| E shtune, 08.12.2012, 11:50 AM |
NIKOLLA LEONIK TOMEU E HUMANISTËT ANGLEZË
NGA ILIA S. KARANXHA
Një kapitull më vehte përbëjnë raportet e Toemos me
rrethin e humanistëve anglezë që erdhën të studionin në Itali e në mënyrë të
veçantë në Padova. Ishin të shumtë
studentët me të cilët ai pati
raporte të vërteta miqësore të një respekti reciprok por mbi të gjitha të një
mirëkuptimi ideollogjik të cilat nuk u ndërprenë as pas largimit të
tyre në Angli. Një
korespondencë që hedh dritë mbi këto
mardhënje në vitet 1521-1531 rruhet në
Bibliotekën Vatikane ( Ms. Ross. 997) e cila është publikuar vetëm pjesërisht nga Kardinali Francis Gasquet(1846-1929).
Mbi argumetin në fjalë veç Gasquet është marë
pjesërisht studiuesia Daniela De
Bellis e më tej Jonathan Woolson. Ky i
fundit në lidhje me përkushtimin anglofil të Tomeos shkruan:
Për më shumë se tre dekada burim frymëzimi këtu
ishte filozofi padovan Nikolla
Leonik Tomeu . Ai inkurajovi studimin e
teksteve antike greke e latine
mes studentëve të tij të shumtë
anglezë dhe drejtovi ata tek vlerat të
cilat theksojnë edukimin dhe rëndësinë shoqërore
të studimeve humanistike.
Për sa i përket
koleksionit të letrave të Tomeos në Vatikan një llogaritje e
përafërt na jep këtë situatë: pesë letra
i janë drejtuar William Latimer(1460-1545), një i është drejtuar Thomas Linacre(1460-1524),
katër i janë drejtuar Cuthbert Tunstall(1474-1559), shtatë i janë drejtuar
Richard Pace(1482-1536), dy i janë
drejtuar Thomas Lupset(1498-1530), një
Thomas Starkey(1500-1538) e njëzetekatër
Reginald Pole(1500-1558). Veç këtyre e njëjta dosje përmban edhe tre letra
të dërguara Nikollës nga anglezët: dy
nga R. Pole dhe një nga Th. Lupset. Siç shihet nga ky inventar kemi kryesisht
vetëm letrat e dërgura dhe jo letrat e mara për të cilat flitet shpesh në korespondencën e Tomeos. .
Mirëpo Nikolla kishte vendosur kontakte edhe me
anglezë të tjerë që vepronin në Italinë veri-lindore si p.sh Marmaduke
Waldby(?- pas 1540), John Clement(? -
1572) student në mjekësi, me një të
ashtuqojtur “Maurizio” student anglez në
Padova në mes të viteve 20 të shek. XVI,
me Richard Croke(1489-1558) dhe peshkopin John Stokesley(1475-1539)
agjentët e mbretit Enriku i VIII, me Edmund Harvel(? - 1550) tregëtar e ambasador anglez në Venedik por
edhe me anglezë të cilët nuk kanë qënë në Itali si Francis Poyntz e mbi të gjitha me shkrimtarin e umanistin e madh
anglez Thomas More (1478-1535) prej të cilit Tomeoja pati si dhuratë një
kopje të veprës së tij të famshme Utopia(1516).
Mbas impenjimve të drejtpërdrejta në Universitetin
e Padovë(1497-1504) dhe më pas në Shkollën e Kancelarisë të
Venedikut(1504-6) Tomeoja u rikthye në
Padova e mbeti aty gjer në fund të jetës së tij. Në këtë periudhë Tomeoja
ju dedikua studimeve mbi Platonin dhe Aristotelin e nuk duket që të jetë përfshirë më
zyrtarisht në strukturat e
universitetit. Pra Tomeon duhet ta
shikojmë më pas më shumë si një dijetar
të pavarur e të mirënjohur i cili
vazhdonte të zhvillonte studimet
e veta umanistike por edhe
veprimtarinë didaktike në një formë private. Kështu një sërë studentësh anglezë që erdhën të sdudionin
në Padova patën rekomandime të veçanta
nga Anglia, apo nga gjetkë, pikërisht në
sajë të famës që gëzonte Tomeo në ambientin evropian. Erasmi i Roterdamit më 31 gusht 1524 nga
Basilea e këshillonte studentin Haio
Herman: se: Ka mjaft të devotshëm në
Padova dhe ju do ta keni Venetikun fare afër, ju do të gjeni mjaft midis tyre
që zotërojnë mësimdhënje të shquara pa
shumë pretendime, në veçanti Leoniku-n.
Përsa i përket tutoratit
të Tomeos kundrejt Regginald Pole ky i fundit sillte me vehte edhe një letër
rekomandimi nga William Latimer për Tomeon mirëpo edhe vetë
Serenisima, me ndërmjetësinë e mbretit të Anglisë Enrikut VIII që
financonte për shkollimin e lartë të Pole,
u kujdes që ai të udhëhiqej në studimet e veta nga Nikolla Tomeo.
Sidoqoftë mbas vitit 1520 raportet e Tomeos me
intelektualët anglezë janë meritë e kapaciteteve të vetë Tomeos e të respektit
që vazhdonin të ruanin akoma për të ish-studentët e tij të parë anglezë pra
umanistët e shquar si p.sh. Richard Pace, Cuthbert Tunstall, William Latimer,
Thomas Linacre e të tjerë. Fakti që ju besua kushëriri i mberetit R.
Pole ishte jo vetëm një garanci për
kopetencat e Tomeos por shërbente edhe si
nxitës për studentët e tjerë.
Kur Republika e Venetikut ishte e detyruar të merte një pozicion zytrar kundrejt këtyre
raporteve ajo gjen formën t'i shmanget
atyre. Më 9 gusht të vitit 1522 p.sh. u
pregatitën në Padova ceremoni për pritjen
e ambasadorit anglez Richard
Pace i cili në udhëtimin e tij për në
Venedik do të kishte qëndruar aty ndonjë ditë. Me këtë rast Këshilli i të
Dhjetëve me një letër përgëzonte komandantin e Padovës Francesco Donato për masat e mara e më
tej i shkruanin : Veç kësaj me që e
kemi marë vesh se ky Zotëria Leonico ka
qënë profesor i të më parshmit Pace,
duam që t'i shtini ndërmënd në emrin tonë
se duhet ta shoqërojë deri në Venedik. Duke i treguar ama
që ai po e bën këtë shërbim nga ana e vet dhe jo për ndonjë porosi nga ana jonë.
Richard Pace (1482-1536) ka qënë një humanist e dipllomat i shquar
anglzë. Mësimet e para i mori nën kujdesin e
peshkopit të Winchester-it Thomas Langton prej
nga vazhdovi në Padova, Bologna e
Ferrara të cilat i kreu
gjatë viteve 1496-1509. Mbi këto
studime në veprën e tij De
Fructa..(1517) Pace shkruan se në
Padova u drejtua nga humanistët Cuthbert Tunstall dhe
William Lattimer. Pas kësaj studiovi edhe
me Leonikun e përmënd për raportet e ngushta që Pace kishte pasur me Erazmin ndërsa në
Në lidhje me vizitën që përmëndëm më sipër Pace,
mbasi bëri një qëndrim në Ferrara,
mbriti në Venedik më 20 gusht 1522 ku Senati i bëri një pritje
madhështore. Ky misioni dipllomatik i R.
Pace shërbeu edhe për ringjalljen e mardhënieve të ngushta që kishte pasur
dikur me Tomeon. Ndërkohë Tomeos ju krijuan kondita më të mira për ë
gjallërimin e mardhënjeve me studentët e rinj e rivendosjen e lidhjeve me umanistët e shquar anglezë.
Korespodenca e kësaj perudhe nxjer në pah
konsideratat e larta që Leoniku kishte për Pace si një umanist duke e
këshilluar në përkthimin e veprës të
Plutarkut: De avaritia (Kopracia)
Në prill të vitit
1523 Pace siguroi nga Këshilli i
të Dhjetëve priviligjin për 10 vjet që Tomeo të
publikonte veprën : Aristotelis Stagiritae: Parva naturalia (Aristotele
Stagirate: Traktat i shkurtër mbi natyrën) të cilën Tomeo
nga ana e vet ja dedikonte pikërisht Pace.
Me sa duket para se
Pace të largohej përfundimisht
nga Italia më 1525 po punonte mbi Letrat e Shën Palit të komentuara
nga Krisostomo (Antiochia 344/354 – Coma
Pontica 407) të cilat ja kishte kaluar Tomeos që të bënte qortimet përfundimtare. Kështu në letrën që Tomeo i dërgon
Pace-s i shkruan:
Unë kam aritur në fund të volumit të
dyrë të Krisostomos. Ndosha ju mund të thërisni: Çfarë!
Ju keni gëlltitur tashmë të të gjitha
letrat e Palit dhe të Krisostomo-s?
Unë i kam lexuer ato që të dyja; por me që unë
lashë të gjitha leximet e tjera dhe i dedikova të gjithë kohën time punës tuaj;
kështu tashmë unë dua të më dërgosh volumin tjetër. ..
Në shkur të vitit 1525 gjëndja shëndetësore e Pace
u keqësua shumë kështu që atij ju dha leja që të kthehej në Angli ku jetovi
deri më 1536.
Mes studentëve të hershëm që kanë studiuar me
Tomeon përmënden William Latimer dhe Cuthbert
Tunstall. Nga korespondenca e më vonshëme mes Latimer e Tomeos del se dy anglezët
kishin dëgjuar leksionet e Tomeos mbi Parva
naturalia kur ata kishin mbritur në Padova më 1497
Me qënëse në vitet 1490 Tomeo ishte i prirur pak a shunë
ne mësimdhënjen e greqishtes dhe në filozofinë e natyrës të Aristoteit
atëhere kjo të shtyn të medosh që edhe studimet e Latimer dhe Tunstall patën
karakter kryesisht filozofik. Kjo frymë
e re e trajtimit të aristotelizmit duhet të ketë reflektuar edhe në ambientet universitare të Oxford-it e
Veç kësaj Tomeo bëhet dëshmimtar i një prej miqve
me të cilët kishte vendosur mardhënje Latimer në
Vlen të theksohet gjithashtu se ka qënë Latimer-i ai
që i rekomandoi Tomeos në fillim të vitit 1521 nxënësin e tij më të
shquar Reginald Pole kështu Tomeoja i
referon atij mbi përparimet që kishte pasur Pole: Në gjashtëmbëdhjetë mujat e fundit ne
kemi lexuar së bashku tetë librat e Aristotelit
Topicorum (Topiket mbi dialektikën), katër librat De Caelo(Mbi Qiellin- astronomia dhe
kozmollogjija); dhe kemi mbaruar librin
e parë de Generaratione (Mbi shumimin e kafshëve- gjenetika dhe
embriollogjia)
W. Latimeri në shënjë mirënohje për profesirin e
dikurshëm i dërgon Tomeos si dhuratë një kalë
ndërsa Tomeoja për të mos mbatur
më poshtë i kthen nderin duke i dërguar një orë me kurdisje.
Ndër figurat më të shquara të humaizmit anglez në gjysmën e parë të shek XVI ka qënë edhe
Cuthbert Tunstall. Interesat e gjërä të Tunstall në Padova mbi Aristotelin e kanë afruar atë me siguri
me Tomeon por edhe me Akademinë Aldine.
Mbi të gjitha influenca e Tomeos duhet të reflektojë në përmbledhjen e
veprës të Aristotlit bërë nga C. Tunstall : Nichomachean Ethics (vepra kryesore e Aristotelit Etika u
përmblodh e u shpërnda nga i biri i tij prandaj u qojt Etika e Nikomakos) por edhe në veprën e tij
mathematike të vitit 1522 De arte supputandi (Mbi artin e
përllogaritjeve) i cili ishte i pari libër mbi arithmetikën i botuar në
Angli(Londër).Me një letër dedikatore drejtuar
mikut të tij Th. More vepra u
shndrua menjëherë edhe si libër shkolle gjatë shek. XVI.
Njëlloj si Latimer edhe Tunstall i rekomandoi
Tomeos një tjetër studet të shquar anglez siç ishte Thomas Lupset i cili u
sistemua edhe ai në shtëpinë e R. Pole. Në letrën e përgjigjes Tomeo i shkruan
Tunsta më 8.VI. 1523:
Në këtë
komunikim ju flisni qartë për dhëmbsurinë që ju keni për mua, si dhe për kujtimet e
këndëshme, të cilat as koha e gjatë dhe
as largësija e vëndeve nuk i kanë ndryshuar. Këto ndjenja më mbushin mua me një gëzim të madh.
Mbasi i premton për angazhimin serioz me të cilën
ai do të trajtonte studentin e ri Lupset
më tej i shkruan:
Disa vite më parë
unë hartova tre libra të vegjël de
Varia Historia. Këto përmbajnë reth
treqind kapituj mbi historitë, dhe unë
vendosa t'ja u dedikoj ato juve . Dëshirën time ja shpreva të riut fisnik
Regginald Pole, admiruesit tuaj të madh, dhe ai më premtovi që të marë vesh në se kjo do të jetë e mundur që
të bjemë dakord me ju. Kur unë të mar
lejën atëhere unë do ta shtyp e do ta
botoj librin.
Në fakt vepra Mbi Historitë e Ndryshme me një
dedikim për Tunstall u botua gati një muaj para se Tomeu të vdiste në janar të vitit 1531. Ndoshta shkaqet e
vonesës mund të kenë qënë në
pozicionet e ndryshme që Tomeu dhe Tunstall morën kundrejt çështjes së divorcit
të mbretit. Ndërsa Tomeu në Padova u
impenjua tërësisht të bindëte teologët e universitetit të përkrahnin divorcin e
mbertit Enriku VIII në Londër, Tunstall mori pozitën e avokatit mbrojtës të
mbretëreshës Katerian e Aragonës. Më pas Tunstall kundërshtovi edhe shkëputjen nga Kisha e
Romës por më tej pranovi heshtazi
primatin e mbretit në krye të kishës anglikane.
Kontaktet dhe njohjet e hershme të Tomeos me Thomas
Linacre(1460-1524) humaistin më të shquar në Angli në fushën e mjekësisë duhet të kenë nisur
qysh nga koha kur Linacre studionte në Firence me Kalkondilën apo kur u afrua
në Venedik me Akademinë Aldine e mori
pjesë në publikimin editio princeps të veprave të Aristotelit në greqisht. Në një
urdhër dipllomatik të mbretit Enriku i
VIII e 25 majit 1530 Linacre është
cituar si ish-nxënës i Tomeos.
Megjithëse në lidhje me këto afrimitete ka një farë dyshimi mbetet fakt që Linacre mbeti në raporte shumë
të mira me Tomeon deri në fund të jetës
Në janar të vitit 1524 Tomeu i shkruan atij: Shumë i ditur Linacre, unë po ju dërgoj
një kopje të botimit tim Parva Naturalia të Aristotelit me qëllim që të kem
qortimet dhe konsideratat tuaja në lidhje me atë.
Ndërkohë Tomeoja desh të kishte nga Linacre
komentet e mirënjohura të tij në çështje mjkësore . Në gusht të po atij viti ai mori nëpërmjet
Pole nga Franacis Poyntz unazën me gançë si një distiktiv tepër i veçantë i cili
bekohej nga mbreti dhe mbahej nga miqtë më të afërt të mjekve të oborrit. Komunikimi në këtë vit mes dy umanistëve mund
të ishte i lidhur me interesat e Linacre në pjesmarjen e anglezve në botimin
aldin të Galen më 1525. Një kopje e variantit
aldin të këtij viti me anëshkrime e korigjime të shumta nga Leoniku ruhet sot
në bibliotekën e mjekësisë të Universitetit të Yale (Mss. R. 126.G.2.A). Më 1524
Linacre ishte shumë i sëmurë
prandaj ndërmjetësovi nëpërmjet F. Poyntz një person i besuar në rrethin e Kalorësve
Shoqërues të mbretit. Leoniku dhuratën
e bekuar nga mbreti e mirëpritë shumë
mirë prandaj ai falenderon Poyntz:
që dëshëron jo nëpërmjet fjalëve por nëpërmjet veprave,
të më llogarisësh edhe mua ndër miqtë e tu.
Vala e re e studentëve anglezë në vitet 20 të shek.
XVI
Korespondenca e tij me Tomeun paraqitet ajo më e pasura e cila herë
me intensitet e herë më e rrallë nuk u ndërpre deri në momentet e fundit të
jetës së Tomoeos Në letrën e fundit të
tij Tomeoja i shkruan Pole se vazhdonte të mbante mardhënie shumë të mira me qarkun e anglezve
në Venedik dhe në Padova bile kishte akoma nën kujdes një tjetër student anglez që njihte mirë
greqishten dhe latinishten .
Mjaft e
rëndësishme paraqitet përmëndja e emrit të Marin Beçikemit në një nga këto
letra që ai i drejton R. Pole më 18 shkurt 1525. Ishte momenti kur Tomeu e Pole shkëmbejnë me
intesitet një sërë letrash të cilat lidheshin me ngjarjet e luftës që po
zhvillohej në Pavia. Luftonte mbreti i
Francës Francesco I kundra forcave imperiale të Karlit të V (Perandoria e
Shënjtë Romake) dhe trupave spanjolle të mbretërisë së Naploit. Tomeu e
informon Pole, por nëpërmjet tij edhe ambasadorin anglez R. Pace, për situatën që ishte në Padova ku i shkruan:
Asgjë
nga ato që ju më keni shkrojtur mua në letrën e djeshme nuk diheshin këtu. Unë
jam plotësisht i gatshëm të besoj për çka
thoni, përderisa këtu është
qetësi e plotë, bile edhe Beçikemi, i cili deshte të ngatëroheshe, apo
pretendonte të ngatrohej shumë në këto
çështje, qëndron tani krejt i
heshtur..
Siç
shihet nga citimi nuk del qartë se çfarë
konkretisht deshtë të bënte Beçikemi dhe përse në kulmin e luftës e gjejmë të
heshtur. Dihet që në kampin spanjoll merte pjesë Ferante Kastrioti si komandat
altilerie i cili gjeti aty vdekjen. Në këtë pikë mund të supozojmë se Beçikemi
do të ngrinte zërin kundra francezve mbasi simpatitë e tij për spanjollët që
kishin ngritur flamujtë në Himarë apo antipatitë për francezët që kishin një
urejtje të lindur kundër italianve i gjejmë të shprehura dhe në veprën e
Skëndërbeut. Kështu duket normale për autorin e Historisë të Skëndërbeut apo
pretendentin e shkrimit të një Historie Veneciane ta verë vehten në një pozitë
parësore në ambientin padovan dhe të jetë i agjituar për ngjarjet e
tendosura që po ndodhnin mes atyre
ushtërive të cilat ai i shikon si miq
apo si armiq të tij. Ka rëndësi fakti që Beçikemi nga ky citim na
paraqitet si një person i mirënjohur si nga Tomeu po ashtu edhe nga R. Pace dhe
R.Pole edhe pse nuk mund të përcaktojmë dot karkterin e këtyre mardhënieve. Ky
fakt duket diçka krejt e re në jetëshkrimet e Beçikemit.
Si konkluzion mund të themi se influenca e përkushtimit anglofil i Tomeos mbetet si një rast i shquar, i veçantë dhe i papërsëritur në ambientin akademik të Padovës për gjithë shek. XVI.