E marte, 19.03.2024, 03:39 AM (GMT)

Mendime » Radovani

Fritz Radovani: Rrezik për botën data 21 dhjetor?

E merkure, 05.12.2012, 07:39 PM


A  PARAQET  RREZIK  PER  BOTEN  DATA  21  Dhjetor  2012 ?

Nga Fritz RADOVANI

Shkencëtarë dhe astronomë nuk janë indiferentë për këte datë. Asnjëherë Bota nuk duket se asht alarmue për ngjarjet që janë dijtë se do të ndodhin, shpesh për me evitue një kaos asht heshtë dhe nuk asht kenë aspak gabim, po jo me kenë edhe mohues të asaj që ka mundësi me ngja prap! Bota ka pasë shumë ndryshime edhe të panjohuna deri vonë, po jo se nuk i ka dijtë njeri…Shpesh ka ngja që kur dikush ka thanë një parashikim, edhe asht perqeshë, ndokush deri vonë këto thanje e parashikime i ka quejtë “mbeturina”.

Mbas sa kohe që ka ngja një ngjarje e mnershme në Botë, ka pasë shumë raste që janë gjetë dokumenta që shumë njerëz kanë lanë të shkrueme parashikimin e fatkeqësive, dhe ajo pjesë e dijetarëve që i kanë studjue ata i kanë vue emnin “profetci”... Nuk kam nder mend me rreshtue as profetët as profetcitë, mbasi nuk asht ky qellimi im në këta pak rreshta. Unë do të paraqes vetem një fakt, që duhet vlerësue nga njerëzit:

21 Dhjetori 2012, a paraqet rrezik për Boten e sotme?

Zoti u ka dhanë njerëzve ma shumë se kafshëve arsyen ose logjiken... Pra, kafshët nuk e kanë këte cilësi, që i dallon nga njeriu... Jo pak sot vazhdojnë me kenë mbasardhës të majmunit...pa asnjë virtyt njerëzor, kafshorë, vrasës, dhunues, torturues, shkatrrues, masakrues, shkyes mu në fyt për pak pare i shokut e besa edhe i vllajt... Dhunuesit sot ka nga ata që i kanë “idhuj” dhe këte do ta gjeni në Fjalorin Enciklopedik Shqiptar të vitit 1985 të punuem nga “dr.prof. e akademikët” e RPSSh, mu në Tiranën e Haxhi Qamilit...

21 Dhjetor 1879...lindi J.V.Stalini, “mik i madh dhe përkrahës i vendosur i popullit shqiptar dhe i Shqipërisë socialiste.” (fq. 984).

Vrasësi, dhunuesi, shkatrruesi dhe skllavnuesi jo vetem i popullit Rus, por i gjithë Europës Lindore, tue perfshi edhe Popullin Martir Shqiptar...quhet “mik i madh”...

Ideatori i Gulagëve dhe vrasësi i miljona njerëzve të pafajshëm asht “mik i yni”...

Perbindshi ma i madh i Epokës mbas Krishtit...asht “mësuesi” i Enver Hoxhës, Ramiz Alisë dhe i pasuesëve të tyne, që sot vazhdojnë me dhunue Popullin Shqiptar.

Stalini, tirani i kampeve të perqendrimit e i KGB sovjetike, mësues dhe edukator i PKSh dhe i sigurimit të shtetit shqiptar...asht “miku i shtrenjtë” i Popullit Shqiptar...

Stalini i shfarosjeve të Siberisë, asht endè në “Historinë e Shqiptarëve” të vramë, të uritun, të zhdukun dhe të masakruem edhe per së vdekuni në modelet siberiane të Qafë Barit, Spaçit, Maliqit, Tepelenës, Lushnjes, Vlashukut, Vlonës, Sarandës, Tiranës dhe të 26 burgjeve dhe qendrave të torturave të hetuesive të Qytetit Martir të Shkodres...

Të gjithë Ata të cilët treguen që në vitet 1924, kush ishte ky perbindsh dhe çfarë rreziku paraqiste “vepra e tij terroriste e barbare marksist – leniniste” për Popullin tonë, u torturuen, u sharruen kambët me sharrë druevari, i nxoren gabzherrin me thonjë, i mbyten nder gropa nevojtoresh, i shkyen per gjymtyrësh...e kufomat e tyne ua qiten qenëve...

E mbasardhësit e këtyne bishave sot sundojnë, vjedhin e skllavnojnë Shqiptarët!

21 Dhjetori 1879, ishte një “paralajmërim” i dhunimit dhe i shkatrrimit të mbarë Botës së qytetnueme...dhe i gjymtimit Liris? së Popujve nga ideologjia komunise ateiste e staliniste...Jo pak adhurues t? k?tyne datave q? shkatrruen gjysen e Botës...ose edhe ma shum?...ka edhe sot Shqipnia. Krimet e komunizmit stalinist dhe të pasuesëve të tij, në gjithë Boten endè nuk janë dënue. Kalimi i kohës asht vetem privilegj per kriminelët!

Kjo heshtje nga institucionet botnore asht tregues i implikimit të tyne me krimet!

Fatkeqësi me permasa të pallogaritshme per të gjithë Popujt e vuejtun!

Një nder vendet që ka zbatue në kurrizin e Popullit të vet krimet ma të shemtueme që u kanë shkue neper mend Leninit, Stalinit apo Mao Ce Dunit, asht kenë komunizmi i anadollakut Enver Hoxha dhe pasuesit tij Ramiz Alia, nga viti 1944 – 1991 në Shqipni.

E megjithate, para dy ditësh një “prof” thotë: “Edhe Enveri është personazh po aq historik dhe kontradiktor, sa edhe tjerët.” Vazhdon nderimi i perbindshëve anadollakë... A nuk asht me pasë frikë shqiptarët nga ngritja e maozoleumeve e piramidave të tradhëtarëve dhe të hajdutëve si  Enver Hoxha, Ramiz Alia, Ahmet Zogolli etj...që shitën trojet tona per kolltuk personal...e vendosen edhe mbi shtreten topi, e bahen homazhe rreth eshtnave që qelbin Shqipninë! As persëgjalli as persëvdekuni askush nuk guxon me prekë një rresht në histori, edhe pse gjithë Bota i njeh si dhunues barbarë e terroristë!

***

Perveç vajzës së Stalinit, nuk dij se ka pasë ndonjë trashigimtarë tjeter që i ka vue gishtin kokës dhe me tregue keqardhje “të pakten” për viktimat e baballarëve të vet, se per pendim apo me dënue veprat e tyne kriminale as që bahet fjalë...

Popujt që i kanë provue krimet e mnershme gjysshekullore edhe ata po heshtin...

Mos vallë presin persëritjen e tyne nga pasardhësit e atyne kriminelëve?...

Mosdenimi i krimeve të okupacionit turk para 100 vjetësh, tregon shumë kjartë sot në Shqipninë mbaskomuniste rikthimin e pinjollëve anadollakë me kostumet e reja të muhaxhirëve apo vehabistëve, që ruejnë në zemer datat e paharrueshme të krimeve ndaj Popullit Shqiptar e kryesisht Atyne Atdhetarëve që dhane jeten per Shqipninë Europjane.

E sot, Eshtnat e Atyne Atdhetarëve dhunohen nder sharabajka...

“Dr. prof e akademikët” tanë vazhdojnë me na shpjegue inkuizicionin, prej të cilit tash 600 vjet asnjë shqiptar nuk ka pasë të pakten një viktimë...ndersa pasojat e Popullit Shqiptar nga turqit e vjeter dhe të rijë sot, as nuk i zanë me gojë. A pyet kush pse?!

Janë ata tradhëtarë që kanë bashkpunue në të gjitha kohët me pushtuesit sundues barbar dhe me sherbëtorët e tyne, që Shqipnisë nuk i kanë mungue në asnjë kohë...

Çka mund t’i sjellin Popullit Shqiptar ma shumë se vetë tradhëtarët e Saj data 21 Dhjetori 2012 ? - Asgja, e pse mos të pranojmë se ato data nga 8 nandori 1941, 29 nandori 1944, e ato të mesit tetorit... po na shkatrrojn? perdit? e ma shumë e do të vazhdojnë “frika” derisa mos të mbyllim kapitullin e hapun të “idhujve” mbasardhës të majmunit që po vazhdojnë me dhunue e shkatrrue sot Shqipninë?

Populli Shqiptar beson se: “Zoti vonon por nuk harron!”



(Vota: 12 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora