E premte, 19.04.2024, 12:26 PM (GMT+1)

Kulturë

Cikël poetik nga Drita Lushi

E diele, 02.12.2012, 05:59 PM


Drita Lushi


KU ?

Ku janë shokët?
Ku?
Miqtë ku janë?
Ku?
Ku janë fjalët?
“Mirëmëngjeset”,
“mirëmbrëmat”-
ku janë?
Ndoshta mbuluar në guacka
shpellash prehen, derisa
t’i arrijë zëri dhe drita.
Ndoshta, dëgjimi
m’ ështe mpakur,
e shikimi po m’tretet ngadalë.
Ndoshta pas dyzet vjetëve
njeriu u bëka kështu si unë,
që kerkoj kaq shumë?
Në është shumë të kërkosh
miqtë, atëherë mplakja
trokitur paska tek unë,
e, kok’ulur do shkoj,
udhës që shkojnë të gjithë.
Në kërkoj përshëndetje njerëzore,
e kjo shumë na qenkërka,
do shkoj me vetminë time
të pi një kafe,
a një gazetë të lexoj,
ku në çdo faqe të saj, shoh
si shahen e pështyhen politikanët.

Edhe në s’di të luaj vetë,
do shkoj
të paktën të shoh si luhen letrat,
si bëhen hile në domino,
e sehir të bëj kur zihen mes tyre
ata, që lulishtet masin,
me praninë e tyre të përditëshme.
Ndoshta miqtë
në punë janë të mbytur,
a ndoshta halle kanë;
kohë krize, nuk është shaka.
S’do t’ia dijë njeri për paçavure
poetësh të çmendur,
që dhe ylberin bëjnë tetëngjyrësh.

Njerëzit duan të ngopin barkun.
Ajo, shoqja ime,
fëmijës nuk ia plotësoi
dot dëshirën për një ëmbëlsirë
në pastiçerinë e lagjes;
ç’i duhen asaj fjalët e shkrojtura
nga poetët e lojtur!
A hahen fjalët? Ato,
vec shpirtin brejnë ngadalë
në heshtje, si këmbana pa këmbanore.

Ku janë miqtë?
Ku?
Ku janë shokët?
Ku?
Fjalët ku janë?
Ku janë përshëndetjet?
Të presim një ditë
a një jetë të presim
të mblidhemi vetë,
e fjalët të mbledhim
verë të pijmë dhe të harrojmë
krizën, që shpirtrat na gërryen.
Të pijmë verë e të kujtohemi
që plakja nuk vjen që dyzet vjeç,
kemi nevojë për jetë,
për fjalë, përshëndetje:
Kemi nevojë për ajër.
E ajri ka nevojë për njerez .


KUJT T’I BESOSH ?!

Kujt t’i zësh besë në këte botë
të pabesë?
Atij që të qesh
e duart fërkon pas shpine
të përfitojë,
të të shrytëzojë ,
sapo shpinën t’i kthesh?

Atij që ëngjëll hiqet
e me fjalë lajkatare
të lan e të lyen
pa pasur gajle fare?

Apo atij, që gjoksin rreh
me të madh’çdo çast
e këshilla jep:
“Ruhu nga ujqërit”!
- Unë dele perëndie jam.

Ç’fjalë të besosh?!
Cilat?

Ç’njerëz të quash njerëz?!
Cilet?

Më tregoni një botë tjetër
pa të tillë maskarenj.
Ju lutem, ma thoni:
Që tani atje do të nisem!

Atje do të shkoj.


DO TË TË DUA PËRSËRI

Kur të vij,
edhe në s’je
në s’të shoh,
ky veç mirazh do të jetë
E di që ti, në heshtje më pret
diku fshehur …
në zemrën që pa u lodhur rreh
e shpirtin e qetë, që kurre trishtim s’njeh.

Kur të vij,
edhe në s’je,
në s’të shoh
ky vec mirazh do te jetë.
E di që pas ditës sime do jesh ti;
ose
duke puthur të miat ëndërra.

Edhe në s’të gjej
kur të vij,
s’i besoj mirazhit.
E di, që pas fjalëve  magjike
do jesh
burim  i pashtershëm
jete e shpirti,
ngadhnjim mbi dësh’primin.

Edhe në s’të gjej
kur të vij,
imazhin tënd
fshehur brenda vetes mbaj,
që pëherë të të  kem;
të më kesh ngaherë.

Edhe në mos më pritsh,
unë përsëri do të vij.

Edhe në mos më duash,
do të të dua përsëri,
Dashuri!



(Vota: 10 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora