E shtune, 26.09.2020, 01:07 AM (GMT+1)

Komente

Skender Korça: Faktori politik shqiptar në Maqedoni më i konsuliduar

E merkure, 23.04.2008, 09:35 PM


Skender Korça
Faktori politik shqiptar në Maqedoni më i konsuliduar

Shkruan: Skender KORÇA, Gjilan

Nuk na duhet pastrim hesapesh në Maqedoni, faktori shqiptar atje duhet të jetë më i konsuliduar që të jetësoj “Marrëveshjen” për të cilën Maqedonia mezi arriti të i nënshkruaj pas një lufte…..

Përballë konfliktit të realpolitikës, dikur të një lufte që kaploi Maqedoninë, përballë përpjekjeve që bëhen për të trazuar “bashkëjetesën” mes popujve në Maqedoni, falë urtësisë dhe instiktit natyror të vetë popullit shqiptar që nuk është ai që do luftën, por atij që i impnohet lufta dhe ju ka imponuar çdo herë për një të drejtë legjitime për të jetuar të lirë dhe te barabartë me të gjithë popujt e tjerë, nuk e ka pranuar kurthin që i ka ngritur politika maqedonase si thikë që çdo herë e ka futur në mes të popullit shqiptarë në Maqedoni, politikë simetrike ballkanike sikur që sot po bënë Serbia e pafuqishme në Kosovë, po jep fryte të destabilizimit politik për Ballkanin, pasoja këto që po ndihen kudo ndër viset dhe trojet shqiptare.
Tradicionalisht mbeten të interesuar ata që nuk duan të shohin këtë popull mirë në Ballkan për një thyerje të coptuar keq mes subjekteve politike ne Maqedoni për të vazhduar me avaz të vjetër kudo me shqiptarët dhe për shqiptarët,e kundër tyre. Ofrohet një politikë e zakonshme serbo maqedonase se kudo shqiptarët janë  të dobët dhe kinse një hapësirë shqiptare jo stabile i rrethon fqinjët tonë.
Shqiptarët janë të tërë në raportet e tolerancës dhe mirëkuptimit brenda dhe jashtë vendit, çka i dallon ata jo vetëm për respektimin e etikës kombëtare, por në vëçanti në nxitjen e gjeneratorëve të atdhedashurisë., politikë kjo që në shekullin XXI-të nuk do duhet të e pengojë asnjë popull as në Ballkan e as gjetiu në botë.Ripërtëritja e moralit e kohezionit, e sidomos ridimensionimi, ripërtëritja e edukimit me frymën e unitetit kombëtar e pastaj edhe të bashkëveprimit të subjekteve politike atje qoftë PDSH, BDI apo të gjithë atyre subjekteve poltike shqiptare, mbeten sot për sot detyrat më urgjente në kohën që po kalon populli shqiptar.
Dimensionet moralo – psikologjike të faktorit shqiptarë në Maqedoni si forca: intelektuale, politike, janë venë në shënjestër të politikave të mbrapshta që janë zbatuar deri më sot në tërë hapësirën shqiptare dhe kundër tyre për të prolonguar proceset për të thënë se kemi probleme të brendëshme dhe ende të dyshojnë shqiptarët se atyre tash më i është vonuar  zgjidhja e problemeve nacionale në Maqedoni qoftë edhe pas luftës për një “ marrëveshje” që duhet apo nuk duhet jetësuar. Këtu qëndron thika e mprehtë që i ka futë ne krizë poltikën shaiptare në Maqedoni.
Ndërhyrjet e herëpashershme të segmenteve dhe qarqeve të dyshimta po bëhen shkak për pengesa serioze në rrugën e integrimeve mbarëkombëtare e ndërkombëtare. Është një agresion politiko-ideologjik, i cili duhet ndalur sa jemi në kohë të besojmë se do ja dalim si popull edhe ne Maqedoni. Shqiptarët sot  kudo synojmë BE-në, jo për hir të krijimit të unitetit europian, por përmes veprimeve të përbashkëta të arrijnë të mbrojnë interesat e tyre kombëtare, duke synuar një jetë më të mirë, të barabartë midis të barabartëve. Në politikëbërjen shqiptare është parë e kuptuar se me emrin e Shqipërisë se ajo tash më po ja del dhe po integrohet, duke llogaritur shtetin e Kosovës edhe të Maqedonisë në ingranazhet e bartjës për në NATO,  e jo faktori politik në Maqedoni të bjerë në kurth të faktorit të mbrapshtë ideologjik serbo maqedonas që sot po vepron në Maqedoni dhe kundër shqiptarëve, lojë kjo që luhet  në çdo plan dhe në çdo kohë. Vendin e tyre për çfarë edhe luftuan në Maqedoni nuk duhet parë nga thirrja se u takon maqedonasve dhe pak të merren me te , apo të aplikojnë poltika të tyre, por të shihet se duhet të këtë strategjinë e tij, ku primare duhet të jenë të shenjta dhe të barasvlefshme me interesat e shqiptarëve të Maqedonisë, projekte dhe programe të të gjitha subjekteve politike shqiptare në Mqqedoni.
Andaj faktori politik shqiptar në Maqedoni  duhet të jetë më i konsuliduar
Nuk na duhet pastrim hesapesh në Maqedoni,  sepse faktori shqiptar atje duhet që të jetësoj marrëveshjet për të cilat Maqedonia mezi arriti të i nënshkruaj pas një lufte një “Marrëveshje”
Nëse vazhdohet ndryshe pasojat që po përjetohen nga kjo periudhë e gjatë  e konfliktit politik ndër shqiptarë dhe krizës qeveritare atje, ka me thelluar dhe imponuar hasmëri poltike të faktorit shqiptarë, pa vlerësuar në asnjë rast konseguencat e paefektshme të përgjegjësive pa përgjegjësi, që mund të na kushtojë shumë, duke njohur historinë, rrethanat, klimën politike ne Ballkan dhe çdo synim të shqiptarëve për integrime….



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora