Shtesë » Shoqëria
Tuna Prekpalaj: Filozofija na çel sytӫ
E merkure, 05.12.2012, 10:05 PM
Filozofija
na çel sytӫ
Nga Tuna Prekpalaj
Diktatorӫt, si dhe njerӫzit tjerӫ nӫ pozita tӫ nalta, arrogantӫ, tӫ cilӫt hypen me intrizhe malt nӫ shkallӫt e shoqnisӫ, aq nalt saqӫ menduan se e preken diellin me
dorӫ dhe e mbrriten qiellin: Hitleri, Mussolini, Millosheviqi,
Enver Hoxha. Ata menduan se e kan kapӫ Zotin pӫ mjekrre. Por edhe tӫ tjerӫt, qӫ ma mire âsht mos me ia permend
emnin, ishin tӫ verbuem dhe tӫ korruptuem nga pushteti, statusi dhe paratë. Ata harruan interesin
publik dhe e shkelen me çizme shtetin dhe shoqninӫ, popullin.
Hitleri bani vetvrasje. Mussolinin e vjerrӫn. Millosheviqi nuk vdiç, por cofi
si qeni nӫ burg. Enverit – me nder me thanӫ – ia pshurren vorrin. Kta tӫ tӫ katӫrt u mbajtӫn – pӫr shkak tӫ frigӫs - nӫ duer nga populli i tyne. E krenarija e diktatorve âsht fry aq shum sa
qӫ ata menduen se jan zot dhe se ata vetӫ jan ligji. Ata shkelӫn nӫpӫr kufomat e njerzve tӫ pafjashӫm. Pse ndodhi kjo gjâ ashtu nӫ mӫnyrӫ tragjike? Simbas meje âsht diçka ma fell se qӫ nӫ momentin e parӫ duket. Simbas meje pika e parӫ âsht andrra, plotfuqija,
krenarija, kokfortsija e – posaqӫrisht - jodialogu...
E ktu
erdha deri te pika qӫ dӫshirova tӫ vi nӫ kӫtӫ artikull: DIALOGU. Por jo vetum dialogu.
Çka i pӫrket memorijes due me thanӫ se ka ardh koha qӫ na nӫ kӫte kohӫ tӫ msojm prej historisӫ. Se historija – si than romakӫt qysh moti (por mbetet nji e thanӫ qӫ vlen edhe nӫ diten e sodit) - “historia est
magistra vitae” = historija âsht mӫsusja e jetӫs. Edhe shkaku, objekti i mӫsimit âsht dialogu. Dialogu me tӫ “tjetrin”. TJETRI, i cili gjindet
jasht egos time. Se ai qӫ âsht jasht meje edhe ai ka
mendime, tӫ cilat unӫ (ndoshta) nu i di. Edhe TJETRI gjindet nӫ hapsinӫn e rruzullit toksor. Edhe tjetri
jeton, mendon, punon ose s’punon, ka probleme, han, pin, shkon nӫ nevojtore... pra âsht si unӫ. Kurse elementet negative si kokӫfortsija, jorelativizmi,
krenarija e vazhdo me plotӫsimin e gabimeve qӫ i bajm, duhet t’i çfarojm nga çenja e jonӫ. Sepsse, vetitӫ qӫ i pӫrmenda dhe komandimet, fjalët e bukura, apo premtimet e bukura: këto
janë shembuj që pӫrdoren pӫr gjuhën strategjike lidhur me detyrim ose shtyjme. Ndonjëherë
detyrimi nuk âsht i dukshӫm, si pӫr shembull ai që flet âsht nji diktator apo autoritet dhe se ne i
besojmë sӫ shpejti. Për të sigurue drejtësinӫ, unë kam dӫshirӫ qӫ tӫ pӫrpiqem me e shqyrtue kushtin e dialogut si dialog
dhe dialogun si te tillӫ,
por edhe dialogun e drejtӫ dhe tӫ lirӫ, diskret. Dialogu nӫ mӫnyrӫ tӫ nji individi tӫ civilizuen.
Unë
mendoj se dialogu âsht ndërmjet njerëzve si një prej randӫsive ma tӫ mdhaja dhe vleftshme pӫr njerzimin. Po tӫ kishin pasӫ diktatorӫt dialog me popullin e tyne, ata
nuk e kishin pas atӫ fat tragjik dhe tӫ tmerrshӫm nӫ vdekjen
e tyne, tӫ cilin e kam
pӫrmend ma pӫrpara. Diaslogu dhe kontaktet janӫ interakcionet ma të randësishme midis njerëzve. Sepse, tue fol me njani-tjetrin na i njoftojmӫ të tjerët, por e njoftojmӫ edhe vetvetën edhe botӫn si tӫ tillӫ. Nëpërmjet gjuhës bahet përputhja me faktet e ndjekuna, normat morale
dhe përvojat personale. Nji bisedӫ për mua âsht edhe si nji veprim i
vërtetë. Ajo mund të jet strategjike, si shembull, kur i ndihmon tӫ tjerӫt ose kur e pyet dikend tjetӫr me tӫ ndihmue, ose dikush qӫ kërkon prej teje për me bâ diçka tӫ kandshme. Me gjuhӫ komunikojm ndermjet veti. Gjuha âsht instrumet pӫr komunikim. Gjuha âsht mjet me i tregue mendimet tona e nuk âsht si qӫllim nӫ vete. Gjuhӫn qӫ e pӫrdorӫ duhet te jet e kuptueshme jo vetӫm nga intelektuali, por edhe nga
katundari. Gjuha âsht edhe vegla pӫr komunikim ndӫrnjerzor. Por ky akt si i tillӫ âsht edhe komunikues. Atëherë ti mund t’a njofton
bashkëbiseduesin tand vetëm nӫse e konsideron ate të barabartë
me ty dhe nӫse e mrrin mirӫkuptimin dhe konsenzusin. Unë
mendoj se në rrjedhjen e historisë pushteti âsht ushtrue në mënyrë sistematike,
sidomos në Mesjetӫ me parimet religjioze, tӫ cilat paten veshokӫ; nӫ kohën e
fashizmit, nacizmit, socializmit, komunizmit. Prandej unë mendoj se - nga
pikëpamja filozofike - emancipimi i njeriut âsht shumë i randësishëm në
shoqninë kontemporane. Pa emancipim nuk ka progres nӫ shoqni, por vetӫm grabitje, korrupcion, egoizӫm, mbrapambetuni. Sepse individi dhe komunikimi gjithnji e ma tepӫr po kërcnohet nga plotfuqishmënija e burokracisë, e ekonomisë e
egoizmit, e horizontit tӫ ditunisӫ sӫ kufizueme, botkuptimet religjioze
tendencioze, arrogancӫs analfabetike, tӫ cilat fusin uj nӫ mullinin e tyne.
Idealiter,
nӫse kemi marrӫdhanje njerӫzore së bashku, si njerӫz – e jo si kafshӫ - atӫhere âsht nevoja qӫ tӫ bahen marrëveshjet. Kurse në
praktikë e shofim shum mirӫ se na shpesh nuk pajtohemi ndӫrmjet veti. Kur jemi 10 vetӫ tue diskutue mbi gjanat e randӫsishme nӫ politikӫ, i kemi 15 ide pa lidhje dhe tӫ cekta. Për ma tepër, kӫtu pushteti i krijuem nga politikanӫ inkompetent qӫ zgӫrdhihen me poza, me hipokrizi nuk
mujn me e lujt nji rrol politik objektive e serioz nӫ shoqni. Nji “politikan” qӫ nuk e ka diapazanin e gjan dhe
nuk ka pergaditje intelektuale, nuk mund tӫ jep direkcione shoqnisӫ. Sepse, meno das quod non
habes = nuk mund me dhanӫ ate çka s’ke. Politikantӫt tӫ gjith jetojnӫ nӫn njejtin horizont, por jo tӫ gjith ata e kan tӫ njejtin horizont tӫ shikimit. Populli ka nevojӫ pӫr politikanӫ serioz qӫ mirӫ i mbajn
dizginat nӫ dorӫ. Dhe ditӫ e nat janӫ tue mendue se si me e zgjedh problemin e urisӫ nӫ popull. E me u kujdesue qӫ asnji njeri nӫ shoqni tӫ ket hangӫr, papunӫsi etj. Por jo me mendue vetӫm pӫr kӫto probleme. Edhe probleme tjera. Sdi me e krijue nji stil tӫ ri dhe tӫ kandshӫn nӫ jetӫn e
popullit. Përveç kӫsaj, nӫ burokraci, religjion, shpesh nӫ edukim edhe nӫ ekonomi luajnӫ motivet që janë në kundërshtim me
DIALOG si të tillӫ. Për me e parandalue qӫ individët
në shoqni të mos bahen viktimat e veprimit strategjik apo viktimat e nji
"sistemi tӫ pagdhendun", duhet tӫ referohet nӫ forcën e argumentit, qӫ
âsht nji pikӫ e fillimit të vendimit dhe ku çdo
pjesmarrӫs ka tӫ drejt me thanӫ ate çka don me thanӫ. Në nji pushtet ku DIALOGU âsht i
lirӫ e jo pushtet dhunues. Nӫ nji shoqni ku krijohet mundӫsija qӫ çdo qytetar tӫ stimulohet dhe tӫ aplikohet qӫ secili pjesëmarrës tӫ ketӫ të drejtë
me fol dhe me veprue simbas kapacititit te vet. Atëherë âsht mirë që të
përdoret e ashtuquajtuna "adresë e vlefshme", e cila mund të përdoret
si nji referencӫ, shqyrtim dhe ekzaminimin i
argumenteve tӫ paraqituna. Por, na duhet të
fillojmӫ nga supozimi se folësi e thotӫ të vërtetën, tӫ vӫrtetӫn e cila ka të drejtë të thuhet haptas dhe të thotë ate qӫ duhet tӫ thuhet nӫ nji mӫnyrӫ tӫ sinqert, konstruktive dhe tӫ vlefshme pӫr tӫ mirӫn e tӫ gjithve e jo vetӫm pӫr interesin
e vet. Dhe se folӫsi âsht i bindun nӫ argumentet e veta! Me e kap qelcin dhe me i drejtue botkuptimet nga
drita.
Por – e
ktu vjen nji “por”. Na duhet edhe me kanӫ tӫ hapun dhe tӫ marim pӫrgjegjӫsinӫ . Mos t’a shtyjm përgjegjësinë
tonë morale tek të tjerët: mbikëqyrësit tonӫ me parime tӫ civilizueme, instrumentet
korrigjuese etj. T’i marrim si shembull rregullat e qarkullimit tӫ automjeteve. Na mendojmë se përgjegjësia e jonӫ nuk âsht pӫr me e ngadalësue shpejtsinӫ kur vijm afӫr qytetit, edhepse i shofim
shenjat e trafikut se duhet tӫ vozitim 50 km/h. E sheji i trafikut na siguron pӫr me vozitӫ simbas rregullӫs.
E kjo rregul âsht pӫr tӫ miren tande
dhe pӫr t mirӫn e tjetӫrkujt. Arsyeja që na duhet me mbajtë nji shpejtësi të ulët nuk âsht
bindja morale, por âsht nji autoritet apo mekanizëm korrigjues. Don me thanӫ se nuk don me thanӫ se je i lirӫ e, pra, unӫ
voziti shpejt dhe si due unӫ vet. Sikurse qӫ ndodhi me djalin tim. Nji ditӫ ai mӫ pruni me veturen e tij nӫ shtӫpinӫ time. Tue
vozitӫ unӫ e pash shejin e trafikut 30 km nӫ orӫ. E shikova kallxuesin e shpejtӫsisӫ sӫ vetures dhe
e pash se dajli i im voziti ma shpejt se
50 km nӫ orӫ. Kur e pyeta djalin se a e ka pa
shejin e trafikut, m’u pӫrgjegj se e ka pa, mirpo nuk ka dӫshirӫ me vozitӫ 30 km. nӫ orӫ, sepse
vetura do tӫ shkon ngadal. Kur mbrritum nӫ shtӫpi e kapa telefonin. Ai mӫ pyeti se kujt i telefonoj. Iu pӫrgjegja: policisӫ. “Pse”, mӫ pyeti. Iu pӫrgjegja: sepse nuk ke vozitӫ simbas rregullӫs. Dhe se do t’i tham policit se duhet tӫ vjen nӫ shtӫminӫ time pӫr me ia dhan gjobӫn djalit tim - e unӫ jam dӫshmitar pӫr kontravencion. E djalit tim i thash se ai vet duhet me mendue se me
vozitӫ ma shpejt se sa tregon sheji i trafikut âsht rrezik pӫr ate, por edhe pӫr tӫ tjerӫt. Rrezik, sepse mund tӫ ketӫ ndeshje dhe
pasojat do tӫ janӫ fatale.
Spitali. Por ndoshta edhe handikapi ose vdekja. Krejt kjo nuk do tӫ isht mirӫ pӫr askend –
edhe pӫr familjen. Pikërisht, ky âsht si nji shembull
konkret. Na nuk dojm të marrim
përgjegjësi, por dojm me kan tӫ lirӫ. Na bajmë
atë çka dojm, çka âsht ma komode pӫr ne (e nuk na intereson pӫr tӫ tjerӫt) sidomos nӫse na nuk jemi të kontrolluem (nga
policia – si djali i im mendoi) ose tӫ korrigjuem. Edhe nji shembull
tjetӫr. Nӫ nji autobus, nji i ri mos me ia
nshue vendin grues ose burrit plak âsht
nji problem moral. Kurse, nӫse dikush i shtrin kambet me kpucӫ tӫ ndyta mbi
banken e trenit, nuk âsht nji problem
moral, sepse ndojherӫ pӫr fat tӫ mirӫ vjen kondukori dhe thotӫ se duhet me i vnu kambӫt poshtӫ.
Këtu unë
dua ta lancoj nji term tӫ ri tӫ nji shoqnije tӫ re me emӫn "demokracija
diskursive", ku çdo njeri âsht i lirë dhe e ka të njëjtën mundësi – pa
prijashtim se kush âsht (intelektuali, katundari, politikanti, arsimtari,
profesori univerzitar, puntori i çdo kategorije, studenti etj. etj.) - me i shpallӫ edhe argumentet e veta ose
argumentet e kundërta, tӫ cilat ai i shef nӫ shoqni. Kӫte
me e bâ, âsht mirӫ pӫr progresin
e shoqnisӫ. Por në qoftë se autonomia jonë (fetare, bindjet
egoiste politike, kulturore dhe sociale etj.) gjindet tansisht në duart e
palëve të treta, tӫ cilat bajnӫ represion, pumpojnӫ frigӫ dhe e pӫrdorin teknikӫn diktatoriale, atӫhere na e humbim lirinë tonë dhe
ekziston mundsija se rriten diktatorӫt si kpurdhat mbash shiut.
Prandej, sidomos dhe veçanërisht në keto kohë të tranzicionit politik prej nji
sistemi diktatorial nӫ ate demokratik (qӫ po e shofim na tӫ gjith me sytӫ e ballit se nuk âsht
demokratik) në Kosovë dhe Shqipni âsht e nevojshme qӫ argumentet e rilindjes sӫ njeriut tӫ ri SHQIPTAR tӫ frymzohen me nji jetӫ e re. Tue mendue: unӫ jam subjek e jo objekt nӫ shoqni. Nӫ nji jetӫ, nӫ tӫ cilӫn duhet me u fut metanoja - ndrrimi komplet. Jeta e njeriut duhet tӫ ndrrohet plotsisht dhe duhet tӫ liroje vetvetin nga opresionet
nga liroje vetvetin nga opresionet nga hudhen posht teshat e vjetra tue i vesh
ato tӫ rejat. O shqiptar, realizohu se mendimi autonom dhe liria
jan elemente ma se tӫ nevojshme pӫr jeten tande. Mos lejo qӫ tӫ tjerӫt t’a krypin trunin tand. Mendo vet. O Albanian, aude sapere! = O
Shqiptar, guxo të mendojsh! Organizoje dhe orjentoje mendimin tand nӫ dimenzione tӫ reja, liroje vetvetin nga
opresionet nga jasht. Filozofo, se filozofija do t’i qel sytӫ. Liroje vetvetin ngaa opresionet e ndryshme. Filosofo, se filozofija
do t’i qel sytӫ.