E premte, 19.04.2024, 02:08 AM (GMT+1)

Mendime » Nexhipi

Reshat Nexhipi: Besnikëria dhe trimëria e shqiptarëve

E premte, 07.12.2012, 08:32 PM


Shqiptarët- më  të vjetër, më  trima dhe  më besnikë  pothuajse  nga çdo popull  tjetër  në botë

Prandaj, me  ,,puplat,,  iliro-shqiptare  është ,,zbukuruar,,  historia  e mjaft shtete ve    Globit,  sidomos  ajo  e Greqisë, Italisë , Rumanisë  etj.  mos  flasim  për historinë  e shtetit  me  emër akoma    pa definuar sa duhet...

Nga Reshat Nexhipi

Më të vjetër

Këtë  e  shkruajnë  mjaft  shkencëtarët  tanë  dhe    huaj. Për të qënë  më i besueshëm, po prezentoj vetëm  disa  prej të huajëve,  sipas  rendit   alfabetik dhe  pa  ndërhyrë    saktësinë  ose  objektivitetin   e  tyre.

Braisfold, shkencëtar anglez:  “Nga  rasat që sot  jetojnë    Maqedoni, vetëm shqiptarët mund të thuhet se janë autoktonë. (Bitolski vesnik, Bitolla, 20. 2. 2002)

Dh.Ispilanti, përfaqësues i shquar grek: ,,Ju  burra toskë...jeni pasardhës të  heronjëve tanë dhe emri juaj do të mbetet pa asnjë dyshim i pavdek

shëm, i dëgjuar dhe i lëvduar në të gjithë Mbretëritë e Tokës,,. (Aristidh P. Kola, Arvanitët..Tiranë, 2008  f. 17).Pra, greku i lartpërmen

Edvin Jasques: Ilirët  dhe  shqiptarët janë  trashëgimtarë të denjë të Akilit të Trojës (Fakti, 24. 5. 2004- Yllka Beçi)

Gjeorgj Von Hahn, albanolog  gjerman: Shqiptarët janë  pasardhës të Pellazgëve.. (Fjalori enciklopedik shqiptar, Tiranë, 2008, f. 880)- Pra të vjetër rreth 12 mijë vjet-R.N.

H.Pedersen: Shqiptarët janë pasardhës të ilirëve, kurse këta të fundit pasardhës të pellazgëve.(Maqedonia Shqiptare, Tetovë, 2009, f. 146)

K. Amantos: Sllovenët në Maqedoninë e sotme gjetën vetëm pellazgët, gjegjësisht  shqiptarët  (Robert  d  Angely, Enigma.f.250)

Louis Benloev, historian:,, Shqiptarët, kombi më i vjetër  i Kontinntit  (Fakti, 4.12. 2009)

M. Markiano: Populli shqiptar  është  me  origjinë  pellazge (Maqe

donia Shqiptare, Tetovë, 2009, f. 373)

Pulianos, antropolog i njohur Shqiptarët janë pasardhësit e vetëm të pellazgëve (Dimitar Pilika...394)

Stanojeviq  dhe Zhivojan  Binçiq: Shqiptarët rrjedhin nga ilirët kurse këta nga pellazgët (Fakti, 28. 3. 2007-Driton Dikena)

Sulejman Kulçe, historian turk: Nga Pellazgët kanë mbetur vetëm shqiptarët.(Dr.Skender Rizaj,Shqiptarët dhe Serbët në Kosovë, Pri

shtinë 1991, f. 11, 31, 33, 49)

Thomopulos:“Shqiptarët janë pasardhësit të vërtetë të pellazgëve.

Apostrofova

Dimitar Kamarda: Shqipja  është gjuhë e perëndive (Aristidh P. Kola, Arvanitët..Tiranë, 2008, f. 61,163 dhe 164 dhe një nga më të vjetrat në botë  (Flaka, 7. 2. 2004).

Niko Stilo.Shkencëtar, i cili mbi 30 vjet merret me prahistorinë,  ka shkruar:,, Shqiptarët janë më të vjetër se toka, ata janë Pellazgë. (Arben Llalla në Faktin e 18 gushtit, 2007)

Enciklopedia greke,vëllimi 19, f. 873: Pellazgët ishin  paraardhësit e shqiptarëve të sotëm (Ilmi Veliu,Skenderbeu, Kërçovë, 2005, f.32 dhe teksti në Lajm, 26 shtator, 2009)

Ps. Nëse kjo e fundit është e saktë, atëhere, çështja e  origjinës pellazge të shqiptarëve, mer fund, sepse, kuptohet autorë të Enciklopedisë janë historianët më të njohur të Greqisë.

Raste për trimëri dhe  besnikëri

Abaz Kupi. Një  ditë  Esat Pashë Toptani kishte  dhënë urdhër që të   iqet  flamuri  kuq  e  zi  i Skënderbet  dhe    zavendësoet  me  atë turk. Derisa ushtari  po ngjitej    kullë  për  ta zbatuar  urdhërin, Abazi, edhe  pse 15 vjeçar, rrëmbeu  pushkën  e t’et  dhe  e  vrau ushtarin.

Abdulla Be Dreni. Sulltan  Abdul Hamidit, në  një  rast  rreziku,me sak

me  sakrifica të pa përshkruara ia shpëtoi jetën.

Arduba. Nga kjo kështjellë,  gratë ilire me fëmijt e tyre, për të ruajtur nderin, gjegjësisht për të mos rënë  në duart  e armikut, hidheshin në zjarr ose në lumë. (Historia e poullit shqiptar, 8, Tiranë, 2000, f.19)

Athanasio Skurtanioti. Ky prijës heroik arbëresh, gjatë v.1825, me 70 trima, qe mbyllur në manastirin “Shën Sotira” të Greqisë, duke përballuar 800 këmbësorë dhe kalorës turq. Në fund të gjithë këta, për të mos rënë në duart e rmikut dhe për të ruajtur dinjitetin kombëtar, do të vet flijohen duke u djegur të gjallë-thuhet në literaturën historike.

Axhizilao Milanos. Kryeu atentat ndaj mbretit të Napolit, Ferdinandit II i cili terorizonte popullin e Italisë. Në pyetjen e prokurorit se cilët i kishte bashkëpuntorëm ishte përgjegjur: “Mendjen, zemrën dhe krahun” Gari

balldi e kishte shpallur për hero.

Bajazit Pasho, shpëtimtar i djalit 15 vjeçar të një sulltani, kur qe zënë rob në luftën e osmanëve me Timurlangun. Bajaziti këtë punë e kreu me sakrifica të mëdha, duke u veshur si lypcar.

Baskuala Bafa. Ky shqiptar, për shkak të veprimtarisë revolucionare, ishte dënuar me varrje në litar nga ana e armiqëve të Italisë. Gjatë varrjes litari u këput dhe veprimi u përsërit, kurse ai sillej sikur nuk ndodhte gjë me të.

Dervish Hima dhe kajmekami turk. Në një rast i hyri kajmakanit  në zyrë dhe e pyeti: A mos doni ta zini Dervish Himën? –Po, si jo, atël e kërkoj- u përgjigj kajmekami. Unë jam ai iu përgjigj Dervish Hima dhe iu kërcënua me vrasje nëse i bën shqetësimin më të vogël.

Esat Tetova. Në “Faktin” e 31 tetorit, 2006, Afrim Limaj prezenton shkri

min me mbititull “Misteri i një operacioni sekret” dhe me titullin “Esat Tetova, shqiptari që rrëmbeu në Athinë avionin ushtarak”. Fjala është për bazën ajrore të atij qyteti.

Gjergj Dhrako- në një rast, duke luftuar në anën e grekëve kundër forcave osmane, ishte zënë rob dhe ishte shpënë para Reshit Pashës. “Unë jam Gjergj Dhrako, shpata ime ka prerë mbi 100 koka turqish, vritmë pa u vonuar” i kishte thënë pashait në fjalë, me krenari të papërshkruar, duke vrarë në fund veten me një thikë të fshehur nën kostumin e tij në maj të vitit 1827.

Gjini. Më 1793 kishte   marrë  me vete dokume­ntacionin  sekret  të ambasa

dës­ franceze në Stamboll për ta shpënë në Paris. Gjatë udhëtimit në det, e sulmuan anglezët dhe për të mos e nxjerrë në shesh dokume­ntacionin në fjalë dhe për ta ruajtur besën, flijoi veten duke e mbytur anijen e vet, kup

tohet bashkë me të.

Halil Patrona. Më 1730 në krye të nja 12000 vetave, kryesisht shqiptarë nga Stambolli rrëzoi nga froni sulltanin e keq, Ahmetin III,  para te cilit doli xbathur dhe me plaçka te reckosura duke  e detyrur ate te zhdukë tera objektet luksoze rreze detit, të ngritura ne djersën e poullit etj..

Halimi. Për të ruajtur dinjitetin personal dhe kombëtar, gjatë v. 1903, kryen atentat  ndaj  konzullit rus  Rostkovskit në Manastir.

Idriz Ajet Gashi.  Kosovar,  gjatë egzekutimit, vetë  e  vendosi  litarin    qafë dhe nuk lejoi që atë ta bënin xhelatët e tij.

Konstantin Hristo. Ky kosovar, gjatë një beteje që u zhvillua në Benesht të Rumanisë, me sakrifica të mëdha, ia kishte shpëtuar jetën  iluministit të  idalluar rumun Petraq Poenarus.

Konstantin Konari. Tregoi aq trimëri të madhe në revolucionin grek sa që Lamartini e quajti gjysmë perëndi.

Mic Sokoli, në Slivovë, , duke ia zënë me gjoks grykën një topi të kalibrit të madh të ushtrisë turke, flijoi jetën jo vetëm për  të shpëtuar të tjerët.

Millos Kopili, i vetëdishëm se ç di ta gjente, me mjeshtëri të pshpjegushme, iu afruar sulltanit, gjoja për t ia puthur këmbën dhe e vrau, në betejën e Kosovës,

Mufit Beu në Stamboll. Dimitar Vllahov, në kujtimet e tij, tregon rastin se deputeti shqiptar në fjalë,  nga Libohova, një kolegut të tij turk në parlament, i kishte hequr një shuplakë në fëtyre dhe i kishte  thënë me mburrje “unë jam shqiptar dhe bektashi”. (D.Vllahov, “Memoari”, Shkup, 1970, f.95, 142, 153)

Nikolla Naço dhe Kraqidhasi. Ky konsul grek,  në një rast ka thënë  se shqiptarët ortodoks janë helenë prandaj nuk u duhet gjuha shqipe. Këtë e ka kundërshtuar ashpër Nikolla Naço, bile e paska zënë për pallto dhe me forcë e ka nxjerrë jashtë, kurse më vonë, konsuli grek ishte vrarë nga ana e nipit të Naços, Vangjelit.

Nikollë Tarsia, kishte marrë përsipër të vriste Gjeneral Lancën, armikun e madh të popullit italian dhe kur e dënuan me vdekje,  i ishte falënderuar  gjy

qit  për kurorën e lavdisë që ia vuri mbi kokë.

Oso Kuka- i rrethuar nga ushtria malazeze, i vuri zjarr fuçive të barutit dhe u hodh në erë bashkë me luftëtarët e tjerë malazezë.

Ramiz Sadiku. Për t’a ruajtur besën dhe dinjitetin kombëtar nuk pranoi të ndahet nga bashkëluftëtarët e tij me kombësi tjetër-Boroja dhe kështu pranoi të vritet bashkë me të.

Rexhep Fasku, i Kërçovës.  Prof dr. Avzi Mustafa, në gazetën Koha, 21 nëntor, 2009, duke bërë fjalë për jehonën e Kongresit të Alfabetit  njofton se në rojtoren  e Kërçovës, personi në fjalë, ia hodhi shkumën e sapunit  në sy berberit turkofil duke i thënë se germat  shqipe që dolën nga Kongresi i  Manstirit do t i shkruaj në ballë se ne jemi shqiptarë  etj.

Sulltana Qafa, nga ana  e Gostivarit, 16 vjeçare, i nxorri gërshërët nga mën

ga e këmishës dhe  iu vërsul si vetima më së pari komandirit, nipit të Mihail Brodit, të cilit me dy-tri të goditura e plagosi për vdekje, shtriu për tokë edhe dy të tjerë, por  dy plumba prej anash, ishin vdekjepruese për të.

Themistokli Gërmenji para pushkatimit,tre dëshira: 1.Të vishej me kostum kombëtar shqiptar; 2. Të mos i lidhnin sytë dhe 3. komandën ta jepte vetë ai kur duhe të shtihet në trupin e tij.

Vasil Laçi. Bëri atentat ndaj mbretit të Italisë, Viktor Emnuelit III. Kur e pyetën para ekzekutimit  se cila ishte dëshira e tij e fundit, tha: ,,Të kreh flokët  e mia e të vdes më mirë e më bukur,, (Aristidh P. Kola, Arvanitët..

Tiranë, 2008, f.288)

Në vend të përfundimit

Edhe   sikur  konstatimet  e  mësipërme   mos  jenë    sakta,  tre  karakteris

tikat  e  theksuara    titull    e  dallojnë  kombin   ynë  nga  popujt  e  tje

rë,  mund    dëshmohen  me  tre faktet    vijim: Vjetërsia  e  shqiptarëve  me  emrin  e perëndeshës  Afrodita  dhe me termin Pellazg,    kanë  dome

thënie  shqipe: agim  dhe pellg  ose  plak  për pellazgët e para rreth  12 mijë viteve të kaluar, mos flasim për termin  Ilir, që do të thotë i lirë.  Sa  i takon

trimërisë  si veçanti e shqiptarëve,  mjafton  rasti i  Adem Jasharit,  humami

zmi i pashoq   shqiptar  rasti i   Gonxhe   Bojaxhiut  e  njohur    si  ,,Nënë   e   tërë   botës,,  besa   shqiptare   me  qendrimin   e   Ramizit  ndaj  Boros,  kur

se  mikëpritja  shqiptare  me  fjalët  e  plakut  para  varrjes: ,,Më   keq   se  ta ni  e  kam  ndjerë  veten  kur  mysafirët  i   përcolla  pa drekë,  sep se  nuk  ki  sha  bukë,,. Ndërsa  patriotizmi  shqiptar    rrallë  e  gjen     popull  tjetër  tër,  shprehet  përmes   fjalës  popullore  ,,Shqiptari   vetëm    njëherë  bje 

tokë:  Kur  puth  Flamurin  Kuq  ezi,,. Për  moralin  e  femrës   shqiptare, flet  Bajroni:  ,,Gruaja   shqiptare  vetëm  një  njeriut ia fal  zemrën dhe trupin,,.

Tëra  këto  vlerësime  nuk  i  kam  nxjerë  nga  xhepi, por  nga autorë  të ndryshëm,  prandaj  ata   që, eventualisht,  nuk  pajtohen  me  ndonjë  nga këto  konstatime,   nuk  duhet    drejtohen    adresën  time, por    atë    atyre që kanë  shkruar këto gjëra, emrat  dhe   profesionin  e    cilëve, si  dhe  literaturën  përkatëse, i  kam  evidentuar  disa  herë  në shkrimet e mia të publikuara dhe, po të ketë nevojë, i përsëris edhe njëherë.

Ps

Dy fjalë rreth reagimeve

Shkas për këtë  tekst    dha shkrimi  i  historianit  të njohur nga Këçova dr.Ilmi Veliu, i cili, me të drejtë, kundërshton ata të cilët në vend  të kontraargumenteve historike shërbehen me fjalë thyese, me çka, me ose pa qëllim, pengojnë zbardhjen e historisë që është edhe qëllimi i  kësaj Redaksie- Z-Sh-së së nderuar, me një emër kombëtar që ia ka zili çdo redaksi tjetër.Kjo zili vjen edhe nga fakti që edhe pse anëtarët e Redaksisë i përkasin botkuptimeve të ndryshme, partiake, politike, fetare etj. janë tolerantë ndaj çdo shkrimi, pa marrë parasysh përmbajtjen e tij.

Por, t i kthehemi reagimeve. Unë jam i vetëdishëm që  e vërteta histori  ke ka qenë, është  dhe  do  mbetet  relative, prandaj dhe  unë, pas çdo titu lli, vendos  fjalinë ,,Pa ndërhyrë    objektivitetin e  tyre,,  me  çka  u  jap në  dijeni lexuesëve  se nuk  pretendoj  që konstatimet  e evidentuara  nga ana  ime të  jenë të vërteta dhe që  ata që posedojnë kontraargumente, siç  shkruan  me    drejtë  edhe historiani  i  lartpërmendur, t i  paraqesin, gje gjësisht    polemizojmizojnë, jo me  autorin e shkrimit por  me  autorin original.

Poashtu,  siç  thekson  edhe  historiani  kërçovar,  përcaktimet  partiake

nuk  duhet të jenë alibi  për ofendime. Nëse, ndonjëri, fjala vjen  thekson  veprat   pozitive     Qeverisë  aktuale:  NATON, vizat,  rrugën kombëta

re, tunelin  Tiranë-Elbasan, sjelljen  e  Shpatës  dhe   Përkrenares    Ske nderbeut etj. nuk duhet  kundërshtarët e PD-së t i iritojë,  por të kundërtën

  pranojnë  ato  si veprime  pozitive, duke mos anashkaluar  edhe  negati

vet, siç  ishte  rasti  me  mosvizitën  e  dy kryeministrave tanë vendlindjes së  Alfabebetit si dhe gabime  të tjera  të natyrave    ndryshme, të  cilat

kanë qenë,  janë  dhe do të  jenë  si të tilla  edhe  në të  ardhmen, jo vetëm  në Shqipëri por  edhe    vendet    të zhvilluara të botës. Pra,  apostrofimi  i  veprave  pozitive  dhe  negative,  nuk  duhet     jetë   shkak   për  ofendime  qoftë  nga  njëra  ose nga  pala tjetër, nëse  i  dëshirojmë  të mi rën  e  kombit, gjë   gjë që, siç thashë, është edhe vizioni thelbësor i ZSH-s.  Kështu  mendoj  unë. Nëse  gaboj,  kërkoj falje.

Do përfrundoj  me mesazhin  e  dy motrave  Qiriaze,  të lindura   qytetin  e  Alfabetit  ,,Grindjet  dhe  mosmarrëveshjet     përçajnë  kombin t i  grumbullojmë  dhe t i djegim, ose t i fusim në shportën e dashurisë...,, kurse  i  vëllaj  i tyre,  Gjerasimi, ka  thënë  ,,Përçarësve   dhe  shpiunëve   kombit,  u  takon  litari,,



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora