria atdhetare”. Njëherë ky libër është i njëzetedyti me radhë i saj (i njëmbëdhjeti libër shkencor).

Për Sulejman Krasniqin është shkruar shumë, por vetëm në aspektin krijues e letrar. Ndërsa aspekti atdhetar gjerë më tani ka qenë i pa hulumtuar dhe i panjohur për opinionin e gjerë. Andaj ky libër është një befasi e këndshme për adhuruesit e shkrimtarit të madh që pas vete ka lënë një veprimtari letrare të pasur dhe të bujshme por edhe një veprimtari të pamohueshme kombëtare ilegale.

Libri “Sulejman Krasniqi-Veprimtaria atdhetare”, ndahet në tri pjesë: Pjesa e Parë përfshin   “Veprimtaria atdhetare e Sulejman Krasniqit”, e cila përfshin periudhën më të bujshme të atdhetarit, duke filluar që nga fëmijëria e deri më 1958, kur edhe arratiset për Shqipëri. Me kujdes janë të punuara vitet e shkollimit, vitet e punës dhe vitet e burgut. Aktiviteti dhe organizimi ilegal në burgun  e Prizrenit e shumë aktivitete të tjera atdhetare.

Pjesa e dytë “Të tjerët për Sulejman Krasniqin”, përfshin një gamë të gjerë të personaliteteve që folën e shkruan për atdhetarin duke filluar që nga Adem Demaqi, Bamir Topi, Jakup Krrasniqi, Hashim Thaqi, Sali Berisha e studiues të shumtë si dhe miku e veprimtari i Anamoravës Basri Musmurati.

“Dosja e Sulejman Krasniqit”, është edhe pjesa e fundit e librit, respektivisht pjesa e tretë. Në dosjen me numër Nr. 5/52, Gjykata e Qarkut në Prizren, janë të grumbulluara, të sistemuara dhe të përpunuara shumë akuza e aktakuza, shumë dëshmi, shumë letra, shumë ankesa, shumë vendime të Gjykatave të ndryshme duke filluar që nga Prokuroria e Qarkut e deri te Gjykata Supreme e Serbisë të cilat miratojnë dhe dënojnë atdhetarin. Veç dosjes politike penale, po në këtë pjesë prezantohen edhe fotografi të ndryshme  të vet Sulejman Krasniqit, shpërblimet e mirënjohjet e ndryshme që ka martë gjatë jetës si nga Kryetari i Republikës së Shqipërisë Prof.dr. Bamir Topi e deri tek kryetari i Komunës së Rahovecit Zotëri Smajl Latifi.

Dhe krejt në fund, libri ka aparaturën shkencore si: Parathënien, Përfundimin, Resumen në gjuhën angleze, Treguesin e emrave, Burimet dhe Literatura, Shkurtesat dhe Biografin e autores.

E botoi Shoqata e të Burgosurve Politikë të Kosovës, Prishtinë. Libri ka 336 f.



(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT