E shtune, 20.04.2024, 12:42 PM (GMT+1)

Faleminderit

Skënder Mulliqi: Sali Çekaj mbeti shëmbëlltyrë e përsosur e Lëvizjës kombëtare dhe luftës çlirimtare

E marte, 22.04.2008, 07:52 PM


Agim Ramadani - Sali Çeku
Sali Çekaj mbeti shëmbëlltyrë e përsosur e Lëvizjës kombëtare dhe luftës çlirimtare
     
Në shenjë kujtimi për njërin nga heronjët e Kosovës

Nga Skënder Mulliqi

Njeriu rastësisht nuk e fiton lavdinë e përjetësisë, rastësisht nuk bëhët hero. Duhet koha me sprova, duhet vetëdija e lartë për sakrificë sublime për atdhe dhe komb, duhet fuqi e ndjenjave për ta dashur popullin e vet e për ta urrejtur armikun.
Hero është çmim i lartë. Është çmimi më i lartë që njerëzimi e ka vënë për t’i çmuar veprat e mëdha që i bëjnë njerëzit e mëdhenj, kur për të mirën kombit flijojnë edhe jetën. Njerëzit që kanë një gatishmëri të tillë janë të rrallë. Ata janë të veçantë, janë njerëz me tipare të larta njerëzore dhe atdhetare, ata janë njerëz madhështorë. Historia e shqiptarëve është e bujshme me bëma të trimave dhe atdhetarëve të shumtë. Një personalitet i ndëruar që nuk bën të harrohet kurrë, është edhe heroi i kombit Sali Çekaj nga Broliqi i Deçanit. Për veprimtarinë e tij patriotike nuk munguan shantazhet dhe dhuna që ushtrohej mbi familjen e tij. Vëllai, Smajli, u detyrua ta lëshojë Kosovën, por më së shumti përjetoi vëllai Musa, i cili shpesh u rrah nga UDB-ja e Deçanit. Por, përkundër këtij represioni të egër, Sali Çekaj dhe familja e tij, kurrë nuk u gjunjëzuan para këtyre barabarizmave serbomëdha. Dhe sa herë që përkujtojmë heronjtë tanë, gjithmonë na kujtohet puna intelekuale dhe me pushkë në dorë të Sali Çekut, Agim Ramadanit dhe shokëve të tij, të cilët vunë gurthemelin për shtetin e pavarur të Kosovës. Sali Çekaj e kishte guximin e intelektualit i cili u nis në rrugën pakthyeshme për artikulimin e fuqishem të ndjenjave të popullit shqiptarë për liri të plotë nga Serbia. Ai ishte i pari ndër të parët që organizoi rezistencën aktive paqësore në krye me presidentin historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugovën, si dhe rezistencën e armatosur bashkë me komandantin legjendar të UÇK-së, Adem Jasharin. Ata në rrugëtimin për liri dhe pavarësi, luftuan me tërë qenien e tyre derisa ranë në altarin e lirisë për të mos vdekur kurrë. Sali Çeku e kundërshtoi fuqishëm ndërrimin më dhunë të kushtetutës nga Serbia. Ai e kishte dhënë premtimin para vetes dhe shokëve se kurrë nuk do ta lëshojë Kosovën në duar të Serbisë. Salihu e formoi Shoqatën e Juristëve në Deçan, sikunder edhe frontin demokratik aty. Me shokët e tij e shkoqitën Kushtetutën e Republikës së Kosovës të shpallur në Kaçanikun legjendar. Pasi që ata hartuan statusin e komunës, regjimi kriminal serb filloi “gjahun” kunder Salihut dhe shokëve të tij. Disa u burgosën dhe u dënuan më shumë vjet burgim, ndërsa Saliu u detyrua që aktivitetin e tij ta vazhdojë në mërgim. Këtë aktivitet ai e zhvilloi në LDK, ku ishte prezent në të gjitha aktivitet që organizoheshin për çlirimin e atdheut. Iu përgjigj kushtrimit të Kosovës së robëruar që lëngonte nën peshën e rëndë të represionit e shtypjes së hekurt serbosllave. E la jetën luksoze, fëmijët e bashkëshorten dhe erdhi ku flasin armët, ku derdhet gjaku për liri. Tok me heronjtë, Adem Jasharin, Zahir Pajazitin i filluan nismat dhe formuan njësitet e para ushtarake në Tiranë, duke u futur me armatim në Kosovë disa herë. Ata bashkë më shumë bashkëluftëtarë të tjerë bënin furnizimin me armatim në shumë vende të Kosovës. Rënia e Adem Jasharit dhe familjes së tij, Salihun e preku thellë në shpirt. Ai mblodhi forcën dhe së bashku me shumë ushtarakë të tjerë të karrierës formuan brigadën e parë ushtarake profesioniste; “Brigada Operative 134” dhe shumë bërthama të tjera. Me komandant Agim Ramadanin, Salihu dhe bashkë me shumë shokë thyen përgjithmonë kufirin shqiptaro-shqiptarë në Kosharën legjendare. Salihu gjithmonë ishte në ballë të ushtrisë e të frontit. Si tillë në një distancë shumë të shkurtër me armikun bie heroikisht për t’u ngritur përgjithmonë. Sali Çekaj mbeti shëmbëlltyrë e përsosur e levizjës kombëtare dhe luftës çlirimtare. Për meritat e tij patriotike, politike dhe luftarake u dekorua Hero i Kosovës nga presidenti Rugova. Busti i tij në Deçan gjithmonë do të shpërdajë rreze drite për të gjitha breznitë...



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora