Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ilia Karanxha: Nikolla Leonik Tomeu e humanistët anglezë

| E shtune, 08.12.2012, 11:50 AM |


NIKOLLA LEONIK TOMEU E HUMANISTËT ANGLEZË

NGA ILIA S. KARANXHA

Një kapitull më vehte përbëjnë raportet e Toemos me rrethin e humanistëve anglezë që erdhën të studionin në Itali e në mënyrë të veçantë në Padova. Ishin të shumtë  studentët me të cilët ai  pati raporte të vërteta miqësore të një respekti reciprok por mbi të gjitha të një mirëkuptimi ideollogjik    cilat nuk u ndërprenë as pas  largimit të  tyre në Angli.  Një korespondencë  që hedh dritë mbi këto mardhënje  në vitet 1521-1531  rruhet në  Bibliotekën  Vatikane  ( Ms. Ross. 997) e cila është  publikuar vetëm pjesërisht nga Kardinali  Francis Gasquet(1846-1929).

Mbi argumetin në fjalë veç Gasquet  është marë  pjesërisht studiuesia  Daniela De Bellis  e më tej Jonathan Woolson. Ky i fundit në lidhje me përkushtimin anglofil të Tomeos shkruan:

Për më shumë se tre dekada burim frymëzimi  këtu  ishte  filozofi padovan Nikolla Leonik Tomeu . Ai inkurajovi studimin e  teksteve antike greke e latine  mes studentëve të  tij të shumtë anglezë  dhe drejtovi ata tek vlerat të cilat theksojnë edukimin  dhe rëndësinë shoqërore të studimeve  humanistike.

Për sa i përket  koleksionit të letrave të Tomeos në Vatikan një llogaritje e përafërt  na jep këtë situatë: pesë letra i janë drejtuar William Latimer(1460-1545), një i  është drejtuar Thomas Linacre(1460-1524), katër i janë drejtuar Cuthbert Tunstall(1474-1559), shtatë i janë drejtuar Richard Pace(1482-1536),  dy i janë drejtuar  Thomas Lupset(1498-1530), një Thomas Starkey(1500-1538) e njëzetekatër  Reginald Pole(1500-1558). Veç këtyre e njëjta dosje përmban edhe tre letra të dërguara Nikollës nga anglezët:  dy nga R. Pole  dhe një nga Th. Lupset.  Siç shihet nga ky inventar kemi kryesisht vetëm letrat e dërgura dhe jo letrat e mara për të cilat flitet shpesh   në korespondencën e Tomeos. .

Mirëpo Nikolla kishte vendosur kontakte edhe me anglezë të tjerë që vepronin në Italinë veri-lindore si p.sh Marmaduke Waldby(?- pas 1540),  John Clement(? - 1572) student në mjekësi,  me një të ashtuqojtur  “Maurizio” student anglez në Padova në mes të viteve 20 të shek. XVI,  me Richard Croke(1489-1558) dhe peshkopin John Stokesley(1475-1539) agjentët e mbretit  Enriku i VIII,  me Edmund Harvel(? - 1550)  tregëtar e ambasador anglez në Venedik por edhe me anglezë të cilët nuk kanë qënë në Itali si Francis Poyntz e  mbi të gjitha me shkrimtarin e umanistin  e madh  anglez Thomas More (1478-1535) prej të cilit Tomeoja pati si dhuratë një kopje të veprës së tij të famshme Utopia(1516).

Mbas impenjimve të drejtpërdrejta në Universitetin e Padovë(1497-1504) dhe më pas në Shkollën e Kancelarisë të Venedikut(1504-6)  Tomeoja u rikthye në Padova e mbeti aty gjer në fund të jetës së tij. Në këtë periudhë Tomeoja ju  dedikua  studimeve mbi Platonin dhe Aristotelin  e nuk duket që të jetë përfshirë më zyrtarisht në  strukturat e universitetit. Pra Tomeon  duhet ta shikojmë më pas  më shumë si një dijetar të pavarur e të mirënjohur i cili  vazhdonte të zhvillonte studimet  e veta  umanistike por edhe veprimtarinë  didaktike  në një formë private. Kështu  një sërë studentësh anglezë që erdhën të sdudionin në Padova patën  rekomandime të veçanta nga Anglia, apo nga gjetkë, pikërisht  në sajë të famës që gëzonte Tomeo në ambientin evropian.  Erasmi i Roterdamit më 31 gusht 1524 nga Basilea  e këshillonte studentin Haio Herman: se:  Ka mjaft të devotshëm në Padova dhe ju do ta keni Venetikun fare afër, ju do të gjeni mjaft midis tyre që  zotërojnë mësimdhënje të shquara pa shumë pretendime, në  veçanti Leoniku-n.

Përsa i përket  tutoratit të  Tomeos kundrejt Regginald Pole  ky i fundit sillte me vehte edhe një letër rekomandimi nga William Latimer për Tomeon mirëpo edhe  vetë  Serenisima, me ndërmjetësinë e mbretit të Anglisë Enrikut VIII që financonte për shkollimin e lartë të Pole,  u kujdes që ai të udhëhiqej në studimet e veta  nga Nikolla Tomeo.

Sidoqoftë mbas vitit 1520 raportet e Tomeos me intelektualët anglezë janë meritë e kapaciteteve të vetë Tomeos e të respektit që vazhdonin të ruanin akoma për të ish-studentët e tij të parë anglezë pra umanistët e shquar si p.sh. Richard Pace, Cuthbert Tunstall, William Latimer, Thomas  Linacre e të tjerë.  Fakti që ju besua kushëriri i mberetit R. Pole  ishte jo vetëm një garanci për kopetencat e Tomeos por shërbente edhe si   nxitës për studentët e tjerë.

Kur Republika e Venetikut ishte e detyruar  të merte një pozicion zytrar kundrejt këtyre raporteve  ajo gjen formën t'i shmanget atyre. Më 9 gusht të vitit 1522 p.sh.  u pregatitën në Padova ceremoni për pritjen  e ambasadorit anglez  Richard Pace  i cili në udhëtimin e tij për në Venedik do të kishte qëndruar aty ndonjë ditë. Me këtë rast Këshilli i të Dhjetëve  me një letër  përgëzonte komandantin e Padovës  Francesco Donato për masat e mara e më tej  i shkruanin : Veç kësaj me që e kemi marë vesh se ky Zotëria Leonico  ka qënë profesor  i të më parshmit Pace, duam që t'i shtini ndërmënd në emrin tonë  se  duhet ta  shoqërojë deri në Venedik. Duke i treguar ama që ai po e bën këtë shërbim nga ana e vet dhe jo për ndonjë porosi nga ana  jonë.

Richard Pace (1482-1536)   ka qënë një humanist e dipllomat i shquar anglzë. Mësimet e para i mori nën kujdesin e  peshkopit të Winchester-it Thomas Langton  prej  nga  vazhdovi në Padova, Bologna e Ferrara të cilat  i  kreu  gjatë viteve 1496-1509.   Mbi këto studime në  veprën e tij De Fructa..(1517) Pace  shkruan se në Padova  u drejtua nga humanistët  Cuthbert Tunstall   dhe  William Lattimer.  Pas kësaj  studiovi edhe  me Leonikun e përmënd për raportet e ngushta që Pace kishte  pasur me Erazmin ndërsa në Bologna mori  leksione nga  Paolo Bombasio.

Në lidhje me vizitën që përmëndëm më sipër  Pace,  mbasi bëri një qëndrim në Ferrara,  mbriti  në Venedik  më 20 gusht 1522 ku Senati i bëri një pritje madhështore.  Ky misioni dipllomatik i R. Pace shërbeu edhe për ringjalljen e mardhënieve të ngushta që kishte pasur dikur me Tomeon. Ndërkohë Tomeos ju krijuan kondita më të mira për ë gjallërimin e mardhënjeve me studentët e rinj e rivendosjen e lidhjeve me  umanistët e shquar anglezë.

Korespodenca e kësaj perudhe nxjer në pah konsideratat e larta që Leoniku kishte për Pace si një umanist duke e këshilluar në përkthimin e veprës të  Plutarkut:  De avaritia (Kopracia)

Në prill të vitit  1523  Pace siguroi nga Këshilli i të Dhjetëve priviligjin për 10 vjet që Tomeo të  publikonte veprën :   Aristotelis Stagiritae:  Parva naturalia (Aristotele Stagirate: Traktat i shkurtër mbi natyrën) të  cilën Tomeo  nga ana e vet  ja dedikonte  pikërisht Pace.

Me sa duket para se Pace  të largohej përfundimisht nga Italia  më 1525 po punonte  mbi Letrat e Shën Palit të komentuara nga  Krisostomo (Antiochia 344/354 – Coma Pontica 407) të cilat ja kishte kaluar Tomeos që të bënte qortimet  përfundimtare. Kështu në letrën  që Tomeo i dërgon Pace-s i shkruan:

Unë kam aritur në fund të  volumit të  dyrë të Krisostomos. Ndosha ju mund të thërisni:  Çfarë!  Ju keni gëlltitur tashmë të të gjitha  letrat e Palit dhe të Krisostomo-s?

Unë i kam lexuer ato që të dyja; por me që unë lashë të gjitha leximet e tjera dhe i dedikova të gjithë kohën time punës tuaj; kështu tashmë unë dua të më dërgosh volumin tjetër. ..

Në shkur të vitit 1525 gjëndja shëndetësore e Pace u keqësua shumë kështu që atij ju dha leja që të kthehej në Angli ku jetovi deri më 1536.

Mes studentëve të hershëm që kanë studiuar me Tomeon përmënden William Latimer dhe Cuthbert  Tunstall. Nga korespondenca e më vonshëme  mes Latimer e Tomeos del se dy anglezët kishin  dëgjuar leksionet e Tomeos mbi Parva naturalia  kur ata  kishin mbritur në Padova më 1497

Me qënëse në vitet 1490 Tomeo ishte i prirur  pak a shunë  ne mësimdhënjen e greqishtes dhe në filozofinë e natyrës të Aristoteit atëhere kjo  të shtyn të medosh  që edhe studimet e Latimer dhe Tunstall patën karakter kryesisht  filozofik. Kjo frymë e re e trajtimit të aristotelizmit duhet të ketë reflektuar edhe  në ambientet universitare të  Oxford-it e  Cambridge.  Bile aty nga fillimi i shek. XVI një grup umanistësh anglezë mes të cilve edhe  Latimer e Linacre u angazhuan  gjithashtu  për botimin komplet të veprës të Aristotelit në latinisht pavarsisht se kjo nismë  nuk dha frutet e pretenduara.

Veç kësaj Tomeo bëhet dëshmimtar i një prej miqve me të cilët kishte vendosur mardhënje Latimer në Brescia. Ai  ishte profesori   Domenico Bonomini(? - 1516) me prirje të  veçanta në fushën e mjekësisë e të filozofisë natyrale. Duke i treguar Latimerit rreth botimit të ri të Dialogi, Leoniku përmënd  se dialogu me karakter mjekësor De Alica  i ishte dedikuar pikërisht Latimerit dhe  drejtohej  nga D.Bonomini me të cilin Latimeri kishte qënë mik i ngushtë.

Vlen të theksohet gjithashtu se ka qënë  Latimer-i ai  që i rekomandoi Tomeos në fillim të vitit 1521 nxënësin e tij më të shquar Reginald Pole kështu  Tomeoja i referon atij mbi përparimet     kishte pasur Pole:   Në gjashtëmbëdhjetë mujat e fundit ne kemi lexuar së bashku tetë librat e Aristotelit  Topicorum (Topiket mbi dialektikën), katër librat  De Caelo(Mbi Qiellin- astronomia dhe kozmollogjija); dhe  kemi mbaruar librin e parë de Generaratione (Mbi shumimin e kafshëve- gjenetika dhe embriollogjia)

W. Latimeri në shënjë mirënohje për profesirin e dikurshëm i dërgon Tomeos si dhuratë një kalë  ndërsa Tomeoja  për të mos mbatur më poshtë i kthen nderin duke i dërguar një orë me kurdisje.

Ndër figurat më të shquara të humaizmit anglez  në gjysmën e parë të shek XVI ka qënë  edhe  Cuthbert Tunstall. Interesat e gjërä të Tunstall në Padova  mbi Aristotelin e kanë afruar atë me siguri me Tomeon por edhe me Akademinë Aldine.  Mbi të gjitha influenca e Tomeos duhet të reflektojë në përmbledhjen e veprës të Aristotlit  bërë nga  C. Tunstall : Nichomachean Ethics  (vepra kryesore e Aristotelit Etika u përmblodh e u shpërnda nga i biri i tij prandaj u qojt  Etika e Nikomakos) por edhe në veprën e tij mathematike  të vitit 1522  De arte supputandi (Mbi artin e përllogaritjeve) i cili ishte i pari libër mbi arithmetikën i botuar në Angli(Londër).Me një letër dedikatore drejtuar  mikut të tij Th. More  vepra u shndrua menjëherë edhe si libër shkolle gjatë shek. XVI.

Njëlloj si Latimer edhe Tunstall i rekomandoi Tomeos një tjetër studet të shquar anglez siç ishte Thomas Lupset i cili u sistemua edhe ai në shtëpinë e R. Pole. Në letrën e përgjigjes Tomeo i shkruan Tunsta më 8.VI. 1523:

Në këtë  komunikim ju flisni qartë për dhëmbsurinë  që ju keni për mua, si dhe për kujtimet e këndëshme, të cilat as  koha e gjatë dhe as largësija e vëndeve nuk i kanë ndryshuar. Këto ndjenja  më mbushin mua me një gëzim të madh.

Mbasi i premton për angazhimin serioz me të cilën ai do të trajtonte studentin e ri Lupset  më tej  i shkruan:

Disa vite më parë  unë hartova tre libra të vegjël  de Varia Historia.  Këto përmbajnë reth treqind kapituj  mbi historitë, dhe unë vendosa t'ja u dedikoj ato juve . Dëshirën time ja shpreva të riut fisnik Regginald Pole, admiruesit tuaj të madh, dhe ai më premtovi që  të marë vesh në se kjo do të jetë e mundur që të bjemë dakord me ju.  Kur unë të mar lejën  atëhere unë do ta shtyp e do ta botoj librin.

Në fakt vepra Mbi Historitë e Ndryshme  me  një dedikim për Tunstall u botua gati një muaj para se Tomeu të vdiste  në janar të vitit 1531. Ndoshta shkaqet e vonesës mund të kenë qënë  në pozicionet e ndryshme që Tomeu dhe Tunstall morën kundrejt çështjes së divorcit të mbretit.  Ndërsa Tomeu në Padova u impenjua tërësisht të bindëte teologët e universitetit të përkrahnin divorcin e mbertit Enriku VIII  në Londër,  Tunstall mori pozitën e avokatit mbrojtës të mbretëreshës Katerian e Aragonës. Më pas Tunstall  kundërshtovi edhe shkëputjen nga Kisha e Romës por më tej pranovi heshtazi  primatin e mbretit në krye të kishës anglikane.

Kontaktet dhe njohjet e hershme të Tomeos me Thomas Linacre(1460-1524) humaistin më të shquar në Angli  në fushën e mjekësisë duhet të kenë nisur qysh nga koha kur Linacre studionte në Firence me Kalkondilën apo kur u afrua në Venedik  me Akademinë Aldine e mori pjesë në publikimin   editio princeps   veprave të Aristotelit në greqisht. Në një urdhër  dipllomatik të mbretit Enriku i VIII e 25 majit 1530  Linacre është cituar si ish-nxënës i Tomeos.  Megjithëse në lidhje me këto afrimitete ka një farë dyshimi  mbetet fakt që Linacre mbeti në raporte shumë të mira me Tomeon deri në fund të jetës

Në janar të vitit 1524 Tomeu i shkruan atij:  Shumë i ditur Linacre, unë po ju dërgoj një kopje të  botimit tim  Parva Naturalia  të Aristotelit me qëllim që të kem qortimet dhe konsideratat tuaja në lidhje me atë.

Ndërkohë Tomeoja desh të kishte nga Linacre komentet e mirënjohura të tij në çështje mjkësore .  Në gusht të po atij viti ai mori nëpërmjet Pole  nga Franacis Poyntz  unazën me gançë   si një distiktiv tepër i veçantë i cili bekohej nga mbreti dhe mbahej nga miqtë më të afërt të mjekve të oborrit.  Komunikimi në këtë vit mes dy umanistëve mund të ishte i lidhur me interesat e Linacre në pjesmarjen e anglezve në botimin aldin të Galen më 1525.  Një kopje e variantit aldin të këtij viti me anëshkrime e korigjime të shumta nga Leoniku ruhet sot në bibliotekën e mjekësisë të Universitetit të Yale (Mss. R. 126.G.2.A).   Më 1524  Linacre ishte shumë i sëmurë  prandaj ndërmjetësovi nëpërmjet F. Poyntz  një person i besuar në rrethin e Kalorësve Shoqërues të mbretit.   Leoniku dhuratën e bekuar  nga mbreti e mirëpritë shumë mirë prandaj ai  falenderon  Poyntz:   që dëshëron  jo nëpërmjet fjalëve por nëpërmjet veprave, të më llogarisësh edhe mua ndër miqtë e tu.

Vala e re e studentëve anglezë në vitet 20 të shek. XVI nis me Reginald Pole  i cili  e shndrovi shtëpinë  e vet në Padova  në vitet 1521-1526 qëndrën më të rëndësishme të studentëve anglezë.   Për periudha të caktuara kohe ai  u  frekuentua nga   Richard Pace, Thomas Starkey, Thomas Winter, John  Clement, Marmaduke Waldby,  miqtë e tij të  ngushtë  humanisti fiaming Christof de Longueil,  Thomas Lupset edhe u nderua nga humanistët më në zë të kohës.

Korespondenca e tij me  Tomeun paraqitet ajo më e pasura e cila herë me intensitet e herë më e rrallë nuk u ndërpre deri në momentet e fundit të jetës së Tomoeos Në  letrën e fundit të tij Tomeoja i shkruan Pole se vazhdonte të mbante  mardhënie shumë të mira me qarkun e anglezve në Venedik dhe në Padova bile kishte akoma nën kujdes një  tjetër student anglez që njihte mirë greqishten dhe latinishten .

Mjaft e rëndësishme paraqitet përmëndja e emrit të Marin Beçikemit në një nga këto letra që ai i drejton R. Pole më 18 shkurt 1525.  Ishte momenti kur Tomeu e Pole shkëmbejnë me intesitet një sërë letrash të cilat lidheshin me ngjarjet e luftës që po zhvillohej në Pavia.  Luftonte mbreti i Francës Francesco I kundra forcave imperiale të Karlit të V (Perandoria e Shënjtë Romake) dhe trupave spanjolle të mbretërisë së Naploit. Tomeu e informon Pole, por nëpërmjet tij edhe ambasadorin anglez R. Pace,  për situatën që ishte në Padova ku i shkruan:

Asgjë nga ato që ju më keni shkrojtur mua në letrën e djeshme nuk diheshin këtu. Unë jam plotësisht i gatshëm të besoj për çka  thoni, përderisa  këtu është qetësi e plotë, bile edhe Beçikemi, i cili deshte të ngatëroheshe, apo pretendonte të ngatrohej shumë në këto  çështje,  qëndron tani krejt i heshtur..

Siç shihet nga citimi  nuk del qartë se çfarë konkretisht deshtë të bënte Beçikemi dhe përse në kulmin e luftës e gjejmë të heshtur. Dihet që në kampin spanjoll merte pjesë Ferante Kastrioti si komandat altilerie i cili gjeti aty vdekjen. Në këtë pikë mund të supozojmë se Beçikemi do të ngrinte zërin kundra francezve mbasi simpatitë e tij për spanjollët që kishin ngritur flamujtë në Himarë apo antipatitë për francezët që kishin një urejtje të lindur kundër italianve i gjejmë të shprehura dhe në veprën e Skëndërbeut. Kështu duket normale për autorin e Historisë të Skëndërbeut apo pretendentin e shkrimit të një Historie Veneciane ta verë vehten në një pozitë parësore në ambientin padovan dhe të jetë i agjituar për ngjarjet e tendosura  që po ndodhnin mes atyre ushtërive të cilat ai i shikon si miq  apo si armiq të tij. Ka rëndësi fakti që Beçikemi nga ky citim na paraqitet si një person i mirënjohur si nga Tomeu po ashtu edhe nga R. Pace dhe R.Pole edhe pse nuk mund të përcaktojmë dot karkterin e këtyre mardhënieve. Ky fakt duket diçka krejt e re në jetëshkrimet e Beçikemit.

Si konkluzion mund të themi se influenca e përkushtimit  anglofil i Tomeos mbetet  si një rast i shquar, i veçantë  dhe i papërsëritur në ambientin akademik të  Padovës për gjithë shek.  XVI.

Firenze 5.XII.2012