Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Cakolli: Nevrije Demolli - Këngëtarja e Flamurit

| E marte, 04.12.2012, 08:23 PM |


KËNGËTARJA E FLAMURIT?

Shkruan: Shaban Cakolli

Nevrije Demolli, është një këngetare- e  njohur  me kenget e saja te mrekullueshme; ajo i mbanë të gjall adhuruesit e saj dhe ju jep  shpirt kengeve te panumerta te tradites sone Arbërore  epiko- lirike ajo i ruan me krenari kujtimet  te shtrenjta te baballarve te saj dhe te historise sone të lavdishme ne ngritjen e ndjenjes patriotike atdhetare Shqiptare.

Ajo u lind në Krilevë të Dardanës(ish-Kamenicës);u rrit me krenari në natyrën e saj pitoreske, pranë gurrave  me ujin e ftohët, ballë ogjaqeve ku  burrat  edhe pse jo lirshëm, rrëfenin historinë kombëtare, vuajtëjet dhe krenarinë e tyre, ku mësuesi u shpjegoj historinë kombëtare, fytyrat e ndritura kombëtare nga:Skënderbeu, Ismail Qemajli, Luigj Gurakuqi, Isë Boletini,  Hasan Prishtina,  Mulla  Idriz Gjilani,  Shyt Maeci,  Ramiz  Cërnica e shumë të tjerë,  mësoi për   Vaso Pashën,  Naim Frashërin,  Migjenin,  e shumë shkrimtarë dhe poet si i vargëronin dashurisë për atdheun,  në mes të rrapsodëve që i këndonin atdheut,  kombit,  kurbetit,  si e tillë u frymëzua në rini, shpirti i saj i njomë u  vesh me krenari kombëtare dhe ndezëje dëshirash, për të u bërë këngëtare. Më kujtohet si sot, kur  e kujtoj fillimin e këngës së saj mallëngjehem. U rritëm bashk, në një fshat dhe aso kohe na e pat  tërhjekur vemendjen zëri i saj magjik, zëri i një pëllumbeshe të vogël, e cila skutej diku të mos binte në sy të të tjerëve dhe ia thoshte këngës. Ai zë i ëmbël,  plot nektar kombëtar nuk do të guxonte të lihej në heshtje, nga se brenda kohësh do të shuhej.

Po në fshatin tonë gjëthnjë në mes rinisë kishte njerëz që bënin punë të mëdha në mbrojtëjen, kultivimin dhe pasurimin e kulturës sonë kombëtare. Këta gjurmues të shkathët, zbuluan talentin e  Nevrijes, i dhanë hapësirë dhe mikpritëje, e cila fillimisht me ngurrim e ndrojtje nisi aktivitetin e saj, por brenda pak kohe shkëlqeu nga gjithë të rinjët të cilët ushtronin këngën.

Për kundër dëshirave të mëdha për punë, kushtet për ushtrime ishin mjaft të vështira, mungesa e lokaleve, por vullneti ishte shtylla që na bënte të i tejkalojmë të gjitha. Është bërë punë me mund, por suksesi i arritur, na bënte të harrojmë përpjekëje e mund. Edhe kohët kur bënim  veprimtari kulturore ishin të vështira, ishim nën pushtim dhe çdo aktivitet kalonte në sy të pushtuesit, por as kjo nuk ka ndikuar të ndal hovin e veprimtarisë. Punohej në grupin letrar dhe muzikor, ndërsa në këngë gjëthnjë ndriste  Nevrija, ajo na ka shpërblyar edhe në vendet konkuruese, por në veçanti me pritëjen e ngrohët e duartrokitëje kudo që jemi prezentuar. Nevrije  Demolli, me zërin e saj karakteristik, me aftësi dalluese kultivon me mjeshtri këngën popullore dhe folklorike.

Ajo me një mjeshtri ka ditur të rrespektoj skenën dhe publikun, i ka kënduar përzemërsisht atdheut, kombit, gjuhës, flamurit, kurbetit dhe kënga e saj kudo është mirëpritur nga të pranishmit.

E kujtoj atë kohë, kur kudo kundërmonte erë  pushuese, ne vendosëm të shënojmë "2 korrikun", në rrethana të tilla ky shënim nuk lejohej, por kështu vendosëm  dhe ia dolëm.

Këtë shënim  madhor  vendosëm të e shënojmë në lokale të mbyllura, por adhuruesit e shumët të cilët kishin ardhur të ndjekin këtë shënim madhor, nuk kishin vend në lokalet e një shkolle si ishte shkolla e fshatit tonë. Vendosëm të e shënojmë në natyrë, shpejt pregaditëm teknikën e zërit, skenën dhe oborri dhe kopshtijet e shkollës u mbushën plot e përplot simpatizant.

Programi ishte i  radhitur me një fjalim rasti, këngë e valle, recitime dhe gjithçka po përcillej me vemendje të lartë, nga se veq amatorëve kishte edhe profesionist, si:Shemsi dhe Amir Demolli, Naser Cakolli, Sabri Haxholli, Azem e Shehide  Kadriu, Nexhmije dhe  Bukurije Demolli, mbi të gjithë shkëlqente këngëtarja jonë e talentuar  Nevrije Demolli. Nevrija gjëthnjë nga vegjëlia ka pasur idol dhe me shumë shpirt e ka kënduar këngën për Flamurin. Kur është ftuar në skenë Nevrija, kur furishëm me plot zemër ka nisur këngën për Flamurin, zemrat e të pranishmëve u ndezën, në vargjet: 

Valo, valo o Flamur

Skënderbeu, të barti në duer

Valo, valo, o bajrak

Shqiptaria të lau në gjak

Oj shqiponjë ti hapi kraht

kush të dashtë, lakmi ta pastë

kush mos të dashtë, zemra i plastë

nuk të lëmë, as në ditë kijametit

të kem kushtrim, prej Skënderbeut

Gjithçka shpërtheu, brohoritje, breshëri duar trokitjeje dhe kërkesa të mëdha, disaherë e kthyan  Nevrije  Demollin në skenë. Aktiviteti në pasurimin e kulturës kombëtare ishte qenësor në ate kohë, dhe punohej panderpre, shënoheshin data  historiko-kombëtare, por nëntorët gjëthnjë ishin shënime kulminante, më mirë se kudo tjetër aty bashkoheshim, na bashkonin fjalët e bukura poetike, fjalimet e përkushtuara patriotike, këngët e vallet e bukura kombëtare, . . . . . Për çdo Nëntor ndizej në zemrat tona më shumë se çdo herë tjetër shpalosej lavdia e ngjarjeve historike, të cilat shprushnin kujtimet e zbehura për ngjarjet e mëdha të kohës. Zakonisht edhe pse në rrethana pushtuese masa vishej në petkun kuq e zi, skena mbushej shqiponja, ndër të cilat Shqiponja e madhe shquhej Nevrije  Demolli, për të cilën miket e saj thonin se i ngjanë Shotë Galicës. Ajo në çdo shfaqëje i ka kënduar  Flamurit, andaj unë e kam quajtur me të drejtë Këngëtarja e  Flamurit.

Nevrije  Demolli është këngëtarja që i ka kënduar kombit, dashurisë së atdheut, i ka kënduar, Skënderbeut,   Ismajl  Qemajlit, Isë Boletinit, Adem Jasharit, Agim Ramadanit, trimave të  Dardanës, dhe asnjëherë për përfitime materiale, por me dashuri shpirtërore. Ajo i ka kënduar dhimbshëm edhe kurbetit, ku ne kurbetçarët e kemi dëgjuar me ëndje. Kjo Shqiponjë e  Dardanës, këndoj edhe në Kosovën Lindore dhe viset tjera shqiptare:Ajo ka pasur aktivitete të ngjeshura edhe për 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë dhe zemra i ka rrahur ritmikisht shqiptare, kudo me këngen e Flamurit, ka prekur majat e këngës pleqërishte të historisë sonë kombëtare. Prania e saj ishte në shumë koncerte e mediume, por ne kurbetqarët po kemi më vështërsi të kapim disa programe që po emitohen në vendin tonë. Para pak ditësh në Radio Zërin e  Arbërit në Norvegji, na i pushtoj zemrat zëri i saj i ngrohët me këngën"NË BALLË TË ARBËRIT", këngë kjo që i kushtohet Flamurit, dhe me vete thash:Këngëtarja e  Flamurit, sot më tepër se kurrë ka arsyen që me krenarinë më të madhe  të i këndojnë Flamurit të kombit.