Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Konkurs për përzgjedhjen e realizimeve skenike

| E premte, 07.12.2012, 04:54 PM |


Drejtoria për Rini, Kulturë dhe Sport

Teatri Profesionist i qytetit të Gjilanit

Këshilli Organizativ i Manifestimit Tradicional Kulturor "Flaka e Janarit 2013" me rastin e organizimit të Festivalit të Dramës Kombëtare “Talia e Flakës” në Gjilan, shpallë:

KONKURS

për përzgjedhjen e realizimeve skenike të Teatrove profesioniste nga mbarë trevat shqiptare për Festivalin e Dramës Kombëtare “Talia e Flakës 2013”

Përzgjedhjen e pesë (5) shfaqjeve do ta bëjë Selektori i Festivalit/pas paraqitjes së shfaqjes konkuruese nga ana e Teatrove të interesuara për pjesëmarrje.

Shfaqjet që do të përzgjedhen do të marrin pjesë në Festivalin e Dramës Kombëtare " Talia e Flakës" në kuadër të Manifestimit Tradicional Kulturor  "Flaka e Janarit 2013 " e cila do të mbahet në pjesën e dytë të Janarit 2013.

Shfaqjet do të shfaqen në Teatrin Profesionist të Qytetit të Gjilanit.

Festivali ka karakter garues dhe organizatori jep 9/nëntë çmime për:

1- Shfaqje më të mirë;

2-Teksti më origjinal;

3-Regji më inventive;

4;Rolin më të mirë të aktorit;

5-Rolin më të mir të aktores;

6-Rolin më të suksesshëm dytësor;

7-çmimi për realitet të ri teatror;

8-Artisti më me perspektivë djhe

9- çmimi për arritjr jetësore në Teatër.

Shpërblimet/çmimet,i përcakton Juria profesionale e Festivalit.

Festivali i mbulon shpenzimet e akomodimit (me pansion te plote) per trupat teatrale per nje ose dy nete varesisht nga distanca prej nga vjen trupa.

Të drejt pjesëmarrjeje kanë të gjitha teatrot profesioniste të trevave shqiptare me shfaqjet ekskluzivisht të autorëve shqiptarë dhe shfaqje që në teatrot e tyre janë inskenuar në vitin e fundit.

 

Teatrot e interesuara do të mund të paraqiten deri më 20 dhjetor 2012 në këtë email: teatriigjilanit@gmail.com ose në këta numra të tëlëfonit: 00381 (0) 280 322 250 ose +377 (0) 44 322 500.

Këshilli Organizativ