E premte, 29.03.2024, 02:41 PM (GMT)

Kulturë » Berisha

Sejdi Berisha: Janë do binarë të çuditshëm jete

E enjte, 06.12.2012, 06:59 PM


P o e z i

Sejdi BERISHA:

JANË DO BINARË TË ÇUDITSHËM JETE...!

1.
Pse lulja e vyshkur
Pse loti në faqen e gjethit
Pse zëri gjithnjë në kërkim
Pse dhembje shpirti
Po, kush i dhuroi këto selvi jete...
Që ma kapërthurin shpirtin
Cila këngë do ta përballojë
Këtë vals jete

2.
Edhe kështu këndohet
Kur toka dhembjen fsheh
E njeriu kafshon buzën
Si t’i hyhet këtij rrëfimi
Zjarrjete
Sa bela i kanë nxjerrë vetvetes...

3.
Diç po ushton prapa meje
Por ende nuk ka ardhur koha
Në vetveten të dyshoj
Këtë se them dot me gojën time

4.
Por
Janë do binarë të çuditshëm
Në këtë tokën time
Edhe treni mbi ta
Çuditshëm ecën duke u lëkundur
Kurse sytë
Zvogëlimin e pikës shikojnë
E zukatja e mizave rritë trishtimin
Kurse unë e dua qetësinë
Etjen time e kërkoj
Në tempullin e dhembjes për të hyrë
Atje ku diçka të djegë
E diçka të përcëllon
Aty ku njeriu
Vdes e ringjallet përnjëherë
Aty ku therrat
Në lule shndërrohen dhe e kundërta
Aty ku nga rrahja e kambanave
Të dridhet bekimi
Aty ku nuk e njeh as vetveten
Nga mallkimi dhe bekimi i tokës
Që rrinë bashkë
Dot nuk ç’kapën

5.
E njeriu habitet me vetveten
As dot nuk lirohet nga ëndrrat
Kam nevojë për ndihmën tënde
Oj, toka ime
Që sa herë thënë të kam
Jam njeri pa vendlindje
Për atë
Edhe shpirti s’më zë vend
As zemra qetësi s’ka
Dhe, nuk e di
Nëse gabon njeriu
I vret të gjitha
Duart bosh i mbesin
Dhe shikimi pa drejtim

6.
Kështu vazhdojmë rrugëtimin
Nuk dimë as çfarë bëjmë

7.
Prapë të nesërmen
I shoh do binarë të çuditshëm
E treni vonohet si gjithherë
Shiu i ndryshk binarët
Kurse bari tinëzisht i mbulon
Dhe zhgënjehemi me fronin tonë
Që kurth shpirti i vëmë
Prapë binarë të çuditshëm
Kush e di se kur do takohemi sërish 



(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora