Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Profesori kosovar Engjëll Koliqi rikthehet me ligjërata në Universitetin Papëror Katolik të Minas Gerais-it

| E merkure, 23.04.2008, 10:11 PM |


Gjatë ligjëratës
Profesori kosovar Engjëll Koliqi rikthehet me ligjërata në Universitetin Papëror Katolik të Minas Gerais-it:

INTERESIM I MADH I STUDENTËVE TË FAKULTETIT TË HISTORISË PËR HISTORINË E KOSOVËS DHE PËRGJITHËSISHT TË POPULLIT SHQIPTAR

Qindëra studetë kanë ndjekur me interesim të madh ligjëratën e Profesor Koliqit mbi Kosovën, në shekuj dhe u kanë kërkuar profesorëve që të fillojnë bashkëpunimin me një universitet në Kosovë, që në kuadër të shkëmbimit të studentëve, të mund të shkojnë atje e të njihen drejtëpërdrejt me historoinë e bujshme dhe shumë të pasur të atij populli fisnik – të vuajtur dhe krenar.

Nga Caio WERNECK

Belo Horizonte, 23 prill 2008 - Profesori kosovar e president i Institutit BRAKOS – Engjëll Koliqi, i shoqëruar nga profesoresha jonë e nderuar dhe shumë e respektuar e zëvendëspresidente e parë dhe drejtoreshë e projekteve kulturo-arsimore e humanitare të këtij instituti – Dr Vera Lúcia Alves Neves, në pasditën e djeshme ishin, sërish, mysafirë në Universitetin Papëror Katolikk të Minas Gerais-it, me një ligjëratë të gjatë dhe shumë të frytshme. Kësaj radhe Ai u ka ligjëruar qindëra studentëve dhe profesorëve të Fakultetit të Historisë, të cilët e kanë ndjekur me një interesim të jashtëzakonshëm.

Ata janë pritur nga një delegacion i organizuar i Fakultetit të Hisatorisë të këtij universiteti, që ka mbi 60 mijë studentë, i përbërë nga profesorët: Prof Dr Elizabeth Guerra Parreiras – shefe koordinatore e katedrës së historisë, Prof Dr Ana Maria Coutinho dhe Prof Dr Paulo Henrique de Souza, si dhe nga studentët: Gerson Freire dhe Adriana Rachel Soares Souza.

Edhe kësaj radhe profesori kosovar ka ligjëruar me stilin e tij mjaft karakteristik dhe karizmatik, duke lëruar historinë e popullit të tij, që nga Dardania Antike e deri në ditët e sotme. Dallimi me ligjlëratat tjera ishte se kësaj radhe Ai ka ligjëruar më gjerësisht, për shkak se për studentë të historisë duhej shpjeguar disa rrethana më shumë, kështuqë ligjërata e djeshme ka zgjatur më shumë se dy orë. Edhe kjo ligjëratë, si zakonisht është shoqëruar me ilustrime të qëlluara dhe të përgatitura në mënyrë profesionale e në gjuhën portugeze, në programin kompjuterik "power point", me fotografi historike, që u përgjigjeshin rrethanave të kohës, për të cilat profesori ligjëronte.

Tashmë si njohëse e mirë e historisë së popullit shqiptar, shumë shpjegime të rrethanave të atjeshme historike i ka bërë, pavarësisht nga Profesori kosovar, profesoresha Vera Lúcia, e cila edhe e ka përkthyer nga italishtja, si zakonisht, ligjëratën e Tij.

Në fund të ligjëratës, studentët i janë drejtuar ligjëruesit me një varg pyetjesh interesante. Ai, edhepse profesor i pedagogjisë, si gjatë ligjëratës, poashtu edhe gjatë përgjigjeve me shumë saktësi dhe bindshëm, është treguar si një historian profesionist. Studentët, të impresionuar me historinë e bujshme të popullit të Kosovës, u kanë kërkuar profesorëve, me këmbëngulje, që të fillojnë një bashkëpunim me universitetet në Kosovë, që të mund të shkojnë atje dhe të njihen për së afërmi me historinë, kulturën dhe traditat e atij populli – fisnik, të vuajtur dhe gjithmonë krenar.

Mbas ligjëratës, të "shtrënguar" nga studentët, profesorët janë marrë vesh me Z. Koliqin, që sa më shpejt të fillojnë bashkëpunimin me një nga universitetet në Kosovë. Ai u ka premtuar një angazhim maksimal në këtë drejtim, gjatë muajit maj, kur do të jetë atje, duke u thënë se një përgjigje konkrete do ta marrin brenda muajit qershor të këtij viti.

Një foto e përbashkët e profesorëve – për kujtim

Ligjërata ndiqet me interesim të madh

Prof Engjëll Koliqi para Fakultetit

Me Prof Dr Paulo Henrique de Souza

Me Prof Dr Elizabeth Guerra Parreiras