E premte, 19.04.2024, 04:55 AM (GMT+1)

Mendime

Skender Korça: Mbrojeni shkollën e parë shqipe në Kosovë

E merkure, 23.04.2008, 06:55 PM


Skender Korça
Mbrojeni shkollën e parë shqipe në Kosovë

Shkruan: Skender KORÇA, Gjilan

Mbrojeni shkollën e parë shqipe duke e shpallur ate shkollë nacionale dhe të mbrojtur sepse vetëm kështu dijmë të i kthejmë dinjitetin dhe moralin arsimit në Kosovë.

Jo larg, në komunën e Vitisë, në fshatin Stubëll, fshat në Malësinë e Kardakut daton njesimi i kohës së ringjalljës, i gjetjës së pishës për të ndritur Kombin, për të mos mbetur të verbër kurrë dhe kështu të i themi sikur I kemi thënë edhe pushtuesëve se duam të jetojmë të lirë dhe të shkollohemi e të mos mbetemi më kurrë robër. Ishte viti 1905 kur u hap dhe u legalizua , shkolla e parë shqipe, shkollë që ishte më me mjaftë ndikim në Kosovë, nën përkujdesjen e stubllanëve asokohe dhe sakrficën për  dije të priftit-mësuesit të parë DOM MIKEL TARABULLUZI. Prifti dhe pishtari i dijës, njeriu i sakrificës, njeriu që dha shumë për kombin shqiptar, u shëndrrua në synonym i një morali që sot festojmë për të kujtuar me shumë akademi, për të mbajtur edhe më gjallë edhe në histori këtë shkollë të parë shqipe në Kosovë.
Nuk është aspak histori përrallore por një një realitet kur me një edukatë, me një trimëri kur fjala shqipe ishte ngulfatur në vitet 90-ta, kur edhe një shancë për të shpalosur në shqipe në gjuhën e Dom Mikelit, ndjenjën dhe moralin për të qenë shqiptar, po në të njejtin vend, me të njejtin symbol, në të njejtën krahinë malësie, në Stubëll, u dha edhe një provë:

TAKIMET TRADICIONALE MULTIKULTURORE TË DOM MIKEL TARABULLUZIT. 

Filluan të flasim dhe të kendojnë në shqipe, në çdo fund muaji shtator, në javën e tretë, çdo vit kalendarik, me ritëm dhe me shpirtë të fuçishëm edhe më të fortë, për të folë një shqipe, për të kënduar një këngë që dikur në një kohë të pakohë, kur frika dikund mendohej se  ishte  modë, në Stubëll, në takimet të përmenduara, konaqet e familjeve stubllane ishin me plotë politikolog kohe, përfaqësues ndërkombëtarë, ambasadorë, gazetarë, miqë të lëvizjeve për çlirim, por edhe ushtarë të dëshmuar më vonë për Liri. Na bashkonte vetëm një ideal: Liria e të jetuarit dhe e shprehjes dhe e guximit që la amanet DOM MIKELI.
Sa çmime e çmime kulture e trimërie u dhanë atëbotë. Njejtë vazhduam edhe në pasluftë, madje duke iu rikthyer tash më të gjithë garës së lirë për të marrë çmime, shumë kuverta me para- lekë sepse dihej një çmimi synonym pishtari të arsimit Dom Mikelit, më pastaj edhe çmimi Agim Ramadani, që nuk vje nga një rreth tjetër pos nga rrëzë malit Karadakut, rrëzë hijeve gurore të  Stubllës martire që përmendet çdo ditë.
Atë ditë në fund muaji shtator një organizim nga Grand Hotel Prishtina, shumë emra dhe tituj shkence, shumë personalitete me kumtesa japin edhe me tej energji sepse Stublla e Dom Mikelit është vatër ku mblidhet PENA DHE KOKA. Vijnë e vijnë edhe politikanë kohe. Populli i pret mirë, kanë shumë organizim të mirë, por kush nuk pyet se sa kohë dhe kur fillon të mblidhet Këshilli i Stubllës për të marrë iniciativat e para për të organizuar këtë pritje të madhe. As që pyet kush sa kushton kjo gjë…Një pyetje dëgjohet si refren: Kush do e marrë çmimin në poezi,e kush do marrë çmimin tjetër Agim Ramadani?!!!
Në lokacionet e Kishës së Vjetër, nuk është vetem festë, është festë edhe nga shtëpia e parë në Stubëll. Një fli dhe petulla para derës së parë të shtëpisë së parë. E dyta njejtë…e kështu të gjitha kontribuojnë. Këshilli i fshatit ka shumë halle, ka kokëqarje dhe një brengë të vetëm se si po kalojnë musafirët….A thua do ja dalin të i përmbushin obligimet që sjellin kët takime….?
Banorët tjerë kanë një tjetër shqetësim: A thua cila do jetë tarifa e cila do i kapë të gjithë për të dhënë para për të mbajtur këto manifestime, sepse të gjithë ata që vijnë në Stubëll edhe nga Instucionet nuk vijnë me zarfa ndihme që të mesojmë një ditë se me sa mjete do participojë komuna, Minstria e Arsimit apo dikush tjetër. Kjo nuk ndodhë…lutem të jam unë gabim që nuk kam përmendur ndonjë donatorë…të mundëshëm…

Mos të themi mjerë diaspora, mjerë ata që ikën për bukën e gojës dhe tash edhe në manifestimet kurrë nuk ju përmndet emri. Jo që ka faj organizatori, por për të mos u bërë përrallë më musafirë që vijnë për çmime, ju harroheni çdo herë….
Bie mbrëmja, ikën musafirët dhe shkuan për t’u kthyer në të njejtën ditë të vitit vijues…..edhe kurrë më për asnjë ditë tjetër më herët….

NJË DITË JASHTË TAKIMEVE TË DOM MIKEL TARABULLUZIT NË STUBËLL

Shkolla e vetmja në Kosovë që mbanë këtë emër, e vetmja ajo që mbeti kujtim për të gjithë vitin se ka qenë dhe është DOM MIKELI mesin tonë është kjo vatër diturie. Nxënës nga çdo klasë. Një kolektiv i mirë pune që mundet me dhënë më shumë nga vetja, po të ketë tjetër trajtim dhe kujdes për këtë shkollë, jot ash nga Stublla por nga SHTETI….Nxënësit dhe Vatër diturie e lënë në harresë nga miqët e shtatorit….
Është vjetruar shkolla e cila duhet të këtë një imazh tjetër, meriton një respekt tjetër, meriton të mbrohet nga Institucionet, të shpallet e mbrojtur dhe të jetë jo ndryshe por sikur NJË HISTORI NË VETE….
Ato gara për çmime tash të shëndrrohen në privilegje të elitës së arsimit në Kosovë për të vrapuar për të dhënë me dëshirë mësim në këtë HISTORI- SHKOLLË. Kjo nuk ndodhë….
Dikur një gjimnaz si ai i Xhevdet Doda në Prishtinë, ishte industria e prodhimeve të kuadrove, e pse kështu të mos jetë edhe kjo shkollë që ka një traditë dhe histori në vete dhe pishtare ne arsimin e e Kosovës?
Nuk ndodhë me keq, që e lënë pasdore përkundër mundësive që mundet shteti të ofrojë, ajo po mbahet në këmbë deri sa një ditë një elitë e zgjuar duhet kërkuar për të shpallë ZONË TË MBROJUTUR, si liceun e parë të Korçës dhe vatrat e para të diturisë anekënd botës, që jo që janë synonym i historisë dhe traditës por janë njëkosisht edhe shkolla muze për vizitorë….Kjo nuk  po ndodhë në Kosovë.
Andaj bëjë thirrje  tek Ju stubllanë-elitë veprimi, Ju stubllanë nga diaspora, Ju Qeveri dhe Ministri Arsimi dhe të gjithë ju faktorë me ndikim: “Mbrojeni shkollën e parë shqipe duke e shpallur ate shkollë nacionale dhe të mbrojtur sepse vetëm kështu dijmë të i kthejmë dinjitetin dhe moralin arsimit në Kosovë”.
Në një të ardhme jo vetëm që do i këndojmë Takimeve por tradicionalisht do përcillet edhe jehona e zërit nëpër epokë për të ruajtur vlera historie, kulture e arsimi tradicional në Kosovë….

Të ndërrojmë një vlerë në këtë vit për të shënuar një histori po në vatrën e DOM MIKELIT, për të i pasur hije të jetë shkollë nacionale, lice laik por shumë i fortë dhe më shumë kuadro të forta doktroësh e magjistrash që thirret Kosova që ka shumë….për të i dhënë një shancë edhe me të festojmë në shtator



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora