E merkure, 24.04.2024, 12:21 PM (GMT+1)

Mendime

Asllan Dibrani: Kisha serbe dhe çështja kombëtare

E shtune, 08.12.2012, 03:44 PM


Kultet  fetare   serbe  i prijnë  çështjes kombëtare  edhe nëse  organet shtetërore devijojnë!

Nga Asllan Dibrani

Kohët e fundit debatet për Kosovën  po vijnë  gjithnjë duke ju afruar finales se kozmopolizmit     të prodhuar dhe të mbjellur nga qarqet serbe,  mbi  mitet  dhe historinë e rreme  monopoliste  dhe propaganduese , mbi Kosovën!  Nxiten situatën me shekuj të derdhet gjaku i shqiptarëve për tokat e veta.  Lind pyetja si   e bindi ky popullin e vet në këtë mënyrë  aq vandale dhe edhe të vdesin për tokën e huaj ? Nacionalizmi serb gjithnjë i   ka ushqyer me propagandë  antishqiptare  popullin  e vet,   duke e pasur  edhe   rolin e   kishës si zëdhënëse    për( fe e komb )nga elementet kryesore të mitologjisë kombëtare serbe. Ky mit është i lidhur me idenë e "mbi Kosovën " dhe perceptohet në përgjithësi në një fare programi qe edhe humbjet e veta i mitizojnë si   rezultate,   duke i shfrytëzuar  edhe    baticat e zbaticat  negative a pozitive,  vetëm e vetëm të jenë në  shërbimin e popullit të vet,  rast konkret është evident deri në vetëflijim për kombin e vet, po edhe me pretendime për te huajën. Rasti i Martinoviqit në Gjilan  qe e futi shishen ne zorrën e trashë duke i akuzuar  shqiptaret se e dhunuan, ku  ekspertiza e ma vonshme e vërtetuan qe( ai  ja futi vetvetes, vetëm ta mbroj  interesin e kombit të vet ky rast ishte hiti i propagandës serbe disa vite  kundër shqiptareve  ? Historia   evidenton edhe shumë raste tjera si në  dhënien e gjitheçkafit për" atdhe  e shtet", deri në luftën e fundit  qe shumë të ri  serb, nga Serbia erdhën në luftën e Kosovës ta pushtojnë dhe ta glaberojnë siç vepruan me tokat tona nga Nishi  e Leskovci me Sangjakun , çka do të thotë   në pretekstin e mbrojtjes se Serbisë  nga" terroristet shqiptar" ku edhe   i lanë eshtrat në Kosovë për tokën e huaj me synim t'ja bashkojnë Serbisë ,  ndërsa shqiptaret bëhen vegël e huaj  me i çliruar vendet e huaja  deri  sa veten e lënë  nën okupimin e huaj siç ndodhe këto ditë  me një grup mercenarësh shqiptar qe ne emër të sektit te tyre fetar vehabist   u rreshtuan në krah të rebelëve në Siri, ku luftojnë për çlirim nga regjimi i presidentit Bashar al-Assad  qe njeri me emrin Naman Demolli, u  vra në front,  merreni me mend deri ku kanë  shkuar  organizata  ekstremiste  shqiptaretë frymëzuara nga organizata  famëkeqe  " Bashkohu"    e organizuar nga  vehabistet e Kosovës!

Pas bisedave Thaqi -Dadiq,  Kisha serbe u shqetësua !?...

Vetvetiu   prap shkon mendja tek  kisha  serbe  me çka ,liberalizimi sado pak i zbutjes së tensionit nga organet shtetërore serbe pas bisedave Thaqi -Daqiq,  Kisha serbe u shqetësua per se tepërmi  !?... Ndërmjetësimi  i  BE-së sikur e egërsoj  "Kishën  Ortodokse" serbe ku i mblodhi  te gjitha forcat  e veta   me i tregua edhe një here   muskujt e saj  karshi shtetit serb kundër Kosovës! Kisha serbe,  ka kërkuar nga presidenti dhe kryeministri i Serbisë që të refuzojnë marrëveshjen për menaxhimin e integruar të kufijve me Kosovën dmth , nuk e pranojnë qe të ketë   kufi. Propozojnë  të jenë të lirë   serbet në  Republikën e Kosovës, "popull i dorës se parë",  pa kushtëzime , pa dogana , me privilegje të veçanta    në Republikën e Kosovës se shpallur  si shtet në vete,  pa mundur ta menaxhojë atë pjesë të Kosovës  nga  gabimet    edhe të  lidershipit të pa disiplinuar në përfundimin e luftës së Kosovës .

UÇK-së të asaj kohe i hynë   në hak dhe ja prishen dorëzat  të gjithë    manipulantet  , abuzuesit  folkloristët  e petkut të uniformes së UÇK-se!

Këtu duhet të ndalem edhe tek forcat franceze qe kishin një miqësi me serbët  historikisht. Forcat franceze  i dhanë  një elkrticitet dhe e fryen  situatën  me një grusht serb në Veriun e Mitrovicës qe dalëngadalë  në propagandimin  dhe ndërkombëtarizimin   e tyre nacional arritën  qe ta mundin  lidershipin në Kosovën,  në paqë me gënjeshtra .Pas luftës e humben   kursin  politik mbas   kapitalit duke e harruar se në  çlirimin i Kosovës  nuk ishte  kufiri në  Mitrovicë, por atje ku ishte  dhe ku duhet me qenë edhe sot. Po edhe UÇK-së se asaj kohe i hynë   në hak dhe ja prishen dorëzat  të gjithë    manipulantet  , abuzuesit  folkloristët  e petkut të uniformes së UÇK-se! Në emrin e saj bënë të gjitha të zezat dhe krimet  e pa skrupullta  me qellim përfitimi  te kapitalit  me dhunë e zjarre   dhe qe një numër i madh i luftëtarëve të denjë sot sillen  rrugëve  pa veshmbathje  ushqim  e kushte .Çlirimtaret e vendit sot  abonohen  dhe keqpërdoren nga  faktorët  lokal, por edhe ata ndërkombëtar  siç ndodhi rasti  i Kleçkës i Fatmir Limajt dhe zotit Ramush Haradinaj qe  me forcën e argumentit dhe intelektin e tyre mbrojtën luftën e lavdishme te UÇK-së .Por  lind pyetja përse si zëra të vetmuar?

Kisha  serbe   duke  mos u pajtuar qe  të jenë Beogradi  si palë humbëse dhe për ti zbutur djerset e    Moskës për situatën në Kosovë kanë marre timonin   e ndërlidhur  (fe dhe komb)!

Pikërisht lirimi nga ndjekja e  mëtutjeshme    dhe lirimin nga akuzat për krime të luftës   stafin  politik të Beogradit  e  gjunjëzoj pran faktorëve  ndërkombëtar ,por  Kisha  serbe   duke  mos u pajtuar qe  të jenë Beogradi  si palë humbëse dhe për ti zbutur djerset  e    Moskës për situatën në Kosovë kanë marrë timonin   e ndërlidhur  (fe dhe komb) duke u munduar qe ti  lëshoj mesazhe dhe sugjerime  nga krerët e kishës qe  kanë prezantuar edhe planin tetë pikësh për zgjidhjen e problemit të Kosovës, i cili kërkon anulimin e kufijve dhe largimin e kampit amerikan Bondsteel në Kosove qe  edhe  ëndrrat e natës  kur i shohin  serbet   lidhur me amerikanët  dita e re  ju shkon mbrapsht  pa bereqet !

Në këtë dokument të tyre  sipas revistës “Nedeljnik” kërkohet nga shteti “që mos të jetë pjesëmarrës në vetëvrasjen e Serbisë”.“Nga qeveria dhe parlamenti aktual  serb presim që në vend të pranimit ‘të menaxhimit të integruar të kufijve’ të rishqyrtoi të gjitha marrëveshjet e qeverisë paraprake për ‘vendkalimet’ të cilat nuk janë ratifikuar në parlament”, thuhet në letrën e kishës drejtuar institucioneve serbe .Më tej kërkohet nga organet shtetërore që para bisedimeve të ardhshme – të kërkohet nga bashkësia ndërkombëtare garanci për kthimin e serbëve të zhvendosur, rindërtimin e shtëpive dhe miratimin e ligjit për restaurimin e pasurisë kishtare shoqërore në Kosovë a thua ku janë  kultet fetare shqiptare   për mbrojtjen e  interesit të Kosovës  . A thua ku janë  historianet tanë qe nuk i mbrojnë  kishat dhe objektet tona  qe kanë një histori  ma te gjatë se  kur erdhën serbët si  shërbëtor  dhe cergash të agallarëve tanë dhe stërgjyshe tanë . Ato gurëthemele   të atyre objekteve janë dhe ishin tonat, ndërtim i yni i mjeshtërve shqiptare  qe i skaliten me mjeshtri.   këtë temë  sadopak  e ka prekur  Isuf  Buxhovi qe  rralle ka ndodh qe akademia serbe të reagoj,  por kësaj here    reaguan kundër Buxhovit .Lind pyetja se ku janë  bajraktarët   dhe  Bashkësia Islame e Kosovës,  qe  me ndikimin e qarqeve te huaja e katandisen vendin ne  sekte të rrezikshme  antishqiptare.

Kisha serbe  po e ndihmon shtetin e vet  edhe në krizat ma të thella  qe u përballë ndonjëherë  shteti serb dhe politika e saj,  ndërsa  faktori  islamik shqiptar  dhe kutet tjera bashkë me disa  politikaj kosovar të  Kosovës  kanë mbetur     debate  për  fenë në Kosovë!

Me qindra protesta organizuan   duke u  shkarravitur  rrugëve të Kosovës, qe   shpesh u skuqen me gjakun e djemve dhe vajzave ma të mira  të Kosovës për ta çliruar atë nga okupatori serb  . A thau ku janë  ata   mjekrosh qe   nuk  u përballen kurrë me   kriminalitetin e Serbisë qe e zhvillon  kundër Kosovës? Lind pyetja  a nuk  kemi na shtete qe ti paraprij  Qeverisë e keqe e mire ajo qe është ,  ne interesin kombëtar. Një krahasim kronologjik  Kisha serbe  po e ndihmon shtetin e vet  edhe në krizat ma të thella  qe u përballë ndonjëherë  shteti serb dhe politika e saj,  ndërsa  faktori  islamik shqiptar i  Kosovës  dhe kultet   tjera me  disa politikaj  kanë mbetur     debate  për  fenë në Kosovë, sidomos debatet aktuale me nofka anonime në portale shqiptare, ku gjuha e urrejtjes është shumë më e shpeshtë se argumentet racionale, ka shumë akuza, sharje, shpifje, kërcënime, anatema dhe mallkime të shpeshta që të dy taborët debutuese i përsërisin si ato krishtere po edhe ato islame .Ku është  kisha shqiptare qe nuk  elaboron interesin  e çështjes kombëtare   si ajo  në Kosovës,në Shqipëri dhe në  Amerikë?Ku janë e akademikët tanë qe shpesh bëhen folkloristë   fryerje zjarri    përçarjen e  shoqërisë shqiptare  dhe nuk janë të zotë dy  rreshta me i bërë kryq për Kosovën dhe atdheun tonë të shtrenjtë,   në rrezik të zvogëlimit nga  apetiti  serbe !?...



(Vota: 6 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora